{"id":1408,"date":"2010-05-07T11:29:20","date_gmt":"2010-05-07T11:29:20","guid":{"rendered":"http:\/\/seksologu.com\/index\/?p=1408"},"modified":"2010-05-07T11:29:20","modified_gmt":"2010-05-07T11:29:20","slug":"a-shkakton-dhimbje-penisi-i-madh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/seksologu.com\/a-shkakton-dhimbje-penisi-i-madh\/","title":{"rendered":"A shkakton dhimbje penisi i madh?"},"content":{"rendered":"

\"pen\"<\/a>Pyetje:<\/strong>
\nPërshëndetje doktor,
\nJam një studente në moshën 21 vje\u00e7 dhe jam lidhur me një djalë të moshës time. Gjatë marrëdhënies ndiej dhimbje të shumta në vaginë. I dashuri im e ka penisin pak si të madh. Mos ndoshta është nga ky fakt? Ju lutem më ktheni një përgjigje se \u00e7fare mund të bëj që ti ndaloj dhimbjet?
\nFaleminderit për mirëkuptimin .
\nPërgjigje:<\/strong>
\nPo ta them që në fillim, se është shumë gjë e rrallë, që penisi shumë i madh, të jetë shkak për dhimbjet gjatë seksit. Vagina është një organ elastik që adaptohet ndaj \u00e7do penisi, i vogël, ose i madh qoftë ai.
\nDhimbjet gjatë seksit, kanë shumë arsye, më të shpeshtat janë arsyet që po i rendis në artikullin e më poshtëm.
\nLexojeni të dy me kujdes, dhe mundohuni ta bëni jetën seksuale të kënaqshme dhe të lumtur.
\nTë uroj fat e shëndet
\nDoktori
\nSEKSI DUHET T\u00cb JET\u00cb K\u00cbNAQ\u00cbSI, JO DHIMBJE<\/strong>
\nSeksi, supozohet, të jetë kënaqësi për të gjitha vajzat dhe gratë. Por, e vërteta nuk është kështu. Për disa? vajza e gra ,seksi është dhimbje, mundim, shqetësim, nje torture e vertete.
\nNë qoftë se ti je një nga ato, që mendojnë, se gjithkush, me përjashtimin tënd, kënaqet me seksin, e ke gabim. Ti nuk je vetëm.? Sipas një studimi të madh, të kryer vitet e fundit në Amerikë, 43% e grave? dhe grave nuk ndjehen mirë me seksin. Sic e shikoni nuk janë pak, janë, afërsisht, gjysma e grave.
\nPse ndodh kështu?
\nKa pesë gjendje seksuale që e prishin seksin. Këtu më poshtë do t\u2019i përshkruaj ato dhe do të përpiqem t\u2019u jap zgjidhjen. Shpresoj t\u2019u ndihmoj që edhe ju të ndjeheni mirë me seksin.
\n1-Kur keni humbur dëshirën për seks.<\/strong>
\nKjo është ankesë e shumë grave dhe e partnerëve të tyre. Burrat e këtyre grave, gabimisht, mendojnë se ata nuk janë më tërheqës për gratë e tyre.
\nShkaku i vërtetë për humbjen e dëshirës për seks dhe prishjen e jetës seksuale të grave është stresi, tejlodhja dhe shpërqendrimi.
\nFaktorë të tjerë që bëjnë të humbasë dëshira e grave për seks janë:
\na-? ? pikëpamjet e gabuara dhe të prapambetura për seksin.
\nb-? ? Frika nga shtatzënia e padëshiruar.
\nc-? ? ? Eksperiencat seksuale të kaluara të këqija.
\nd-? ? Mungesa e kënaqësisë emocionale nga marrëdhënia seksuale.
\nTë gjitha këto e bëjnë shtratin martesor të duket sikur i ka \u00e7ar\u00e7afët e lagur.
\nMungesa e dëshirës për seks, është problemi seksual më kompleks dhe shkaqet për të janë shumë individuale. Por, ndodh jo rrallë, që edhe kur kokat dhe zemrat tuaja janë në sinkron, disa sëmundje si diabeti, fibromialgjia dhe prishja e ekuilibrit hormonal (nga \u00e7rregullime të thyroides ose prej menopauzës), mundet ta flakin tej jetën tuaj seksuale dhe bashkë me të edhe dashurinë.
\nRënia e jetës seksual, shpesh, bën që të bien edhe? marrëdhëniet martesore në tërësi, të cilat përfundojnë në divorc. Por, është e vërtetuar, se përdorimi i terapisë hormonale zëvendësuese, e rikthen jetën seksuale, përmirëson marrëdhëniet me burrin dhe shumë \u00e7ifte të divorcuara rimartohen.
\nSi ta rifitoni dëshirën për seks?
\n\u2022? Sapo të identifikoni shkakun e rënies së dëshirës për seks, për të rikthyer ngrohtësinë midis \u00e7ar\u00e7afëve, ju duhet të përpiqeni të pakësoni stresin, të rritni nivelin e energjive tuaja, të mbani dietë të shëndetshme dhe të ushtroheni? fizikisht. Këto do të ndihmojnë ta ndizni përsëri zjarrin.
\n\u2022 Një mënyrë e mirë për të rifituar dëshirën për seks, është edhe kjo: Para se të bini për të fjetur, vini alarmin e orës që të bjerë 90 minuta pasi keni fjetur. Ngrihuni, bëni bashkë një dush që të rifreskoheni dhe pas kësaj bëni seks. Kjo do t\u2019u relaksojë? dhe do t\u2019u ndihmojë të flini përsëri. Ju mund t\u2019u duket kjo skeptike, por, provojeni dhe do të shikoni \u00e7do të ndodhë. Kjo mënyrë bën që ju të përfitoni nga avantazhi që ka cikli i parë i gjumit, kur eksitimi seksual është në pikun e tij. Këto 90 minuta të para të gjumit, janë ato në të cilat ne shohim ëndrrat, janë ato që thurim fantazitë seksuale. Kjo periudhë e gjumit quhet periudha REM, ose e lëvizjeve të shpejta të syve(rapid eyes mouvment).
\n\u2022? Rishikoni me kujdes marrëdhënien tuaj. Sa shumë konflikte keni? A harxhoni shumë kohë bashkë? A të dëgjon ai? A komunikoni me njëri-tjetrin? Këtë duhet ta bëni, sepse mungesa e dëshirës mund të jetë pasojë e një problemi tjetër në marrëdhënien tuaj. Ristrukturoni gjithë jetën tuaj dhe ta bënin marrëdhënien bashkëshortore prioritet të saj.
\n\u2022 Largoni mendimet e këqija.
\n\u2022 Zgjeroni opsionet seksuale. Seksi nuk është të fusni pjesën A tek pjesa B. Gruaja mund të dojë një fërkim të shpinës, ose një përqafim. Njerëzit duhet të njohin pjesët e ndryshme të trupit të njëri-tjetrit dhe të dinë se \u00e7farë duan që të kënaqen. Partnerët duhet të komunikojnë me njëri-tjetrin, për të gjitha gjërat që ata i ndjejnë si seksuale.
\n
\n2-Kur ju mungon eksitimi seksual<\/strong>
\nNjerëzit, gabimisht, mendojnë, se gruaja është e eksituar plotësisht kur ajo laget. Kjo nuk është e tëra. Eksitimi seksual është më shumë se lubrifikimi.
\nKur gruaja është e eksituar plotësisht ndodhin ndryshime të shumta në organet e saj gjenitale. Kështu, klitori dhe indet rreth tij mbushen me gjak. Kjo bën që lëngjet të dalin nga vazat e gjakut në vaginë. Kjo është lagja, por kjo nuk është eksitimi seksual i plotë. Kur gruaja eksitohet plotësisht seksualisht, pjesa e sipërme e vaginës, mitra, qafa e mitrës dhe klitori fryhen e balonohen.? Pjesët e poshtme të vaginës dhe buzët ënjten dhe e ngushtojnë hapjen vaginale, që ta mbështjellin më mirë penisin e erektuar. Të gjitha këto ndryshime tregojnë se trupi juaj është eksituar dhe është bëre gati për të pritur penisin e erektuar.
\nKur gruaja nuk është e eksituar sa duhet, i gjithë procesi që përshkruam më sipër ndërpritet. Gratë e përshkruajnë këtë gjendje, \u201csikur janë të vdekura atje poshtë.\u201d
\nPse ndodh kjo?
\nShumë nga ato gjëra që përshkruam më sipër dhe që frenojnë dëshirën për seks, janë përgjegjëse edhe për uljen e eksitimit.? Kur mungon lubrifikimi dhe vagina është e thatë dhe jo komforte, gruaja, nuk do të ndjejë asnjë ngacmim seksual.
\nKjo ndodh kur gruaja nuk është e aftë t\u2019i largojë shqetësimet e saj të përditshme. Ajo nuk mund të relaksohet. Ajo mendon për provimin që ka fëmija. Por, kjo mund të ndodhë edhe kur ajo, vërtet, nuk e do burrin e saj. Të gjitha këto e pengojnë eksitimin seksual të gruas.
\nSi ta rifitoni eksitimin seksual?
\nPërdorimi i lubrifikantëve vaginalë me bazë ujore, ndihmon në këto raste. Mos përdorni lubrifikante me bazë vaji, sepse ato shkatërrojnë kondomet latex dhe diafragmat, duke prishur? mbrojtjen nga shtatzënia e padëshiruar dhe nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme.
\nNë qoftë se thatësia vaginale ka për shkak uljen e nivelit të estrogjenit, në këtë rast terapia zëvendësuese hormonale, do ta mbajë të shëndetshme shtresën e brendshme vaginale dhe do të ndihmojë lubrifikimin.
\nDoktori mund t\u2019u japë estrogjen në shumë forma të ndryshme, si\u00e7 janë kremi me estrogjen, ngjitëset në lëkurë me estrogjen, unaza, ose tabletat me estrogjen që futen në vaginë.
\nMos e përdorni kremin e estrogjenit si lubrifikant. Trupi do të absorbojë sasi të vogla të tij, \u00e7do herë që do ta përdorni. Por, shumë estrogjen mund të jetë i dëmshëm për shëndetin.
\nEvitoni përdorimin e antihistaminikëve. Ashtu si\u00e7 thajnë mukozën e hundës tuaj, ata, ashtu do t\u2019u thajnë edhe atje poshtë.
\nDisa mjekë rekomandojnë suplementet orale që përmbajnë amino L-arginine. Kjo rrit lubrifikimin vaginal dhe bashkë me të kënaqësinë.
\n3- Anorgasmia.<\/strong>
\nKjo është paaftësia për të arritur orgasmën prej \u00e7do lloj seksi. Kjo gjendje është më e shpeshtë tek gratë. Si\u00e7 e kam thënë edhe herë të tjera, vetëm rreth 30% e grave e arrijnë orgasmën nga interkursa seksuale.
\nPse ndodh anorgasmia?
\nShkak pse ju nuk lëshoni fishekzjarrë mund të jenë disa probleme mjekësore si diabeti, skleroza multiple dhe kanceret gjinekologjike.? Shkak mund të jetë përdorimi nga gruaja i antidepresantëve.? Studimet tregojnë se rreth 70-80% e grave? që marrin SSRIs(selective serotonin reuptake inhibitors),një klasë antidepresantësh, vuajnë nga anorgasmia.
\nVe\u00e7 antidepresantëve, ka edhe shumë barna të tjera, që e ulin dëshirën e gruas për seks. Midis tyre janë barnat që përdoren për uljen e tensionit të gjakut, antikonceptivët e të tjerë.
\nNjë arsye tjetër për anorgasminë është kur gruaja nuk e di \u00e7\u2019është orgasma? dhe si arrihet ajo. Gruaja nuk di vetë dhe nuk i ka mësuar as partnerit, vendet e ëmbla në trupin e saj.
\nSi mund të ndihmoheni?
\nEksploroni \u00e7do rajon të trupit tuaj. Ju mund të \u00e7uditeni nga kjo që do t\u2019u them tani: Shumë gra nuk dinë se si duket trupi i tyre, ve\u00e7anërisht, zona e tyre gjenitale.
\nTani është koha që të merrni një pasqyrë dore dhe të ekzaminoni veten tuaj. Vendoseni pasqyrën midis kofshëve dhe shikoni si duket organi juaj gjenital. Pas kësaj lërini gishtat të marrin rrugët. Përdorini ata që ta prekin trupin tuaj në një mënyrë jo seksuale, por të kënaqshme. Bëni vetë-masazh. Bëni një banjë, ose dush të nxehtë dhe eksploroni? të gjithë trupin tuaj. Provoni se \u00e7farë u bën ta ndjeni veten mirë. Kur të ndjeheni mirë, \u00e7ojini? duart në gjenitalet? tuaja. Ngacmoni klitorin, vatrën G, madje, edhe ngacmimi i qafës së mitrës mund t\u2019u \u00e7ojë në orgasmë. Kërkoni dhe gjeni mënyrën e eksitimit që ka sukses për ju. Mësoni si ta gjeni vatrën G. Për këtë kam shkruar herë të tjera.
\nTani që mësuat të përgjigjeni seksualisht ndaj vetë-stimulimit, provojeni me partnerin tuaj. Ai, akoma më mirë se ju vetë, do të jetë i suksesshëm. Flakeni frikën. Frika nuk lejon arritjen e orgasmës. Riaktivizoni linjat e bllokuara në trupin tuaj.
\nTë mësosh të arrish orgazmën, është si të mësosh një zeje. Praktika e bën atë perfekte.
\n4-Vaginismi<\/strong>
\nGjatë vagjinizmit muskujt e dyshemesë së pelvisit pësojnë shtrëngime (spazma), që pengojnë futjen e penisit në vaginë.
\nSa? e shpeshtë është kjo vështirësi? Këtë askush nuk e di me siguri, sepse shumë gra nuk kërkojnë mjekim kur e kanë,? ose nuk e kuptojnë se \u00e7farë kanë. Sipas disa klinikave të njohura, vagjinizmi, haset në 7% të të gjithë grave (Dr. Renshoë, Lojola University Cikago)
\nVaginismi i pamjekuar, mund të zgjatë shumë vite. Doktoresha Renshaë thotë se ka mjekuar një grua, që ka pas vuajtur nga vaginizmi për 23 vjet rresht, përpara se të kërkonte ndihmë.
\nPse ndodh vaginizmi?
\nShkak për vagjinizmin janë infeksionet mykotike që përsëriten shpesh, si dhe infeksionet e traktit urinar. Këto shkaktojnë reaksione muskulare refleksive. Shkak për vagjinizmin mund të jetë frika nga seksi dhe nga shtatzënia. Një shkak tjetër për vagjinizmin janë traumat emocionale, nga abuzimi seksual i mëparshëm.
\nSi mund të ndihmoheni?
\nNë qoftë se vagjinizmi ka shkak fizik, ushtrimet në shtëpi, mund të ndihmojnë. Këshillohen këto ushtrime:
\n\u2022? Ushtrime pa partnerin.? Shtrihu dhe vendosu në pozicion komfort. Merr frymë ngadalë. Hape gojën kur nxjerr frymën.
\n\u2022? Lubrifiko gishtin me lubrifikant me bazë ujore, ose me pështymën tënde dhe fute në vaginë. Vazhdo të marrësh frymë thellë. Duke eksploruar vaginën tënde, do të ndjesh se ajo po lirohet.
\n\u2022 Ashtu si\u00e7 bëni kur përpiqeni të mbani rrjedhën e urinës, shtrëngo muskujt fort rreth gishtit, në 1\/3 e poshtme të vaginës. Relaksohu dhe përsërite këtë disa herë. Mësohu t\u2019i vesh nën kontroll muskujt e vaginës tënde.
\n\u2022 Përsërite këtë ushtrim për pesë minuta, dy herë në ditë. Përdor një gisht në dy ditët e para. Për dy ditët e tjera fut dy gishta, ndërkohë merr frymë thellë e ngadalë dhe kontrakto muskujt.
\n\u2022 Në dy ditët e tjera, kërkoi partnerit që të fusë ai gishtin e tij të lubrifikuar, brënda në vaginë. Drejtoje gishtin e tij dhe përqendrohu në përgjigjen tënde seksuale.
\n\u2022 Në dy ditët e tjera, kalo shumë kohë me paralojën seksuale(nxemjen). Ndërkohë që kërkon të eksitohesh, kërkoi partnerit të shtrihet, pasivisht, në krahun tënd.
\n\u2022 Vendose penisin e tij të zbutur në vaginën tënde. Kontraktoj dhe relaksoj muskujt e vaginës. Do të ndjesh që partneri po forcohet dhe ti nuk do të kesh dhimbje. Po qe se ai është akoma i eksituar, shtyje penisin e tij të erektuar më thellë, ngadalë, deri sa penisi të zbutet. Përsëriteni këtë veprim. Lejojini vetes aq kohë sa ju duhet, që të ndjeheni mirë në të gjitha stadet e këtij ushtrimi.
\nFizioterapia e specializuar për muskujt pelvikë ndihmon.
\nMjeku mund të rekomandojë dilatatorët vaginalë, me dimensione graduale, që shtyhen në vaginë nga gruaja ose partneri i saj. Kjo bëhet për 10 minuta, disa herë në javë. Këto ushtrime pasohen nga kryerja e interkursës.
\n5. Dyspareunia<\/strong>
\nKështu quhen dhimbjet gjatë dhe pas interkursës. Këto dhimbje e bëjnë seksin që të mos jetë një kënaqësi, por vuajtje. Shumë gra, fatkeqësisht, e kanë të vështirë ta bisedojnë këtë problem me doktorin. E vetmja gjë që ato bëjnë është ta evitojnë aktin seksual.
\nKa \u00e7ifte, që për arsye të dhimbjeve që ndjen gruaja gjatë aktit seksual, për vite të tëra nuk e konsumojnë? martesën. Po qe se ato do të shkonin shpejt tek doktori, ato do të kuptonin se kishin një problem të vogël, i cili mund të zgjidhej me lehtësi.
\nSeksi, si\u00e7 dihet,? është pjesë me rëndësi e një marrëdhënie të zgjatur, ose e martesës. Kur mungon seksi marrëdhënia, ose martesa janë të kërcënuara seriozisht.
\nPse gratë kanë dhimbje gjatë seksit?
\nShkaqet janë të shumta. Endometriosa (rritja e shtresës së brendshme të uterusit jashtë tij), mund të jetë një nga shkaqet. Vaginismi, që e përshkruam më sipër, mund të jetë një shkak tjetër për seksin me dhimbje. Infeksionet e traktit urinar janë ndër shkaqet e shpeshta të dhimbjeve gjatë seksit. Vagina e thatë, mund të jetë shkak për seksin me dhimbje. Këto janë vetëm pak nga shkaqet, sepse ka shumë kombinime të tjera të faktorëve fizikë dhe psikologjikë që mund të shkaktojnë seksin me dhimbje, ose dyspareuninë.
\nSi mund të shpëtoni prej dhimbjeve gjatë seksit?
\nE para, shkoni tek doktori për një ekzaminim fizik, për një analizë gjaku, që të kontrolloni nivelin e hormoneve në gjakun tuaj. Sapo problem fizik do të zgjidhet, mjekimi i shkakut dhe seksterapia do t\u2019u ndihmojnë.
\nJu duhet të dini se \u00e7rregullimet seksuale, nuk kanë të bëjnë, vetëm, me gjenitalet. Ka \u00e7rregullime seksuale që janë edhe me natyrë holistike. Duke qenë se problemi është kaq kompleks, ka shumë rëndësi që në rastet e dispareunisë të vlerësohet gjendja e gruas në përgjithësi dhe jo vetëm një pjesë e saj.
\nJu duhet të dini, gjithashtu, se interkursa, nuk është e vetmja mënyrë për të gëzuar kënaqësinë seksuale. Gjeni alternativa të tjera. Provo \u00e7do gjë që të bën të ndjehesh mirë dhe të jep kënaqësi, vetëm që të mos ketë dhimbje.
\nJa dhe di\u00e7ka tjetër: po qe se vuani nga dhimbje të pashpjegueshme, doktori mund t\u2019u japë antidepresantin amitriptiline (Elavil). Në doza shumë të vogla (një e dhjeta e dozës që jepet për depresionin) i pakëson ndjeshëm dhimbjet pelvike.
\nDr. Adem Harxhi<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"

Pyetje: Përshëndetje doktor, Jam një studente në moshën 21 vje\u00e7 dhe jam lidhur me një djalë të moshës time. Gjatë marrëdhënies ndiej dhimbje të shumta në vaginë. I dashuri im e ka penisin pak si të madh. Mos ndoshta është nga ky fakt? Ju lutem më ktheni një përgjigje se \u00e7fare mund të bëj që […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[24,30],"tags":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1408"}],"collection":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1408"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1408\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1408"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1408"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1408"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}