{"id":1205,"date":"2010-03-16T09:12:41","date_gmt":"2010-03-16T09:12:41","guid":{"rendered":"http:\/\/seksologu.com\/index\/?p=1205"},"modified":"2010-03-16T09:12:41","modified_gmt":"2010-03-16T09:12:41","slug":"a-eshte-i-sigurte-prezervativi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/seksologu.com\/a-eshte-i-sigurte-prezervativi\/","title":{"rendered":"A është i sigurtë prezervativi?"},"content":{"rendered":"

\"co\"<\/a>Pyetje:<\/strong>
\nPërshëndetje doktor!
\nKam lexuar apo dëgjuar diku (nuk e mbaj mend se ku) se prezervativi nuk është një mjet absolutisht i sigurt për t’u mbrojutr nga HIV dhe sëmundjet e tjera seksualisht të transmetueshme (sigurisht është më i miri që kemi). Në kontaktet seksuale, edhe kur përdorim prezervativ, mundësia për të qënë “i sigurtë” shkon 60% – 70%.
\nNë këtë përqindje përjashtoj rastet kur ai mund te \u00e7ahet apo shpohet gjatë përdorimit apo vendosjes, por vetëm në rastet e përdorimit shumë të kujdesshëm të tij, përsëri egziston mundësia e depërtimit të baktereve dhe viruseve përmes poreve të tij për shkak të trashësisë së hollë dhe materialit prej të cilit ëhtë prodhuar. Ju lutem mëshuani këtë kureshtje.
\nFaleminderit!
\nPërgjigje:<\/strong>
\nPyetja jote është e shkurtër, unë do të përgjigjem gjatë, sepse përdorimi i kondomeve është mënyra më e mire për të arritur atë që quhet seksi i sigurtë. Në këto rreshta përmblidhet në esencë përmbajtja e shumë leksioneve që mund të mbahen për seksin e sigurtë. Në qoftë se më keni dëgjuar të them \u201co seks të sigurtë, o hi\u00e7 seks\u201d, duhet ta dini se kam patur para sysh përdorimin? e kondomit sa herë që bëni seks.
\nSot llogaritet që të ketë rreth 65 milion të infektuar me HIV në botë. Një pandemi e vërtetë. Të gjithë këta, ashtu si të gjithë njerëzit e tjerë, angazhohen \u00e7do ditë në marrëdhënie seksuale. Presionit të medias për të bërë seks, në shoqërinë e sotme të konsumit nuk i reziston dot njeri. Por seksi sot nuk është ai që ishte tridhjet vjet më parë. Ai nuk është më vetëm kënaqësi. Midis dy njerzve që bëjnë seks kanë hyrë disa faktorë të rrezikshëm që shpesh kërkojnë jetën.
\nSi\u00e7 e dini për HIV\/AIDS-in nuk ekziston vaksinë, nuk ka mjekim që ta luftojë dhe me sa duket edhe për shumë vite nuk do të ketë. I vetmi mjet efektiv dhe i përshtatshëm dhe me \u00e7mim të vogël kundër tij është KONDOMI. Nga kjo pikpamje nuk gabojmë po ta quajmë kondomin si zbulimin më të vlefshëm që ka bërë njerëzimi në këto 2000 vjet!.
\nPse të mos e përdorim këtë arritje të mrekullueshme që mbron jetën e të gjithëve, kur kjo është mënyra e vetme që njerzit ta gëzojë seksin pa patur \u201ckokëdhëmbje\u201d?
\n\u00cbshtë mirë që të gjithë të kenë njohuritë e nevojshme për kondomet dhe për përdorimin e tyre. Në treg ka shumë lloj kondomesh dhe kjo e bën vendimin se cilin tip do të blesh jo shumë të lehtë. Në disa dyqane të japin monstra që t\u2019i prekësh dhe nuhatësh para se t\u2019i blesh. Të tjerë i shesin në kuti të mbyllura.
\nKur përdoren në mënyrë korrekte dhe konsistente, kondomet e pakësojnë shumë rrezikun e shtatzanisë dhe të Semundjeve Seksualisht të Transmetueshme (SST) përfshi dhe Human Immunodeficiency Virus (HIV). Duke shtuar lubrifikant me bazë ujore brënda në kondom ose nga jashtë tij pakësohen shanset që ai të \u00e7ahet dhe rritet konforti i aktit seksual. Shumica e kondomeve janë bërë prej lateksi (lëndë e nxjerë nga goma e drurit) dhe shiten me shumë variacione të ndryshme të thurjes , të ngjyrave dhe formave. Më rallë kondomet prodhohen prej polyurethani ose pre zorrëve të bagëtive që janë më të shtrënjtat? dhe kanë avantazhet dhe disavantazhet e tyre
\nKa kondome “të pa lubrifikuara” (të përdorshme për seks oral dhe për ata që kanë alergji nga lubrifikantët.) dhe të \u201clubrifikuara\u201d (me një shtresë lubrifikanti me bazë ujore që lehtëson penetrimin dhe pakëson rrezikun e \u00e7arjes.), si dhe \u201c të lubrifikuara me spermicid\u201d Nonoxynol-9 (N-9).
\nFillimisht u mendua se N-9 pakësonte lëvizshmërinë e spermatozoideve dhe kështu e prevenonte më mirë shtatzaninë. Ndërkaq, kërkimet kanë treguar, se kur kondomi \u00e7ahet ose del nga penisi, N-9 në kondom nuk mjafton për të parandaluar shtatzaninë. N-9 shtohet në kondom edhe si mikrobicide (lëndë kimike që vret viruset dhe mikrobet) Ndërkaq, studimet më të fundit, kanë konkluduar se N-9 favorizon transmetimin e HIV.(shiko më poshtë)
\nNjerëzit që janë alergjikë ose të ndjeshëm ndaj spermicidit, është më mirë të përdorin kondome të thata ose me lubrifikant me bazë ujore
\nKondomet mashkullore dhe femërore prej polyurethani (një material sintetik i ngjajshëm me plastikën) rekomandohen për njerëzit që janë alergjikë ose të ndjeshëm ndaj lateksit. Materiali e për\u00e7on mirë nxehtësinë dhe nuk humbet ndjeshmëria. \u00cbshtë vërtetuar se kondomet mashkullore prej poliurethani? janë afërsisht po aq efektive sa dhe kondomet prej lateksi për parandalimin e shtatzanisë dhe të SST. Krahasuar me metodat e tjera barrierë, kondomet janë po aq efektive në pakësimin e rrezikut të shtatzanisë. Kondomet prej polyurethani është mirë t\u2019i përdorin njerëzit që janë alergjikë prej lateksit.
\nKondomet e prodhuara nga zorrët e bagëtive janë tipi më i vjetër i kondomeve. Këto kanë pore shumë të vogëla për të bllokuar spermatozoidet, por shumë të mëdha për mikrobet dhe viruset.
\nKondomet e mbështjella me sheqer dhe me lëndë të tjera të ëmbla si fruktoza, e prishin në mënyrë dramatike pH e vaginës dhe krijojnë kushte për infeksion. Këto kondome me shije nuk këshillohen për seks vaginal dhe anal, por janë të mira për seks oral kur i veshin burrat. Ka edhe disa kondome \u201cnovelty\u201d që janë të ngyrosura e që mund të jenë një dhuratë shumë e bukur, por që nuk duhet të përdoren për asnjë lloj interkurse. Edhe pse janë të rekomanduara për interkursë në etiketë këto kondome nuk i arrijnë standartet e aprovuara për t\u2019u mbrojtur nga shtatzania ose SST.
\nKa dhe kondome me \u201cperla\u201d që janë prodhuar për të rritur eksitimin e mbaresave nervore të mukozës vaginale dhe anale gjatë fërkimit të penisit në vaginë ose në anus.
\nShumica e kondomeve janë prodhuar që t\u2019u bëjnë të gjithëve ( një masë për të gjithë ). Madhësia dhe shtrëngimi që bën unaza elastike ndryshon sipas prodhuesit. Kondomet në përgjithësi u përshtaten njerëzve që kanë penis të erektuar me masë mesatare (rreth 8 deri 14 cm.) Disa kondome janë \u201cme masë të caktuar \u201c ndërsa të tjerë janë \u201cmasë e? madhe\u201d. Bleni lloin që u përshtatet. Një kondom i shtrënguar por konfort, nuk do të rrëshkasë dhe nuk do të dalë nga penisi gjatë interkursës
\nQë të bëhesh një konsumator i mirëinformuar duhet të lexosh për kondomet. Përpara se të paketohen \u00e7do kondom kalon në kontroll elektronik për t\u2019u testuar për defekte. Provohen të mos nxjerrin ujin dhe ajrin. ( \u00cbshtë pak ironike, por kondomet akoma sot nuk testohen për mënyrën si përdoren- pra nuk ka test që të provojë kondomin kur fërkohet!)
\nKur lexoni pakon e kondomeve do të gjeni të shkruar \u201cshumë të hollë\u201d, \u201ctë ndjeshëm\u201d, \u201cshumë të ndjeshëm\u201d ose \u201cshumë të fortë\u201d. Disa njerëz preferojnë kondomet më të holla që lejojnë ndjeshmëri më të madhe. Të tjerë preferojnë kondome të trashë që të jenë më të sigurtë (ka njerëz që veshin dy kondome njeri mbi tjetrin për siguri). Kjo është \u00e7ështje e preferencave personale, për deri sa nuk është studiuar akoma se efektiviteti varet nga fortësia e kondomit.
\nNë ndihmë të konsumatorëve periodikisht dalin raporte për kualitetin e kondomeve. Në një raport të vitit 2005 flitet për testimin e 23 llojeve të kondemeve lateks. Ky raport rekomandon kondomet lateks të zakonshme si më të mirat dhe përcakton ato lloje që janë më pak efektive
\nTani që mësuat se \u00e7farë të kërkoni kur të bleni kondomet, është koha që të bëni zgjedhjen tuaj. Përpara se të bleni \u201ckondomin\u201d bëni mirë të bisedoni me partneren për opcionet e kondomeve, ose më? mirë t\u2019i zgjidhni kondomet së bashku. Sot ato blihen edhe online. Disa njerëz janë besnikë të një lloi, ndërsa të tjerë provojnë lloje të ndryshme për të gjetur më të përshtatshmin. Përdorimi i llojeve të ndryshme mund të jetë një kënaqësi e ve\u00e7antë. Në qoftë se hapni një kondom që mban erë ose u qëndron në penis në mënyrë qesharake, flakeni atë dhe provoni një tjetër. Gjithmonë kontrolloni datën e skadencës
\nMë në fund duhet të dini se kondomi nuk është efektiv po qe se nuk e vishni përpara se penisi të hyjë në vaginë ose anus. Kush përdor kondome rregullisht ua di atyre vlerën.
\nKondomet prej poliuretani shiten për burra dhe për gra. Kondomet e grave janë si një qese që futen në vaginë deri tetë orë para interkursës. Kur vendoset pak lubrifikant ujor rritet konforti dhe pakësohet zhurma. Nuk përdoren bashkë me kondomet mashkullore, pra ose njerën ose tjetrën. Kondomet e grave u prodhuan që edhe gratë të kenë në dorë një siguri të tyren për mbrojtje, në ato raste kur burrat nuk i përdorin kondomet mashkullore.
\nTë tre tipat e kondomeve mashkullore janë njëlloj efikasë kundër shtatzanisë.<\/strong>
\nSipas teknologjisë kontraceptive vetëm 3 përqind e \u00e7ifteve që i përdorin në mënyrë të vazhdueshme dhe korrekte kondomet mashkullore gjatë? një viti, mund të pësojnë dështime. Për kondomet femërore kjo siguri shkon rreth 5 përqind, gjë që i bën edhe ato një metodë efektive për kontrollin e lindjeve.
\nVerën që kaloi Joint United Nations Program për AIDS (UNAIDS) lëshoi rezultatet e një studimi katër vje\u00e7ar për efektivitetin e gelit nonoxynol-9 (N-9) si mikrobicid kundër HIV. Rreth 1000 gra punonjëse seksi (prostituta) në Benin të Bregut të Fildishtë, në Tailandë dhe në Afrikën e Jugut morrën pjesë në studim. Studimi konkludoi: gratë që përdornin N-9 jo vetëm që ishin të pa mbrojtura ndaj HIV, por u infektuan prej tij 50 përqind më shumë? se ato që përdorën një gel placebo (indifferent). U konstatua se gratë që nuk veshën kondome dhe përdorën vetëm N-9, e kishin më të lartë rrezikun e infektimit me HIV. Këto rezultate treguan se N-9 mund ta lehtësojë transmetimin e HIV.
\nEdhe më përpara studimet kishin treguar se N-9 iriton dhe zbut membranat mukoze të rektumit dhe vaginës në disa përdoruese, duke rritur shanset për gërvishtje të tyre.
\nN-9 përdorej për veprimin e tij spermicidal (inaktivizimin e spermatozoidëve). Kondomet e mbështjella me spermicid besohej të kenë N-9 në sasi të mjaftueshme për të shërbyer si një metodë shtesë për kontracepsionin dhe seksin e sigurtë. Tani për tani është e qartë se vetëm kondomi është bariera më e mirë për infeksionin dhe shtatzaninë..
\nKur përpiqemi të kuptojmë efektivitetin e kondomeve dhe të formave të tjera të kontracepsionit duhet të kemi të qartë dy definicione të përdorimit të tyre: \u201cpërdorim perfekt\u201d dhe \u201cpërdorim tipik\u201d. \u201cPërdorim perfekt\u201d do të thotë kur një formë e kontrollit të lindjes përdoret në mënyrë konsistente dhe korrekte gjatë gjithë kohës, ndërsa? \u201cpërdorimi tipik\u201d do të thotë kur ato përdoren në mënyrë jo konsistente dhe jo korrekte. Për ta kuptuar këtë le të krahasojmë të dhënat që vijojnë: Gjatë përdorimit tipik të kondomit për një vit, 14 nga 100 gra mbeten shtatzana; ndërsa gjatë përdorimit perfekt të kondomit për një vit, 3 nga 100 gra mbeten shtatzëna. Si\u00e7 shikohet ka një rritje të theksuar të efektivitetit kur kondomi përdoret në mënyrë perfekte. Kjo që ndodh me mbrojtjen nga shtatzania ndodh edhe me mbrojtjen nga Sëmundjet Seksualisht të Transmetueshme.
\nQë të përdoret kondomi në mënyrë konsistente dhe korrekte duhet:
\n* Të përdoret kondom i ri sa herë që bëhet seks.
\n* Të ruhen kondomet në vënd të freskët, të thatë, jo të ekspozuara në dritë direkte.
\n* Të mos përdoren kondome të dëmtuara, të diskoloruara, të shpërveshura, të grisura ose të ngjitura.
\n* Të kontrollohet data e skadencës para përdorimit.
\n* Të hapet zarfi i kondomit me kujdes, që të mos dëmtohet kondomi gjatë hapjes.
\n* Të vishet kondomi në penisin e erektuar përpara se të fillohet interkursa.
\n* Kur vendoset kondomi në penis, të lihet një boshllëk në majë ku të grumbullohet sperma.
\n* Të përdoret lubrifikant me bazë ujore.
\n* Në qoftë se kondomi \u00e7ahet gjatë interkursës seksuale, penisi të nxirret shpejt nga vagina dhe të vendoset një kondom i ri përpara se të rifillohet interkursa. Pas seksit duhet të bisedohet me doktorin për të kërkuar kontracepsion urgjent.
\n* Penisi të nxirret jashtë nga vagina menjëherë pas ejakulacionit kur është akoma i forcuar, së bashku me kondomin e veshur. (Të? ? shtrëngohet fundi i kondomit me gishta tek baza e penisit të erektuar)
\nShpresoj të kem dhënë? informacion të vlefshëm dhe të mjaftueshëm për kondomet.
\nTë uroj fat dhe të bëhesh një përdorues perfekt i kondomeve
\nDoktori.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"

Pyetje: Përshëndetje doktor! Kam lexuar apo dëgjuar diku (nuk e mbaj mend se ku) se prezervativi nuk është një mjet absolutisht i sigurt për t’u mbrojutr nga HIV dhe sëmundjet e tjera seksualisht të transmetueshme (sigurisht është më i miri që kemi). Në kontaktet seksuale, edhe kur përdorim prezervativ, mundësia për të qënë “i sigurtë” […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[22,24,27],"tags":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1205"}],"collection":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1205"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1205\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1205"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1205"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1205"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}