Pyetje:
Doktor përshëndetje, nuk ndjej kënaqësi gjatë marrëdhënies intime me partnerin. Më pëlqen të kem marrëdhënie, ndiej dicka, mirë është, por nuk më kënaq. Më shumë më kënaq një vibrator se sa seksi.
Përgjigje:
Nuk më thua sa vjec je dhe sa kohë ke që bën jetë seksuale aktive. Në fillim të jetës seksuale te gjitha vajzat nuk kënaqen plotësisht.
Me kohë, cdo gjë perfeksionohet, harmonizohet me partnerin dhe arrihet kënaqësia. Për të arritur orgasmën cdo vajzë dhe djali i saj duhet të dinë fiziologjine e orgasmës. Kjo do të thotë që të dini fazat e orgasmës dhe të dini si ti arrini ato. Lexoni në blog, të dy, për orgasmën. Ka plot materiale.
Përdorimi i vibratorit është një shkak që nuk e arrin kënaqësinë me partnerin. Eksitimi që bën vibratori është shumë më i fuqishëm nga ajo që bën penisi i djalit. Ti je mësuar me eksitim të fuqishën (vibrator) për të arritur orgasmën dhe marrëdhënia me djalin nuk e arrin atë prag eksitimi të vibratorit. Unë të këshilloj që të mos e përdorësh vibratorin dhe të masturbosh vetë me gishta deri në orgasmë. Me djalin mundohuni të bëni lojë seksuale të zgjatur që ty të eksitohesh mirë, pastaj filloni penetrimin. Kërko nga djali që ai të bëjë dicka që ti të duhet për të arritur në orgasmë. Kërko të bëjë seks oral tek ty. Të eksitojë me gjuhë e buzë klitorin tënd, po ashtu edhe me gishta. Gjatë aktit seksual edhe ti vetë mund të përkëdhelës me gishta klitorin tënd.
Mësohuni të dy me njëri tjetrin. Me prova dhe eksperiencë dueti do të përmirësohet deri sa do të perfeksionohet.
Uroj fat, shëndet e kënaqësi
Doktori