{"id":1243,"date":"2010-03-26T09:10:12","date_gmt":"2010-03-26T09:10:12","guid":{"rendered":"http:\/\/seksologu.com\/index\/?p=1243"},"modified":"2010-03-26T09:10:12","modified_gmt":"2010-03-26T09:10:12","slug":"femrat-nuk-me-eksitojne","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/seksologu.com\/femrat-nuk-me-eksitojne\/","title":{"rendered":"Femrat nuk më eksitojnë!"},"content":{"rendered":"

\"sad<\/a>Pyetje:<\/strong>
\nDoktor jam një djalë 15 vje\u00e7 dhe kam një problem: Femrat nuk më eksitojnë dhe kam menduar që kur të kryejë mardhënie seksuale të përdor Viagra, por do të doja të dija efektin që mund të kenë. Do të thotë nqs unë pi viagra dhe ? gjatë pro\u00e7esit nuk eksitohem, a shkakton gjë kjo? A pengon në “prishjen”time? (më falni por nuk dija si ta shprehja). Shpresoj ta keni kuptuar problemin tim.
\n
\nPërgjigje:<\/strong>
\nQë në fillim dua të të them, se 15 vje\u00e7 është herët që një djalë të fillojë jetën seksuale. Kjo është këshilla ime. Nuk më thua: A të ngrihet kur masturbon (i bije me dorë), kur ngrihesh në mëngjes, ose natën në gjumë. Si do qoftë, as mos e shko nëpër mendje përdorimin e Viagrës. Të rinjtë nuk kanë nevojë për Viagrën. Ti nuk i shpjegon mirë problemet e tua, por sido që të jetë kuptohet që ke njëe lloj impotence emocionale e cila është e shërueshme. Shërimin do ta bësh ti vetë. Edhe një herë mos përdor Viagra, ajo nuk është për ty. Lexo artikullin që po të dërgoj,
\nUroj shëndet dhe fat,
\nDoktori.
\nT\u00cb RINJT\u00cb DHE IMPOTENCA SEKSUALE
\nKohët e fundit, në adresën time në blogun \u201cseksologu\u201d, kam marrë shumë letra prej të rinjve, shumica të moshës 20-25 vje\u00e7, që kërkojnë shpjegime lidhur me disfunksionin e tyre erektil (impotencën). Ata ankohen se e arrijnë ereksionin, por nuk e mbajnë dot atë për aq kohë sa duhet për të penetruar në vaginën e dashnoreve të tyre. Ata ankohen për gjendjen e tyre dhe ndjehen shumë të frustruar.
\nTë gjithëve u kam dërguar përgjigje personale, ku përfshihen këshilla specifike për gjendjen e secilit, por duke vlerësuar se problemi prek shumë të rinj të këtyre moshave, mendova ta përgjithësoj problemin edhe me këtë shkrim.
\nProblemet me ereksionin tek të rinjtë janë kryesisht, psikologjike, por ka edhe raste që kanë arsye fizike, ose kombinim i të dy faktorëve- psikologjike dhe fizike. Ju thoni se nuk jeni të zotë ta mbani ? ereksionin për të realizuar interkursën, por ? a e mbani ereksionin kur ajo e prek penisin tuaj me duar, me gojën e saj, ose kur masturboni?
\nDisa djem kanë probleme me ereksionin, kur marrëdhënia është në fillimet e saj. Me kalimin e kohës, kur ata ndjehen më komfort në marrëdhënien? me partneren e re, ereksionet e tyre bëhen më të mira. Bëni ? kujdes dhe vëzhgoni ereksionin tuaj. Mundohuni të kuptoni në se kjo vështirësi që keni ka nevojë që të shikohet nga një urolog, apo nga një seksterapist. Pra dalloni impotencën fizike nga ajo psikologjike.
\nNë qoftë se keni ereksione kur ngriheni në mëngjes ose? kur masturboni, por jo kur dëshironi të bëni seks me partneren, ky është një informacion me rëndësi, që do të thotë se trupi juaj funksionon mirë, fizikisht.
\nPor dua? të të bëj edhe këtë pyetje: Pse nuk përpiqeni të arrini ? kënaqësinë seksuale me partneren tuaj pa u shqetësuar për ereksionin?
\nKëto lloj vështirësish janë të zakonshme? dhe kalimtare.
\nShikojini këto si pjesë të? jetës dhe jo si probleme të saj<\/strong>.
\nNë problemin tuaj seksterapia mund të bëjë ndryshime pozitive të dukshme.
\nE kuptoj, se sa frustruese dhe e vështirë është për djemtë dhe partneret e tyre seksuale, kur përballen me disfunksionin erektil, ve\u00e7anërisht, kur shkaku është i paqartë.
\nNë këtë rast, është me shumë rëndësi që partneria të jetë mbështetëse dhe ta kuptojë situatën. Disfunksioni erektil, bën që djali dhe vajza të ndjehen të pa përshtatshëm për marrëdhënie seksuale me njëri-tjetrin. ? Secili fajëson veten. Djali mendon se është faji i tij që është i pazoti. Vajza fajëson veten, sepse mendon se është e paaftë të eksitojë në mënyrën e duhur djalin që e do. Ndërkaq, komunikimi i hapur dhe i ndershëm me njëri-tjetrin, është me shumë rëndësi për të forcuar marrëdhënien dhe që të dy, sëbashku, do ta rregullojnë situatën.
\nDisa djem, provojnë vështirësi në ereksion edhe si pasojë e faktorëve fiziologjikë. Në faktorët që shkaktojnë impotencën fizike hyjnë :<\/p>\n