Në këto tre dekada, HIV/AIDS, është bërë një gjë e frikshme për çdo familje. Njerëzit e të gjithë moshave dhe kategorive, tani dinë se HIV është virusi që shkakton sëmundjen e AIDS. Ndonëse virusi që e shkakton këtë sëmundje është shumë i ri, njerëzit e kanë të vështirë ta imagjinojnë botën pa AIDS. Shkencëtarët mendojnë se virusi e ka origjinën në Afrikë, nga fundi i viteve pesëdhjetë të shekullit të kaluar. Virusi tërhoqi? vëmendjen e njerëzve së pari në Amerikë, më 1980.
Origjina e AIDS
Për shumë vite, shkencëtarët dhe kërkuesit u përqendruan të përcaktonin se kur u shfaq AIDS në botë. Ata donin të gjenin gjenezën e tij. Edhe sot, pas shumë vite kërkimesh, akoma data ekzakte mbetet e paqartë. Teoria më e fundit (Shkurt, 2000), shpjegon se virusi HIV u shfaq për herë të parë në botë diku midis viteve 1910 dhe 1950. Viti 1930 duket se është data më e besueshme. Pamvarësisht datës ekzakte, shumë kërkues të AIDS sot kanë rënë dakord për mënyrën se si sëmundja i infektoi njerëzit. Besohet se një i afërt i shimpanzesë e mbartte virusin dhe ky nëpërmjet kontakteve, infektoi racën njerëzore.
Në vitin 1981 në Los Angeles, doktorët vunë re një infeksion serioz, të pazakontë, në disa të sëmurë, burra të rinj. Përveç rritjes së gjëndrave dhe humbjes së madhe në peshë ata vuanin dhe prej Pneumonisë Pneumocistike Carinii (PCP), një sëmundje e rrallë që kap personat pa imunitet
Të gjithë këta të rinj ishin homoseksualë nën 35 vjeç. Të gjithë vdiqën pas disa muajsh.
Doktorët të alarmuar i raportuan këto raste në Qendrën e Kontrollit dhe? Prevenimit të Sëmundjeve (CDC)
U dyshua se sëmundja përhapej me kontakt seksual. Në Qershor të vitit 1981 CDC nxori një raport për këto raste. Kur këtë raport e lexuan mjekët e qyteteve të tjera, ata u kujtuan se kanë pasur raste të tilla. Erdhën raporte nga New Yorku, New Jersey dhe Kalifornia. U raportuan qindra raste të tilla në burrat homoseksualë.
Këta të sëmurë kishin këto shenja :
•? ? ? Pneumonia Pneumocistike Carinii,
•? ? ? Sarcoma Kaposi.
•? ? ? Limphonodule të zmadhuara,
•? ? ? Temperaturë të lartë.
•? ? ? Humbje shumë të madhe në peshë.
•? ? ? Një formë të rrallë tuberkulozi.
•? ? ? Disa viruse dhe infeksione normalisht të parrezikshme për njerëzit.
U konkludua se një sëmundje infektive e Re po qarkullonte në vend.
Në këta të sëmurë u vu re dëmtimi i forcave imunitare:
•? ? ? Pakësimi i numrit të qelizave T- lymphocitare (T- Cell), që janë? drejtuesit e sistemit imunitar. Kjo është ajo që quhet IMUNODEFITIENTIA
Nga që fillimisht sëmundja u vu re tek meshkujt Gay (homoseksualë) u quajt GRID (Gay – Related Imunodeficincy Syndrom)
Në listat e të sëmurëve u shtuan përdoruesit e shiringave të përbashkëta, gratë partnere seksuale të të sëmurëve, marrësit e transfuzioneve të gjakut dhe preparateve të tij.
Në vitin 1981 në Sh.B.A kishte 265 raste.
Më 1983 u raportuan rastet e para nga Afrika që ishin burra dhe gra homoseksualë.
Interesi për sëmundjen u rrit në të dy anët e Atlantikut. Tani duhet të gjendej shkaktari.
Fillimisht bashkëpunuan Dr. Robert Gallo nga Bethesda Maryland USA dhe Dr. Luc Montagnier nga Luis Paster në Francë. Më vonë, bashkëpunimi midis tyre u kthye në një garë midis tyre.
Më 1984 u izolua shkaktari i sëmundjes prej të dy ekipeve. Pas një lufte të gjatë dhe të vështirë për përparësi, shkencëtarët e botës i dhanë përparësi Dr. Luc Montagnerit për këtë zbulim të rëndësishëm. Ai e quajti retrovirus, që infekton dhe shumëzohet brenda T-qelizës dhe pastaj i shkatërron këto qeliza mbrojtëse të trupit.
Zbulimi dhe Përcaktimi
Në 4 Qershor 1981, në njoftimin javor me shkrim që nxori Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Sh.B.A., për herë të parë publiku u njoftua për arritjen e AIDS-it në botë. Ishte një njoftim i qetë që shumë njerëz nuk e lexuan. Në atë kohë erdhën raportime nga zona e Los Anxhelosit, ku tregohej se sistemi imun i pesë burrave homoseksualë nuk ishte në gjendje t’i mbrojë ata nga infeksionet që, normalisht, trupi duhej ta kish të lehtë të luftonte me to. Çdo njëri? nga këta burra vuante nga një formë kanceri që quhet Sarcoma Kaposi, ndaj sëmundja u etiketua si “kanceri i gayve”
Historitë ishin të gjitha një soj. Njerëz që konsideroheshin të shëndoshë, sëmureshin me një sëmundje të cilën trupat e tyre të shëndoshë, më parë do ta kishin mundur. Shpejt u zbulua se kjo sëmundje nuk prek vetëm burrat gay, por edhe ata që përdorin shiringa të përbashkëta për injeksione intra venoze të drogës, si dhe hemofilikët.
Dy vjet më vonë, më 1985, kërkuesit njoftuan një arritje tjetër mjekësore. Njerëzit, tani, mund të testohen për virusin HIV me anë të një analize gjaku. Kjo bëri që njerëzit të merrnin vesh nëse ishin të infektuar dhe doktorët të fillojnë ta studiojnë sëmundjen më nga afër.
Një person me AIDS duket dhe ndjehet i sëmurë, ndërsa një i infektuar me HIV nuk paraqet asnjë simptomë. I infektuari me HIV nuk ndjehet i lodhur e as i dobët. Ai nuk preket lehtë nga infeksione të tjera. Një person i infektuar me HIV mund të mos ketë fare shenja për disa vjet, por sapo infektohet, ai është i rrezikshëm për të tjerët.