{"id":2342,"date":"2010-12-27T16:43:35","date_gmt":"2010-12-27T16:43:35","guid":{"rendered":"http:\/\/seksologu.com\/index\/?p=2342"},"modified":"2010-12-27T16:43:35","modified_gmt":"2010-12-27T16:43:35","slug":"interviste-me-doktorin-3","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/seksologu.com\/interviste-me-doktorin-3\/","title":{"rendered":"Intervistë me doktorin (3)"},"content":{"rendered":"

\"\"<\/a>Kur duhet të fillojë jeta seksuale penetrante vaginale? <\/strong><\/p>\n

Mosha mesatare kur të rinjtë fillojnë interkursën seksuale,? ndryshon në varësi të rracës, vendbanimit (fshat ose qytet ), kombësisë, fesë, familjes, shokëve dhe shumë faktorëve të tjerë.Unë, nuk mendoj, se do të ketë për adoleshentët një moshë “mesatare”, që, kur do ta arrijnë, do të jepet sinjali: “tani është koha për seks”. Moshë mesatare do të thotë që, disa vajza janë më të mëdha dhe disa më të vogla, kur fillojnë të bëjnë seks penetrant.
\nVajza dhe gra të rritura rreth 20 vje\u00e7, tregojnë për shumë histori seksuale të kaluara, që nuk kanë patur asnjë vlerë emocionale në jetën e tyre. Ato, edhe pse e kanë ndjerë vëmendjen e dashnorëve në kohën që bënin seks penetrant, më vonë u ndjenë të zhgënjyera prej tyre, ve\u00e7anërisht, kur ata shkuan me partnere të tjera seksuale.
\nGratë që e kanë filluar jetën seksuale përpara moshës 17 \u2013 19 vje\u00e7, tregojnë se seksi i hershëm është shumë i mërzitshëm, aspak special dhe se do të donin të mos e kishin bërë kurrë. Ato tregojnë se në krahasim me shoqet e tyre, seksualisht joaktive, ishin më pak të interesuara për seks nga mosha 20 \u2013 40 vje\u00e7 dhe kjo, ka krijuar shumë probleme me partnerët e tyre kur martohen.
\nShumë adoleshente të reja, 13 deri në16-vje\u00e7are, mendojnë se aktiviteti i hershëm seksual, do t’u sjellë shumë gjëra të rëndësishme. Kjo, në fakt, nuk është e vërtetë. Ato mendojnë se duke bërë seks, do t’i mbajnë djemtë për një kohë më të gjatë afër vetes, do të gjejnë dashurinë, do të jenë më popullore midis shokëve dhe do të duken më të rritura.
\nTë rinjtë mund të mos i dinë këto fakte: <\/strong>
\n\u2022? ? ? Miliona vajza adoleshente ngelin shtatzëna \u00e7do vit në botë. Në këtë numër hyjnë edhe mjaft vajza shqiptare.
\n\u2022? ? ? Vajzat e reja që ngelen shtatzëna kanë shumë probleme shëndetësore gjatë shtatzënisë.
\n\u2022? ? ? Bebet e nënave adoleshente, në shumë raste lindin me probleme shëndetësore
\n\u2022? ? ? Sëmundjet infektive seksuale, sot,? janë në nivel epidemik.
\n\u2022? ? ? Disa nga këto sëmundje janë të pa kurueshme. Ato mund të shkaktojnë dhëmbje, sterilitet, ndonjëherë edhe vdekje.
\nPër të gjitha këto arsye, ndjehem shumë i shqetësuar, sa herë mendoj se adoleshentët e rinj bëjnë seks.
\nNuk ka asnjë dyshim që seksi është? shprehje e mrekullueshme dhe e fuqishme e dashurisë. Por, ashtu si zjarri dhe arma, ai nuk mund të përdoret nga dikush që është i papërgatitur dhe nuk di pasojat që vinë nga përdorimit i tij. Nga kontaktet me të rinjtë,? kam kuptuar se të rinjtë nuk janë të përgatitur, qoftë dhe pjesërisht, për të trajtuar pasojat e sjelljeve të tyre seksuale.
\nKëto, janë arsye të mjaftueshme, që? tregojnë se seksi penetrant i hershëm është i dëmshëm. Interkursa e parë seksuale është mirë të shtyhet, mundësisht, sa më shumë. Unë do t\u2019u këshilloja të rinjve të presin për interkursë, më së paku, deri sa të mbarojnë gjimnazin.
\nVetvetiu lind pyetja që e bëjnë të gjithë të rinjtë.
\n\u00c7farë do të bëjmë ne me ndjenjat tona seksuale që tani janë shumë të forta? <\/strong>
\nAskush nuk duhet t\u2019i ndalojë të rinjtë të kënaqen seksualisht, kur duan dhe sa duan.? Ata duhet të kënaqen seksualisht deri në orgasmë, por jo me interkursën vaginale. Ata mund të kënaqen me puthjet e thella, përkëdheljet dhe fërkimet, masturbimin reciprok dhe individual, seksin oral.
\nTani që unë thashë gjithë këto, të rinjtë duhet të më kuptojnë. Unë nuk dua t’i diskurajoj ata që të mos bëjnë interkursë për arsye thjesht morale ose religjioze. Këto që thashë, mbështeten, si\u00e7 e shihni, në faktorë shëndetësorë dhe psikologjikë.? Unë dua që adoleshentët të jenë të mirinformuar dhe të dinë se ku shkojnë ..
\nKa shumë adoleshentë seksualisht aktivë, që bëjnë seks, por ka edhe shumë të tjerë që nuk bëjnë. Sipas studimeve më të fundit të publikuar në revistën e të rinjve amerikanë “Seventeen”, dhe sipas Fondacionit Kaiser Family, vetëm 22 përqind e vajzave dhe 49 përqind e djemve të moshës 15 deri 19 vje\u00e7, kryejnë marrëdhënie seksuale rastësore. Por, duhet të dini se, seksi nuk pajtohet me rastësinë. Seksi kërkon marrëdhënie të qëndrueshme, mundësisht të gjata.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"

Kur duhet të fillojë jeta seksuale penetrante vaginale? Mosha mesatare kur të rinjtë fillojnë interkursën seksuale,? ndryshon në varësi të rracës, vendbanimit (fshat ose qytet ), kombësisë, fesë, familjes, shokëve dhe shumë faktorëve të tjerë.Unë, nuk mendoj, se do të ketë për adoleshentët një moshë “mesatare”, që, kur do ta arrijnë, do të jepet sinjali: […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[28],"tags":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2342"}],"collection":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2342"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2342\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2342"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2342"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2342"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}