{"id":242,"date":"2015-09-22T00:00:00","date_gmt":"2015-09-22T00:00:00","guid":{"rendered":"http:\/\/theitforum.com\/sex\/?p=242"},"modified":"2015-09-22T00:00:00","modified_gmt":"2015-09-22T00:00:00","slug":"fimoza-dhe-syneti3","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/seksologu.com\/fimoza-dhe-syneti3\/","title":{"rendered":"Fimoza dhe Syneti (3)"},"content":{"rendered":"

\"Male_anatomy1\"<\/a>Pyetje:<\/strong>
\nDoktor,
\nJam 38 vje\u00e7, formën e penisit e kam të rregullt. Prej më se një viti nuk më del koka e penisit nga lëkura. Mos ndoshta kam ndonjë problem?
\nFaleminderit.
\nPërgjigje:<\/strong>
\nSigurisht e ke një problem që të shqetëson dhe të detyron të pyesësh. Në qoftë se do të shkoje tek doktori ose më mirë tek një urolog, me siguri që ai do të thoshte \u00e7farë ke dhe se si duhet ta mjekosh. Por në se nuk ke shkuar, bën mirë të shkosh tani. Shumica e problemeve mjekësore zgjidhen kur doktori kompetent i diagnostikon dhe i mjekon ato.
\nAnkesa jote, që ti e përshkruan shumë shkurt, mund të ketë të bëjë me disa gjendje jo normale të penisit, që shkurtimisht po t\u2019i përshkruaj më poshtë…
\nFimoza (Phimosis)
\nFimozë quhet gjendja kur lafsha nuk tërhiqet mbrapa, ashtu si\u00e7 duhet, pas kokës së penisit. Kjo gjendje në mënyrë natyrale ndodh tek djemtë e porsalindur dhe tek djemtë e vegjël që nuk janë bërë synet. Kjo gjendje e fëmijëve, zakonisht, kalohet pa ndihmë mjekësore duke u rritur fëmija. Në qoftë se gjendja vazhdon edhe kur fëmija bëhet burrë, tek lafsha zhvillohet një unazë e fortë e shtrënguar prej indi cikatricial. Kjo unazë? e pengon lafshën të tërhiqet prapa dhe e bën ereksionin dhe seksin të dhimbshëm.
\nParafimoza (Paraphimosis)
\nNë këtë gjendje, lafsha që tërhiqet mbrapa mbi kokën e penisit, ngel atje dhe nuk kthehet më në pozicionin e saj natyral. Parafimoza mund të ndodhë kur lafsha tërhiqet mbrapa me forcë (gjatë seksit, banjës, ose procedurave mjekësore) dhe nuk kthehet në pozicionin normal. Djemtë që vendosin \u201cvathë\u201d (pircing) në penis,? mund ta pësojnë këtë gjendje kur \u201cvathi\u201d shkakton iritim në kokën e penisit, ose e detyron lafshën të qëndrojë e tërhequr mbrapa. Parafimoza mund të shkaktojë ënjtjen dhe ndërprerjen e furnizimit me gjak të kokës së penisit. Kur ndodh kjo, gjendja është një? urgjencë mjekësore që kërkon synet të menjëhershëm. Vetëm operacioni urgjent mund t\u2019i shpëtojë indet e penisit.
\nBalanitis.
\n\u00cbshtë infektimi i kokës së penisit që ndodh tek ata djem dhe burra që vuajnë nga fimoza, ose që nuk respektojnë rregullat e higjienës. Smegma (sekrecionet si gjizë nën lafshë), dhe sekrecione të tjera nga penisi, që grumbullohen ndenë lafshë mund ta irritojnë dhe ta infektojnë kokën e penisit. Në këto kushte jo higjienike infeksionet e kokës së penisit dhe infeksionet e tjera urinare përsëriten shpesh dhe mjekimi për to është kryerja e operacionit të synetit.
\nTë tria? këto gjendje që përshkrova, një prej të cilave, me siguri e ke edhe? ty, mjekohen duke u bërë synet.
\nSyneti është një procedurë e sigurtë. Ai, zakonisht,? kryhet ambulatorisht me anestezi lokale ose regjionale. Kirurgu(më shpesh urologu) injekton anestetikun rreth bazës së penisit për të mpirë të gjithë zonën gjenitale. Pasi zona mpihet, lafsha që mbulon kokën pritet, zakonisht me një elektrokauter. Qepet vendi dhe penisi mbështillet me garza? për 24 deri 48 orë pas procedurës. Kur nuk ka komplikacione, burri rikthehet në rutinën e tij normale? një ose dy ditë? pas synetit. Ai nuk duhet të kryejë marrëdhënie seksuale ose të bëjë masturbim për katër deri gjashtë javë pas operacionit. Kjo kohë duhet respektuar, sepse ereksioni mund të shkëpusë penjtë dhe të pengojë mjekimin.
\nKomplikacionet e mundshme të synetit tek të rriturit janë infeksionet, gjakderdhja, dhimbjet, kur pritet pak ose më shumë lëkurë dhe moskënaqja nga dukja e penisit pas operacionit. Disa burra që bëhen synet kur janë të rritur, tregojnë se kanë ndryshime në ndjeshmërinë seksuale, u ulet ndjeshmëria e penisit dhe kanë ndryshime në përgjigjen dhe eksitimin seksual. Ti mund të dëshirosh të dish që tani para operacionit, se sa ndryshime në dukje dhe ndjeshmëri do të pësojë penisi pas operacionit. Këtë vështirë të ketë doktor që të ta thotë. Atë do ta provosh vetë pasi të bëhesh synet.
\nDjemtë dhe burrat shpesh bëhen synet për arsye religjioze, sociale, ose kozmetike si dhe për arsye mjekësore. Disa besojnë se penisi që është bërë synet pastrohen më lehtë dhe është më tërheqës për partneren seksuale. Të tjerë mendojnë se gratë që bëjnë seks me burra që e kanë të \u201cprerë\u201d, vuajnë më pak nga kanceri i qafës së mitrës.
\nSi për \u00e7do procedurë tjetër mjekësore, është mirë të sqaroheni me kirurgun për përfitimet dhe për komplikacionet që mund të ndodhin, përpara se të vendosni ta kryeni operacionin.
\nTë uroj shërim dhe fat
\nDoktor Ademi<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"

Pyetje: Doktor, Jam 38 vje\u00e7, formën e penisit e kam të rregullt. Prej më se një viti nuk më del koka e penisit nga lëkura. Mos ndoshta kam ndonjë problem? Faleminderit. Përgjigje: Sigurisht e ke një problem që të shqetëson dhe të detyron të pyesësh. Në qoftë se do të shkoje tek doktori ose më […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":1065,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[35,11],"tags":[157],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/242"}],"collection":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=242"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/242\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1065"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=242"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=242"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=242"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}