Testi ELISA.
Testi ELISA(Enzime-Linked Immunosorbent Assay) u fut në praktikën mjekësore në vitin 1985, kur u përcaktuan në gjak antikorpet HIV seropozitive ose HIV+
Testi Western Blot është më i avancuar, kërkon më? shumë kohë dhe bëhet që? të? rikonfirmojë testin Elisa.
Kur bëhet testi duhet? pasur parasysh ajo periudhë kohore që quhet “periudha dritare”, kur në gjak nuk janë formuar akoma antikorpet dhe analiza e bërë gjatë kësaj periudhe kohore do të? dalë me rezultat negativ. Kjo periudhë zgjat 2 deri 8 javë? pas momentit kur personi ka bërë seks të? pambrojtur, ka përdorur shiringa të? papastra, ose ka bërë transfuzion gjaku etj.
Infeksioni akut me HIV nuk është studiuar mirë, megjithatë, ka mjaft të dhëna që duhen marrë në konsideratë. Sëmundja shfaqet në mënyrë të menjëhershme me ethe (thuajse në 100% të rasteve), ënjtje të gjëndrave limfatike në vende të ndryshme të trupit, dhimbje në fyt, dhimbje koke, dhimbje muskulore dhe të kyçeve, si dhe njolla të shpërndara nëpër trup. Të gjitha këto shenja, mund të mos i ketë çdo person i infektuar; por shumicën e tyre e kanë të gjithë të infektuarit. Por, ka edhe raste kur një person i ka të gjitha këto shenja dhe ai nuk është i infektuar me HIV, por vuan nga një sëmundje tjetër infektive siç është Mononucleosa infektive. Nuk janë të rralla rastet kur për të infektuarit me HIV doktorët kërkojnë analiza për të zbuluar mononukleozën.
Kur një i sëmurë paraqitet tek mjeku me këto shenja, ai fillimisht mendon për një infeksion bakterial. Midis analizave të tjera, mjeku mund të kërkojë? edhe një testim për HIV. I sëmuri bën mirë të rikthehet tek doktori dhe ta pyesë për tipin e infeksionit që kishte dhe të bisedojë për shenjat që pati.
Në qoftë se rezultati i testit të parë për HIV (ELISA) vjen negativ, gjithmonë duhet të bëhet një test i dytë për antikorpet HIV tre muaj pas testit të parë. Kjo kohë tremujore është e domosdoshme për t’i lejuar trupit kohë të mjaftueshme që të prodhojë antikorpe kundër virusit dhe rezultati i testit të jetë i drejtë.
Kur personi vazhdon të ketë shqetësime dhe doktori vazhdon të ketë dyshime, testimi i dytë mund të bëhet më shpejt.
Gjatë gjithë kohës nga testimi i parë deri tek testimi i dytë, personi duhet të praktikojë seks të sigurtë. Vetëm duke vepruar kështu rezultati do të jetë i vërtetë. Po qe se personi bën seks të pambrojtur pas marrjes së gjakut për testim, ai ka rrezik të jetë infektuar pas testimit dhe rezultati nuk do të jetë i vërtetë.
Kushdo që provon ankthin e seksit të pambrojtur dhe dyshon se është infektuar me HIV, duhet të bëjë një test për HIV tre muaj pas sjelljes seksuale të rrezikshme. Rezultati HIV pozitiv mund të duket që 2 deri 8 javët e para pas infeksionit me HIV. Në qoftë se përgjigja e testit vjen negative dhe nuk janë bërë akoma tre muaj nga infektimi i mundshëm, mjekët specialistë këshillojnë që testimi të bëhet përsëri pas tre muajve. Kjo ndodh nga që ka njerëz që i prodhojnë me vonesë antikorpet HIV, praninë e të cilave në? gjak, tregon testi.
Shumë njerëz hezitojnë të testohen për HIV. Por HIV-i është një sëmundje shumë serioze dhe zbulimi i hershëm është me shumë rëndësi për fillimin e hershëm të mjekimit? me barnat efektive që ka sot. Mjekimi i hershëm e ndihmon trupin të mbetet i shëndetshëm për shumë kohë.
Cilido që të jetë rezultati i testit, kryerja e tij herët ndihmon shëndetin.? Konsultimi me mjekun specialist për shqetësimet para dhe pas testimit, veçanërisht, kur rezultati del pozitiv do të ndihmojë për një mjekim më të mirë.
Në qoftë se rezultati i testit fillestar për HIV ( në gjak ose nga materiali i marrë nga goja) del pozitiv, për ta konfirmuar rezultatin duhet të bëhet testi që quhet Western Blot. Ka dhe një test tjetër që quhet Polymerase chain reaction (PCR) që përcakton sasinë e HIV në qelizat e infektuara (viral lod). Ky test përdoret rrallë për zbulimin standard të HIV, por kjo mund t’i duhet doktorit për të përcaktuar sasinë e viruseve tek një person i infektuar me HIV.
Testi PCR është i vlefshëm sepse lejon të monitorohet shpejt efekti i ilaçeve dhe ndihmon doktorin të kuptojë se regjimi i mjekimit që kryen i sëmuri me HIV/AIDS? ka sukses.
Testimi tre muaj pas dyshimit për infektim dhe mundësisht përsëritja e testimit tre muaj më vonë, është mënyra më e mirë për të ditur me siguri në se një person është i infektuar me virusin HIV.
Kush nuk dëshiron t’u hyjë këtyre telasheve, duhet të jetë i aftë të bisedojë hapur dhe sinqerisht me partnerin seksual për HIV-in dhe? për seksin e sigurtë, përpara se të bëjnë seks. Të rinjtë duhet të dinë çfarë të bëjnë dhe çfarë nuk duhet të bëjnë për të mbrojtur veten dhe partnerin. Të dinë çfarë duhet të bëjnë më shumë, e çfarë duhet të bëjnë më pak. Duke pasur një strategji të qartë, ata do të luftojnë me ankthin që shoqëron marrëdhënien seksuale të pambrojtur.
Duhen tre muaj dhe në disa raste deri gjashtë muaj pas ekspozimit ndaj virusit HIV, që trupi të formojë numrin e mjaftueshëm të antikorpeve kundër HIV dhe rezultati të dalë i vërtetë.
Kjo duhet kuptuar në këtë mënyrë: Kur një person është ekspozuar ndaj virusit të themi të Shtunën në mbrëmje dhe u testua të Hënën, në këtë rast testi nuk e dallon dot praninë e infeksionit. Rekomandohet që ky person të presë tre deri gjashtë muaj, pastaj të kryejë testimin. Kjo periudhë kohore është e domosdoshme që trupi të prodhojë antikorpet të cilat i dallon testi. Testi pas tre muajve është i sigurtë në 99% të njerëzve të infektuar.
Është me shumë rëndësi që gjatë kohës që partnerët presin për të bërë testin dhe gjatë periudhës që presin rezultatin e testit, të angazhohen në seks të sigurtë oral, vaginal, ose anal. Pritja e rezultatit është për shumicën e njerëzve një periudhë e vështirë. Kjo është arsyeja pse para dhe pas testimit personeli mjekësor duhet të zhvillojë shumë aktivitete? edukuese dhe konsultuese. Ka raste kur rezultati vjen i papërcaktuar( i padeterminuar, inkonkluziv). Në këto raste rekomandohet që personi të presë edhe katër javë të tjera pastaj të testohet përsëri.
Testimi për HIV është një eksperiencë që jep ankth. Kur njerëzit marrin vesh se partnerët e tyre seksualë të mëparshëm janë HIV pozitivë, testimi bëhet edhe më i frikshëm. Por në çdo rrethanë testimi është i rëndësishëm. Ai u jep njerëzve mundësinë që të jenë të mirinformuar? dhe proaktivë lidhur me shëndetin e tyre dhe shëndetin e partnerëve të tyre të ardhëm ose prezentë.
Ka shumë kite testimi për HIV në treg që janë të aprovuara dhe që janë 99% të sigurta. Por vetëm njëri prej tyre është i aprovuar dhe i rekomanduar dhe quhet “Home Access HIV-1 Test System” ose “ The Home Acces Express HIV-1 Test System.” Ky kit lejon të grumbullohet gjaku për analizë në shtëpi. Këtë gjak me postë personi? e dërgon në laborator, ku do të testohet nga laborantë të specializuar për HIV. Rezultati po me postë do të dërgohet në shtëpinë e personit. Kjo e gjitha bëhet në mënyrë anonime.
Ka në treg edhe teste të paaprovuara që thonë se e japin rezultatin brenda 15 minutave dhe që kryhen në shtëpi. Si rregull, çdo sistem testimi që e analizon gjakun në shtëpi dhe jo në laborator është i paaprovuar, përfshi dhe ato që gjenden në internet. Testet që e ekzaminojnë gjakun në laborator konsiderohen si 100% korrekte për rastet HIV-pozitive dhe 99.5% për rastet HIV-negative.
Vendosja e diagnozës HIV-pozitiv, mbart me vete shumë pasoja emocionale dhe shëndetësore. Kjo është arsyeja pse rezultati duhet të verifikohet në laborator.
Testi më i shpejtë që mund të bëhet është i ashtuquajturi testi rapid. Ky test kryhet në një klinikë mjekësore nga profesionistë. Me këtë metodë rezultati merret brenda 20 minutave, pra më shpejt nga testimi që e pret përgjigjen me postë. Të shkosh në një klinikë për testim ka edhe avantazhe të tjera. Personeli në klinikë do të shpjegojë për seksin e sigurtë, për SST dhe? rezultatet e testeve. Klinikat mjekësore testojnë për HIV me metoda të ndryshme. Ato përdorin gjakun, indet e gojës dhe urinën dhe këto janë të gjitha metoda të aprovuara.
Testi Western Blot.
Ky test përdoret për të konfirmuar rezultatin pozitiv të testit imunologjik. Pra për të konfirmuar në se testi imunologjik? është vërtetë pozitiv apo pozitiv fallco. Kështu, pacientët që janë ELISA-pozitiv për HIV duhet gjithmonë ta konfirmojnë rezultatin me një HIV- Western blot.
HIV Western blot konsiderohet pozitiv kur tek pacienti gjenden antikorpe kundër, më së paku, ndaj dy prej tre antigjenëve HIV. Këto antigjenë janë gp 120, gp 41 dhe p24. Kur reaksioni nuk ndodh, pacienti konsiderohet negativ. Çdo reaksion që nuk është në mënyrë të qëndrueshme pozitiv, raportohet si i papërcaktuar. Në këtë rast mjeku duhet të presë gjashtë muaj dhe të kryejë një ritestim tjetër për Western blot. Po qe se rezultatet janë të njëjta, pacienti raportohet si negativ, ose testohet me një test tjetër konfirmues siç është PCR. Një PCR negative në këtë situatë e klasifikon personin si negativ. Do të ishte e mençur që për pacientët që kanë pasur faktorë risku, të kërkohet ritestimi pas 3 deri 6 muajve.
Kujdes !
•? ? ? Po qe se dikush mendon se është në rrezik për HIV por nguron të bëjë testin, bën mirë të bisedojë me një doktor për shqetësimin e tij.
•? ? ? Të mos mbështetet në thëniet e shokëve ose të dikujt tjetër të papërgjegjshëm. Ata nuk dinë dhe nuk kuptojnë shumë gjëra.
•? ? ? Të bisedojë? në telefon me një? specialist të HIV/AIDS. Në qoftë se nuk dëshiron, le të mos e tregojë? emrin dhe adresën e tij.