{"id":1315,"date":"2010-04-15T07:56:42","date_gmt":"2010-04-15T07:56:42","guid":{"rendered":"http:\/\/seksologu.com\/index\/?p=1315"},"modified":"2010-04-15T07:56:42","modified_gmt":"2010-04-15T07:56:42","slug":"marredheniet-seksuale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/seksologu.com\/marredheniet-seksuale\/","title":{"rendered":"Marrëdhëniet Seksuale"},"content":{"rendered":"

\"condom\"<\/a>Fraza \u201ckëmbimi i lëngjeve seksuale\u201d do të thotë angazhim në seks të pambrojtur. Një vajzë ose një grua që bën kopulim seksual pa kondom, me një djalë ose një burrë të infektuar me HIV, ajo ka rrezik të infektohet. \u00c7do dëmtim, sado i vogël në vagjinën e saj, e lejon virusin të kalojë lehtësisht brenda trupit. Po ashtu, kur një grua e infektuar kryen kopulim pa kondom me një djalë, virusi futet në gjakun e djalit lehtësisht nëpërmjet një dëmtimi sa do të vogël në penisin e tij, ose nëpërmjet uretrës (tubit për gjatë penisit që shërben për urinim dhe ejakulim). Këto dëmtime mund të jenë aq të vogla, sa që nuk shikohen dhe nuk ndjehen nga ai që i ka. Infektimi me HIV mund të ndodhë edhe kur kryhen marrëdhënie me persona të të njëjtit seks, mjafton që të këmbehen lëngjet e trupit të dy partnerëve.
\nA ka marrëdhënie seksuale të Sigurta?<\/strong>
\nSeksi i sigurtë është me shumë rëndësi dhe ai duhet të praktikohet \u00e7do herë që bëhet seks, por për të evituar përhapje e HIV-it, ai është i domosdoshëm. Puthjet, mbajtjet nga dora, masazhet, fërkimet trupore, janë të gjitha praktika seksuale të sigurta. Nuk ka asnjë mundësi që njerëzit të infektohen me HIV, po qe se kufizohen vetëm në këto praktika.
\nSeksi oral, është më i sigurtë nga seksi vaginal dhe anal. Rrallë ka ndodhur që një person të infektohet me HIV duke bërë seks oral, por edhe mund të ndodhë. Ekziston një përqindje rreziku për infektimin me HIV gjatë seksit oral. Ashtu si edhe gjatë kopulimit seksual, një dëmtim i vogël e i hapur në gjenitalet dhe një dëmtim i hapur në gojë lejojnë? infeksionin të përhapet gjatë seksit oral. Kur partneri i infektuar lëshon në gojën e tjetrit lëngjet e tij, mundësia e infeksionit ekziston.
\nPor sa i sigurtë është \u201cseksi i sigurtë\u201d?<\/em> Abstinenca, ose mos bërja fare seks, është metoda e vetme krejtësisht e sigurtë, për të parandaluar përhapjen e HIV dhe AIDS. Kushdo që bën seks duhet të jetë i men\u00e7ur. Seksi me kondom është i domosdoshëm dhe zakonisht i sigurtë. Përdora fjalën \u201czakonisht\u201d jo pa qëllim. Kondomet mund të \u00e7ahen dhe kur \u00e7ahen, shanset për infektim nga këmbimi i lëngjeve seksuale rriten.
\nKontaktet me Gjakun<\/strong>
\nKontakti direkt me gjakun e një personi të infektuar me HIV është me rreziqe. Kur kërkuesit shkencorë gjetën mënyrën si njerëzit infektoheshin me HIV\/AIDS, punonjësit e shëndetësisë u trembën. Doktorët, infermieret, dentistët, punonjësit e urgjencave dhe kirurgët vinë në kontakt, \u00e7do ditë, me shumë pacientë. Zbulimi i HIV dhe rritja e njohurive lidhur me mënyrën e transmetimit të tij, bëri që punonjësit e shëndetësisë të mendonin si të mbroheshin. Tani punonjësit e mjekësisë veshin doreza lateksi kur merren me të sëmurët, por ata përdorin masa mbrojtëse edhe kur kryejnë frymëmarrjen gojë-më-gojë tek të sëmurët që i reanimojnë.
\nPër shumë adoleshentë, kërcënimi për infeksion vjen kryesisht nga përdorimi i drogave intravenoze dhe kur bëjnë seks pa kondom. Kur një person përdor një shiringë për të injektuar drogën, copëza gjaku të vogla mbeten në pjesët e shiringës. Po qe se një person tjetër e mbush të njëjtën shiringë me drogë dhe e injekton atë tek vetia, ai ose ajo infektohet nga copëzat e gjakut të infektuar.
\nIshte një kohë, kur infektimi mund të bëhej edhe kur transfuzohej gjak, ose preparate të tij, që ishte marrë nga një person i infektuar. Tani me ligj, në të gjithë botën, gjaku që merret për transfuzion testohet për HIV.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"

Fraza \u201ckëmbimi i lëngjeve seksuale\u201d do të thotë angazhim në seks të pambrojtur. Një vajzë ose një grua që bën kopulim seksual pa kondom, me një djalë ose një burrë të infektuar me HIV, ajo ka rrezik të infektohet. \u00c7do dëmtim, sado i vogël në vagjinën e saj, e lejon virusin të kalojë lehtësisht brenda […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[10],"tags":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1315"}],"collection":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1315"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1315\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1315"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1315"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1315"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}