Pyetje:
Përshëndetje! Do ju lutesha të më kthenit përgjigje pasi ju kam shkruar dhe herë tjetër dhe nuk kam marrë përgjigje! Më nevojitet shumë një këshillë e juaja! Unë dhe i dashuri im kemi provuar 3 herë të kryejmë marrëdhënie dhe nuk kemi mundur dot për shkak të dhimbjeve të mija të shumta, e kemi të 2 për herë të parë! Kur kam qenë e vogël jam tronditur në biçikletë dhe më ka dal pak gjak, nuk e di nëse kjo mund të ketë lidhje me faktin që unë nuk zhvirgjëerohem dot…ndjej sikur diçka që besoj se është himeni përkulet dhe bëhet gati për tu çarë por kam shumë dhimbje dhe i kërkoj partnerit të tërhiqet ! Ju lutem një këshillë se po filloj të shqetësohem!! Pres me padurim përgjigjen tuaj!
Përgjigje:
E kuptoj shqetësimin tuaj. Ti je njësoj si të gjitha vajzat e tjera dhe ashtu si shoqet e tua edhe ti do të bësh seks, pa dhimbje dhe plot kënaqësi. Por, që ta arrini këtë, më përpara duhet të dy të mësoni të bëni seks, dhe të bëni praktikë, të fitoni eksperiencë. Si mendon ti, dy instrumentistë edhe pse janë të famshëm, dalin të japin një koncert së bashku pa praktikë, pa prova? Jo duhet të bëjnë praktikë, prova, të harmonizohen, pastaj të dalin në koncert. Kështu është edhe me ju të dy. Mësoni dhe provoni deri sa të perfeksionoheni, që të bëheni një duet. Në këtë blog ka shumë shkrime për herën e parë. Kërkon në kategoritë e blogut dhe do t’i gjesh. Une kam shkruar shumë herë dhe u jam përgjigjur shumë të rinjve lidhur me herën e parë. Nuk është e lehtë të kryesh marrëdhënien për herë të parë. Për të mësuar lexoni eksperiencat e mrekullueshme seksuale të shoqeve të tua, që i kam publikuar në blog. Mos u shqetëso për himenin që të tundet. JO, vajza dhe djali nuk e ndjen himenin qoftë ai i paprekur ose i shkatërruar. Ti dhe shumë të rinj të tjerë më shkruajnë të tmerruar për himenin. Harrojeni himenin, është apo nuk është ai nuk ka rëndësi, ai nuk e pengon aktin seksual që të jetë i kënaqshëm. As rrëzimi nga biçikleta kur ishe e vogël, nuk t’i sjell këto shqetësime. Shqetësimet vinë nga padija. Sido qoftë po të jap disa këshilla që t’i lexoni të dy së bashku.
1-Zgjidhni një vend të qetë, të rehatshëm, ku nuk ju shqetëson njeri kur të bëni seks. Më mirë në krevatin e dhomës së gjumit.
2-Merrini punët ngadalë. Mos u ngutni. Qetësohuni, relaksohuni, largoni shqetësimin dhe frikën e herës së parë. Çdo gjë është natyrale. Ju do të bëni diçka që do të kënaqeni si të gjithë shokët tuaj. Bëni paralojë seksuale sa më të gjatë që ti të lagesh dhe djali të eksitohet maksimalisht. Prisni që procesi të piqet gradualisht.
3-Perdorni lubrifikant artificial per heren e pare. Bleni ne farmaci lubrifikant tip K-Y ose tjeter.
4-Kur të dy të jeni të eksituar maksimalisht, djali të tentojë të futë një gisht në vaginën tënde. Ti do të ndjesh se të vjen mire dhe ai, gjithashtu. Pas kësaj ai të futi dy gishta. Ti do të ndjehesh akoma më mirë.
5-Pas kësaj djali të vendosë prezervativin, ose ti vendosja prezervativin atij. Kjo është shumë eksituese. Mos e ndërprisni procesin e eksitimit reciprok. Po e nderpretë këtë proces, atëherë, eksitacioni do të bjerë dhe akti seksual do të jetë i dështuar.
6-Pozicioni më i mirë është pozicioni misionar.( Lexoni ne blog per kete pozicion.)
7-Djali të penetrojë me kujdes penisin në vaginen tënde të lubrifikuar. Duke hapur buzët e vogla të vulvës me duar. Kur djali të ketë penetruar filloni lëvizjet para-prapa të penisit në vaginë.
8-Mendoni, vetëm, për kënaqësinë tuaj dhe jo të partnerit. Do të keni kohë që të kënaqni njëri-tjetrin. Hera e parë është për veten.
9-Djali ta nxjerrë penisin nga vagina akoma pa u zbutur. Kjo duhet që kondomi të mos mbetet brenda në vaginë dhe sperma të derdhet.
10-Është mire të bëni seks të zhveshur dhe me dhomën pakëz të ndryshuar. Të shikoni trupat e njëri-tjetrit, sepse kjo është shumë eksituese. Po qe se nuk e bën dot këtë herën e parëe, nuk prish pune do ta bësh më vonë.
Shpresoj që këto këshilla do t’u ndihmojnë.
Uroj fat dhe kënaqësi seksuale për ju të dy
Doktori