Pyetje:
Un jam një djalë 13 vjeçar dhe i bie me dorë gati çdo ditë. A mund të ketë kjo ndonjë pasojë negative?
Përgjigje:
Ti ke te drejtë të kënaqesh me trupin tënd dhe ti bën mirë që kënaqesh. Por duhet të dish se çdo gjë e tepërt nuk është e mirë.
Masturbacioni është një aktivitet i rekomandueshëm për të rinjtë. Madje, masturbojnë edhe të martuarit dhe të martuarat.
Nuk duhet të harrosh çdo gjë dhe të bësh vetëm masturbacion. Ti duhet të shkosh në shkollë dhe të bësh mirë detyrat e shkollës.
Ti duhet të kesh shokë dhe të përfitosh nga shoqëria e tyre. Ti duhet të merresh me sport që të forcosh e zbukurosh trupin tënd. Ti duhet të lexosh libra, të shkosh ne kinema, teater dhe aktivitete sportive. Të gjitha këto duan kohë. Ti nuk ke për ta gjetur këtë kohë po qe se do të mendosh e do të bësh vetem masturbim.
Masturbimi është aktivitet i shëndetshëm, kur nuk teprohet me të, po u teprua ai nuk është i këshillueshëm.
Mundohu ta rrallosh. Jo çdo ditë, as disa herë në ditë. Tre herë në javë është boll.
Kur kërkon shumë nga gjërat e mira, në fund nuk të del mirë.
E di ti historinë e atij princit që i kërkoi magjistarit që çdo gjë që prekte t’ia kthente në ar.
Preku teshat u bene të arta, preku paratë u bënë të arta, preku bukën u bë e arte dhe nuk e hante dot,
preku ujin dhe ai u bë i artë dhe nuk e piu dot.
Princi kishte plot ar, por nuk kishte bukë dhe ujë dhe pa to vdiq.
Mos u bë lakmitar. Jeta është e gjatë. Ka plot kohë për t’u kënaqur seksualisht. Merri punët e seksit me ngadalë.
Ka edhe shumë shokë të tjerë si ti, që nuk ngopen duke masturbuar. Për të gjithë vlejnë fjalët që të thashë më sipër.