{"id":1839,"date":"2010-08-17T08:23:43","date_gmt":"2010-08-17T08:23:43","guid":{"rendered":"http:\/\/seksologu.com\/index\/?p=1839"},"modified":"2010-08-17T08:23:43","modified_gmt":"2010-08-17T08:23:43","slug":"infeksionet-vaginale-mykotike-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/seksologu.com\/infeksionet-vaginale-mykotike-2\/","title":{"rendered":"Infeksionet Vaginale Mykotike"},"content":{"rendered":"

\"sad_girl\"<\/a>Pyetje:<\/strong>
\nJu lutem më ndihmoni doktor. Myku në vaginë bëhet kur burri ka marrëdhënie me femër tjetër?? Ju lutem më ktheni? përgjigje.<\/p>\n

Përgjigje:<\/strong>
\nPër mykun në vaginë kam shkruar edhe herë tjetër. Infeksioni me mykra konsiderohet sëmundje infektive seksuale që kryesisht shkaktohet kur prishet flora bakteriale vaginale e vajzës. Por mund edhe të transmetohet seksualisht.
\nLexoni materialin e mëposhtëm<\/p>\n

INFEKSIONET? VAGINALE? MYKOTIKE.<\/strong><\/p>\n

Asgjë tjetër nuk ia heq gruas gëzimin e jetës seksuale, sa \u00e7\u2019e bën këtë? infeksioni vaginal me mykrat. Simptomi më i zakonshëm i infeksionit mykotik të vaginës së gruas, i pranishëm në 90% të rasteve, është kruajtja intensive e vulvës dhe e hapjes vaginale. Ato bëhen aq seksi, sa edhe një këpucë e vjetër!.? Gruaja ka djegie gjatë urinimit dhe interkursës. Indet vaginale janë të inflamuara, të skuqura dhe me sekrecione si gjizë. Disa gra të infektuara thonë se këto sekrecione mbajnë erë si \u201cbuka që piqet\u201d.
\nPër fat të keq, të gjitha këto ankesa të zymta i kanë, pothuaj, të gjitha gratë e infektuara. Infeksionet nga mykrat janë nga infeksionet me të shpeshta që diagnostikohen në shërbimet e gjinekologjisë. Tre, nga katër gra që vizitohen në repartet e gjinekologjisë, pavarësisht se në \u00e7farë momenti të jetës së tyre fertile janë, kanë infeksione mykotike. Një e katërta e këtyre grave, sipas statistikave mjekësore, përsëriten shpesh dhe shoqërohen me infeksione të tjera.
\nShkaktari i infeksioneve mykotike është një myk (fungus )që quhet Candida albicans dhe infeksioni që ai shkakton quhet kandidoza vulvovaginale.
\nSi të gjitha mykrat, candida albicans, zhvillohet mirë në vende të ngrohta, të errëta dhe me lagështirë. Vagina është vend perfekt për zhvillimin e mykut, ndonëse ato zhvillohen po aq mirë edhe në fyt dhe në zorrë.<\/p>\n

Kush e shkakton sëmundjen?<\/strong>
\nTë gjitha gratë, pa përjashtim, kanë myk dhe shumë mikroorganizma të tjera në vagjinën e tyre. Ky koleksion mikroorganizmash është i mirëpritur në vaginë normale.? Ajo që ne e quajmë \u201cinfeksioni i vaginës me myk\u201d ndodh kur për arsye të ndryshme ekologjia e florës natyrale vaginale prishet.
\nNormalisht, ekosistemi vaginal që vetë-mbahet, krijon në vaginë një mjedis lehtësisht acid. Ky mjedis bën që mikroorganizmat që normalisht janë në vaginë, midis tyre dhe candida albicans, të mos shumëzohen jashtë kontrollit. Kur, për shumë arsye të njohura, balanca mikrobiale vaginale prishet kjo bën që të zhvillohen infeksionet me myk.<\/p>\n

Cilët janë faktorët që e prishin balancën mikrobike vaginale?<\/p>\n

1- Antibiotikë<\/strong>t. Për arsye se antibiotikët vrasin mikrobet që duhen për të mbajtur aciditetin normal të vaginës, përdorimi i tyre pa kriter është një nga shkaqet më kryesore për zhvillimin e infeksioneve mykotike. Madje, disa antibiotikë (tetraciklinat) kanë aftësi të stimulojnë direkt qelizat mykotike.
\n2- Hormonet femërore<\/strong>. Gratë që marrin estrogjen nga përdorimi i pilulave kontraceptive dhe gratë në menopauz që i përdorin këto pilula si terapi hormonale zëvendësuese, janë më të prirura për të zhvilluar infeksione nga myku. Estrogjeni shkakton shumë ndryshime metabolike dhe në disa gra ai stimulon direkt qelizat mykotike. Mekanizmi se si estrogjeni stimulon qelizat mykotike, akoma nuk është i njohur.? Dihet, gjithashtu, që estrogjeni e rrit mbi 50 përqind përmbajtjen e glikogjenit në vaginë. Por glikogjeni zbërthehet në sheqer dhe qelizave të mykut u pëlqen të ushqehen me sheqer (kështu ndodh në fermentimin e pijeve). Deri sot nuk ka studime që të tregojnë lidhjen direkte të infeksionit me myk me ushqimin me shumë sheqer. (Pakësimi i sheqerit në ushqim, gjithsesi, është i këshilluar për shëndetin në tërësi.)
\n3- Kortikosteroidet<\/strong>. Këto barna, që përdoren për të mjekuar astmën dhe sëmundjet autoimune si\u00e7 është lupusi, mund të kenë efekte \u201cshkatërruese \u201c në sistemin imun të trupit. Kjo bën që të rritet rreziku i infeksioneve me myk. Kortikosteroidet janë të njëjta me ato lëndë që trupi prodhon kur është në gjendje stresi. Kjo shpjegon arsyen pse stresi mund të kontribuojë? në shfaqjen e infeksioneve? me myk.
\n4- Shtatzënia<\/strong>. Katërmbëdhjetë përqind e grave shtatzëna zhvillojnë infeksione vaginale me myk. Kjo ndodh sepse ndryshimet hormonale që ndodhin gjatë shtatzënisë, e prishin ambientin vaginal. Gjysma e grave të infektuara duhet të mjekohen për infeksione mykotike disa herë gjatë shtatzënisë.
\n5- Menstruacionet<\/strong>. Disa gra janë të predispozuara të infektohen me mykrat përpara ose gjatë periodave. Kjo ndodh sepse gjaku menstrual e bën ambientin në vaginë më pak acid.(Aciditeti frenon zhvillimin e mykrave)
\n6- Diabeti<\/strong>. Niveli i lartë i sheqerit në gjak rrit shkallën e infektimit me mykra. Kjo ndodh ngaqë rritet niveli i glukozës në vaginë.<\/p>\n

Përhapja e infeksionit <\/strong>
\nGjinekologët i trajtojnë infeksionet mykotike me njërin nga këto tre medikamente: miconazole(Monistat), clotrimazole(Gyne-Lotrimin)ose nystatin (Mycostatin ose Nilstat). Rreth \u00be e rasteve, me ndihmën e këtyre? mjekime, duket se? e zgjidhin problemin, por ngelen akoma shumë gra në të cilat mjekimi nuk ka efekt dhe infeksionet rekurente me myk bëhen një tmerr që përsëritet.? Që këto gra të gjejnë shpëtimin e vërtetë dhe të qëndrueshëm, ato duhet të ndryshojnë cilësisht mënyrën e të jetuarit.
\nNjë pyetje që duhet sqaruar është kjo:
\nA kalon infeksioni me myk nga njeri partner tek tjetri? <\/em>
\nStudimet kanë treguar se partnerët seksualë kanë, zakonisht , të njëjtin shtam myku. Kjo tregon se infeksioni kalon nga njëri tek tjetri si në një lojë Ping-Pongu seksuale.? Pra përgjigja është një \u201cPO\u201d.
\n\u00cbshtë e njohur se burrat mund të kenë candida në lëkurën e gjenitaleve të tyre, ndenë lafshën e penisit, ose në prostatë. Kjo e fundit bën që të infektohet edhe sperma e tyre. Një burrë i infektuar ka këto shenja: skuqje të lëkurës së gjenitaleve të tij dhe kur prostata është e infektuar me myk ai ndjen dhimbje gjatë ejakulacionit (prishjes). Si rregull, burrat e infektuar me myk nuk kanë shenja. Në jetë ka hile!. <\/em>
\nGratë mund të zhvillojnë infeksionin mykotik edhe pa pasur asnjë kontakt seksual. Kandida është prezente në zorrët e gruas dhe ato shërbejnë si një \u201crezervoir\u201d për organizmat, që e riinfektojnë vaginë e gruas në mënyrë të përsëritur.
\nDoktorët që kanë mbjellur dhe kanë bërë kulturat e spermës të partnerëve seksuale të grave të infektuara me myk, kanë gjetur se shumica e burrave ishin mbartës të mykut (mundet nga infeksioni i prostatës).
\nNë një studim të vogël me 33 gra doktorët konstatuan se kur i mjekuan të dy partnerët seksualë për dy javë me 200 mgr në ditë nga preparati antifungal ketoconazole, 31 nga këto gra u shëruan dhe mbetëm të painfektuara për një vit. Disa doktorë këshillojnë që partnerët seksualë të grave që vuajnë nga infeksione mykotike rekurente, duhet të bëjnë kulturën e spermës për myk dhe të përdorin një krem antifungal, si\u00e7 është Mycostatina, në gjenitalet e tyre.
\nInfeksione të tjera të ngjashme.<\/strong>
\nKa raste, kur mendohet që gruaja vuan nga infeksioni me myk, ndërsa në të vërtetë, infeksioni është shkaktuar nga një organizëm tjetër, që është gjithashtu, po aq i pakëndshëm. Ja pse kur gruaja shkon tek doktori me një infeksion vaginal, doktori insiston për një ekzaminim pelvik. Ai merr material nga sekrecionet vaginale për ekzaminim mikroskopik dhe mikrobiologjik.? Nuk ka dyshim, që mjeku gjinekolog është i pajisur më mirë për këto soj ekzaminimesh, nga \u00e7\u2019është një mjek? i përgjithshëm.
\nNdonjëherë, mikroorganizmi përgjegjës për infeksionin vaginal mund të jetë bakteri që quhet Gardnella vaginalis<\/em> (infeksioni prej saj quhet vaginoza bakteriale). Simptomi më i zakonshëm i vaginozës bakteriale është sekrecione vaginale si qumësht, me shkumë, të bardha ose gri dhe me erë. Disa gra të infektuara, vënë re se, menjëherë pas interkursës, ndjejnë një erë si peshk. Testi klasik që doktorët rekomandojnë të përdoret në klinika është i ashtuquajturi \u201ctesti i nuhatjes\u201d: Kur përzien sekrecionet vaginale me hydroxid kaliumi dhe prodhohet era e peshkut, kjo tregon se G. Vaginalis ka gjetur një shtëpi të re në vaginë e gruas.
\nNjë tjetër dëmtues i vaginës është: Trichomonas vaginalis. Ky është? një protozoar i keq, me një bisht karakteristik si kamxhik. Ankesa kryesore e gruas së infektuar me trichomonas janë sekrecionet e shumta, të verdha ose jeshile dhe me erë të keqe të ve\u00e7antë. Në rastet më të rënda ka kruarje, skuqje dhe ënjtje të indeve vaginale. Që të jemi të përpiktë duhet të themi se trichomoniaza është një sëmundje infektive seksuale dhe ajo, pothuaj, nuk gjendet kurrë tek gratë që nuk janë seksualisht aktive.? Ajo është më e shpeshtë tek gratë me shumë partnerë.
\nPër të dyja, gardanelën dhe trikomoniazën, antibiotiku Flagyl është më i përshtatshmi dhe me të duhet të mjekohen të dy partnerët, thonë specialistët e sëmundjeve infektive seksuale.
\nSi ta parandalojmë infeksionin?<\/strong>
\nNga të gjitha sa thamë, mund të krijohet mendimi se disa nga infeksionet vaginale janë pjesë e jetës së \u00e7do gruaje. Kjo nuk është e vërtetë. Gratë mund të luftojnë me to. Më poshtë do të tregoj për disa mënyra se si ju duhet të luftoni me to.<\/p>\n

Ndërroni kontraceptivin<\/strong>. Studimet kanë treguar se kontraceptivët oralë, pajisjet intra-uterine, spermicidet vaginale dhe sfungjerët kontraceptive i rritin shanset që një grua të zhvillojë infeksionin mykotik. Pajisjet intra-uterine rritin sekrecionet vaginale, të cilat favorizojnë rritjen e mykut. Sfungjerët rritin rrezikun sepse ato përmbajnë spermicid, që vret bakteret e nevojshme bashkë me spermatozoidet. Në një studim me prostitutat në Bangkok, Tailandë, përdorueset e sfungjerëve u infektuan dy herë më shumë me myk nga ato që nuk përdornin sfungjerë. \u00cbshtë më mirë të kaloni në mbrojtje barrierë kundër shtatzënisë, si\u00e7 janë kondomet ose kapulet cervikale. Ato nuk kanë rrezik të lartë? për infektimin me myk.<\/p>\n

Evitoni mbathjet e shtrënguara<\/strong>.? Lagështia dhe ngrohtësia janë kombinacioni perfekt për rritjen e mykut. Ekspozimi në diell me rroba banje të lagura, veshja e të mbathurave prej najloni, veshja e getave (pantyhose), veshja e xhinseve të ngushta është sikur ta kërkoni vetë belanë. Doktorët thonë se është mirë të vishni gjëra që qëndrojnë lirshëm, mbathje prej pambuku të bardhë, geta me pjesën e gjenitaleve prej pambuku. Këshillohen të mbathura të bardha sepse disa ngjyra janë irituese për organet gjenitale.<\/p>\n

Evitoni ushqimet me sheqer<\/strong>. Flitet shumë, ndonëse, ka pak të dhëna shkencore që të vërtetojnë se duke evituar ushqimet me sheqer, gratë, mund të pakësojnë shanset për t\u2019u infektuar me myk vaginal. Arsyeja është e thjeshtë, më pak sheqer në ushqim, më pak glukozë në vaginë.<\/p>\n

Mos përdorni lëndë irituese<\/strong>. \u00c7do gjë që iriton indet vaginale predispozon për infeksion me myk. Kështu evitoni spërkatjet me deodorant femëror, evitoni letrën e tualetit të parfumuar dhe evitoni dushet vaginale të shpeshta. Rekomandohen dushe vetëm me ujë, pa uthull, pa bikarbonat, pa Betadinë dhe kimikate të tjera të dëmshme. Disa gra që janë hipersensitive dhe kanë histori me infeksione myku, duhet të evitojnë të gjitha kimikatet, përfshi sapunin, vajin e vaskës, larjen me flluska, xhelin lubrifikant dhe tamponët deodorizuese. Disa gra ankohen se tamponët rritin infeksionet. Përdorni pece sanitare në vend të tamponëve.<\/p>\n

Provoni kosin<\/strong>. Ka pak të dhëna shkencore, por shumë gra thonë se ngrënia e kosit ndihmon(kosi restauron bakteret që luftojnë kandidat). Në një studim të vogël 11 gra të infektuara me candida u monitoruan për gjashtë muaj. Pas kësaj, ato hëngrën \u00e7do ditë për gjashtë muaj, një kupë me kos që përmbante Lactobacillus acidophilus. Rezultati: Infeksionet u pakësuan gjatë gjashtë muajve që gratë hëngrën kos. Kërkuesit rekomandojnë se ju duhet të gjeni kos që përmban L. Acidophilus aktiv. Mos përdorni kos direkt në vaginë. Kosi në vaginë mund të shtojë edhe ndonjë infeksion tjetër bakterial, mbi problemin që ju keni.
\nDisa doktorë rekomandojnë të merren tre ose katër kapsule me L. Acidophilus që gjenden në supermarkete ose në farmaci, sa herë që merrni një dozë me antibiotikë. Kjo do t\u2019u ndihmojë të restauroni florën vaginale.<\/p>\n

Pa\u00e7 shëndet dhe fat.
\nDoktori.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"

Pyetje: Ju lutem më ndihmoni doktor. Myku në vaginë bëhet kur burri ka marrëdhënie me femër tjetër?? Ju lutem më ktheni? përgjigje. Përgjigje: Për mykun në vaginë kam shkruar edhe herë tjetër. Infeksioni me mykra konsiderohet sëmundje infektive seksuale që kryesisht shkaktohet kur prishet flora bakteriale vaginale e vajzës. Por mund edhe të transmetohet seksualisht. […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[43,11,24],"tags":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1839"}],"collection":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1839"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1839\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1839"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1839"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1839"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}