{"id":2017,"date":"2010-10-21T07:59:49","date_gmt":"2010-10-21T07:59:49","guid":{"rendered":"http:\/\/seksologu.com\/index\/?p=2017"},"modified":"2010-10-21T07:59:49","modified_gmt":"2010-10-21T07:59:49","slug":"hera-e-pare-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/seksologu.com\/hera-e-pare-2\/","title":{"rendered":"Hera e parë (2)"},"content":{"rendered":"

\"\"<\/a>\u201cCila është procedura më e mirë për lojën-dashurore dhe periudhën e eksitimit\u201d? Nuk ka një komplet procedurash standarde, që duhet të bëhen. Në të vërtetë, mund të thuhet se ka shumë procedura të mundshme. Përgjithësisht, periudha e lojës seksuale fillon me një bisedim tërheqës, spontan, me përkëdhelje plot dashuri, me përqafime dhe puthje. Gradualisht, të dy zhveshin njëri-tjetrin. Djali? mund të përkëdhelë dhe të puthë trupin e gruas, buzët e saj, gjinjtë e saj. Më në fund ai përkëdhel organin e saj seksual. Në këtë proces , djali,? duhet ta stimulojë seksualisht vajzën e tij në mënyrën që ajo pëlqen dhe dëshiron më shumë. Të dy duhet të jenë shumë të sinqertë me njëri-tjetrin, lidhur me atë që? u pëlqen dhe për mënyrën e eksitimit seksual.<\/p>\n

Pas periudhës së paralojës, ose nxehjes seksuale relaksuese, është mirë që vajza? të shtrihet në qendër të shtratit, në kurriz. T\u2019i tërheqë këmbët e saj tek vithet, t\u2019i hapë gjerësisht gjunjët dhe ti mbështesë mirë shuplakat e këmbëve në dyshek. Ky pozicion është shumë i përshtatshëm dhe relaksues për vajzën. Djali duhet të shtrihet në anën e saj të djathtë dhe të vendosë dorën e tij të majtë nën qafën e saj. Në këtë pozicion ai mund ta përqafojë, ta puthë në qafë, në buzë, dhe në gjinj. Dora e tij e djathtë është e lirë të shkojë poshtë dhe të stimulojë klitorin e saj. Ajo i ka duart të lira për të përkëdhelur penisin e tij. Ajo vendos dorën e saj mbi dorën e tij dhe drejton stimulimin prej tij, të klitorit të saj. Mos u \u00e7uditni kur t\u2019u them, se ky pozicion i eksitimit seksual është i përshkruar, tamam kështu, në Bibël tek \u201cKënga e Solomon-it\u201d (2:6 dhe 2:8) Këto dy vargje janë? identike: \u201cLe të jetë dora e tij e majtë ndenë kokën time dhe dora e tij e djathtë të më ledhatojë mua\u201d. Fjala \u201cledhatojë\u201d mund të përkthehet të më \u201cstimulojë\u201d. Në Bibël, në librin që trajton dashurinë e pastër martesore, gruaja e martuar, shprehet se është e përvëluar që burri i saj ta vendosë dorën e tij të majtë poshtë kokës së saj dhe ta përdorë dorën e tij të djathtë, për të stimuluar klitorin e saj. E përmenda këtë pasazh nga Bibla, për t\u2019u treguar, se edhe për personat më religjiozë, marrëdhënia e hapur dhe e sinqertë seksuale është e lejuar edhe nga feja.<\/p>\n

Ky pozicion i eksitimit seksual, duket se ka qenë pozicioni i përdorur nga shumë njerëz që nga thellësitë? e shekujve. Nuk duhet të hezitojmë të themi, se kjo procedurë e përgjithshme eksitimi, që përshkruam këtu, përshtatet plotësisht me ndërtimin e trupit të gruas dhe burrit. Ndërkohë, njerëzimi e ka përdorur këtë procedurë, sepse është mjaft eficiente, ve\u00e7anërisht, për herën e parë.<\/p>\n

Gjatë periudhës së eksitimit, gruaja, ndjen një ekstra stimulim kur ajo përkëdhel penisin e burrit. Gjatë këtyre perkëdheljeve vajza vesh kondomin në penisin e erektuar, plotësisht, të djalit. Shpesh, përkëdhelja e penisit nga ana e vajzës është shumë stimuluese për djalin. Në këtë moment, djali duhet ta mbajë veten nën kontroll. Kjo është me shumë rëndësi për të. Vetëm eksperienca e \u00e7iftit, mund të tregojë nëse? mund ta përdorin këtë pjesë të procedurës. Po qe se djali nuk e duron dot përkëdheljen e penisit, sepse prishet para kohe, këtë mos e bëni. Djali le ta veshë vetë kondomin.<\/p>\n

Në të gjithë këtë proces eksitimi, \u00e7ifti duhet t\u2019i kushtojë kohë dhe të përqendrohet në eksitimin? e gruas. Ajo nga ana e saj duhet të lëshohet dhe burri duhet të kontrollojë veten. Ky proces duhet të vazhdojë deri sa gruaja të jetë eksituar deri afër orgasmës dhe gati për interkursë.<\/p>\n

A duhen eksperimentuar pozicione të ndryshme për marrëdhënien seksuale?\u201d Unë u rekomandoj \u00e7ifteve të jenë të lira të eksperimentojnë pozicione të ndryshme për interkursë. Eksperimentimet në periudhën e lojës dashurore shtojnë variacionet. Ndërkohë, shumica e \u00e7ifteve, më shpesh, përdorin pozicionin \u201cburri \u2013sipër\u201d. Ka raste që ata përdorin për variacion edhe pozicione të tjera. \u00c7ifte të tjera, natyrisht, më të paktë në numër, adoptojnë pozicione të tjera, sepse duket sikur këto plotësojnë nevojat e tyre? të ve\u00e7anta. Ju duhet të jeni krijues dhe plot fantazi në zgjedhjen e pozicionit për seks. \u00c7do pozicion dhe \u00e7do lloj i marrëdhënies seksuale është i lejuar, vetëm me mirëkuptim, me konsensus të përbashkët.<\/p>\n

Kërkimet tregojnë se 91 përqind e \u00e7ifteve përdorin pozicionin \u201cburri-sipër\u201d gjatë gjithë kohës, ose po thuaj gjithë kohën. Pesëdhjetë e katër përqind e \u00e7ifteve eksperimentojnë shpesh me pozicione të tjera, por, zakonisht përfundojnë me pozicionin \u201cburri-sipër\u201d. Vetëm 4 përqind përdorin pozicione të tjera, në më pak se gjysmën e herëve që bëjnë seks dhe vetëm 5 përqind përdorin disa pozicione të tjera gjithë kohën.<\/p>\n

\u00cbshtë me rëndësi që burri t\u2019i mbështesë mirë këmbët tek fundi i krevatit, ose në ndonjë objekt tjetër të fortë, që ta ndihmojë atë të shprehë orgasmën e tij seksuale. Kur shtrati nuk ka këmbë, \u00e7ifti mund të kthehet në shtrat dhe të vendosë këmbët tek koka e krevatit.<\/p>\n

Pozicioni gruaja-sipër, e lejon burrin të relaksohet dhe të kontrollojë veten dhe lejon vajzën të fillojë lëvizjet e nevojshme, që i japin asaj më shumë stimulim, bërë që klitori i saj të lëvizë mbi penisin e djalit. Ky pozicion ka avantazhet dhe disavantazhet e tij. Kjo varet nga vajza dhe nga djali. Ky pozicion është, vecanërisht, i përshtatshëm kur burri është trup madh dhe vajza trup vogël.<\/p>\n

Një pozicion tjetër i përshtatshëm për të dy, për djalin dhe për vajzën, është të shtrihen në brinjë dhe të shikojnë në të njëjtin drejtim, burri qëndron pas gruas. Penisi lëviz drejt vaginës nga mbrapa. Disavantazhi është se penisi nuk bie në kontakt me klitorin dhe dy dashnorët nuk puthen dot me njëri-tjetrin, gjatë interkursës. Avantazhi është pozicioni shumë komfort për interkursë. Djali? me lehtësi i lëviz dhe përdor gishtat e tij për të stimuluar klitorin e gruas dhe e kontrollon më mirë eksitimin e tij. Ka edhe plot variante të tjera të këtij pozicioni. Shumë \u00e7ifte e përdorin këtë pozicion për periudhën e eksitimit dhe kalojnë shpejt në pozicionin burri-sipër për orgasmën.<\/p>\n

Në marrëdhëniet ndërpersonale në shoqëri e kudo,? modestia është mbretëresha e virtyteve, por, në privatësinë e dhomës ku ju bëni seks, pas dyerve të mbyllura dhe në prani të dashurisë së pastër, nuk ka një gjë tjetër si modestia. Një \u00e7ift duhet të ndjehet i lirë të bëjë gjith\u00e7ka, që ata të dy? të kënaqen dhe të shprehin, plotësisht, dashurinë e tyre reciproke, gjatë eksperiencës seksuale.<\/p>\n

Bëni kujdes që të gjitha eksperiencat seksuale? të jenë ato, që të dy i dëshironi. Kurrë, mos e detyroni partnerin të bëjë di\u00e7ka që nuk e dëshiron ta bëjë. Në dashuri nuk ka detyrim.
\n
\nvazhdon<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"

\u201cCila është procedura më e mirë për lojën-dashurore dhe periudhën e eksitimit\u201d? Nuk ka një komplet procedurash standarde, që duhet të bëhen. Në të vërtetë, mund të thuhet se ka shumë procedura të mundshme. Përgjithësisht, periudha e lojës seksuale fillon me një bisedim tërheqës, spontan, me përkëdhelje plot dashuri, me përqafime dhe puthje. Gradualisht, të […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[11,24],"tags":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2017"}],"collection":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2017"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2017\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2017"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2017"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2017"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}