{"id":240,"date":"2015-09-19T00:00:00","date_gmt":"2015-09-19T00:00:00","guid":{"rendered":"http:\/\/theitforum.com\/sex\/?p=240"},"modified":"2015-09-19T00:00:00","modified_gmt":"2015-09-19T00:00:00","slug":"mbi-fimosen-dhe-synetin-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/seksologu.com\/mbi-fimosen-dhe-synetin-2\/","title":{"rendered":"Fimoza dhe Syneti (2)"},"content":{"rendered":"

\"Male_anatomy1\"<\/a>Pyetje : <\/strong>
\nPërshëndetje Doktor,
\nE kam shumë të vështirë të kryej aktin seksual sepse koka e penisit nuk më del plotësisht dhe madje gjakosem në këtë pjesë gjatë aktit. A ka mjekim?
\nFaleminderit
\n
\nPërgjigje:<\/strong>
\nNjë nga shkaqet më të shpeshta që shkakton dhimbje tek burrat gjatë interkursës seksuale, është gjendja që në gjuhën mjekësore quhet phimosis. Një djalë ose burrë me fimosë e ka lafshën e kokës së penisit shumë të ngushtë dhe ajo nuk mund të tërhiqet plotësisht prapa kokës. Shumica e të porsalindurve që nuk janë bërë synet nuk u shkon lafsha prapa? për arsye se ka ind lidhor? natyral midis lafshës dhe kokës së penisit. Kjo gjendje, që në këtë moment nuk është fimosë, më vonë kur fëmija rritet kalon. Në adoleshencë, shumica e djemve që nuk janë bërë synet e tërheqin plotësisht dhe pa dhimbje lafshën prapa, ve\u00e7anërisht kur masturbojnë…
\nNdodh që infeksionet në penis, ose tërheqjet e sforcuara të lafshës prapa (gjatë larjes ose seksit), bëjnë të zhvillohet ind cikatricial në lafshën e djalit. Këto tufa cikatriciale nuk zgjerohen lehtë dhe pengojnë tërheqjen e plotë të lafshës prapa.
\nNë vartësi të gravitetit të problemit (disa burra me phimosë nuk e tërheqin dot fare lafshën prapa. Të tjerë kanë shumë vështirësi dhe dhimbje kur e tërheqin lafshën prapa kur penisi është i forcuar, madje shpesh lafsha gjakoset, si\u00e7 ndodh edhe tek ti) ka disa zgjidhje midis të cilave:
\n?? ? ? Zgjerimi delikat i lafshës me ndihmën e një pomade me kortisonikë që ndihmojnë të ketë lubrifikim të bollshëm dhe të qetësohet inflamacioni. Në këtë mënyrë mund të rregullohen rastet jo të rënda me phimosis.
\n1.? Të bëhet një prerje për së gjati në anën e sipërme (dorsale) të lafshës. Kjo është një procedurë mjekësore që e bën mjeku dhe e lejon lafshën të tërhiqet mbrapa më lehtësisht.
\n2. ? ? Cirkumcisioni ose synetllëku është procedura mjekësore që e heq lafshën dhe e kuron fimosën (kryhet me anestezi lokale).
\nTi djalë ke vuajtur shumë dhe pa arsye. Marrëdhënia seksuale nuk bëhet me dhimbje dhe me gjakosje. Ti nuk thua në se në këto kushte të vështira e ke ndjerë kënaqësinë që jep seksi, pra ke arritur në orgasmë gjatë interkursës, seksit oral, prekjes, ose masturbimit, apo seksi për ti ka qenë vetëm një sakrificë. Kjo është me rëndësi të dihet sepse ka lidhje me ndihmën që do të të jepet për të ndjerë kënaqësi ose për të arritur orgasmën gjatë seksit.
\nSi do që të jetë tani menjëherë bë një takim me një mjek urolog. Ai do të të ndihmojë të zgjedhësh llojin e mjekimit më të përshtatshëm për gjendjen tënde.
\nPasi ta kesh diagnostikuar dhe mjekuar drejt fimosën, atëherë duhet të mendosh më shumë lidhur shkakun dhe mungesën e orgasmës në qoftë se orgasmat kanë munguar. Pas shërimit mëso dhe fillo të eksplorosh dhe të përmirësosh, së bashku me partneren, ndjenjat e kënaqësisë që vinë nga një interkursë e shëndetshme.
\nCirkumcisioni është heqja kirurgjikale e të gjithës ose e një pjese të lafshës ose prepuciumit (lëkura që mbulon kokën? e penisit). Zakonisht ndërhyrja kryhet për arsye fetare, kozmetike dhe për arsye hygjenike. Cirkumcisioni heq problemet që lidhen me gjendjen tënde kur lafsha është shumë e ngushtë dhe është e vështirë, në qoftë se jo e pamundur dhe e dhimbshme, të tërhiqet mbrapa. Si procedurë? mjekësore cirkumcisioni, si të gjitha procedurat mjekësore, ka edhe përfitime edhe rreziqe.
\nAta që mbajnë qëndrim kritik ndaj cirkumcizionit tek të rriturit, ngulin këmbë në disavantazhet? ? e procedurës të cilat janë:
\n1. ? Dhimbja e përkohshme pas operacionit (kjo ndodh pas \u00e7do operacioni)
\n2. ? Iritim i përkohshëm i kokës së penisit.
\n3. ? Ulet ose ndryshon ndjeshmëria e kokës së penisit gjatë seksit.
\n4. ? Rreziku për komplikacione dhe gabime kirurgjikale (si në \u00e7do operacion)
\nDoktori rekomandon që pas operacionit të heqësh dorë nga \u00e7do lloj aktiviteti seksual për katër deri gjashtë javë që t\u2019i lësh kohë shërimit të plotë. Kjo sakrificë ja vlen të bëhet, për të përfituar një gjë shumë të madhe, për të gjithë jetën.
\n\u00c7do forcim i penisit në këtë periudhë pas operatore mund të shkaktojë komplikacione si shqetësime, dhimbje dhe lëshimin e suturave.
\nKëshilluesit e cirkumcisionit tek të rriturit e rekomandojnë operacionin edhe për një numër arsyesh të tjera:
\n1. ? ? Pastërti ose komoditet për të mbajtur higjienën e duhur.
\n2. ? ? Pakësim i vogël i rrezikut për t\u2019u infektuar me Sëmundje Infektive Seksuale (SIS) si\u00e7 është HIV? (Human Imunodeficiency Virus) dhe HPV (Human Papiloma Virus).
\n3. ? ? Duke ulur ndjeshmërinë e kokës së penisit operacioni është një ndihmë e mirë për burrat që janë ejakulatorë të hershëm? ? ? ? (që prishen shpejt).
\nKa rëndësi të mbahet mënd se pastrimi i rregullt i lafshës dhe kokës shmang shumicën e problemeve higjienike.? Nga ana tjetër teknikat e seksit të sigurtë që përdoren sot, dhe për të cilat kemi folur shumë herë, janë shumë më efektive se parandalimi i SIS nga cirkumcisioni.
\nDisa kritikë të cirkumcisioni thonë se pas operacionit disa burra ndjejnë se penisi, në kuptimin estetik, nuk është ai që duhej të ishte. Të tjerë që e inkurajojnë kryerjen e cirkumcisionit thonë se penisi i bërë synet duket më i bukur. Në fund të fundit kjo është një preferencë personale, por që nuk ka vend në rastin tënd. Ti do ta bësh operacionin për arsye mjekësore dhe ai është i domosdoshëm. Synetllëku tek ti është zgjedhja finale. Ti të mbetet të diskutosh me kirurgun (urologun) para operacionit, vetëm lidhur me sasinë e lafshës që do të hiqet.
\nTë uroj shëndet e fat
\nDoktori.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"

Pyetje : Përshëndetje Doktor, E kam shumë të vështirë të kryej aktin seksual sepse koka e penisit nuk më del plotësisht dhe madje gjakosem në këtë pjesë gjatë aktit. A ka mjekim? Faleminderit Përgjigje: Një nga shkaqet më të shpeshta që shkakton dhimbje tek burrat gjatë interkursës seksuale, është gjendja që në gjuhën mjekësore quhet […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":6,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[35,11],"tags":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/240"}],"collection":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=240"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/240\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/media\/6"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=240"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=240"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=240"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}