{"id":1572,"date":"2010-06-10T08:35:06","date_gmt":"2010-06-10T08:35:06","guid":{"rendered":"http:\/\/seksologu.com\/index\/?p=1572"},"modified":"2010-06-10T08:35:06","modified_gmt":"2010-06-10T08:35:06","slug":"kanceri-i-fytit-dhe-seksi-oral","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/seksologu.com\/kanceri-i-fytit-dhe-seksi-oral\/","title":{"rendered":"Kanceri i fytit dhe seksi oral"},"content":{"rendered":"

\"impo\"<\/a>Pyetje:<\/strong>
\nPërshëndetje, jam një djalë që kam kohë që ndjej për të njëjtin seks, madje kam ndërruar shumë partnerë, kam shkëmbyer shumë puthje dhe kam bërë seks të pambrojtur disa herë. Kam bërë analiza dhe falë zotit sjam infektuar, por kohët e fundit, kam rreth një vit që kam probleme me fytin. Kam acarim dhe erë të keqe të gojës, bajamet e skuqura gjatë gjithë kohës dhe inflamacion që besoj se vjen nga puthjet apo seksi oral. Jam vizituar, kam bërë analiza , kam shkuar dhe tek infeksionisti por asgjë. Këto ditë kam dhimbje mezi edhe kur gëlltitem. Ju lutem më ndihmoni me një përgjigje!<\/p>\n

Përgjigje:<\/strong>
\nDyshoj se jeni i infektuar me një sëmundje nga ato që quhen Seksualisht të Transmetueshme. Nuk di \u00e7farë analizash ke bërë, por të këshilloj të bësh analizë për Herpes Papilloma Virus<\/strong>. Ky është virusi që, më shpesh, jep dëmtime të tilla tek ata që bëjnë seks oral të pambrojtur rregullisht. Dihej se HPV shkaktonte kancerin e qafës së mitrës tek gratë që infektoheshin prej tij. Sot, kur është shtuar numri i homoseksualeve burra dhe numri i të rinjve heteroseksualë që bëjnë seks oral për të evituar shtatzëninë,? është vërtetuar se infeksioni me HPV shkakton edhe kancerin e fytit. Edhe njëherë, ekzaminohu për HPV dhe për pasojat që ai sjell. Për ta bërë më të qartë, për ty dhe për shumë shokë të tutë, që bëjnë seks oral të pambrojtur, pra pa kondom po të dërgoj një artikull që e kam shkruar disa muaj më parë lidhur me seksin oral dhe kancerin e fytit.<\/p>\n

KANCERI I FYTIT DHE SEKSI ORAL.<\/strong><\/p>\n

Në kohën e HIV\/AIDS-it, që po jetojmë, rreth 75% e adoleshentëve dhe të rinjve janë drejtuar nga seksit oral si mënyra më \u201cpak e rrezikshme\u201d e marrëdhënieve seksuale. Por seksi oral, ashtu si \u00e7do lloj tjetër i seksit, nuk është seks i sigurte. Vërtet, që vajzat nuk ngelen shtatzëna duke bërë seks oral, por seksi oral mund të \u00e7ojë në shqetësime të mëdha.
\nPër herë të parë në historinë e mjekësisë, kërkuesit e Universitetit Johns Hopkins, treguan për lidhjet që ekzistojnë midis seksit oral, human papilloma virusit (HPV-i njëjti virus që shkakton kancerin e qafës së mitrës) dhe kancerit të fytit. Kështu, në listën e rreziqeve të seksit nga goja, përve\u00e7 Herpesit, syfilisit, gonorresë dhe HIV-it që diheshin, u shtua dhe kanceri i fytit.
\nKy është një lajm i keq, natyrisht, kur kemi parasysh numrin, gjithnjë në rritje, të të rinjve që preferojnë seksin oral ndaj interkursës seksuale. Një profesor i Universitetit John Hopkins, thekson:<\/p>\n

\u2022 Në klinikën e tij, përqindja e të sëmurëve burra që kanë bërë seks nga goja është rritur nga 50% para vitit 1990, në 75% pas këtij viti;
\n\u2022 Për gratë dhe vajzat, kjo shifër është rritur nga 25% para vitit 1990, në 75% pas këtij viti.<\/p>\n

Këto shifra tregojnë se, sot, një numër gjithnjë e më i madh njerëzish, është i? ekspozuar ndaj rrezikut të kancerit të fytit, përve\u00e7 sëmundjeve të tjera seksualisht të transmetueshme që merren nga seksi oral.<\/p>\n

Kanceri i fytit (laringut), që është relativisht pak i njohur, zakonisht, është lidhur me tymosjen e duhanit dhe përdorimin e alkoolit.? Tani, tipi i kancerit të fytit, që lidhet me human papilloma virusin (HPV), prek po aq shumë njerëz cdo vit, sa janë edhe rastet e reja të kancerit të qafës së mitrës tek gratë.<\/p>\n

Kanceri i fytit, prek bazën e gjuhës, tonsilet dhe pjesën e prapme të laringut. Për arsyen se ai është shumë i rrallë, midis njerëzve që nuk pinë alkool dhe nuk tymosin duhan, shenjat e tij si dhembje fyti, ënjtje e gjëndrave dhe shenjat e ftohjes, nënvlerësohen. Kjo bën që të vonohet diagnoza dhe mjekimi.<\/p>\n

Herpes papilloma virusi ( HPV), mund të gjendet në pështymë, në urinë, në spermë dhe ne sekrecionet gjenitale. Ai transmetohet nëpërmjet kontakteve seksuale, kontakteve me anë të lëkurës (lëkurë-me-lëkurë)? dhe kontaktet me anë të gojës (gojë-me-gojë.)<\/p>\n

Sipas një statistike të Qendrës së Kontrollit të Sëmundjeve ne Amerikë, baht e ditur se ka 20 milion njerëz të infektuar me HPV dhe se me shume se 50% e njerëzve seksualisht aktivë, janë të infektuar me kete virus. \u00cbshtë shtuar cdo vit numri i infeksione të reja.<\/p>\n

Shumica e njerëzve seksualisht aktivë, janë në kontakt me HPV. Fatmirësisht, në shumicën e rasteve, trupi ndërton një përgjigje immune që e lufton virusin. Por, një pjesë e njerëzve të infektuar me HPV nuk pastrohen dot nga virusi dhe një pjesë prej tyre zhvillojnë kancerin.<\/p>\n

Studimet e hershme e lidhnin HPV me kancerin e kokës së penisit dhe të qafës së? mitrës. Ketë gjë e konfirmoi edhe studimi i John Hopkins University. Por ky studim tregoi, se ka lidhje të ngushta midis sjelljeve seksuale me rrezik të lartë, infeksionit oral me HPV dhe kancerit të fytit. Këto lidhje ekzistojnë, pavarësisht, përdorimit të alkoolit dhe tymosjes së duhanit.
\nShkaktari i kancerit të fytit është një nëntip i HPV që njihet si HPV16.? Rreth 18% e grave dhe 8% e burrave (1%-2% e popullatës totale ), janë mbartës të HPV16.<\/p>\n

Nj studim i kohëve të fundit, që ekzaminoi 100 të sëmure me kancer të fytit dhe 200 persona të shendosh, u përqendrua rreth historisë së tyre seksuale. Pasi përjashtuan faktorët e tjerë (tymosja e duhanit dhe pija e alkoolit), kërkuesit gjetën:<\/p>\n

\u2022 Personat HPV pozitiv, kishin 32 herë më shume gjasa për t\u2019u sëmurë? me kancerin e fytit.
\n\u2022 Ata që kishin një deri në pesë partnerë seksualë, kishin katër herë më shumë gjasa të sëmureshin me kancer, krahasuar me ata që nuk kishin pasur kaq partnerë seksualë.
\n\u2022 Njerëzit që kishin gjashtë ose më shumë? partnerë? seksualë, kishin nëntë herë më shumë gjasa për t\u2019u sëmurë me kancer.<\/p>\n

Në këto statistika nuk kish ndryshime midis femrave dhe meshkujve.<\/p>\n

Si të mbrohemi? <\/strong><\/p>\n

Abstinenca (heqja dorë vullnetarisht nga seksi), është mbrojtja më e mirë kundër HPV. Ndonëse kjo është mbrojtja më e mirë, ajo është edhe më e pamundura. Njerëzit nuk heqin dorë nga seksi edhe kur i kërcënon kanceri.<\/p>\n

Studimet kanë treguar se përdorimi i rregullt i kondomeve, mund ta pakësojë rrezikun e infeksionit gjenital prej HPV. Kjo vlen edhe seksin oral. Gjatë seksit oral, duhet të përdoren detyrimisht kondomet, ose copëzat plastike dentare. Përdorimi jo i rregullt i kondomeve, gjatë seksit oral, ose vaginal,? favorizon zhvillimin e kancerit në fyt dhe në qafën e mitrës. Kjo ka të njëjtën vlerë edhe për marrëdhëniet seksuale homoseksuale. Si\u00e7 kuptohet, përdorimi i kondomeve për të gjitha llojet e marrëdhënieve seksuale, përfshi edhe seksin oral, pakëson rrezikun e kancerit dhe kjo është një sjellje shumë e men\u00e7ur.
\nTestimi për HPV, sot, rekomandohet të bëhet si pjesë e testimit për kancerin e qafës së mitrës. Por se sa do të ndihmonte testimi për HPV, si pjesë e testimit për kancerin e fytit, mbetet akoma i paqartë. Mjekimi i kancerit të fytit edhe në rastet ku përgjegjës është HPV, bëhet po një soj me operacion, radiacion dhe kimioterapi.<\/p>\n

Nuk ka vaksinë që të mjekojë personat që e kanë virusin HPV. Vaksina Gardasil,? mbron kundër infektimit me format e ndryshme të HPV- përfshi dhe HPV16, që shkakton kancerin cervikal. Por nuk janë bërë studime për të provuar mbrojtjen me vaksinë kundër kancerit të fytit. Në kohët e fundit, një editorial i revistës Neë England Journal of Medicine ka theksuar efektivitetin? e vaksinës për të prevenuar lezionet prekanceroze në qafën e mitrës. Në qoftë se vaksina provohet se është efektive në mbrojtjen nga infeksioni HPV16,? si\u00e7 është në kancerin e qafës së mitrës, kjo do të bëjë të mundur të pakësohen edhe rastet me kancerin e fytit.<\/p>\n

Kondomet janë e vetmja ndihmë për të pakësuar rrezikun e kancerit të fytit, Për të ruajtur veten, trajtojeni seksin oral me të njëjtin kujdes si dhe format e tjera të kontaktit seksual. Mbani mend, seksi oral nuk është seks i sigurtë.
\nGjëja më e re që dihej, deri para pak kohësh, ishte lidhja e human papilloma virusit (HPV) me kancerin e qafës së mitrës. Tani kjo nuk është më i vetmi shqetësim, që duhet të keni lidhur me këtë virus. Sipas studimit të vitit 2007, që është publikuar në Neë England Journal of Medicine, të cilin e theksuam më lart, HPV mund të shkaktojë kancerin e gojës dhe të fytit. Kushdo që bën seks oral të pambrojtur është në rrezik.<\/p>\n

Dr. Adem Harxhi<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"

Pyetje: Përshëndetje, jam një djalë që kam kohë që ndjej për të njëjtin seks, madje kam ndërruar shumë partnerë, kam shkëmbyer shumë puthje dhe kam bërë seks të pambrojtur disa herë. Kam bërë analiza dhe falë zotit sjam infektuar, por kohët e fundit, kam rreth një vit që kam probleme me fytin. Kam acarim dhe […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":6,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[43,11],"tags":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1572"}],"collection":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1572"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1572\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/media\/6"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1572"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1572"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1572"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}