{"id":1265,"date":"2010-04-02T09:06:15","date_gmt":"2010-04-02T09:06:15","guid":{"rendered":"http:\/\/seksologu.com\/index\/?p=1265"},"modified":"2010-04-02T09:06:15","modified_gmt":"2010-04-02T09:06:15","slug":"orgazma-dhe-te-fiketit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/seksologu.com\/orgazma-dhe-te-fiketit\/","title":{"rendered":"Orgazma dhe të fikëtit!"},"content":{"rendered":"

\"s\"<\/a>Pyetje:<\/strong>
\nJemi një \u00e7ift, unë 38 vje\u00e7, gruaja 35, nga Peja. Jemi të martuar, kemi 3 fëmijë.
\nPo ju paraqesim të gjitha të dhënat që do tju mundësojë juve të na ndihmoni.
\nQysh në fillim të paraqitjes së problemit që duam t\u2019ju parashtrojmë, kemi menduar se ju do të mund të na ndihmonit.
\nProblemi që kemi na shqetëson. Shpresojmë se do të na ndihmoni.
\nTani ju shkruaj unë, burri:
\nPara shumë viteve, gruas, shumë rrallë, i ndodhte që pas një orgazme të mirë, të shtrihej, fare lehtë dhe të flinte menjëherë.
\nKohë pas kohe, ajo shpeshtohej, e nganjëherë, \u201cgjumi\u201d fillonte menjëherë, por megjithatë nuk më shqetësonte shumë, sepse e merrja dhe e vendosja në shtrat nëse nuk ishte aty, ose e lija të flinte.
\nKohëve të fundit, nuk bëhet më fjalë për gjumë. Menjëherë pas orgazmës, gruaja, pothuaj humb fare vetëdijen, bije si e vdekur, dhe kjo më ngjall edhe mua një ndjenjë shumë të keqe. Ajo pas pak, ose me pak vonesë fillon të duket e gjallë, më vonë, pas rreth 5 deri 10 min, ndihet se merr frymë, apo fillon të flas për\u00e7art, nuk kuptohet, pa logjik. Nganjëherë shtangohet, mbetet në pozicion të njëjtë, dhe mezi e \u00e7ojë të shtrihet. Në minutat e para pasi fillon të kthjellohet, ajo sillet si e hutuar fare, shumë e hutuar, nuk e ka idenë për asgjë. Më pas ankohet se ka kokëdhembje dhe një plogështi.
\nNe iu kemi drejtuar një gjinekologeje, e cila këtë \u00e7ështje nuk e ka parë me shumë seriozitet duke thënë se ka mundësi të jetë në bazë psikike dhe e kalueshme.
\nGruaja nuk ka ndonjë problem të tillë, nuk ka probleme në jetën e zakonshme, është gjith\u00e7ka ok, dhe ka sjellje normale.
\nMë vonë këtë problem ja kemi shfaqur një internisti të njohur. Ai këtë gjendje nuk e ka parë si problem, duke na thënë se do të kaloj, por vetëm se i ka rekomanduar gruas të përdor për rreth 1 muaj, një qetësues me bazë bimore, shumë të lehtë.
\nI nderuar doktor, ky problem, nuk i paraqitet absolutisht \u00e7do herë, por shumicën e herëve që bëjmë seks, pas orgazmës i ndodh kjo. Kjo ka filluar edhe për mua të krijoj shqetësim, sepse në të vërtetë kam frikë se mund të ndodhë di\u00e7ka e keqe. Gruaja përve\u00e7 se përjeton një ndjenjë të keqe pasi kthjellohet, shumë të keqe me kokëdhembje, ajo nuk ka frik nga pësimi i ndonjë të keqeje. Për mua është mjaft e vështirë. Ajo , pas orgazmës, duket vërtet e vdekur, kjo më shqetëson shumë.
\nMë rrallë mund të ndodh kur seksin e bëjmë në mëngjes por shumë shpesh apo të shumtën e herëve kur e bëjmë në mbrëmje.
\nPërndryshe, kemi një seks shumë të mirë, mjaft të shëndoshë, plot kënaqësi, por kjo neve na shqetëson mjaft.
\nGruaja është shumë seksipile, bëjmë një seks vërtet të mirë, dhe orgazma sa më e fortë dhe më e thellë të jetë, aq më e sigurtë është ti ndodh kjo gjëndje, prandaj edhe kemi frikë edhe t\u2019ja nisim fare.
\nKjo gjëndje ka filluar të shpeshtohet në muajt e fundit.
\n\u00c7ka duhet të bëjmë konkretisht. Nëse mund të na rekomandoni një vizitë tek ndonje mjek i zkonshëm. Kjo \u00e7ështje, duke qenë se tek ne është tabu, është pak problem të trajtohet ose të merret në konsideratë me seriozitet. Gruaja, zakonisht ka tension të ulët, por kjo nuk i paraqet ndonjë problem asnjëherë. Unë kam menduar se duke qenë se ajo zakonisht tensionin e ka më të ulët, dhe se gjatë seksit tensioni ngrihet, dhe pastaj bie menjëherë pas orgazmës, atëherë këtë ia thashë internistit, por ai na tha se kjo nuk ka lidhje fare me tensionin.
\nJu falenderojmë
\nJu lutem na ndihmoni
\nPresim përgjigjen tuaj
\nPërgjigje:<\/strong>
\n
\nORGASMA DHE T\u00cb FIK\u00cbTIT<\/strong>
\nKjo gjendje ndodh rrallë. Francezët e quajnë orgasmën \u201cLe Petit Mort\u201d (vdekja e vogël). Kjo frazë ka qenë shumë e përdorur në literaturën erotike të periudhës Viktoriane.
\nEksitimi seksual dhe orgasma, mund të bëjnë që disa gra (ndonjëherë edhe burrat) të provojnë humbjen e menjëhershme dhe të përkohshme të ndërgjegjes. Kjo ndodh edhe me ti. Duhet kuptuar se kjo nuk është një gjë normale. Ka disa arsye pse ndodh humbja e ndërgjegjies pas orgasmës:
\n1-Gjatë eksitimit seksual dhe orgasmës, frymëmarrja shkurtohet dhe shpejtohet. Për disa persona, frymëmarrja, bëhet aq e shpeshtë sa ata hyperventilohen. Si pasojë e hyperventilacionit bije ndjeshëm niveli i dioksidit të karbonit në gjak. Kjo shkakton marrje mëndsh, turbullim të ndërgjegjes dhe? si rezultat vjen të fikëtit. Përdorimi i alkoolit e favorizon shfaqjen e këtij fenomeni pas orgasmës.
\n2- Gjatë eksitimit seksual dhe orgasmës, gjaku shkon me shumicë në organet gjenitale. Si pasojë pakësohet sasia e gjakut në tru. Truri nuk merr sasinë e duhur të oksigjenit dhe të lëndëve të tjera ushqyese. Kjo prish aktivitetin e ndërgjegjshëm trunor dhe disa autorë thonë se mund të ndodhë humbja komplete e ndërgjegjes. Ka disa njerëz, që me qëllim i privojnë trurit oksigjenin. Këtë e bëjnë për të rritur kënaqësinë seksuale dhe orgasmën. Kjo praktikë seksuale quhet? auto-erotic asphiyxiation, që do të thotë të vetë-mbytesh, ose të të mbysë partneri. Shumë adoleshentë kur masturbojnë, për të rritur kënaqësinë seksuale shtrëngojnë fytin me një? litar. Në këto raste kanë ndodhur edhe vdekje aksidentale të adoleshentëve gjatë masturbimit.? Me këtë mekanizëm lidhet edhe fakti i përshkruar dhe i provuar, që gjatë fluturimeve me avjon në lartësi, ku pakësohet sasija e oksigjenit, rritet dëshira e njerëzve për seks.
\n3-Të fikëtit, ose humbja e ndërgjegjes pas orgasmës, mund të jetë, gjithashtu, shenjë e një gjendjeje shëndetësore serioze. Të këtilla mund të jenë aritmitë e zemrës. Gjatë aktivitetit të zakonshëm ditor, njerëzit që vuajnë nga kjo gjendje, mund të ndjehen fare mirë. Por, pas një eforti fizik, ose aktiviteti seksual vigoroz (të fuqishëm), zemra e tyre e sëmurë, nuk e mban dot tensionin e gjakut në shifrat e kërkuara. Kur mbaron sforcimi fizik, të rrahurat e zëmrës pakësohen. Venat e gjakut në muskujt dhe në pjesët gjenitale mbeten të zgjeruara dhe plot me gjak. Kjo shkakton të fikëtit ose vdekjen. Ti thua se je me tension të gjakut të ulët. Mundet që ky mekanizëm të jetë shkaku i humbjes së ndërgjegjes pas orgasmës, në rastin tënd.
\n4-\u201cEndorfinat \u201c janë një klasë hormonesh që \u00e7lirohen në tru në përgjigje të orgasmës dhe seksit, kur qeshim, gjatë ushtrimeve aerobike dhe për disa (më shumë tek gratë) kur hanë \u00e7okollata. Këto hormone, kimikisht, janë shumë të ngjashme me morfinën. Ato tregojnë një efekt si narkotikët tek disa njerëz. Tek këta njerëz ato shkaktojnë humbjen e ndërgjegjes pas orgasmës për rreth? 30 sekonda. Të tjerë flenë edhe më gjatë pas orgasmës. Madje, të tjerë, kur zgjohen nuk mbajnë mend fare, se kanë kryer marrëdhënie seksuale. Edhe prodhimi me shumicë në trurin tuaj, në kushtet e seksit dhe orgasmave të mrekullueshme që ju arrini, mund të jenë shkaku i gjendjes pa ndërgjegje që ju provoni pas orgasmës. Endorfinat kanë edhe efekt kundër depresionit. Në rastet e depresionit të lehtë, disa studime kanë treguar, se \u00e7lirimi i endorfinave pas orgasmës është me efekt të mirë, madje, më të mirë se? antidepresantët si Prozaku. Unë disa pacientëve me fenomene te lehta depresive, u kam rekomanduar seksin e plotë e të kënaqshëm dhe rezultatet duket se janë të mira.
\nSido që të jetë, gjendja jote duhet të vlerësohet me shumë kujdes nga mjeku. Por sa herë që ndodh të fikëtit, partneri seksual duhet t\u2019u shtrijë menjëherë me kokë të varur nga krevati, pra koka poshtë. Në këto rrethana, kjo është, gjith\u00e7ka, që partneri? mund të bëjë për të ndihmuar. Ai duhet të ngrejë këmbët e tua lart, që të rritet sasia e gjakut që shkon në tru dhe në zemër. Sapo ju do të ndjeheni më mirë, ai ngadalë të të vendosë në? një pozicion më komod. Kjo do ta ndihmojë që të kapërcehet gjendja e të fikëtit. Që të jeni të sigurtë, është mirë që ju dhe \u00e7do njeri tjetër, që ka të tilla episode të fikëti në mënyrë të përsëritur, duhet të bisedojë me doktorin e tij dhe të ekzaminohet seriozisht. Kjo situatë nuk duhet të neglizhohet.
\nShpresoj te jem shpjeguar qartë dhe të më keni kuptuar.
\nPa\u00e7i shëndet e fat
\nDoktori<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"

Pyetje: Jemi një \u00e7ift, unë 38 vje\u00e7, gruaja 35, nga Peja. Jemi të martuar, kemi 3 fëmijë. Po ju paraqesim të gjitha të dhënat që do tju mundësojë juve të na ndihmoni. Qysh në fillim të paraqitjes së problemit që duam t\u2019ju parashtrojmë, kemi menduar se ju do të mund të na ndihmonit. Problemi që […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[24],"tags":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1265"}],"collection":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1265"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1265\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1265"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1265"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1265"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}