{"id":1721,"date":"2010-07-15T08:37:38","date_gmt":"2010-07-15T08:37:38","guid":{"rendered":"http:\/\/seksologu.com\/index\/?p=1721"},"modified":"2010-07-15T08:37:38","modified_gmt":"2010-07-15T08:37:38","slug":"semundjet-infektive-seksualesis","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/seksologu.com\/semundjet-infektive-seksualesis\/","title":{"rendered":"Sëmundjet Infektive Seksuale(SIS)"},"content":{"rendered":"

\"cond\"<\/a>Një shenjë e qartë që tregon se miliona të rinj bëjnë seks të pa mbrojtur, është rritja alarmante e Sëmundjeve Infektive Seksuale midis adoleshentëve. Ky fenomen duket edhe tek ne, ashtu si kudo në botë. Përpara këto sëmundje njiheshin si sëmundjet veneriane (nga Venera, Perëndesha e dashurisë), ndërsa sot ato janë shtuar shumë dhe janë infeksione dhe sëmundje që kalojnë nga një person tek një tjetër nëpërmjet kontaktit seksual. Disa? prej tyre si HIV-i dhe Hepatiti transmetohen edhe me anë të shiringave të përbashkëta.<\/p>\n

\u00cbshtë me rëndësi të themi se në këtë grup futen një numër rekord sëmundjesh. Përpara vitit 1960 si sëmundje veneriane njihej vetëm Sifilizi dhe Gonorea. Sot njihen më shumë se pesëdhjetë tipa të Sëmundjeve Infektive Seksuale. (Nga statistikat amerikane rezulton se \u00e7do vit sëmuren me këto sëmundje mbi 13 milion amerikanë dhe gjysma e tyre janë nën moshën 24 vje\u00e7.)<\/p>\n

Adoleshentët që janë seksualisht aktivë dhe nuk praktikojnë seksin më të sigurtë, janë shumë të rrezikuar të infektohen me këto sëmundje. Nga të gjitha këto sëmundje, më të shpeshtat e më të rëndësishmet ve\u00e7anërisht për? adoleshentët, janë infeksionet bakteriale që quhen Chlamidia dhe Gonorea. Të dyja mjekohen me antibiotikë. Por, po të lihen pa mjekuar, ato shkaktojnë dëmtime serioze të zgjatura, përfshi Sëmundjen Infektive Pelvike (SIP) në gratë dhe sterilitet tek gratë dhe burrat. Dhimbja, djegia gjatë urinimit, ënjtja dhe inflamacioni i gjenitaleve, janë disa nga simptomat e këtyre sëmundjeve.<\/p>\n

Shpesh nuk ka shenja të dukshme të infeksionit.
\n
\nPo je seksualisht aktiv, ti je i rrezikuar për SIS<\/span><\/strong><\/p>\n

Dy sëmundje të tjera shumë të shpeshta janë Veruket gjenitale dhe Herpesi gjenital. Të dyja këto sëmundje shkaktohen nga viruset. Ato shfaqen me ngritje të vogla, me flluska ose plagë afër penisit, vaginës, anusit dhe gojës. Këto janë? shenjat më të shpeshta, por jo gjithmonë shenjat e para të këtyre sëmundjeve.<\/p>\n

Edhe pse simptomat e këtyre infeksioneve mund të mjekohen, të trajtohen e qetësohen, veruket dhe herpesi gjenital nuk shërohen. Kush infektohet një herë me këto viruse, i ka ato? për të gjithë jetën. Personi i infektuar do të provojë shpërthime periodike? të tyre me shenja shumë shqetësuese. Ai do t\u2019ua kalojë edhe partnerëve të tij seksualë këto sëmundje po qe se do të bëjnë seks jo të sigurtë. Këto viruse dëmtojnë rëndë sistemin riprodhues. HPV (Herpes Papilloma Virus) që shkakton veruket gjenitale, shkakton kancerin e qafës së mitrës tek gratë dhe kancerin e penisit tek burrat.<\/p>\n

Hepatiti, i shkaktuar nga një virus i rrezikshëm që dëmton rëndë mël\u00e7inë e zezë dhe sifilizi, i shkaktuar nga një bakter (treponema pallidum), që mund të shkaktojë verbim,? dëmtime të trurit dhe vdekje kur nuk mjekohet, janë sot sëmundje infektive seksuale gjithnjë në rritje, midis adoleshentëve dhe të rinjve kudo në botë.<\/p>\n

Sëmundjet Infektive Seksuale janë shumë ngjitëse, përhapen lehtësisht në njerëz të tjerë me anë të aktivitetit seksual të pa mbrojtur dhe disa prej tyre si herpesi dhe veruket gjenitale u transmetohen gjatë lindjes edhe fëmijëve të sapolindur prej nënës së infektuar.<\/p>\n

Po qe se nuk diagnostikohen dhe mjekohen, ato shkaktojnë dëmtime të rënda dhe permanente në gjenitalet, në organet e riprodhimit, në zëmër, në tru dhe në ky\u00e7et.
\n
\nInfeksionet që përhapen seksualisht kanë lidhje direkte me infeksionin HIV. Kjo lidhje vjen nga:<\/strong>
\n
\nSë pari:<\/strong> Prania e një SIS tregon se ke bërë seks të pa mbrojtur. Personi që ta dha këtë infeksion(sëmundje) mund të ketë qenë i infektuar me HIV.
\nSë dyti:<\/strong> Po qe se ke një SIS sistemi yt imun është duke luftuar me këtë infeksion dhe është më pak i aftë të luftojë me germe (mikrobe)të tjera, përfshi dhe HIV.
\nSë treti<\/strong> dhe më e rëndësishmja<\/strong>: Dëmtimet lokale, flluskat, plagët dhe ënjtjet që shoqërojnë SIS i lehtësojnë HIV-it rrugën për në gjak.<\/p>\n

Mbi 80 përqind e njerëzve që janë të infektuar me SIS nuk kanë simptoma të infeksionit. Të infektuarit edhe pse janë pa simptoma e kalojnë {transmetojnë ) infeksionin tek të tjerët. Por disa njerëz kanë simptoma dhe janë të alarmuar për gjendjen e tyre.<\/p>\n

Këto simptoma janë:<\/p>\n

Tek burrat:<\/strong>
\nRrjedhje nga penisi
\nDhimbje në testikujt<\/p>\n

Tek gratë:<\/strong>
\nRrjedhje dhe erë e keqe nga vagjina.
\nDhimbje në zonën pelvike ose në fund të barkut.
\nDhimbje në vaginë gjatë aktit seksual.
\nDjegie dhe kruajtje jashtë dhe brenda vaginës.
\nGjak nga vagjina (që nuk lidhet me menstruacionet).
\n
\nTek gratë dhe tek burrat:<\/strong>
\n\u00cbnjtje dhe fryrje e organeve gjenitale.
\nDhimbje ose djegie gjatë urinimit.
\nPlagë, flluska në ose rreth organeve gjenitale, në? anus dhe në gojë.<\/p>\n

\u00cbshtë shumë e vështirë? të bisedosh me dikë që nuk e njeh mirë për seksin e sigurtë. Nuk duhet bërë seks me një person të panjohur. <\/span><\/strong><\/p>\n

Kush është seksualisht aktiv, pavarësisht në se ka ose jo simptoma të këtyre sëmundjeve, duhet të bëjë vizita të rregullta mjekësore që të sigurohet se nuk është i infektuar. Shumica e SIS mund të kurohen plotësisht me antibiotikë, por kura duhet të merret e gjitha dhe për aq ditë sa ka rekomanduar doktori. Personi i infektuar duhet të njoftojë? partnerët e tij seksualë të mëparshëm dhe prezentë, se edhe ata mund të jenë të infektuar. Partneri duhet të testohet dhe po qe se është i infektuar të marrë mjekimin. Barnat që ka dhënë doktori për një person nuk duhet të ndahen me njerëz të tjerë. Për të mbrojtur veten dhe të? tjerët, personi i infektuar nuk duhet të bëjë seks deri në shërimin e plotë. Po qe se do të bëjë seks, të përdorë kondom lateksi për të mbrojtur veten dhe partnerin.<\/p>\n

Sipas statistikave në vendet e zhvilluara, njëra në \u00e7do katër vajza adoleshente është e infektuar me një ose më shumë SIS.<\/p>\n

Para një viti në Amerikë u aprovua përdorimi i vaksinës Gardasil kundër HPV, që është virusi që shkakton kancerin e qafës së mitrës. Vaksinimi me Gardasil duhet të bëhet kur vajza është në moshën 11-12 vje\u00e7,? që do të thotë para fillimit të aktivitetit seksual. Vaksinimi me Gardasil pasi vajza të jetë infektuar me HPV, është pa kuptim.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"

Një shenjë e qartë që tregon se miliona të rinj bëjnë seks të pa mbrojtur, është rritja alarmante e Sëmundjeve Infektive Seksuale midis adoleshentëve. Ky fenomen duket edhe tek ne, ashtu si kudo në botë. Përpara këto sëmundje njiheshin si sëmundjet veneriane (nga Venera, Perëndesha e dashurisë), ndërsa sot ato janë shtuar shumë dhe janë […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[10],"tags":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1721"}],"collection":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1721"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1721\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1721"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1721"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1721"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}