{"id":1147,"date":"2010-03-03T10:32:03","date_gmt":"2010-03-03T10:32:03","guid":{"rendered":"http:\/\/seksologu.com\/index\/?p=1147"},"modified":"2010-03-03T10:32:03","modified_gmt":"2010-03-03T10:32:03","slug":"mbi-abuzimin-seksual","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/seksologu.com\/mbi-abuzimin-seksual\/","title":{"rendered":"Mbi abuzimin seksual"},"content":{"rendered":"

\"child_abuse_illus_20090803\"<\/a>Pyetje:<\/strong>
\nDoktor,
\nJam një mësuese e vjetër dhe kam një pyetje që ka kohë që më shqetëson. Fëmijët që ngacmohen ose përdhunohen seksualisht dhe? ata që përdorin droga, a kanë më shumë shanse të bëhen të përdalë seksualisht?
\nFaleminderit.
\nNga një mësuese
\nPërgjigje:<\/strong>
\n\u00cbshtë e vështirë të thuhet me ekzaktësi kjo gjë. Sido që të jetë, ata fëmijë që kanë përjetuar abuzimin seksual kanë më shumë gjasa? nga ata që nuk e kanë provuar këtë eksperiencë, që të përdorin adiksionin si një mekanizëm për ta përballuar këtë gjendje.? Midis adiksioneve të tjera si\u00e7 janë ai me droga, me alkool është dhe adiksioni me seks. Ndërkaq, nuk na lejohet të themi se të gjithë ata që kanë përjetuar abuzimin seksual do të bëhem seksualisht të përdalë. Ka shumë nga këta fëmijë që bëjnë krejt të kundërtën e kësaj- ata evitojnë shumicën, në mos të gjitha aktivitetet seksuale.
\nPyetja juaj ngre një problem shumë të madh. Sipas ekspertëve, fëmijët dhe të rriturit që kanë provuar abuzimin seksual gjejnë mënyra që të përballen me këtë që u ndodhi. Këto mënyra përballimi, për periudha të shkurtra, e ndihmojnë viktimën që ta lehtësojë situatën e tij të patolerueshme dhe të lehtësojnë mendimet dhe ndjenjat e tij.
\nPër shembull, shumë viktima të abuzimit seksual që nuk marrin ndihmën e duhur profesionale menjëherë, kërkojnë dhe gjejnë mënyra që ta mpijnë dhimbjen dhe konfuzionin e tyre. Disa i drejtohen alkoolit dhe drogave. Të tjerë kthehen nga aktiviteti seksual me shumicë. Të tjerë tërhiqen në marrëdhënie të ngatëruara ose evitojnë krejt lidhjet me njerëz të tjerë. Ndërkohë që këto aktivitete \u201czbutëse\u201d mund të japin ndonjë lehtësim të gjendjes, ato shpesh \u00e7ojnë në vuajtje më të mëdha. Për më keq, viktima zhytet në adiksion, në konfuzion seksual dhe në marrëdhënie të paqëndrueshme dhe të gabuara. Disa viktima të abuzimit seksual futen në një cikël viktimizimi, që në mënyrë të përsëritur e gjejnë veten në situata ku ata abuzohen seksualisht si të rritur. Kjo krijon turp, faj dhe akoma më shumë konfuzion tek viktima.
\nNë një farë shkalle viktimat shpesh kuptojnë se mënyrat që ata kanë zgjedhur për të kapërcyer gjendjen,? nuk kanë më sukses,? ose krijojnë më shumë probleme për ta. Ka shumë mënyra që të ndihmohen viktimat e krimit seksual. Më me rëndësi është të bisedojnë me një person që është profesionalisht në gjendje t\u2019i ndihmojë lidhur me eksperiencat dhe mënyra për të kapërcyer gjendjen.
\nKa shumë rëndësi që të mos stereotipizohen viktimat e krimit ose abuzimit seksual, ose të pritet që ata të kenë disa karakteristika dalluese. \u00c7do viktimë ka eksperiencën, ndjenjat, mendimet dhe mënyrat? e tij si t\u2019i kapërcejë këto vështirësi. Po të kuptojmë këtë, ka shumë mundësi që viktimat e abuzimit seksual? të gjejnë një zgjidhje të qetë madje edhe në historitë e abuzimit më ekstrem. \u00cbshtë e vërtetë, që shumë viktima të abuzimit seksual mund të jetojnë një jetë të shëndetshme, të lumtur dhe plot kuptim.
\nShpresoj të kem thënë gjith\u00e7ka që dëshironi të dini.
\nPërshëndetje
\nDoktori<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"

Pyetje: Doktor, Jam një mësuese e vjetër dhe kam një pyetje që ka kohë që më shqetëson. Fëmijët që ngacmohen ose përdhunohen seksualisht dhe? ata që përdorin droga, a kanë më shumë shanse të bëhen të përdalë seksualisht? Faleminderit. Nga një mësuese Përgjigje: \u00cbshtë e vështirë të thuhet me ekzaktësi kjo gjë. Sido që të […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[20],"tags":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1147"}],"collection":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1147"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1147\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1147"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1147"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1147"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}