{"id":1404,"date":"2010-05-06T10:53:07","date_gmt":"2010-05-06T10:53:07","guid":{"rendered":"http:\/\/seksologu.com\/index\/?p=1404"},"modified":"2010-05-06T10:53:07","modified_gmt":"2010-05-06T10:53:07","slug":"hiv","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/seksologu.com\/hiv\/","title":{"rendered":"HIV"},"content":{"rendered":"

\"aid\"<\/a>Agjentin infektiv që shkaktonte sëmundjen e quajtën HIV (Human Immunodeficiency Virus).? Infeksioni HIV zgjat shumë vjet dhe pastaj shkakton sëmundjen e AIDS(Acquired Immune Deficiency Syndrome). Gjatë gjithë kësaj kohe, në organizmin e njeriut të infektuar, zhvillohet një luftë e tmerrshme midis sistemit imun të organizmit dhe virusit. Ai shumëzohet deri në? një bilion viruse në ditë të cilat invadojnë qelizat? e shëndetshme të gjakut. Qelizat dhe kimikatet e sistemit imun reagojnë menjëherë ndaj virusit.
\nNë stadin e fundit të infeksionit HIV, sistemi ynë imun e ka humbur luftën. Në këtë moment të gjitha llojet e mikrobeve kanë mundësinë ta invadojnë dhe infektojnë trupin. Këto infeksione quhen Infeksione oportunistike<\/strong>.
\nKy stad i fundit? i infeksionit HIV quhet AIDS.
\nNjë njeri quhet se ka AIDS kur në gjakun e tij ka fare pak T-cell dhe ai sëmuret nga një ose më shumë infeksione oportunistike.<\/span>
\nPasi luftojnë për disa vjet me këto sëmundje, shumë të sëmurë me AIDS vdesin.
\nTani ne dimë se virusi HIV transmetohet nga një person tek një tjetër nëpërmjet këmbimit të lëngjeve të organizmit nga njeri tek tjetri. Në këto lëngje bën pjesë sperma, lëngjet vaginale dhe gjaku.
\nHIV hyn në grupin e Sëmundjeve Seksualisht të Transmetueshme (SST).
\nPara vitit 1985 gjaku që dhurohej nuk testohej për HIV në asnjë vend të Botës. Tani ky test është i detyruar kudo, përfshi edhe vendin tonë.
\nNjë nënë e infektuar mund t\u2019ia kalojë infeksionin fëmijës gjatë shtatzënisë, gjatë lindjes, ose gjatë ushqyerjes me gji.
\nDuhet thënë se ka akoma shumë gjëra që ne nuk i dimë mirë lidhur me AIDS, por duhet të pohojmë se në shumë pak kohë kemi mësuar shumë gjëra.
\nMikroorganizmat që infektojnë trupin tonë janë Protozoat, Funget (mykrat), Bakteriet, Viruset. Për këto mund të gjendet material në \u00e7do libër mjekësor.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"

Agjentin infektiv që shkaktonte sëmundjen e quajtën HIV (Human Immunodeficiency Virus).? Infeksioni HIV zgjat shumë vjet dhe pastaj shkakton sëmundjen e AIDS(Acquired Immune Deficiency Syndrome). Gjatë gjithë kësaj kohe, në organizmin e njeriut të infektuar, zhvillohet një luftë e tmerrshme midis sistemit imun të organizmit dhe virusit. Ai shumëzohet deri në? një bilion viruse në […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[10],"tags":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1404"}],"collection":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1404"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1404\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1404"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1404"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1404"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}