{"id":1996,"date":"2010-10-13T09:21:11","date_gmt":"2010-10-13T09:21:11","guid":{"rendered":"http:\/\/seksologu.com\/index\/?p=1996"},"modified":"2010-10-13T09:21:11","modified_gmt":"2010-10-13T09:21:11","slug":"buzet-e-brendshme-labia-minora","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/seksologu.com\/buzet-e-brendshme-labia-minora\/","title":{"rendered":"Buzët e brendshme (Labia minora)"},"content":{"rendered":"

\"\"<\/a>
\nKam patur shumë pyetje nga lexueset lidhur me buzët e vogla. Disa janë të pakënaqura me ngjyrën e tyre. Të tjera janë të pakënaqura me madhësinë e tyre, nga që dalin jashtë buzëve të mëdha. Disa të tjera shqetësohen sepse dashnorët nuk i pëlqejnë buzët? e tyre vaginale. Shumë prej tyre janë aq të shqetësuara sa kërkojnë të kryejnë operacione plastike të buzëve? vaginale.
\nPër të patur një ide më të qartë për buzët tuaja vaginale, po u dërgoj materialin e më poshtëm.<\/p>\n

Buzët e brendshme (Labia minora)<\/strong><\/p>\n

Po qe se i hapni buzët e mëdha, ju do të dalloni dy palosje të holla të lëmuara prej lëkure që quhen labia minora. Këto janë shumë të ndjeshme, mbushur me vasa gjaku dhe ind të sfungjertë. Ato janë plot me enë gjaku dhe gjëndra që nxjerrin dhjamë. Ashtu si buzët e mëdha edhe të voglat mbushen me gjak dhe zmadhohen kur jeni seksualisht të eksituara.<\/p>\n

Mos u shqetësoni po qe se këto buzë të brendshme nuk duken si ato që i keni parë në libra. Buzët e vogla, më shumë se \u00e7do pjesë tjetër e gjenitaleve të gruas, ndryshojnë nga njëra grua në tjetrën. Buzët tuaja të vogla mund të jenë rozë, kafe, të zeza, ose një përzierje ngjyrash. Ato mund të jenë shumë të vogla sa me zor dallohen, ose shumë të mëdha që varen 2 cm. ose më shumë jashtë buzëve të mëdha. Shpesh, njëra prej tyre mund të jetë më e madhe se tjetra. Ato mund të jenë të drejta, lehtësisht të palosura, ose me shumë rrudha. Njerëzit mendojnë, se rrudhat edhe madhësia e buzëve të vogla rriten nga masturbimi. Ky është një mendim i gabuar. Gjinekologët e vjetër, që kanë parë kaq shumë vulva, thonë se nuk ka dy gra, që buzët e vogla t\u2019i kenë ekzaktësisht të njëjta. \u00c7do grua i ka unike, të bukura dhe thuajse si lule. Ndodh, ndonjëherë, që labiat minore janë aq të mëdha, sa dalin nga të mbathurat, ose futen brenda në vaginë gjatë aktit seksual. Të dyja këto pozicione të buzëve të vogla janë jo komforte për vajzën, ose gruan. Kohët? e fundit flitet shumë për procedura kirurgjikale që zvogëlojnë dimensionet e buzëve (labiaplastika). Këto operacione nuk janë pa rreziqe dhe këshillohet të kryhen për të larguar shqetësimet fizike, por jo, për arsye kozmetike.<\/p>\n

Sipër të dy labiat minore bashkohen dhe vendosen si perde mbi kokën e klitorit, duke formuar lafshën e tij. Kjo ngjan me lafshën e kokës së penisit të pa bërë synet, tek djemtë dhe shërben për të ruajtur kokën delikate të klitorit. Ndënë klitorin, buzët e vogla takohen me frerin e klitorit ( frenulumin), që është shumë i ndjeshëm ndaj ngacmimit. Buzët e vogla vazhdojnë me vaginën dhe përfundojnë, menjëherë, pas hapjes së vaginës.<\/p>\n

Uroj për të gjitha ju, shëndet dhe fat dhe të gëzoni bukurinë e trupit që keni.
\nDoktori<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"

Kam patur shumë pyetje nga lexueset lidhur me buzët e vogla. Disa janë të pakënaqura me ngjyrën e tyre. Të tjera janë të pakënaqura me madhësinë e tyre, nga që dalin jashtë buzëve të mëdha. Disa të tjera shqetësohen sepse dashnorët nuk i pëlqejnë buzët? e tyre vaginale. Shumë prej tyre janë aq të shqetësuara […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[35,11],"tags":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1996"}],"collection":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1996"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1996\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1996"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1996"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1996"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}