{"id":1261,"date":"2010-04-01T07:26:57","date_gmt":"2010-04-01T07:26:57","guid":{"rendered":"http:\/\/seksologu.com\/index\/?p=1261"},"modified":"2010-04-01T07:26:57","modified_gmt":"2010-04-01T07:26:57","slug":"hivaids-nje-kercenim-ne-rritje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/seksologu.com\/hivaids-nje-kercenim-ne-rritje\/","title":{"rendered":"HIV\/AIDS – Një kërcënim në rritje"},"content":{"rendered":"

\"hiv_aids\"<\/a>DERI N\u00cb OR\u00cbN 12 N\u00cb MESDIT\u00cb, DIT\u00cbN E H\u00cbN\u00cb DAT\u00cb 12 SHKURT 2007, NUMRI I BURRAVE, GRAVE DHE F\u00cbMIJVE Q\u00cb JETOJN\u00cb ME HIV\/AIDS N\u00cb BOT\u00cb ISHTE 43,792,180 VETA.
\nK\u00cbTA JAN\u00cb T\u00cb RREGJISTRUAR, PO SA JAN\u00cb T\u00cb PANJOHURIT DHE T\u00cb PA DIAGNOSTIKUARIT?
\nHIV\/AIDS \u00cbSHT\u00cb NJ\u00cb NGA SHKAQET M\u00cb T\u00cb ZAKONSHME T\u00cb VDEKJES S\u00cb PERSONAVE T\u00cb MOSH\u00cbS 25-44 VJE\u00c7. VDEKJET NGA AIDS N\u00cb K\u00cbT\u00cb MOSH\u00cb JAN\u00cb T\u00cb BARABARTA ME VDEKJET NGA AKSIDENTET.
\nPavarësisht kujdesit gjithnjë në rritje, që tregohet nga shumica e njerëzve, virusi vazhdon të përhapet ve\u00e7anërisht midis grave, adoleshentëve dhe të rinjve.
\nTë infektuarit me HIV janë të dy sekseve, të \u00e7do moshe, të \u00e7do niveli ekonomik dhe të \u00e7do orientimi seksual. Si\u00e7 shikohet infeksioni HIV nuk zgjedh, ai është shumë \u201cdemokrat\u201d.
\nQë nga 1991 e deri sot, në shkallë botërore, AIDS-i është i gjashti në radhë si? shkak i vdekjeve, në grup moshën nga pesëmbëdhjetë deri njëzet e katër vje\u00e7. Nga të sëmurët që diagnostikohen rishtas me AIDS, 20 përqind e tyre janë të moshës njëzet deri njëzet e nëntë vje\u00e7. Numri i adoleshentëve të sëmurë me HIV\/AIDS dyfishohet \u00e7do vit.
\nNëntëdhjetë përqind e të infektuarve janë në vendet që quhen në zhvillim<\/span>
\nSi\u00e7 dihet, duhen 10 vjet që nga infektimi me HIV e deri në shfaqjen e sëmundjes së AIDS. Ky fakt, bën që shumë njerëz të mos e dinë se janë të infektuar, ndërkohë që e mbartin virusin në trupin e tyre. Kur këta të infektuar bëjnë jetë aktive seksuale, virusin që mbartin u a kalojnë të tjerëve, ata të tjerëve dhe \u2026\u2026kjo vazhdon pa fund. Kjo është mënyra që përhapet epidemia.
\nAIDS-i është ndër shkaqet kryesore të vdekjeve? midis personave të moshës 25-44 vje\u00e7. Këto janë vitet më produktive të jetës. Koha kur dashurojmë, kur fillojmë familjet, koha e sukseseve në karrierë dhe e kontributit për familjen e shoqërinë. Prekja e kaq shumë të rinjve nga kjo sëmundje dhe vdekja e hershme prej saj, përbën atë që quhet \u201cTragjedia Globale<\/strong>!\u201d
\nNatyrisht, për \u00e7do të sëmurë me HIV\/AIDS ka një duzinë njerëzish të tjerë, jeta e të cilëve ndryshon përfundimisht. Bashkëshortët, fëmijët, dashnorët, prindërit, mësuesit, shokët, fqinjët, të gjithë janë të prekur thellësisht.
\nNë vitin 2000, 125.000 fëmijë mbetën pa një prind si pasojë e AIDS në Sh. B. A, nga këta 30.000 vetëm në New York,. Dhjetë milionë fëmijë mbetën jetimë në Afrikë për arsyje të AIDS-it, në fillim të vitit 2000. Këta fëmijë janë më të pambrojturit, më të neglizhuarit, më të kequshqyerit dhe më të sëmurët.
\nMbani parasysh se jemi në një epidemi të HIV-it në rang Botëror.
\nJames Curran
\nQendra për Prevenim dhe Kontroll të Sëmundjeve.<\/span>
\n\u2022? ? ? AIDS tani është Pandemik<\/strong>, që do të thotë një sëmundje që ekziston në \u00e7do vend të botës.
\n\u2022? ? ? Rreth 6 milion njerëz në Botë janë të diagnostikuar me AIDS
\n\u2022? ? ? 44 milion njerëz, të rritur dhe fëmijë, janë të infektuar me HIV.
\n\u2022? ? ? \u00c7do vit numri rritet me miliona.
\n\u2022? ? ? Afrika- vendi ku virusi filloi disa dekada më parë është më e goditura nga epidemia e HIV. Gjashtëdhjetë përqind e të gjitha rasteve të? Botës janë në vendet nën shkretëtirën e Saharasë.
\n\u2022? ? ? Në Ruanda, Uganda, Burundi, Zaire, Mozambik dhe Zimbabve-përhapja e varfërisë, shëndeti i keq, ushqyerja e keqe, uria dhe luftërat civile, ndihmojnë të përhapet virusi.
\n\u2022? ? ? Në Azi, përhapja e virusit e ka kaluar Afrikën. Një milion të infektuar të rinj shtohen \u00e7do vit.
\n\u2022? ? ? Vendet e Amerikës Latine dhe Karaibet, janë në rrezik të madh.
\n\u2022? ? ? Vendet ish-socialiste, shënojnë rritje të madhe të rasteve \u00e7do vit.
\nNë këto 27 vjet që nga koha që shkencëtarët për herë të parë dalluan AIDS-in në Amerikë, shumë miliona dollarë janë derdhur në përpjekje për të ruajtur të rinjtë të mos infektohen me HIV, me virusin që shkakton sëmundjen.
\nPor statistikat e viteve të fundit tregojnë se numri i adoleshentëve dhe të rinjve të infektuar rishtazi është në rritje të menjëhershme.
\nNë këto kushte gjithkush bën pyetjen: Pse ndodh kështu?
\nEkspertët thonë se ka shumë faktorë në lojë:
\n1- Shumë pacientë të infektuar me HIV, tani me ndihmën e barnave të fuqishme mbahen të shëndetshëm. Kjo ka bërë që AIDS të shikohet sot si më pak kërcënues për të rinjtë, nga sa ishte në të kaluarën. Pra,? \u201cfaktori frikë\u201d është zbehur.
\n2-Në 1980 dhe në fillimet e 1990, tmerri i AIDS ishte i qartë, madje, në ekranet e TV në atë kohë flisnin për HIV\/AIDS personalitetet shoqërore, politike dhe artistike më të mëdha të kohës. Flisnin ata që ishin prekur vetë prej sëmundjes, ose që kishin humbur miqtë dhe familjarët prej saj.
\n3- Në vitet e para të epidemisë në ekranet e TV shfaqeshin njerëz të mbaruar, të dobët skelet, që po shkonin drejt vdekjes prej AIDS. Sot këto pamje nuk duken më dhe kjo ka bërë që të zbehet lufta kundër infeksionit HIV.
\n4-Dalja e barnave antiretrovirale në mes të viteve të nëntëdhjeta, e ndryshoi të gjithë panoramën e sëmundjes. Sot, mund ta shikojmë dhe takojmë një person të infektuar me HIV\/AIDS dhe nuk e kuptojmë se ai është me AIDS.
\nTë gjitha këto kanë bërë që HIV-i të shikohet nga të rinjtë si një rrezik më i vogël. Ata janë në moshë që nuk e mendojnë se kjo mund të ndodhë ndonjëherë me ta. Ata marrin mesazhe nga shumë anë për HIV dhe AIDS, por kurrë nuk kanë parë me sytë e tyre \u00e7farë bën HIV-i.
\nAta nuk i shikojnë shokët e tyre të infektuar që të vuajnë, ndaj dhe? infektimi me sëmundjen nuk është një kërcënim i madh për ta. Ata gjithmonë mendojnë: \u201d Kjo nuk do të më ndodhë mua kurrë<\/strong>.\u201d
\nKohët e fundit janë shtuar shumë rastet e gayve ( burra dhe të rinj ) të infektuar rishtas. Numri i rasteve të reja të infektuara me HIV nga marrëdhëniet seksuale burrë-burrë në Amerikë në vitin 2001-2004 ishin 16,000, ndërsa vetëm në vitin 2005 ky numër kërceu në 18,296 raste.
\nShumë mjekë mendojnë se barnat HIV-supresuese që përdoren sot, janë faktor me rëndësi që kontribuon në shtimin e rasteve me HIV.
\nNë revistat e gay-ve sot shikon burra të fuqishëm, të pashëm e simpatikë që ngjitin malet e larta me etiketa si kjo: \u201c unë nuk e lejoj HIV-in të më pengojë<\/strong>\u201d. Ata përpiqen të dërgojnë tek të rinjtë mesazhin: \u201cgjithkush? mund të jetë i ngrohtë, i shëndetshëm e simpatik edhe kur është i infektuar me HIV<\/strong>\u201d.
\nNë reklamat e revistave shikon vazhdimisht të rinj gay të shkëlqyer, të shëndetshëm dhe vibrantë. Kjo bën që ata të mos mendojnë shumë për mbrojtjen dhe të mos pyesin për rreziqet. Ata mendojnë se edhe po të infektohen me HIV,? ajo që do t\u2019u? duhet të bëjnë është të marrin një pilulë.<\/strong>
\nPor e vërteta e të jetuarit me HIV është krejt ndryshe, edhe atëherë kur mjekimet kanë sukses. Sipas shkencëtarëve, përzierjet e barnave të fuqishme HIV-supresuese kanë shumë efekte anësore. Ndërmjet të tjerave le të përmendim rishpërndarja e dhjamit në organizmë, \u00e7rregullimet në veprimin e insulinës, rritjen e nivelit të kolesterolit në gjak, rritjen e rrezikut për t\u2019u sëmurë nga zemra dhe toksiciteti i tyre i rrezikshëm për mël\u00e7inë. Këto të gjitha janë shumë serioze për shëndetin .
\nMidis shkencëtarëve ekziston frika se do të vijë një ditë kur HIV-i do të zhvillojë mutacione që do t\u2019i bëjnë këto barna të paefektshme. Në ndodhtë kjo, nuk ka dyshim, që? do të? shpërthejë një urgjencë e re lidhur me luftën kundër AIDS në shkallë botërore .
\nHIV-i vazhdon të godisë të rinjtë e të rejat e shtresave më të varfra e të pambrojtura kudo në botë. Sipas statistikave botërore numri i infeksioneve të reja sa vjen e shtohet. ( Sipas të dhënave amerikane burrat e zinj në Amerikë infektohen me HIV gjashtë herë më shumë se burrat e bardhë dhe gratë e zeza infektohen me HIV 20 herë më shumë se gratë e bardha.) Shkak për këtë pabarazi është kryesisht faktori ekonomik, thonë ekspertët.
\nPrioritet i të varfërve kudo në botë nuk është infektimi me HIV, por mbijetesa, ku ta fusin kokën sonte<\/strong>. Ata flaken nga shtëpitë, kanë probleme me përdorimin e drogave dhe janë të zbuluar ndaj të gjitha fatkeqësive. Vajzat e këtyre shtresave në nevojë, janë të zhytura në të njëjtat probleme socio-ekonomike dhe janë të shtrënguara të kryejnë seks të pasigurtë me partnerët e tyre seksualë.
\nEkspertët theksojnë se rritja e madhe e numrit të përdoruesve të drogave, ve\u00e7anërisht amphetaminave, në vitet e fundit, ka rritur shumë rastet e infektimit me HIV midis të rinjve. Shpesh këta të rinj mendojnë: \u201c \u00c7\u2019është për të bërë, do të bëhet<\/strong><\/span>\u201d
\nLufta për parandalimin e HIV-it është me shumë rëndësi. Në shumë vende ka programe të ve\u00e7anta. Por shumë nga këto programe fokusohen tek personat e infektuar. Mesazhi që marrin të rinjtë nga këto programe është : \u201c Në qoftë se nuk jam i infektuar, duhet t\u2019u largohem të infektuarve.<\/strong>\u201d? Si\u00e7 shihet, barra<\/span><\/strong> e përgjegjësisë kalon nga vetia tek HIV-pozitivët, ose tek njerëzit me rrezikshmëri të lartë si\u00e7 janë gay-të dhe abuzuesit e drogave. Kjo është e gabuar, kur e dimë se HIV-i prek gjithkënd. Lufta kundër HIV duhet të jetë problem i të gjithëve.
\n
\n\u00c7farë duhet të bëjnë të rinjtë që të ndryshojmë sjelljen? <\/strong>
\nKjo është një pyetje e vështirë dhe përgjigja varet nga njerëzit dhe vendi ku ata jetojnë. \u00c7elësi është tek trajtimi i drejtë i problemit. Të rinjve duhet t\u2019u jepet informacioni në atë mënyrë që të jetë i pranueshëm prej tyre dhe që nuk i ofendon ata. Informacioni për HIV-in duhet të jetë me interes, të lejë gjurmë dhe që të rinjtë \u00e7do herë të marrin në shtëpi di\u00e7ka që nuk e dinin një natë më parë. Të mendohet për të rinjtë si për persona të plotë e të kompletuar, ashtu si\u00e7 janë në të vërtetë, dhe jo vetëm si persona që mund të infektohen. Ata të gjithë e kanë dëgjuar? shumë herë porosinë : Përdorni kondomin! Përdorni kondomin!<\/strong> Por vetëm kjo nuk mjafton.
\nTë rriturit nuk duhet t\u2019u drejtojnë gishtin të rinjve e t\u2019u thonë: \u201d Ju jeni të këqij<\/strong>\u201d. Me këtë mënyrë mund të shpëtohen vetëm disa, por nuk mund të shpëtohen të gjithë.? Të rinjtë duhet të mbështeten. Ata janë të rinj dhe të gjithë kanë qenë si ata.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"

DERI N\u00cb OR\u00cbN 12 N\u00cb MESDIT\u00cb, DIT\u00cbN E H\u00cbN\u00cb DAT\u00cb 12 SHKURT 2007, NUMRI I BURRAVE, GRAVE DHE F\u00cbMIJVE Q\u00cb JETOJN\u00cb ME HIV\/AIDS N\u00cb BOT\u00cb ISHTE 43,792,180 VETA. K\u00cbTA JAN\u00cb T\u00cb RREGJISTRUAR, PO SA JAN\u00cb T\u00cb PANJOHURIT DHE T\u00cb PA DIAGNOSTIKUARIT? HIV\/AIDS \u00cbSHT\u00cb NJ\u00cb NGA SHKAQET M\u00cb T\u00cb ZAKONSHME T\u00cb VDEKJES S\u00cb PERSONAVE T\u00cb MOSH\u00cbS […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[10],"tags":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1261"}],"collection":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1261"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1261\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1261"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1261"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1261"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}