{"id":1183,"date":"2010-03-11T09:00:21","date_gmt":"2010-03-11T09:00:21","guid":{"rendered":"http:\/\/seksologu.com\/index\/?p=1183"},"modified":"2010-03-11T09:00:21","modified_gmt":"2010-03-11T09:00:21","slug":"edukimi-dhe-parandalimi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/seksologu.com\/edukimi-dhe-parandalimi\/","title":{"rendered":"Edukimi dhe parandalimi"},"content":{"rendered":"

\"untitled\"<\/a>Burrat homoseksualë ishin grupi i parë që u infektuan me HIV dhe zhvilluan sëmundjen e AIDS-it.? Ata përbënin shumicën e rasteve me AIDS në dekadën e parë të epidemisë. Ndërkohë që sëmundja dhe vdekjet u shtuan shpejt, komuniteti homoseksual u hodh në aksion për të edukuar veten dhe gjithë vendin, lidhur me rrugët e transmetimit dhe prevenimit të HIV\/ AIDS.
\nPostera, pamflete, seminare edukative dhe shumë linja informacioni shpërndanin njohuri dhe këshilla parandaluese për mijëra njerëz në rrezik. U shpërndanë kudo kondome falas. Si rezultat i këtyre përpjekjeve intensive, burrat homoseksualë shpejt filluan ta pakësonin rrezikun që u kanosej. Ata filluan të praktikojnë seksin më të sigurtë dhe të kufizojnë numrin e partnerëve seksualë.
\nNuk ka dyshim që këto masa strategjike u shpërblyen. Në vitin 1986, pesë vjet pas shfaqjes së sëmundjes, më shumë se 70 përqind e rasteve me AIDS ishin homoseksualë. Sot, homoseksualët përbëjnë rreth 43 përqind të rasteve të reja që diagnostikohen me AIDS. Mjaftojnë vetëm këto shifra, që të kuptojmë se edukimi për AIDS bëri të ndryshojnë sjelljet personale të rrezikshme dhe të parandalohet përhapja e AIDS. Ndërkaq, mjekët paralajmërojnë se lufta nuk ka mbaruar për këtë grup njerëzish. Burrat homoseksualë duhet të respektojnë gjithnjë e më shumë sjellje seksuale të sigurta; ndërsa homoseksualët e rinj, adoleshentet dhe studentët, duhet t\u2019i respektojnë këto sjellje të sigurta seksuale sapo të bëhen seksualisht aktivë.
\nRezultatet e punës së aktivistëve të parë të luftës kundër AIDS-it, bënë që njerëzit të kuptojnë se prevenimi i AIDS-it duhet të mësohet e të edukohet që në shkollat? tetëvjecare (këtë qëllim ka edhe ky libër). Njoftimet e Shëndetit publik që synojnë përdorimin e kondomeve, të jepen vazhdimisht natën në stacionet televizive. Punonjësit socialë dhe punonjësit e shëndetësisë duhet ta intensifikojnë propagandën për përdorimin e kondomeve. Në qytetet më të mëdha të vendit, të shpërndahen pamflete, komplete për sterilizimin e shiringave dhe kondome, për ata që e kanë rrezikun e infektimit me HIV më të lartë.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"

Burrat homoseksualë ishin grupi i parë që u infektuan me HIV dhe zhvilluan sëmundjen e AIDS-it.? Ata përbënin shumicën e rasteve me AIDS në dekadën e parë të epidemisë. Ndërkohë që sëmundja dhe vdekjet u shtuan shpejt, komuniteti homoseksual u hodh në aksion për të edukuar veten dhe gjithë vendin, lidhur me rrugët e transmetimit […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[10],"tags":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1183"}],"collection":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1183"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1183\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1183"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1183"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1183"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}