{"id":252,"date":"2015-09-29T00:00:00","date_gmt":"2015-09-29T00:00:00","guid":{"rendered":"http:\/\/theitforum.com\/sex\/?p=252"},"modified":"2015-09-29T00:00:00","modified_gmt":"2015-09-29T00:00:00","slug":"mbi-masturbacionin-1","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/seksologu.com\/mbi-masturbacionin-1\/","title":{"rendered":"Mbi Masturbacionin (1)"},"content":{"rendered":"

PYETJE:<\/strong>
\nDoktor,
\nUnë e di që ka shumë burra që masturbojnë,? por nuk di në se ka edhe shumë gra që veprojnë kështu.
\nPyetjet e mia janë:
\nA është masturbacioni i shëndetshëm?
\nA masturbojnë shumë gra dhe si janë shifrat krahasuar gra-burra?
\nPse gratë kanë turp të flasin për masturbacionin?
\nCilat gra masturbojnë?
\nFaleminderit.
\nP\u00cbRGJIGJE:<\/strong>
\nPo, masturbimi është i shëndetshëm.
\nTë përkëdhelësh margaritarin tënd, ose ta shtrëngosh dhe të lozësh me \u201cgjarprin me një sy\u201d për të ndjerë kënaqësinë që vjen nga jugu…,? është një aktivitet seksual i shëndetshëm dhe normal, i cili kënaq njerëzit e të dy gjinive.
\nMasturbacioni është i shëndetshëm fizikisht, mendërisht dhe emocionalisht. Ai është i shëndetshëm kur kryhet solo (vetëm), kur kryhet me partner, ose kur kryhet në grup. Dhe e dini pse? Sepse është mënyra me e mirë për të marrë kënaqësi prej trupit tuaj…
\nMe ndihmën e masturbacionit ju harmonizoni momentet seksuale që u pëlqejnë dhe largoni ato që nuk u pëlqejnë. Informacionin seksual që do të merrni nga masturbimi vetëm, ju do ta përdorni kur të jeni me partnerët tuaj seksualë dhe kjo do t\u2019u ndihmojë për të forcuar marrëdhëniet seksuale.
\nMasturbacioni reciprok, kur dy njerëz masturbojnë karshi njeri-tjetrit,? ose masturbojnë njeri-tjetrin, mund të jetë shumë eksitues dhe një alternativë e shëndoshë? për interkursën. Kjo nuk u rrezikon të infektoheni me ndonjërën prej sëmundjet që përhapen seksualisht dhe nuk do të ngeleni shtatzëna kur nuk e dëshironi këtë. Masturbacioni është mënyra më e mirë, që të gjithë specialistët dhe edukatorët e rekomandojnë për ato \u00e7ifte të reja adoleshente, që duan ta shtyjnë sa më shumë marrëdhënien e mirëfilltë seksuale, ose që duan ta ruajnë atë për martesë. Me masturbacionin ata \u00e7lirohen nga tensioni seksual deri në orgasmë, pa rreziqet që përmenda më sipër. Kjo është baza e asaj që quhet Abstinenca ose heqja dorë në mënyrë konshiente nga marrëdhënia seksuale. Abstinenca është një drejtim në edukimin seksual që është i përhapur gjerësisht në shumë shkolla në Amerikë dhe që është përqafuar nga shumë adoleshentë dhe adoleshente. Madje, edhe shumë të rinj që kanë kryer më parë marrëdhënie seksuale, por që janë ndërgjegjësuar për rreziqet që kanë ato kur fillohen herët, heqin dorë prej tyre dhe praktikojnë të ashtuquajturën abstinencën seksuale sekondare.
\nJanë kryer shumë kërkime lidhur me masturbacionin dhe konkluzioni i përgjithshëm i tyre është: masturbacioni është universal, po thuaj në të gjitha kulturat anembanë botës dhe se prej tij njerëzit kanë shumë përfitime të? shëndetshme.
\nCilat janë disa nga këto përfitime?
\n1-\u00c7lirim nga stresi dhe tensioni, padyshim \u00e7lirim edhe prej tensionit seksual.
\n2-\u00cbshtë një zgjedhje dhe zgjidhje seksuale shumë e mirë për ata që nuk duan të bëjnë seks, ose që i pengojnë rrethanat të bëjnë seks me partner.
\n3- Në disa gra masturbimi lehtëson simptomat e sindromit premenstrual.
\n4-Përmirëson? gjumin, por edhe ndihmon shumë gra që ta fillojnë ditën me një qetësi energjizuese.
\n5-Forcon tonusin muskulor në rajonin gjenital.
\n6- Ndihmon që të rritet niveli i kënaqësisë seksuale më vonë, kur do të përfshihen në marrëdhënie seksuale në \u00e7ift.
\n7-\u00cbshtë një mjet kurues për disa tipa të disfunksionit seksual. Masturbacioni është një nga metodat më të rekomanduara në seksterapi që ndihmon të kapërcehen shumë vështirësi të jetës seksuale.
\n8-Një studim ka gjetur se ekziston një lidhje midis ejakulacionit të shpeshtë (me partner seksual, ose me masturbacion) dhe rrezikut për shfaqjen e? kancerit të prostatës tek burrat e rritur. Pra, kush ejakulon më shumë, ka më pak rrezik të sëmuret me kancerin e prostatës.
\nPas gjithë këtyre efekteve të vlefshme të masturbacionit mbi shëndetin, a ka njeri të tregojë një aktivitet trupor, një ila\u00e7, ose di\u00e7ka tjetër që të jetë më i vlefshëm për trupin? Unë besoj se jo.
\nTi dëshiron të dish se kush janë ata dhe ato që masturbojnë. Përgjigja më e shkurtër është: Njerëzit e të gjithë moshave dhe tipave.
\na-Fëmijët në shpërgejt (infantët) – Shumë fëmijë të kësaj moshe i prekin gjenitalet e tyre sapo mësojnë se nga ky lloj stimulimi u vjen mirë. Ky eksitim nuk është erotik, por është një kënaqësi që fëmijët marrin nga prekja e trupit të tyre. Provoni t\u2019u a largoni duart dhe t\u2019u ndërprisni kënaqësinë, ata do të irritohen, do të qajnë, do të bëhen nervozë.
\nLërini fëmijët të kënaqen me trupin e tyre.
\nb-Fëmijët e vegjël- Edhe tek këta prekja e gjenitaleve nuk është domosdoshmërisht erotike, por u jep shumë kënaqësi.
\nc- Adoleshentët- Këta janë grupi më klasik që masturbojnë. Shumë djem dhe vajza adoleshente masturbojnë rregullisht gjatë pubertetit dhe adoleshencës.
\nd-Të rriturit- Të martuarit dhe ata që kanë partnerë seksualë masturbojnë. Beqarët meshkuj e femra të moshave 18-59 vje\u00e7, sipas studimeve, janë ata që masturbojnë edhe më shumë se adoleshentët. Por mos u \u00e7udisni, sipas statistikave, ata që kanë partnerë të rregullt seksualë masturbojnë edhe më shumë nga beqarët.
\nPor ka edhe mjaft të tjerë nga të gjitha moshat, që masturbojnë rrallë ose nuk masturbojnë kurrë.
\nMasturbacioni, ashtu si\u00e7 thamë, është normal dhe i shëndetshëm, por mund të ketë në jetën e një personi ndonjë periudhë kohore që ai heq dorë nga masturbimi.
\nDisa kultura dhe besime fetare e stigmatizojnë aq keq masturbacionin, sa disa njerëz ndjejnë faj dhe turp pasi e kanë kënaqur veten.
\nNjerëzit, ndonjëherë, janë të shqetësuar nga frika se mos masturbojnë shumë.? Mos u shqetësoni. Për sa kohë ju bëni jetë normale dhe merrni pjesë në të gjitha aktivitetet tuaja ditore, ju jeni të lirë të zgjidhni të bëni \u00e7farë të doni, të mos masturboni fare, të masturboni një herë ose shumë herë në ditë. Janë pak ata që ndjejnë dëshirë imponuese për të masturbuar aq shpesh, sa që ky veprim të prishë të gjitha eventet dhe detyrat e tjera në jetën e tyre (punën, shkollën dhe gjithë aktivitetet sportive dhe kulturore.)
\nShumë njerëz janë të shqetësuar për masturbimin, ve\u00e7anërisht shumë prindër shqetësohen kur marrin vesh se fëmijët masturbojnë. Kush është i shqetësuar për masturbimin bën mirë ta bisedojnë \u00e7do shqetësim që ka me mjekun e tij, me një psikolog ose me ndonjë shok që i beson. (Vazhdon…)<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"

PYETJE: Doktor, Unë e di që ka shumë burra që masturbojnë,? por nuk di në se ka edhe shumë gra që veprojnë kështu. Pyetjet e mia janë: A është masturbacioni i shëndetshëm? A masturbojnë shumë gra dhe si janë shifrat krahasuar gra-burra? Pse gratë kanë turp të flasin për masturbacionin? Cilat gra masturbojnë? Faleminderit. P\u00cbRGJIGJE: […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[11,17],"tags":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/252"}],"collection":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=252"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/252\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=252"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=252"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=252"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}