{"id":1369,"date":"2010-04-27T08:34:05","date_gmt":"2010-04-27T08:34:05","guid":{"rendered":"http:\/\/seksologu.com\/index\/?p=1369"},"modified":"2010-04-27T08:34:05","modified_gmt":"2010-04-27T08:34:05","slug":"masturbacioni-te-femrat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/seksologu.com\/masturbacioni-te-femrat\/","title":{"rendered":"Masturbacioni te femrat"},"content":{"rendered":"

\"must\"<\/a>Pyetje:<\/strong>
\nI nderuar doktor, jam 30 vje\u00e7,? grua e martuar me dy fëmijë. Të them të drejtën asnjëherë nuk kam hequr dorë nga masturbimi që nga adoleshenca. Më me dëshirë vetëkënaqem se sa? bëj seks me bashkëshortin. As vetë nuk e kuptoj përse e bëjë këtë veprim duke mos patur nevojë, mbase këtë mund të ma ofrojë bashkëshorti sa herë që unë dua.
\nBesoj në ju, prandaj po ju tregojë edhe këtë gjë:
\nKam ndërruar partnerin dhe nuk jam më e ndrojtur gjate seksit, provoj gjëra të ndryshme, por përsëri, spo them që nuk kënaqem, por.. më me kënaqësi do e bëja vetë. Me vite besoj që mund të qëndroj edhe pa partner, më mjafton vetëm ‘masturbimi’ nga vetja. Si ta largoj dhe të gjej përshtatje me meshkujt. Jam bërë e varur apo….?!
\nPërgjigje:<\/strong>
\nNdonse më pak se meshkujt, por edhe gratë dhe vajzat masturbojnë, madje, krejt ndryshe nga sa mendohet, masturbojnë edhe vajzat dhe grate e mira. Masturbacioni është i shëndetshëm dhe i rekomandueshëm për të rinjtë, të rejat, të pamartuarit dhe të martuarit. Por, si \u00e7do gjë e mirë duhet bërë me masë. Po u kapërcye masa ai bëhet i keq, bëhet adiktiv d.m.th. ashtu si\u00e7 thua dhe ti, bëhesh e varur prej tij.
\nMë poshtë po të dërgoj një shkrim që e përgatita enkas për ty dhe për shoqet e tua që kanë qejf të masturbojnë:
\nNë qoftë se në privatësinë e banjës tuaj, ose në dhomën tuaj të gjumit, ju ndjeni nevojën të kënaqni veten seksualisht, cfarë do të? bënit? Pa dyshim,? masturbacion.
\nMasturbimi, është stimulim i qëllimshëm i trupit dhe gjenitaleve, për të ndjerë kënaqësi dhe orgasmë. \u00cbshtë një aktivitet seksual perfekt e i shëndetshëm, ndonse, disa kultura nuk e aprovojnë dhe disa besime fetare e konsiderojnë mëkat.
\nDuhet të dini, se meshkujt dhe femrat masturbojnë për të njëjtin përfitim.
\nCilat janë përfitimet e masturbacionit? Po rendis vetëm disa: <\/strong>
\n\u2022? ? ? ? ? ? ? Përfitimi më i spikatur është se me të ndjehemi mirë,
\n\u2022? ? ? ? ? ? ? Masturbacioni na ndihmon të njohim më mirë trupin tonë.
\n\u2022? ? ? ? ? ? ? Na ndihmon të mësojmë, që të komunikojmë më mirë me të dashurin tonë.
\n\u2022? ? ? ? ? ? ? Shërben si një zgjidhje shumë e mirë seksuale.
\n\u2022? ? ? ? ? ? ? Tani, që sëmundjet seksualisht të transmetueshme janë në rritje, masturbacioni, është një nga format e seksit më të sigurtë. (Shikoni, unë them \u201cseks më të sigurtë\u201d, sepse seks, absolutisht, të sigurtë, nuk ka. )
\nLidhur me masturbimin, ku ndryshojnë femrat nga i meshkujt? <\/strong>
\nNë qofte se nuk themi dot se të gjithë njerëzit masturbojnë, me siguri mund të themi, se shumë burra, djem, vajza dhe gra masturbojnë. Ndryshimi midis meshkujve dhe femrave që masturbojnë është ky: Meshkujt flasim pa zor me njëri-tjetrin për masturbimin, ndërsa, kur bëhet fjalë për vajzat dhe gratë, puna ndryshon. Për shumë vajza dhe gra masturbacioni është i \u201ckeq\u201d, dicka, që ato duhet të turpëronen, po qe se pranojnë se masturbojnë.
\nNë e-mailin e saj, një adoleshente më shkruan:
\n\u201cDisa vajza dhe gra nuk masturbojnë, sepse mendojnë se kjo është gjë e pistë. \u00cbshtë ky percepsion, që i bën djemtë të krenohen për masturbimin, ndërsa vajzat jo. \u00cbshtë e vështirë për vajzat ta kapërcejnë mendimin, se masturbacioni \u201cështë një gjë e keqe, është një gabim\u201d<\/em>
\nNjë grua e martuar thotë:
\n\u201c Opinioni shoqëror nuk e pranon masturbacionin për vajzat dhe gratë,? ndërsa, e inkurajon atë për burrat dhe djemtë. Kjo mua më cmend. Pse duhet të ketë dy standarte?\u201d <\/em>
\n\u00cbshtë e vërtetë, ka një opinion shoqëror që meshkujt i inkurajon të jenë seksualë dhe të masturbojnë, ndërkohë, që vajzat dhe gratë i shikon si \u201clavire\u201d, \u201cegoiste\u201d, ose \u201cmëkatare\u201d, po qe se masturbojnë.
\n\u00cbshtë e vërtetë, që vajzat dhe gratë, ndonjëherë, arrijnë orgasma të mira dhe e gëzojnë, vërtet, seksin me një partner. Por, duhet të dimë, se është e vështirë për cdo grua dhe vajzë, që ta gëzojë seksin me një partner, kur ajo nuk di se cfarë duhet të arrijë që? te ndjehet mirë. Ajo duhet të dijë se si duhet të reagojë trupi i saj, ndaj prekjes seksuale të partnerit dhe qe te kuptojne kete, cdo grua dhe vajzë? e arrin duke masturbuar në privacinë e saj. Seksi me partner bëhet më i mirë, kur di cfarë të kerkosh prej tij.
\nDuke masturbuar ju njihni veten
\nMasturbimi, u mëson femrave dhe meshkujve, pa dallim, mënyrën si të ndjehen më mirë seksualisht me veten. Ndërsa, vajzave dhe grave, masturbimi , u dhuron edhe përfitime te tjera fizike dhe emocionale. Disa nga këto përfitimeve janë:
\n\u2022? ? ? ? ? ? ? Masturbimi i ndihmon vajzat? e gratë të clirohen nga ngercet (krampet) menstruale.
\n\u2022? ? ? ? ? ? ? Masturbimi u jep vajzave dhe grave mundësinë të kënaqen seksualisht, pa u ndjerë nën presionin e partnerit, sic ndodh në aktin seksual të zakonshëm.
\nSic dihet, vajzat dhe gratë, harxhojnë shumë kohë? që të kujdesen për njerëz të tjerë në familje dhe jashtë saj. Me masturbimin, ato, i shërbejnë më shumë vetes. Gjatë masturbimit, të gëzuara, ato mësojnë :
\n\u2022? ? ? ? ? ? ? Se \u00e7farë i eksiton më shumë.
\n\u2022? ? ? ? ? ? ? Se cila mënyrë prekje i eksiton.
\n\u2022? ? ? ? ? ? ? Se cfarë tempo dhe shpejtësi ngacmimi duhet, që të arrijnë? \u201cqiellin e shtatë\u201d.
\n\u2022? ? ? ? ? ? ? Ato mësojnë për veten, pa carë kokën për opinionin e partnerit.
\n\u2022? ? ? ? ? ? ? I ndihmon gratë dhe vajzat, që të zhvillojnë ndjenjën e vetëbesimit.
\n\u2022? ? ? ? ? ? ? I ndihmon të bëjnë zgjedhje të mira seksuale.
\n\u2022? ? ? ? ? ? ? \u00cbshtë për gratë, mënyra perfekte për të eksploruar, ose eksperimentuar me trupin e tyre dhe të mësojnë se cfarë u pëlqen dhe cfarë nuk u pëlqen.
\n\u2022? ? ? ? ? ? ? Më së fundi, vajzat që duan të mbeten virgjëresha, në qoftë se nuk do të vetë kënaqen seksualisht\u2013 Si do ta plotësojnë kërkesë fiziologjike për kënaqësi seksuale?
\nSic e shikoni, masturbacioni, në vetëvete, është normal dhe i shëndetshëm. Por, nuk përjashtohet edhe mundësia që ndonjë vajzë ose grua, për momente të caktuara, të jepet shumë mbas seksit solo, pra të ketë një farë adiksioni ose kompulsioni ndaj masturbimit. Unë dyshoj, se ju po e tepëroni me masturbimin, kur thoni se nuk keni nevojë për partner mashkull dhe se kënaqësinë seksuale e arrini më mirë me masturbacion. Jeta seksuale tek njerëzit, ndryshe nga ajo e kafshëve, duhet të plotësojë tre qëllime:
\n1-Të bëjmë fëmijë (reproseksi)
\n2-Të forcojë dashurinë me bashkëshortin? ose partnerin seksual.
\n3-Të ndjejmë kënaqësinë dhe mrekullinë e aktit seksual.
\nSic e shikon, seksi solo, plotëson vetëm një nga këto qëllime \u2013 kënaqësinë.. Duhen plotësurar të trija, që jeta seksuale e njerëzve të konsiderohet e plotë biologjikisht, shoqërisht dhe personalisht.
\nTi e gëzon? seksin kur masturbon, por duhet të mësohesh, që të kënaqesh edhe më shumë seksualisht, kur bën seks me partnerin, ose burrin. Sado i kënaqshëm të jetë vetëseksi, nuk ka si kënaqësia që jep marrëdhënia seksuale midis një gruaje dhe një burri. Performaca gjatë aktit seksual, si cdo mjeshtëri tjetër, ka nevojë të mësohet e të perfeksionohet me punë të përbashkët nga të dy partnerët. Një vjolinist dhe një pianiste, që të arrijnë harmoninë e përsosur, duhet të ushtrohen para se të dalin para publikut. Kështu është edhe me jetën seksuale, ajo mësohet dhe perfeksionohet me praktikë krijuese, të përbashkët. Vetëm kështu ju do të harmonizoni trupat dhe shpirtrat e tuaj.
\nKa njerëz, që ndjejnë se duhet të masturbojnë shumë shpesh. Aq e fortë është kjo dëshirë për ata, sa që për hatër të masturbacionit, prishin shumë gjëra me rëndësi në jetë. Në qofte se kjo nuk ndodh me ty, atëherë, vazhdo të kënaqesh me vetë-seksin dhe me seksin me burrin, ose partnerin.
\nNë qofte se seksi me burrin e ka humbur interesin, sepse ti kënaqesh më mire vetem, ose ke abandonuar detyrat e tjera, për hatër të masturbacionit, unë të këshilloj ta shikosh më mirë këtë problem. Nuk janë të rralla rastet e adiksionit me seksin, vecanërisht, me vetë-seksin.
\nKultura jonë dhe bësimet fetare, e stigmatizojnë masturbacionin, vecanërisht, për gratë dhe vajzat. \u00cbshtë kjo arsyeja që disa njerëz ndjejnë faj dhe turp, pasi e kanë vetekënaqur vetëveten seksualisht.
\nMa do përgjegjësia të them, jo vetëm për ju, por për të gjithë ata që do t\u2019i lexojnë këto rreshta, se kushdo që ndjehet i shqetësuar për masturbacionin, bën mirë të bisedojë për \u00e7do shqetësim me një mjek, me një psikolog, me ndonjë udhëheqës fetar, ose edhe me ndonjë shok, ose shoqe që i beson.
\nPër ta maksimalizuar kënaqësinë seksuale dhe sigurinë gjatë masturbimit, po u jap disa porosi, që duhet t\u2019i keni parasysh kur masturboni:
\n\u2022? ? ? ? ? ? ? Në qoftë se përdorni ndonjë objekt për t\u2019u ndihmuar gjatë masturbimit(lojra seksuale, kungull, karota, kastravec, presh, ose gjë tjetër) vendosni mbi to një kondom, vecanërisht, kur ai objekt përdoret edhe nga dikush tjetër, ose futet në më shumë se në një vrimë të trupit.? Përdorni kondom të ri për \u00e7do \u201cdestinacion\u201d
\n\u2022? ? ? ? ? ? ? Përdorni shumë lubrifikant, kjo do t\u2019u shtojë komfortin- lubrifikantët me bazë ujore janë më të mirët. Disa burra preferojnë të përdorin locione të ndryshme për penisin e tyre, ndërkaq, ju vajza dhe gra duhet të evitoni futjen në vaginë të locioneve, vajit, xhel petroline dhe gjith\u00e7ka me bazë vajore. Kështu do të evitoni rrezikun e vaginitit(inflamacion, ose infeksion i vaginës)
\n\u2022? ? ? ? ? ? ? Masturboni kur u pëlqen të masturboni. Në qoftë se nuk arrini të ndjeni kënaqësinë, mos u shqetësoni. Po qe se dëshëroni ta përsëritni, vazhdoni.
\n\u2022? ? ? ? ? ? ? Provoni teknika të ndryshme, pozicione të? ndryshme, kohë të ndryshme të ditës, lloje të ndryshme muzike e ndricimi, e të tjera si këto. Kështu do të të mësoni se cfarë u pëlqen më shumë.
\nNjerëzit, ndonjëherë, \u00e7uditen kur dikush masturbon \u201cshumë\u201d. Ndër ata që masturbojnë shumë jeni edhe ju. Për këtë shqetësim përgjigja ime është:
\n\u201cMos u shqetësoni, për sa kohë që ju, akoma, merrni pjesë në aktivitetet tuaja ditore normale. Gjithkush është i lirë të bëjë si të dojë: Të mos masturbojë fare, të masturbojë një herë, ose shumë herë në ditë, vetëm, të mos ndërpresë aktivitetet ditore normale dhe të mos prishë raportet seksuale me partnerin e saj, ose të tij,? seksual.\u201d
\nPa\u00e7 fat
\nDoktori<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"

Pyetje: I nderuar doktor, jam 30 vje\u00e7,? grua e martuar me dy fëmijë. Të them të drejtën asnjëherë nuk kam hequr dorë nga masturbimi që nga adoleshenca. Më me dëshirë vetëkënaqem se sa? bëj seks me bashkëshortin. As vetë nuk e kuptoj përse e bëjë këtë veprim duke mos patur nevojë, mbase këtë mund të […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":6,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[11,17,24],"tags":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1369"}],"collection":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1369"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1369\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/media\/6"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1369"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1369"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1369"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}