Që dikush të infektohet me HIV, ai duhet të bjerë në kontakt direkt me lëngjet e infektuara të trupit të një të infektuari.
Disa lëngje trupore si lotët dhe pështyma, nuk përmbajnë sasi të mjaftueshme virusesh që të jenë të afta të infektojnë një person tjetër. Lëngu cerebrospinal nuk duhet të llogaritet fare si mbartës virusesh. HIV-i transmetohet nga një i infektuar tek një person i shëndoshë? nëpërmjet kontaktit direkt me spermën, me sekrecionet vaginale dhe me gjakun.
Infektimi ndodh gjatë aktivitetit seksual, kur përdoren shiringa të përbashkëta të pa sterilizuara dhe me gjakun e infektuar (fëmija në barkun e nënës së infektuar dhe gjatë lindjes, kur transfuzohet gjak i infektuar, si dhe gjatë procedurave të tjera mjekësore). Fëmija? mund të infektohet edhe nga qumështi i nënës të infektuar.
Transmetimi seksual
Infeksioni kalon nga një burrë tek një grua ose anasjelltas, kur këmbehen lëngjet seksuale gjatë aktit seksual heteroseksual:
•? ? ? Sperma e infektuar, infekton qelizat imune në murin vaginal dhe në lëngjet e vaginës.
•? ? ? Infeksioni e kalon mukozën vaginale dhe futet në gjak. Vajzat adoleshente janë? më të predispozuara sepse mukoza e vaginës së tyre është më delikate.
•? ? ? Çarjet dhe gërvishtjet në vaginë janë një portë hyrëse për viruset.
•? ? ? Gruaja e infektuar që e ka HIV-in në sekrecionet e saj vaginale, e kalon infeksionin në qelizat imune të uretrës dhe në gjakun e burrit.
Është mbi dhjetëfishuar numri i rasteve me AIDS që janë infektuar nga marrëdhëniet heteroseksuale (burrë – grua).
Gratë infektohen dy herë më shumë nga burrat gjatë interkursës vaginale. Pse?
•? ? ? Sepse ka më shumë viruse në spermën e burrit të infektuar.
•? ? ? Sepse sperma qëndron në vaginë edhe pas interkursës vaginale.
•? ? ? Sepse sipërfaqja e mukozës vaginale është shumë më e madhe nga sipërfaqja e mukozës së uretrës.
Pavarësisht këtyre diferencave, si gratë ashtu edhe burrat, infektohen me HIV kur kryejnë kopulim vaginal të pambrojtur me një partner të infektuar.