{"id":1737,"date":"2010-07-20T09:04:00","date_gmt":"2010-07-20T09:04:00","guid":{"rendered":"http:\/\/seksologu.com\/index\/?p=1737"},"modified":"2010-07-20T09:04:00","modified_gmt":"2010-07-20T09:04:00","slug":"si-te-provoni-kenaqesi-shperthyese-gjate-aktit-seksual","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/seksologu.com\/si-te-provoni-kenaqesi-shperthyese-gjate-aktit-seksual\/","title":{"rendered":"Si të provoni kënaqësi shpërthyese gjatë aktit seksual"},"content":{"rendered":"

\"ken\"<\/a>Pyetje:<\/strong>
\nI nderuar doktor, ju falenderoj për këshillat tuaja. Unë jame 27 vje\u00e7. Prej moshës 18 vje\u00e7are unë bëj seks të rregullt me të dashurin tim. Në disa shkrime tuaja thoni: nuk është me rëndësi gjatësia dhe gjerësia e penisit të mashkullit aq sa është teknika. Unë me \u00e7do kusht mundohem të kënaqem me penisin mesatar dhe pak të hollë të të dashurit. Të shkruaj shumë? sinqerisht, që ndjejë nevojë më të madhe gjatë aktit seksual që të mbushem edhe më tepër me penis më të gjatë dhe më të plotë, në të kundërt e vërej që nuk më mjafton. Si të bëjë me të dashurin edhe pse e dua shumë, që mos të më \u00e7ojnë fantazitë te tradhëtia. Mund të më thoni që fantazitë s’kan të ndalur, por unë dëshirojë seks të plotë, si\u00e7 ma kërkon vagina. Ju faleminderit!
\nPërgjigje:<\/strong><\/p>\n

Pyetja jote është, vërtet, shumë e sinqertë.
\nTi thua se penisi i burrit nuk të mbush dhe nuk ndjehesh plotësisht e kënaqur prej aktit seksual. Madje, eksperienca jote seksuale, nuk pajtohet me atë që theksoj unë në shkrimet e mija: \u201c\u00cbshtë më mirë një penis më i vogël, por i shkathët; se sa një penis i madh, por dembel, që nuk di të bëjë punën e tij.\u201d
\nE vlerësoj këtë eksperiencë.
\nMadhësia e penisit, është një? \u00e7ështje, që i ka shqetësuar gjatë gjithë kohërave, burrat e këtij planeti. Po thuaj, asnjë burrë, nuk është i kënaqur me penisin që ka. Të gjithë duan ta kenë më të madh. Të gjithëve u duket, se janë më të vegjël nga shokët. Kjo ndodh, padyshim, sepse ka gra që ankohen për penisin e vogël të burrave të tyre.
\nDuhet të dish, se qëniet humane, bëjnë seks për të arritur tre qëllime:<\/strong>
\n1-<\/strong>Seks për riprodhim
\n2-<\/strong>Seks për të provuar kënaqësinë e orgasmës
\n3-<\/strong>Seks për t\u2019u bashkuar dhe forcuar miqësinë midis njëri-tjetrit.
\nPyetja jote lidhet me kënaqësinë seksuale, pra, me arritjen e orgazmave të shëndetshme, të fuqishme, shpërthyese dhe \u00e7liruese.
\nPër të arritur orgasmën, shumica e grave, kërkojnë eksitim të klitorit. Për të arritur këtë eksitim, nuk ka nevojë për penis të madh. Eksitimin e klitorit, gratë mund ta bëjnë edhe vetë, gjatë aktit seksual, si vetë-masturbim. Por klitorin e eksitojnë shumë përkëdheljet e gishtave, të buzëve, të gjuhës, të penisit dhe \u00e7do gjëje tjetër që ka partneri. Ky eksitim klitoral, i \u00e7on shumë gra në orgasmë. Ky tip i orgasmës quhet orgasma klitoriale, pra, që e merr fillesën nga eksitimi i klitorit.
\nPjesa tjetër e grave e arrijnë orgasmën, kur penisi ushtron presion të thellë në muret e vaginës, ve\u00e7anërisht, në murin e përparmë të vaginës, ku ndodhet Vatra-G. Kjo vatër kërkon presion që të eksitohet dhe të japë orgasma të fuqishme, të jashtëzakonshme dhe shpërthyese. Në këto raste duhet penisi i madh, që ta mbushë mirë vaginën.
\nNë seksterapi, për gratë që nuk arrijnë dot orgasmën, ve\u00e7anërisht, për gratë e abuzuara seksualisht, përdoret metoda e \u201cgrushtimit vaginal\u201d. Këtu nuk bëhet fjalë për ndonjë ndeshje boksi, por seksterapisti, sipas një teknike të caktuar, fut në vaginën e gruas dorën e tij të mbledhur grusht. Me grushtin e tij bën presion mbi vatrën-G dhe gruaja arrin orgasma shumë të fuqishme, të shoqëruar me ejakulacion masiv. Shpesh, duket sikur këto gra urinojnë kur arrijnë orgasmën. Ka edhe \u00e7ifte, që për kënaqësi më të madhe të gruas, përdorin? metodën e \u201cgrushtimit\u201d.? Këtu më duhet të theksoj, se \u201cgrushtimi\u201d bëhet sipas një teknike të caktuar, e cila instruktohet dhe njerëzit e mësojnë. Kjo nuk do të thotë që gjithkush, pa perfeksionuar teknikën, të fusi grushtin dhe të dëmtojë vaginën e gruas.
\nKëto orgasma, Frojdi, kishte qejf t\u2019i quante \u201cOrgasma të Pjekura\u201d dhe i vlerësonte më shumë se orgasmat klitoriale.
\nSi? shumë seksologë të tjerë, unë mendoj, se gjatë aktit seksual eksitimi klitoral dhe presioni vaginal kombinohen. Orgasmat, përgjithësisht, janë të përziera -klitoriale dhe vaginale. Por, padyshim, ka gra ku predominon tipi klitoral i orgasmës dhe tek të tjera(që janë më pak), predominon tipi vaginal i orgasmës.
\nTi, me sa duket, hyn në ato gra, që u duhet presion, për të arritur? orgasma të fuqishme vaginale. Kjo është arsyeja pse mbetesh e pangopur dhe ndjehesh bosh.
\nTi kërkon të dish se \u00e7farë duhet të bësh për të arritur orgasmat e fuqishme që të pëlqejnë. Ka disa opsione:
\n\u2022 Disa gra, i ushtrojnë muskujt e mureve vaginale aq mirë, sa që ato gjatë lëvizjeve që bën penisi në vaginë shtrëngohen dhe e mbështjellin shtrëngueshëm penisin. Kuptohet ajo që i mungon burrit, kompensohet nga gruaja. Këto shtrëngime i ndjen gruaja i ndjen edhe penisi i burrit dhe këto e bëjnë aktin seksual shumë të pëlqyeshëm për të dy. Madje, disa gra i perfeksionojnë aq shumë këto shtrëngime muskulore të vaginës, sa ato bëhen si lëvizje peristaltike, ose valë-valë mbi penisin e burrit.
\nKa disa gra që specializohen shumë për këto shtrëngime muskulore. Në disa vende të Azisë ka gra që bëjnë show me muskuj e tyre vaginalë të stërvitur aq mirë. Ato janë të afta që me një pipëz të thithin ujin e një gote në vaginën e tyre. Ato thithin tymin nga një cigare e ndezur, që e vendosin në buzët e vaginës së tyre, ashtu si\u00e7 e vendosin në gojën e tyre.? Madje, me një laps të vendosur në vaginë, ato shkruajnë poezi dashurie për spektatorët, që gjithmonë janë burra.
\n\u2022 Përdorni lodra seksi me dimensione të përshtatshme. Shumë \u00e7ifte i përdorin ato me sukses. Tregtia e këtyre lodrave ( dildo, vibratorë e të tjera) është biznes shumë i madh.
\n\u2022 Pompat vakuum. Ato vendosen në penis para marrëdhënies seksuale. Vakumi që ato shkaktojnë, shton sasinë e gjakut që vjen në penis dhe kjo bën të rriten dimensionet e tij.? Këto pompa ndihmojnë, kryesisht, burrat me shkallë të ndryshme të impotencës seksuale.
\n\u2022 Mund të përdorni metodën e \u201cgrushtimit\u201d vaginal, që e shpjegova më sipër.
\nPërpjekjet për të bërë operacione dhe mjekime, që synojnë rritjen e dimensioneve të penisit, përgjithësisht, janë pa sukses, ose me efekt të përkohshëm dhe shpesh me efekte negative funksionale dhe estetike.
\nUroj shëndet e fat
\nDoktori<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"

Pyetje: I nderuar doktor, ju falenderoj për këshillat tuaja. Unë jame 27 vje\u00e7. Prej moshës 18 vje\u00e7are unë bëj seks të rregullt me të dashurin tim. Në disa shkrime tuaja thoni: nuk është me rëndësi gjatësia dhe gjerësia e penisit të mashkullit aq sa është teknika. Unë me \u00e7do kusht mundohem të kënaqem me penisin […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[24],"tags":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1737"}],"collection":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1737"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1737\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1737"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1737"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1737"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}