Pyetje:
Përshëndetje doktor,
doja tju pyesja cilat janë mënyrat që mund të përdorim për të rritur përmasat e penisit?
Ju faleminderit për përgjigjet që na jepni.
Përgjigje:
Ti je i shqetësuar për diçka që shqetësohen të gjithë burrat dhe djemtë. Të gjithë duan ta kenë penisin më të madh nga sa e kanë dhe të gjithëve u duket se penisi i tyre është më i vogël nga i shokëve. Të gjithë kërkojnë të krahasojnë peniset e tyre me të shokëve, në dhomat e zhveshjes së sportistëve, në nevojtoret publike ku djemtë e burrat urinojnë.
Kjo është një kërkesë e vjetër e burrave dhe djemve. Madje, meshkujt, ndjehen edhe psikologjikisht më të sigurtë gjatë aktit seksual, kur mendojne se kanë penis më të madh.
Janë përdorur shumë metoda, kirurgjikale dhe me mjekime, për të rritur dimensionet e penisit. Shkencërisht dihet, se asnjëra nga këto metoda, nuk ka patur rezultate të mira dhe të stabilizuara për një kohë të gjatë. Penisi normal është rreth 11 cm. Të gjithë të gëzojnë atë që kanë dhe të mësojnë të jenë dashnorë më të mirë e më të shkathët.
Është më mirë një penis i vogël i shkathët se sa një penis i madh dembel.
Nëpër revista dhe gazeta, biznesit të rritjes së penisit i bëhet shumë reklamë. Kuptohet, është biznes për diçka që të gjithë e ëndërrojnë. Por rezultatet nuk i justifikojnë paratë e shpenzuara. Nga gjithe ky biznes, ju do të humbisni paratë, por nuk do të fitoni gjë.
Për këtë pyetje u jam përgjigjur shumë shokëve të tu. Shumë nga përgjigjet dhe shkrimet e mija për këtë problem, do t’i gjesh edhe në këtë blog-kategoria “Anatomia e organeve gjenitale”
Gjeji dhe lexoji me kujdes.
Po të dërgoj një shkrimin tim të mëparshëm për këtë temë.
Mos gaboni
Unë u them te gjithëve që kurrë mos e krahasoni trupin tuaj,? ose trupin e dashnorit, ose fëmijës tuaj,? me mesataret, me statistikat, me fotografitë, me starët e filmave porno. Cdo krahasim i tillë është pa vlerë.
Gjëja që ka më shumë? rëndësi, kur fjala është për anatominë e kënaqësisë mashkullore, është: Kur nuk ke një dimension penisi gjeneroz, përpiqu te jesh vetë, seksualisht, gjeneroz.
Penisi mesatar e i zbutur i një të rrituri, ka gjatësinë 5-6 cm.? Penisi mesatar i forcuar? një të rrituri ,është rreth 10-11 cm.
Disa njerëz besojnë se mund të gjykohet për madhësinë e penisit të forcuar tek një djalë duke parë penisin e tij të zbutur. Kjo është krejtësisht gabim. Penisi vetë thotë: “Unë jam ai që rritem, nuk jam ai që dukem” që do të thotë se penisi mund të duket i vogël kur është i butë, por kur forcohet ai zmadhohet.
Një penis i vogël kur është i butë mund të rritet më shumë kur forcohet, krahasuar me një penis që është më i madh kur është i butë. A eshte madhësia e penisit në raport të drejtë me trupin?? Ju duhet të dini se ka shumë burra trup mëdhenj, që kanë penis të vogël dhe burra të tjerë trup vegjël, që kanë penis më të madh.
Lidhur me këtë problem e gjej me vënd të sjell këtu fjalët e një “Edukatores seksologe”: “Sipas eksperiencës time (besomëni, ajo ka eksperiencë shumë të madhe A.H.) unë vlerësoj mendjen, gishtat dhe gojën e një personi më shumë se penisin e tij. Një dashnor me penisin më të madh, ose pa penis fare, mund të më eksitojë mua në mijra mënyra të ndryshme. Mjafton? që ai të angazhoje imagjinatën dhe të përdorë, gjithçka, që ka, për të më çuar atje ku duhet. Madhësia nuk ka rëndësi për mua.”
Sigurisht kjo nuk është e vërtetë për këdo. Disa njerëz çmënden për një penis të madh ndërsa të tjerë, për shumë arsye, dëshirojnë një të vogël.
Ja ç’thotë një shitëse e lodrave seksuale : “Për disa vite unë punova në një dyqan të lodrave të seksit që quhet Babeland. Një mur në dyqan ishte vetëm për dildotë(penisë artificialë) – Dildo pa fund me shumë ngjyra dhe? shumë dimensione e forma. Unë nuk? e di se sa orë nga jeta ime unë qëndrova tek ai mur me dildo, duke ndihmuar konsumatorët të gjenin një penis të përshtatshëm për trupin e tyre. Unë kam bërë shumë biseda lidhur me madhësinë. ……….Konsumatoria vinte brënda dhe shikonte dildotë e mëdha (një kilogramshe, afërsisht 9 inches Goliath që quheshin Spinal Tap) dhe pyeste “Kjo është dildoja më e madhe që keni?” Dildoja e jone më e madhe nuk ishte aq sa të plotësonte nevojat e saj. Ndërsa konsumatoria tjetër mund të vinte brënda dhe shikonte dildonë më të vogël(një të hollë, 4 inches që quhej Silk) dhe pyeste” Kjo është më e vogla dildo që keni?”. Natyrisht, kjo provon se dimensioni është relativ sipas individit.
Dikush mund të pyesë:
Si do të bësh seks me një penis të vogël dhe ta kënaqësh një grua ? Unë kësaj pyetjeje do t’i përgjigjem përsëri me fjalët e “Edukatores seksuale” që përmënda më sipër, po të doni emrin ua them- Ducky DooLittle:
“Filloni të mësoni se seksi është? më shumë se vetëm interkursë. Seksi i madh përfshin flirtimin, puthjet, seksin oral, gishtat, lodrat e seksit, penetrimin dhe imagjinatën. Seksi i madh ndodh kur çdo partner është aq i interesuar, sa dëshëron ta shikojnë partnerin e tij të arrijë klimaksin, ashtu sic dëshëron ta arrije edhe vetë. Kthehuni tek dashnoria juaj, ndëgjoni frymëmarrjen e saj, vëzhgoni lëvizjet e vitheve të saj, ndjeni muskujt e saj të flektohen rreth gishtave të tua.? Fol me të ndershmërisht për mënyrën si dëshëron ta prekësh. Inkurajoje atë të prekë veten e saj, vëzhgo çfarë bën ajo dhe bë edhe ti lëvizjet e saj. Lexo librat më të mira për seksin dhe përvetëso teknikat më të mira. Lexoi asaj në shtrat erotica. Shkoni gjithnjë e më tutje. Seksi i madh pak ka të bëjë me dimesionin e penisit. Dhe në qoftë se për shans, ju bini në dashuri me një Queen Size, blei asaj një dildo të madhe, që të ndihmohet, tërhiqu dhe kënaqu duke parë!”
Tani shpresoj ta kesh kuptuar se madhësia nuk është e gjitha. Rëndësi ka të jesh dashnor i shkathët
Të uroj shëndet dhe fat
Doktori