Seksuale, jo e Pavlerë: Të Ndryshojmë Perceptimin.
Ka një vijë kufiri të hollë që shoqëria ka tërhequr, për të dalluar në se një grua do të konsiderohet seksuale apo e pavlerë. Natyrisht, kufiri varet nga percepsioni individual i çdo personi, por ka edhe vlerësime shoqërisht të pranuara. Kështu një grua seksuale e sotme, duhet të bëjë përpjekje që ta tejkalojnë stigmatizimin se ajo është nga ato që flenë kudo? dhe në të njëjtën kohë të jetë shumë ekspresive në natyrën e saj seksuale.
Në këtë botë të dominuar nga burrat, gratë që kanë shumë partnerë seksualë, shpesh, padrejtësisht quhen të “shthurura“ ose “rrugaçe”.? Shumicës së? burrave që kanë shumë partnere seksuale, kjo u konsiderohet si një dinstiktiv nderimi. Kjo është shprehje e standardit të dyfishtë.
Fatmirësisht ky standard i dyfishtë ka filluar të shuhet, ndonëse ai është akoma një faktor që i dallon shumë njerëz. Në dekadat e shkuara, ideja e një gruaje seksuale tregohej vetëm në materialet pornografike, ose kur ato stigmatizoheshin si gurë shahu, ose “lodra për djemtë”, që kënaqnin kërkesat seksuale të meshkujve… Kjo pikëpamje, tashmë, ka ndryshuar në favor të një opinioni më të shëndetshëm dhe më real se edhe gratë e gëzojnë seksin po njësoj si edhe burrat.
Dhe në këtë ndryshim që ka pësuar standardi i dyfishtë, një rol të madh kanë luajtur edhe televizioni e mediat. Ka serialë të tërë televizivë të njohur botërisht (edhe tek ne) si seriali popullor “Seksi dhe Qyteti” (Sex and the City) ku personazhet vazhdimisht shikojnë për partnerë të rinj seksualë dhe diskutojnë eksperiencat e tyre seksuale me njëra-tjetrën. Programe të tjera televizive siç është edhe seriali televiziv? “Shtëpiaket e Dëshpëruara” që mbajnë të mbërthyer tek ekrani gra e burra, të rinj e të reja, po ashtu eksplorojnë këto ide të seksit dhe seksualitetit. Si rezultat i këtij emancipimi shoqëror, stisma, ngadalë po ndryshon në favor të grave. Ato janë bërë të afta ta shprehin personalitetin e tyre në mënyrë seksuale, si dhe në mënyra të tjera që atyre u duket se u shkojnë.
Të Dukeni Mirë pa Reklamuar “Pasurinë” Tuaj.
Shumë gra e vajza, nga ato që tek ne i quajmë VIP-a, e kanë bërë thuajse “modë” që të mbulojnë mundësisht sa më pak pjesë të trupit kur dalin jashtë nëpër qytet? ditën edhe natën.
Mjafton të shikoni tabloidet, suplementet e gazetave dhe showt televizive, që të gjeni? se cilat nga këto VIP-a popullore i ekspozojnë pjesët e tyre private tek paparacët, me qëllimin që t’i shikojë e gjithë bota. Me këtë sjellje, këto gra “seksuale”, jo vetëm dërgojnë një mesazh të keq tek adoleshentet e reja, por duke reklamuar çfarë kanë? ndenë fundet e tyre të shkurtër e të ngushtë ato nuk tregojnë seksualitetin e tyre, por tregojnë se janë lodra seksuale të vërteta. Gratë që shkojnë në bare dhe klube dhe që me sjelljet e tyre u tregojnë të pranishmëve? se i kanë lënë të mbathurat në shtëpi, kërkojnë nga burrat që t’i trajtojnë ato sikur të jenë objekte seksi.
Gratë mund të vishen “sexy” kur dalin jashtë dhe në të njëjtën kohë të mos krijojnë përshtypjen se janë të përdala. Në qoftë se ato dëshirojnë që të tjerët t’i trajtojnë seriozisht si gra seksuale dhe jo si objekte seksi;? ato duhet të vishen në mënyrë më konservative. Të mos bëhen si një billboard që ecën rrugëve, por të vishen në atë mënyrë që lë diçka të imagjinohet. Burrave u pëlqen misteri dhe mistika e një gruaje që di se si të duket tërheqëse, pa treguar kaq shumë gjëra intime të trupit të saj.