{"id":101,"date":"2015-06-01T00:00:00","date_gmt":"2015-06-01T00:00:00","guid":{"rendered":"http:\/\/theitforum.com\/sex\/?p=101"},"modified":"2015-06-01T00:00:00","modified_gmt":"2015-06-01T00:00:00","slug":"mbi-transseksualismin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/seksologu.com\/mbi-transseksualismin\/","title":{"rendered":"Mbi Transseksualismin"},"content":{"rendered":"

PYETJE: <\/strong>
\nDr. Harxhi,
\n<\/em>
\nA mund të kuptohet që në vogëli tendenca seksuale e fëmijës? Në se djali im i mitur në klasë të parë p.sh. thotë për organin e tij seksual \u201cnuk e dua këtë\u201d, \u00e7farë do të thotë kjo?<\/em>
\nP\u00cbRGJIGJE: <\/strong>
\nKam përshtypjen se pyetja jote ka të bëjë me transseksualismin dhe është me shumë interes.
\nFjala transseksual është një fjalë Latine që përdoret për ata njerëz që ndjejnë se i përkasin gjinisë tjetër. Ka një mospërputhje midis asaj që ata mendojnë se janë dhe anatomisë së trupit të tyre. Një mashkull me trup anatomikisht tërësisht burrë e ndjen veten se është një grua. Pra kjo e ndjen veten se është një grua e mbyllur brënda trupit të një burri. Një grua transseksuale me trup femëror, ndjen se është një mashkull.
\nZgjidhja në këto raste është shumë vje\u00e7are me një seri mjekimesh hormonale, me disa procedura kirurgjikale dhe konsultime psikoanalitike; që të gjitha këto njihen si procedura për \u201cndryshim seksi\u201d. Personi që i nënshtrohet këtij ndryshimi të seksit quhet transseksual…
\nTransseksuali nuk duhet të ngatërrohet me homoseksualin ose me gay dhe lesbianet. \u201cTransseksual \u201c dhe \u201chomoseksual\u201d nuk janë sinonime. Një burrë homoseksual e ndjen veten seksualisht mashkull. Ai nuk i urren dhe nuk dëshiron të ndryshojë organet e tij seksuale. Ai është i kënaqur me trupin e tij. Një grua lesbiane e ndjen veten femër dhe është e kënaqur me trupin dhe organet e saj seksuale.
\n\u00c7do njeri ka në trupin e tij ose të saj rudimente të gjinisë tjetër. Shumica e transeksualëve i kujtojnë ndijimet e fëminisë së tyre të hershme. Ata ndjejnë se janë mbyllur gabimisht brënda trupit të tyre. Ata janë të pakënaqur me anatominë e tyre mashkullore ose femërore. Ata dëshirojnë të jetojnë si gjinia tjetër. Ata bëjnë \u00e7do përpjekje dhe pranojnë \u00e7do sakrificë vetëm që të arrijnë të ndryshojnë anatominë e tyre seksuale dhe ta përshtatin atë me ndjenjat e tyre, me identitetin e tyre gjinor.
\nTransseksualët nuk e ndjejnë veten si homoseksualë por si heteroseksualë (të drejtë), që në momentin e lindjes \u201cjanë zënë në grackën e një trupi të gabuar\u201d. Ata janë të pakënaqur me organet e tyre seksuale dhe jo vetëm nuk duan t\u2019i përdorin ato, por nuk i durojnë dot fare ato. Ata bëjnë \u00e7do përpjekje t\u2019i ndryshojnë dhe në raste të ve\u00e7anta kur nuk e arrijnë dot këtë i vetëshkatërojnë organet e tyre seksuale. Dihen raste kur transseksualët kanë qëlluar me pistoletë mbi organet e tyre seksuale, ose i kanë prerë ato me thikë. Kjo pakënaqësi ndaj seksit të vet quhet edhe dysphoria gjinore.
\nPër ta kuptuar më mirë transseksualizmin le të sjellim disa shembuj nga bota.
\nNë vitin 1976, faqet e para të gazetave dhe? kopertinat e revistave u mbushën me historitë e doktoreshës Renee Richards. Ajo ishte një okuliste dhe një lojtare tenisi e shquar në Amerikë. Doktoreshës Richards i u refuzua pjesëmarrja në një kampionat tenisi të femrave , sepse liga sportive vendosi që një grua përcaktohet nga ndërtimi gjenetik i saj , gjë që Richards nuk e ndërroi dot. Ajo kish ndërruar organet seksuale nga burrë në grua, por nuk ndryshoi dot kodin e saj gjenetik. Pas kësaj ndodhie u mor vesh se doktoresha Richards, ka qenë më parë okulisti dhe lojtari amerikan i tenisit që kish emrin Richard Raskin.
\nDoktoresha i shpjegon ndjenjat e saj në këtë mënyrë :
\n\u201cUnë e dija se isha një transseksual që kur isha një fëmijë. Unë kisha një dëshirë të jashtëzakonshme të bëhesha grua që e ndjeja se isha. Kjo është një e keqe emocionale nuk është një sëmundje. Natyrshëm dëshira rritet e rritet? dhe nuk e ndalon dot. U përpoqa për vite të tëra ta largoja këtë dëshirë. Lashë mjekrën. Shkova në ushtri. Provova psikanalizën. U martova dhe pata një fëmijë. Bëra gjith\u00e7ka që është karakteristike për një burrë\u201d
\nJa një rast tjetër:
\nLibrin e mirënjohur autobiografik \u201cCondrodum\u201d e ka shkruar Jan Morris (femër) që është një personalitet I shquar. Ajo ka lindur në 1926 si mashkull dhe jetoi e shkroi si James Morris (burrë) deri në vitin 1972, kohë kur plotësoi ndryshimin e saj seksual nga mashkull në femër.
\nAsnjë skenarist nuk do të ishte në gjendje të përfytyronte një rast si ai I këngëtarit të famshëm nga Florida David King. Ai u martua pesë herë. Njëra nga këto martesa me një burrë, pasi kreu operacionet për të ndryshuar seksin. Tani është kthyer përsëri në burrë dhe u rimartua me gruan e tij të tretë me të cilën u divorcua para se të kthehej në grua.
\nQë nga koha kur Christine Jorgensen u bë e para \u201cfemër kirurgjikale\u201d në vitin 1953, shoqëria ka kaluar një rrugë të gjatë për të pranuar dëshirat seksuale të këtyre njerëzve. Për të kuptuar përmasat që ka sot në Botë transseksualizmi mjafton të themi se vetëm në San Francisko të Kalifornisë në vitin 2000 Bordi i Supervizorëve votoi ta bëjë këtë qytet të vetmin në gjithë Amerikën ku shteti do të paguajë për punonjësit e tij qe duan të ndërrojnë seksin. Qeveria lokale do të paguajë deri në 50,000 dollarë për punonjësit e qytetit që duan të ndërrojnë gjininë. Numri i atyre që presin për të bërë operacionet për ndërrimin e gjinisë në San Francisko është mbi 20,000 veta.
\nEdhe një herë unë mendoj se është shpejt të gjykoni për identitetin seksual të djalit tuaj. Identiteti seksual i personit, zakonisht, shfaqet kur vjen puberteti, jo? në mosha kaq te vogla, ndonëse përjashtime nga rregulli ka. Tani për tani të besojmë se ai është një djalë dhe do të rritet i tillë. Detyra juaj si prind është ta edukoni atë drejt dhe t\u2019i drejtoni me kujdes ndijimet e tij seksuale. Ju duhet të dini se djali juaj, si të gjithë fëmijët, lindi me ndijime seksuale të cilat duhet të zhvillohen ne harmoni me gjithë zhvillimin e tij psiko-fizik.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"

PYETJE: Dr. Harxhi, A mund të kuptohet që në vogëli tendenca seksuale e fëmijës? Në se djali im i mitur në klasë të parë p.sh. thotë për organin e tij seksual \u201cnuk e dua këtë\u201d, \u00e7farë do të thotë kjo? P\u00cbRGJIGJE: Kam përshtypjen se pyetja jote ka të bëjë me transseksualismin dhe është me shumë […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[19,32],"tags":[163],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/101"}],"collection":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=101"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/101\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=101"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=101"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=101"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}