{"id":1348,"date":"2010-04-23T07:55:14","date_gmt":"2010-04-23T07:55:14","guid":{"rendered":"http:\/\/seksologu.com\/index\/?p=1348"},"modified":"2010-04-23T07:55:14","modified_gmt":"2010-04-23T07:55:14","slug":"si-mund-te-rrisim-permasat-e-penisit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/seksologu.com\/si-mund-te-rrisim-permasat-e-penisit\/","title":{"rendered":"Si mund të rrisim përmasat e penisit?"},"content":{"rendered":"

\"peni1\"<\/a>Pyetje:<\/strong>
\nPërshëndetje doktor,
\ndoja tju pyesja cilat janë mënyrat që mund të përdorim për të rritur përmasat e penisit?
\nJu faleminderit për përgjigjet që na jepni.
\n
\nPërgjigje:<\/strong>
\nTi je i shqetësuar për di\u00e7ka që shqetësohen të gjithë burrat dhe djemtë. Të gjithë duan ta kenë penisin më të madh nga sa e kanë dhe të gjithëve u duket se penisi i tyre është më i vogël nga i shokëve. Të gjithë kërkojnë të krahasojnë peniset e tyre me të shokëve, në dhomat e zhveshjes së sportistëve, në nevojtoret publike ku djemtë e burrat urinojnë.
\nKjo është një kërkesë e vjetër e burrave dhe djemve. Madje, meshkujt, ndjehen edhe psikologjikisht më të sigurtë gjatë aktit seksual, kur mendojne se kanë penis më të madh.
\nJanë përdorur shumë metoda, kirurgjikale dhe me mjekime, për të rritur dimensionet e penisit. Shkencërisht dihet, se asnjëra nga këto metoda, nuk ka patur rezultate të mira dhe të stabilizuara për një kohë të gjatë. Penisi normal është rreth 11 cm. Të gjithë të gëzojnë atë që kanë dhe të mësojnë të jenë dashnorë më të mirë e më të shkathët.
\n\u00cbshtë më mirë një penis i vogël i shkathët se sa një penis i madh dembel.<\/strong>
\nNëpër revista dhe gazeta, biznesit të rritjes së penisit i bëhet shumë reklamë. Kuptohet, është biznes për di\u00e7ka që të gjithë e ëndërrojnë. Por rezultatet nuk i justifikojnë paratë e shpenzuara. Nga gjithe ky biznes, ju do të humbisni paratë, por nuk do të fitoni gjë.
\nPër këtë pyetje u jam përgjigjur shumë shokëve të tu. Shumë nga përgjigjet dhe shkrimet e mija për këtë problem, do t’i gjesh edhe në këtë blog-kategoria “Anatomia e organeve gjenitale”
\nGjeji dhe lexoji me kujdes.
\nPo të dërgoj një shkrimin tim të mëparshëm për këtë temë.
\n
\nMos gaboni<\/strong>
\nUnë u them te gjithëve që kurrë mos e krahasoni trupin tuaj,? ose trupin e dashnorit, ose fëmijës tuaj,? me mesataret, me statistikat, me fotografitë, me starët e filmave porno. Cdo krahasim i tillë është pa vlerë.
\nGjëja që ka më shumë? rëndësi, kur fjala është për anatominë e kënaqësisë mashkullore, është: Kur nuk ke një dimension penisi gjeneroz, përpiqu te jesh vetë, seksualisht, gjeneroz.
\nPenisi mesatar e i zbutur i një të rrituri, ka gjatësinë 5-6 cm.? Penisi mesatar i forcuar? një të rrituri ,është rreth 10-11 cm.
\nDisa njerëz besojnë se mund të gjykohet për madhësinë e penisit të forcuar tek një djalë duke parë penisin e tij të zbutur. Kjo është krejtësisht gabim. Penisi vetë thotë: \u201cUnë jam ai që rritem, nuk jam ai që dukem\u201d që do të thotë se penisi mund të duket i vogël kur është i butë, por kur forcohet ai zmadhohet.
\nNjë penis i vogël kur është i butë mund të rritet më shumë kur forcohet, krahasuar me një penis që është më i madh kur është i butë. A eshte madhësia e penisit në raport të drejtë me trupin?? Ju duhet të dini se ka shumë burra trup mëdhenj, që kanë penis të vogël dhe burra të tjerë trup vegjël, që kanë penis më të madh.
\nLidhur me këtë problem e gjej me vënd të sjell këtu fjalët e një \u201cEdukatores seksologe\u201d: \u201cSipas eksperiencës time (besomëni, ajo ka eksperiencë shumë të madhe A.H.) unë vlerësoj mendjen, gishtat dhe gojën e një personi më shumë se penisin e tij. Një dashnor me penisin më të madh, ose pa penis fare, mund të më eksitojë mua në mijra mënyra të ndryshme. Mjafton? që ai të angazhoje imagjinatën dhe të përdorë, gjith\u00e7ka, që ka, për të më \u00e7uar atje ku duhet. Madhësia nuk ka rëndësi për mua.\u201d
\nSigurisht kjo nuk është e vërtetë për këdo. Disa njerëz \u00e7mënden për një penis të madh ndërsa të tjerë, për shumë arsye, dëshirojnë një të vogël.
\nJa \u00e7\u2019thotë një shitëse e lodrave seksuale : \u201cPër disa vite unë punova në një dyqan të lodrave të seksit që quhet Babeland. Një mur në dyqan ishte vetëm për dildotë(penisë artificialë) \u2013 Dildo pa fund me shumë ngjyra dhe? shumë dimensione e forma. Unë nuk? e di se sa orë nga jeta ime unë qëndrova tek ai mur me dildo, duke ndihmuar konsumatorët të gjenin një penis të përshtatshëm për trupin e tyre. Unë kam bërë shumë biseda lidhur me madhësinë. \u2026\u2026\u2026.Konsumatoria vinte brënda dhe shikonte dildotë e mëdha (një kilogramshe, afërsisht 9 inches Goliath që quheshin Spinal Tap) dhe pyeste \u201cKjo është dildoja më e madhe që keni?\u201d Dildoja e jone më e madhe nuk ishte aq sa të plotësonte nevojat e saj. Ndërsa konsumatoria tjetër mund të vinte brënda dhe shikonte dildonë më të vogël(një të hollë, 4 inches që quhej Silk) dhe pyeste\u201d Kjo është më e vogla dildo që keni?\u201d. Natyrisht, kjo provon se dimensioni është relativ sipas individit.
\nDikush mund të pyesë:
\nSi do të bësh seks me një penis të vogël dhe ta kënaqësh një grua ? Unë kësaj pyetjeje do t\u2019i përgjigjem përsëri me fjalët e \u201cEdukatores seksuale\u201d që përmënda më sipër, po të doni emrin ua them- Ducky DooLittle:
\n\u201cFilloni të mësoni se seksi është? më shumë se vetëm interkursë. Seksi i madh përfshin flirtimin, puthjet, seksin oral, gishtat, lodrat e seksit, penetrimin dhe imagjinatën. Seksi i madh ndodh kur \u00e7do partner është aq i interesuar, sa dëshëron ta shikojnë partnerin e tij të arrijë klimaksin, ashtu sic dëshëron ta arrije edhe vetë. Kthehuni tek dashnoria juaj, ndëgjoni frymëmarrjen e saj, vëzhgoni lëvizjet e vitheve të saj, ndjeni muskujt e saj të flektohen rreth gishtave të tua.? Fol me të ndershmërisht për mënyrën si dëshëron ta prekësh. Inkurajoje atë të prekë veten e saj, vëzhgo \u00e7farë bën ajo dhe bë edhe ti lëvizjet e saj. Lexo librat më të mira për seksin dhe përvetëso teknikat më të mira. Lexoi asaj në shtrat erotica. Shkoni gjithnjë e më tutje. Seksi i madh pak ka të bëjë me dimesionin e penisit. Dhe në qoftë se për shans, ju bini në dashuri me një Queen Size, blei asaj një dildo të madhe, që të ndihmohet, tërhiqu dhe kënaqu duke parë!\u201d<\/em>
\nTani shpresoj ta kesh kuptuar se madhësia nuk është e gjitha. Rëndësi ka të jesh dashnor i shkathët
\nTë uroj shëndet dhe fat
\nDoktori<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"

Pyetje: Përshëndetje doktor, doja tju pyesja cilat janë mënyrat që mund të përdorim për të rritur përmasat e penisit? Ju faleminderit për përgjigjet që na jepni. Përgjigje: Ti je i shqetësuar për di\u00e7ka që shqetësohen të gjithë burrat dhe djemtë. Të gjithë duan ta kenë penisin më të madh nga sa e kanë dhe të […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":6,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[35,11,24],"tags":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1348"}],"collection":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1348"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1348\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/media\/6"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1348"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1348"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1348"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}