{"id":259,"date":"2015-10-05T00:00:00","date_gmt":"2015-10-05T00:00:00","guid":{"rendered":"http:\/\/theitforum.com\/sex\/?p=259"},"modified":"2015-10-05T00:00:00","modified_gmt":"2015-10-05T00:00:00","slug":"mbi-masturbacionin-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/seksologu.com\/mbi-masturbacionin-2\/","title":{"rendered":"Mbi Masturbacionin (2)"},"content":{"rendered":"

…Për ta bërë më të madhe kënaqësinë dhe sigurinë e masturbimit është mirë që kur masturboni të keni parasysh edhe këto:
\na-<\/strong> Në qoftë se përdorni ndonjë objekt për t\u2019u ndihmuar gjatë masturbimit (lojëra seksuale, ose ndonjë objekt tjetër që zakonisht femrat i përdorin ) vendosni mbi to një kondom, ve\u00e7anërisht, kur objekti përdoret edhe nga dikush tjetër, ose futet në më shumë se në një vrimë. Për \u00e7do \u201cdestinacion\u201d duhet të përdoret një kondom i ri.
\nb- <\/strong>Përdorni shumë lubrifikant. Kjo do t\u2019u shtojë kënaqësinë. Lubrifikantët më të mirë janë ata me bazë ujore. Disa burra preferojnë të përdorin losione në penisin e tyre. Vajzat dhe gratë nuk duhet të fusin losion, vaj, xhel dhe gjith\u00e7ka me bazë vajore në vaginë. Përdorimi i këtyre lëndëve mund të shkaktojë irritimin dhe infektimin e vaginës.
\nc- <\/strong>Masturboni atëherë kur u pëlqen të masturboni. Në qoftë se nuk kënaqeni me masturbimin, mos u shqetësoni. Përsëriteni kur të doni e sa herë të doni…
\nd- <\/strong>Provoni teknika dhe pozicione të? ndryshme. Masturboni në kohë të ndryshme të ditës ose natës. Provoni muzikë, aroma, veshje të brendshme e \u00e7do gjë tjetër që u pëlqen. Vetëm kështu do të gjeni atë që e ndjeni më mirë.
\nTi dëshiron të dish në se masturbojnë shumë gra. Po, janë të shumta gratë që masturbojnë, por ato nuk u a kalojnë burrave kur është fjala për seksin solo…së paku jo akoma. Po të flasim me statistika, ndonëse shifrat në studime të ve\u00e7anta janë të ndryshme, duket qartë se në të gjitha studimet rezulton se masturbojnë burrat dhe gratë.
\nAutorët e The Social Organization of Sexuality (Edward O. Laumann e tjerë në Chikago) kanë mbledhur informacion duke intervistuar lidhur me praktikat e tyre të masturbimit 2,969 burra dhe gra, me moshë që shkonte nga 18 deri 59 vje\u00e7. Kërkimi zbuloi se 41,7% e grave dhe 63.3% e burrave masturbonin.
\nSipas Janus Report on Sexual Behavior në 1993, i bazuar në anketime masive në të gjithë Amerikën, për të rriturit e moshës 18 vje\u00e7 dhe lart dhe i kryer në periudhën kohore dhjetë vje\u00e7are 1983-1992 tregoi se 10% e grave masturbojnë shpesh (\u00e7do ditë ose disa herë në javë), ndërsa burrat? në këtë kategori përbënin 25% të? tyre.? Grupi i grave që masturbonte rregullisht (\u00e7do muaj ose \u00e7do ditë) përbënte 38% të grave, ndërsa burrat në këtë kategori përbënin 55% të tyre.
\nInstituti Kinsey, gjithashtu, publikoi statistikat? lidhur me diferencat gjinore për masturbimin. Ato u riformuluan nga studimet e Alfred Kinsey mbi sjelljen seksuale të burrave dhe grave. Sipas studimeve të Dr. Kinsey të vitit 1948 dhe 1953 të bazuara në intervista të hollësishme me Amerikanë të bardhë, rezulton se 92% e burrave dhe 62% e grave masturbojnë.
\nKa disa arsye që shpjegojnë përqindjen më të vogël të grave që masturbojnë:
\na- <\/strong>Gratë konsiderohen të \u201cmira\u201d kur sillen sipas rolit të tyre seksual tradicional, pra kur janë seksualisht pasive, naive dhe të varura seksualisht nga burrat. Kjo në esencë do të thotë që ato të jenë joseksuale. Gratë me eksperienca seksuale dhe të pavarura seksualisht nga burrat, shpesh janë parë si kërcënim dhe si gra të \u201clëshuara\u201d
\nb- <\/strong>Në shumë kultura edhe në tonën, gratë rriten me bindjen se gjenitalet e tyre janë të neveritshme dhe inferiore, kur krahasohen me të burrave.
\nc-<\/strong> Ato vazhdimisht inkurajohen që t\u2019i shtypin ndjenjat e tyre seksuale deri sa të martohen, kur seksi ka për qëllim bërjen e fëmijëve dhe të kënaqë? seksualisht burrin.
\nd-<\/strong> Vajzave? që kur janë të vogla u mësojnë se gruaja duhet të kryejë vetëm interkursë seksuale dhe këtë vetëm me burrin e saj. Ato i mësojnë të mos marrin kënaqësi seksuale nga prekja e gjenitaleve, nga seksi oral ose anal dhe ve\u00e7anërisht të mos masturbojnë as me veten dhe as me burrin.
\ne-<\/strong> Në qoftë se një grua e martuar ose një tjetër që ka një partner seksual masturbon, kjo në kulturën tonë shikohet sikur di\u00e7ka nuk është mirë në marrëdhëniet e tyre.
\nf-<\/strong> Një grua që nuk ka partner seksual dhe masturbon, është gjykuar prej të tjerëve si një grua që vuan vetminë.
\nMasturbacioni ka qenë për gratë një tabu. Gratë as nuk duhet të masturbonin,? e aq më keq të flitnin për të. Të flisnin për seksin konsiderohej e papërshtatshme. Turpi, ashtu si\u00e7 e thua në pyetjen tënde, padyshim, është një faktor tjetër (ndonëse më i vogël) që i pengon gratë të masturbojnë.
\nMe këtë situatë nuk duhet të biem dakord. Masturbacioni është i shëndetshëm dhe? është pjesë natyrale e seksualitetit të personit. Ai ndihmon njerëzit të mësojnë më shumë për trupin dhe gjenitalet e tyre. Ai ndihmon që njerëzit të riorganizojnë dhe të zhvillojnë përgjigjen seksuale, ose orgasmën. Ai ndihmon të rritet komunikimi i partnerëve në marrëdhëniet intime. Ai i ndihmon partnerët seksualë të njohin veten dhe njeri-tjetrin, të njohin se \u00e7farë ndjejnë fizikisht dhe seksualisht mirë? për veten dhe për njeri-tjetrin. Diskutimi i sinqertë për seksualitetin dhe kënaqësinë seksuale midis partnerëve, ndihmon t\u2019i \u00e7lirojë gratë dhe burrat nga influencat negative historike lidhur me seksin. Këto influenca? negative janë ato që i kanë penguar disa gra dhe disa burra të zbulojnë, të eksplorojnë dhe të kënaqin veten seksualisht. Bashkëbisedimi thyen tabutë dhe mitet për masturbacionin. Ai i inkurajon njerëzit të arrijnë qëllime seksuale të shëndetshme.
\nShpresoj t\u2019u jem përgjigjur pyetjeve që të shqetësojnë.
\nTë uroj shëndet e fat.
\nDoktor Ademi.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"

…Për ta bërë më të madhe kënaqësinë dhe sigurinë e masturbimit është mirë që kur masturboni të keni parasysh edhe këto: a- Në qoftë se përdorni ndonjë objekt për t\u2019u ndihmuar gjatë masturbimit (lojëra seksuale, ose ndonjë objekt tjetër që zakonisht femrat i përdorin ) vendosni mbi to një kondom, ve\u00e7anërisht, kur objekti përdoret edhe […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[11,17],"tags":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/259"}],"collection":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=259"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/259\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=259"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=259"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=259"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}