{"id":224,"date":"2015-09-09T00:00:00","date_gmt":"2015-09-09T00:00:00","guid":{"rendered":"http:\/\/theitforum.com\/sex\/?p=224"},"modified":"2015-09-09T00:00:00","modified_gmt":"2015-09-09T00:00:00","slug":"mbi-anatomine-seksuale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/seksologu.com\/mbi-anatomine-seksuale\/","title":{"rendered":"Mbi anatominë seksuale"},"content":{"rendered":"

\"Cryptorchidism\"<\/a>\u201cTESTIKUJT E PAZBRITUR\u201d OSE \u201cCRYPTORCHIDISMI\u201d<\/strong><\/span>
\nPyetje:<\/strong>
\nPërshëndetje Doktor,
\nDjali im është 5 vje\u00e7 e gjysmë dhe kam vënë re se e ka shumë të rrafshët pjesën e testikujve. Ditën që e vura re hapa albumin e fotove familjare dhe pashë që kur ka qenë i vogël, pamja e testeve ka qenë krejt normale. Shkova në një doktor dhe pasi bëri një kontroll me dorë, më tha që djali i ka të dyja testet, por ato duhen zhvendosur dhe se për t\u2019i ardhur në vend duhet të bëjë një mjekim 6 javor me një medikament me injeksion. Jeni dhe ju i këtij mendimi?
\nPërgjigje:<\/strong>
\nNuk ka dyshim që mendimi i doktorit që ka vizituar dhe ka rekomanduar mjekimin për djalin tuaj është mendimi i parë që duhet respektuar. Por me që ju më pyesni për mendimin tim lidhur me një problem që shqetëson edhe shumë prindër të tjerë, do të përpiqem të shpjegohem sa më qartë dhe shkurt.
\nGjatë zhvillimit të fetusit mashkull në uterusin e nënës, testikujt fillojnë të rriten në hapësirën e barkut të tij dhe migrojnë drejt skrotumit (qesja e testikujve), ndërkohë që shtatzënia është duke u zhvilluar. Zbritja e testikujve në skrotum zakonisht përfundon gjatë muajit të shtatë ose të tetë të shtatzënisë…
\nDjemtë tek të cilët testikujt nuk zbresin natyralisht – pra kur një ose të dy testikujt nuk shkojnë në skrotum – kanë atë gjendje që njihet me emrin \u201ctestikujt e pazbritur\u201d, ose \u201ccryptorchidismi\u201d.
\nTestikuli i pazbritur që në lindje, shpesh e zgjidh vetë problemin pas lindjes, ai zbret në skrotum. Në ato raste kur gjendja nuk rregullohet vetë, këshillohet operacioni i cili ka për qëllim ta lëvizë dhe ta fiksojë testikulin në pozicion të përshtatshëm në skrotum. Më përpara mendohej se për këtë ndërhyrje mund të pritej deri sa djali të bëhej pesë vje\u00e7, ndërsa sot shumica e mjekëve mendojnë se ndërhyrja kirurgjikale duhet të kryhet kur fëmija është një deri dy vje\u00e7. Mjekimi hormonal, të cilin ua ka rekomanduar mjeku për djalin, gjithashtu, ndihmon që të zbresin testikujt në skrotum dhe është një opsion tjetër mjekimi.
\nDjemtë që lindin? me testikuj të pazbritur dhe që nuk korrektohen, mund të kenë në të ardhmen probleme me fertilitetin, pra pakësohet ndjeshëm prodhimi i spermatozoideve. Por ka dhe një fakt tjetër që duhet ta dini: burrat që kanë lindur me testikuj të pazbritur \u2013 të korrektuara ose jo me operacion \u2013 e kanë më të lartë rrezikun që të sëmuren me kancerin e testikujve.
\nTestikujt e pazbritur më shpesh takohen në fëmijët që kanë lindur prematurë – 30 përqind e djemve të lindur prematurë janë me testikuj të pazbritur \u2013 kjo ndodh nga që ata kanë lindur përpara se testikulat të kenë zbritur. Në fëmijët e lindur në kohë incidenca është 3 deri në 5 përqind të lindjeve, që prapë nuk është pak.
\nTek djali yt testikujt e pazbritur mund të jenë akoma në kavitetin abdominal ose në mes të rrugës në kanalin inguinal – kanali që lidh murin e barkut me skrotumin. Por ka dhe raste shumë të rralla kur testikujt mund të mos jenë formuar fare. Në rastet kur të dy testikujt nuk kanë zbritur, këshillohet testimi i kromozomeve si mundësia e vetme për të verifikuar seksin e fëmijës.
\nShkak që testikujt nuk zbresin mund të jetë \u00e7do gjë që pengon procesin e zbritjes, por shkaku ekzakt për \u00e7do rast nuk mund të dihet. Mendohet që shkak mund të jenë anomalitë hormonale gjatë shtatzënisë, ose vetë testikujt e zhvilluar jo normalisht.
\nNë qoftë se të dy testikujt mungojnë krejtësisht në skrotum, shkaku mund të jetë torsioni ose përdredhja e vazave të gjakut të testikujve gjatë shtatzënisë. Torsioni i testikujve mund të vihet re edhe në testikujt e zbritur dhe bën që testikujt të mos zhvillohen.
\nKa disa faktorë që e rritin rrezikun për cryptorchidismin:
\n1 <\/strong> Nëna ka një histori familjare me vdekje të pashpjeguara të të porsalindurve ose me anomali gjenitale.
\n2 <\/strong> Fetusi është ekspozuar ndaj nivelit të lartë ose të ulët të disa hormoneve gjatë shtatzënisë.
\n3 <\/strong> Fetusi vuan nga Down sindromi
\n4<\/strong> Fetus me \u00e7rregullime të sistemit endokrin,
\n5<\/strong> Nëna mund të jetë më e re se 20 vje\u00e7 ose më e vjetër se 35 vje\u00e7.
\n6<\/strong> Nëna është ekspozuar ndaj pesticideve ose kimikateve të tjera toksike.
\n7 <\/strong> Nëna ka shëndet jo të mirë.
\nTestikujt e pazbritur zbulohen menjëherë pas lindjes. Po qe se prindi konstaton se testikujt e të porsalindurit nuk kanë zbritur në skrotum, duhet të bisedojë me pediatrin. Diagnoza e hershme dhe mjekimi parandalojnë problemet me fertilitetin ose kancerin testikular vonë në jetë.
\nTestikujt e pazbritur diagnostikohen gjatë vizitës së të porsalindurit.
\nDiagnoza vendoset kur testikujt nuk janë në vendin normal. Doktori pastaj kërkon të lokalizojë vendin ku janë testikujt në kanalin inguinal ose në vend tjetër. Mund të përdoren ekzaminimet me ultratinguj (ekografia), për të lokalizuar vendin e vendosjes së testikujve brënda në barkun e djalit .
\nEkzaminimet me rreze X ose ultratinguj ndihmojnë të bëhet diagnoza më e mirë. Vizita tek një mjek urolog fëmijësh është me shumë rëndësi.
\nDuhet dalluar një rast që dyshohet për teste të pazbritura nga ajo që quhet testet e \u201cretraktuara\u201d, kur testikuli lëviz para-mbrapa nga kanali inguinal në skrotum. Në të kaluarën testikujt që retraktohen nuk konsideroheshin si problem klinik që kërkonte mjekim. Por studimet e fundit kanë treguar se testet që retraktohen, më vonë në jetë ngjiten lart. Kjo gjendje që quhet testikulat e pazbritura të fituara gjatë jetës, kërkon gjithashtu mjekim. Ju thoni se djali juaj ka lindur me testikula të zbritura dhe tani ato mungojnë. Mund që djali juaj të jetë një nga ato raste që quhen testikula të pazbritura të fituara.
\nTestikujt e pazbritur mund të shkaktojnë disa komplikacione:
\n1<\/strong> Kancerin testikular më vonë në jetë
\n2<\/strong> Probleme të fertilizimit. Ulet numri dhe kualiteti i spermatozoideve. Ulet shkalla e fertilitetit dhe gjendja mund të shkojë deri në sterilitet.
\n3 <\/strong> Torsion testikular. Furnizimi me gjak i testikujve ndërpritet nga përdredhja e kordonit spermatik.
\n4<\/strong> Herni inguinale. Zorrët dalin nëpër kanalin inguinal.
\n5<\/strong> Kanceri i gjirit tek burrat.
\n6<\/strong> Traumatizimi ose dëmtimi i testikujve nga shtypja e tyre në kockën pubike.
\nDjemtë që kanë patur testikuj të pazbritur – të korrigjuara ose jo me rrugë kirurgjikale – i kanë dhjetë herë më të larta shanset që të zhvillojnë kancerin testikular. Rreth 3 deri 5 përqind e burrave që kanë patur cryptorchidism në fëmijëri, zhvillojnë gjatë jetës kancerin testikular.
\nTestikujt ka pak shanse të zbresin vetë pas muajit të gjashtë të jetës. Sapo doktori vendos se testikujt nuk kanë shans të zbresin natyralisht, ai rekomandon terapi hormonale, kirurgji ose kombinimin e të dy metodave. Këtë gjë ka bërë doktori edhe me djalin tuaj. (Ndoshta ka vend të diskutohet në se vlen terapia hormonale në moshën 5 vje\u00e7 !)
\nDuke qenë se zbritja normale e testikujve rregullohet pjesërisht nga hormonet, zbritja e tyre mund të nxitet me terapi hormonale, duke përdorur Chorionic gonadotropinën humane ( HGC). HGC është i vetmi hormon i aprovuar për trajtimin e testikujve të pazbritur në Amerikë. HGC bëhet me injeksione, përgjithësisht dy herë në javë për katër javë. Suksesi i mjekimit është më i mirë kur testikujt janë të vendosura në distancën më të largët nga skrotumi. (HGC është i vetmi hormon që përdoret në Amerikë, por në Shqipëri dhe vende të tjera mund të jenë të këshilluara edhe hormone të tjera, kjo varet nga eksperienca e mjekut kurues!)
\nMë shpesh doktorët rekomandojnë një procedurë kirurgjikale të thjeshtë e njohur si orchipexy ose orchidopexy, e cila është mirë të kryhet? kur djali është midis një dhe dy vje\u00e7.
\nKur nuk përcaktohet dot klinikisht vendi ku ndodhen testikujt,? mund të kërkohet ekzaminimi laparoskopik. Një video kamera futet në bark dhe kërkon në rajonet inguinale për të gjetur ku janë testikujt. Mënyra e mjekimit përcaktohet sa po gjenden ku janë testikujt.
\nNë disa raste testikujt mund të mungojnë krejtësisht. Kjo konfirmohet me operacionin ose laparaskopinë. Kur mungojnë të dy testikujt, doktorit do t\u2019i duhet të shikojë hormonet dhe kromozomet e fëmijës për ta vlerësuar fëmijën për karakteristikat e një \u00e7rregullimi që flet për një ambiguozitet gjenital.
\nKa shumë rëndësi që testikujt e pazbritur të rregullohen shpejt. Kjo për arsyen se dendësia e qelizave spermatike në testikujt e pazbritur pakësohet para se fëmija të bëhet një vje\u00e7. Nga ana tjetër rreziku për kancer testikular është më i lartë tek burrat me gjendje të pa korrektuar.
\nOperacioni mund të kryhet pa e shtruar fëmijën në spital dhe ai zgjat 30 deri 60 minuta.
\nPas operacionit ndiqni porositë e kirurgut. Që të evitoni ri\u00e7vendosjen e testikujve nga skrotumi pas operacionit, përkohësisht mos i lejoni fëmijët të lozin me lodra si bi\u00e7ikleta. Kufizojini nga aktivitetet sportive fëmijët më të rritur për deri sa të jetë rikuperuar gjendja komplet.
\nShpresoj të kem thënë të gjitha ato që të duhen të dish lidhur me djalin.
\nUroj shëndet e fat për ju të gjithë.
\nDoktori.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"

\u201cTESTIKUJT E PAZBRITUR\u201d OSE \u201cCRYPTORCHIDISMI\u201d Pyetje: Përshëndetje Doktor, Djali im është 5 vje\u00e7 e gjysmë dhe kam vënë re se e ka shumë të rrafshët pjesën e testikujve. Ditën që e vura re hapa albumin e fotove familjare dhe pashë që kur ka qenë i vogël, pamja e testeve ka qenë krejt normale. Shkova në […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[35,11],"tags":[66,127,159,160],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/224"}],"collection":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=224"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/224\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=224"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=224"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=224"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}