{"id":262,"date":"2015-10-08T00:00:00","date_gmt":"2015-10-08T00:00:00","guid":{"rendered":"http:\/\/theitforum.com\/sex\/?p=262"},"modified":"2015-10-08T00:00:00","modified_gmt":"2015-10-08T00:00:00","slug":"masturboj-si-i-cmendur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/seksologu.com\/masturboj-si-i-cmendur\/","title":{"rendered":"Masturboj si i \u00e7mendur"},"content":{"rendered":"

Midis pyetjeve të lexuesve që presin për përgjigje, sot zgjodha t\u2019u përgjigjem disa pyetjeve që lidhen me masturbacionin.<\/strong>
\nPYETJE? Nr 1:<\/strong>
\nDr. Harxhi,
\nJam një 16 vje\u00e7ar nga? Tirana dhe kërkoj një këshillë. Fillova të masturboj para dy vitesh. Tani nuk ndaloj dot. \u00c7\u2019mund të bëj? Faleminderit
\nPYETJE? Nr 2:<\/strong>
\nDoktor,
\nMendoj se jam seksualisht i \u00e7mendur ose di\u00e7ka e tillë. Më duket se gjithmonë mendoj për vajzat, fantazoj dhe masturboj shumë, më së paku dy herë në ditë. A mendoni se jam normal?
\nP\u00cbRGJIGJE: <\/strong>
\nPyetje të tilla më kanë bërë shumë të rinj adoleshentë.? Kjo ndodh sepse duke kaluar nëpër vitet e pubertetit dhe adoleshencës, shumë nga ju provojnë ndjenja të forta romantike dhe seksuale. Ju harxhoni shumë kohë duke imagjinuar romanca pasiononte me atë që për ju është speciale. Ju jetoni fantazi të bukura seksuale. Janë pikërisht këto fantazi? që u ngucin të masturboni shumë shpesh. Të tjerë interesohen më shumë për seksin tjetër dhe ndjejnë se i ka \u201czënë qymyri\u201d, ose fillojnë ndonjë romancë dashurie…
\nKëto ndjenja romantike dhe seksuale janë shumë të forta. Ka momente që u duket sikur \u00e7do mendim i juaji lidhet vetëm me romancën dhe seksin!. Disa nga ju ndjejnë se janë kaq shumë të mbërthyer nga këto ndjenja, sa që ndjejnë di\u00e7ka të frikshme. Mos u shqetësoni për intensitetin? e madh që kanë këto marrëdhënie romantike ose seksuale. Këto marrëdhënie janë krejtësisht normale për moshën tuaj. Shumica e të? rinjve? shkojnë në këtë rrugë.
\nKa disa të rinj që nuk i provojnë këto ndjenja të forta seksuale dhe romantike gjatë pubertetit. Ata përfshihen më shumë në aktivitete sportive e shkollore, merren me muzikën, me baletin, pikturën e të tjera aktivitete të tilla dhe shumë nga këta djem shpesh pyesin:
\n\u201cShokët? e mi gjithmonë flasin për seks. Unë nuk jam i interesuar në punë romancash. A mendoni se ka di\u00e7ka që nuk është normale me mua?\u201d
\nPër këta djem kam këtë përgjigje: Ashtu si \u00e7do njeri nga ju ka programimin individual të zhvillimit të trupit në pubertet, ashtu ka edhe programimin për romancën dhe interesat seksuale. Mos u shqetësoni pse shoku i moshës tuaj është i interesuar për seksin, ndërsa juve jo. Gjith\u00e7ka është normale. Programimi i zhvillimit tuaj personal është i ndryshëm nga i të tjerëve. Por ju keni shumë kohë përpara për të provuar ndjenjat seksuale dhe romantike.
\nMasturbacion do të thotë \u201cprekje me dëshirë për kënaqësi seksuale të organeve seksuale\u201d. Ka shumë terma që përdoren për këtë proces dhe ju mund të keni dëgjuar shumë të tilla, por mësohuni ta quani \u201cmasturbacion\u201d.
\nShumë djem dhe burra masturbojnë, por jo të gjithë. Pra është sjellje normale kur masturboni edhe kur nuk masturboni. Disa djem fillojnë të masturbojnë që kur janë fëmijë? dhe vazhdojnë gjatë gjithë jetës. Të tjerë nuk masturbojnë deri sa t\u2019u fillojë puberteti dhe të fillojnë të prodhojnë spermatozoide. Të tjerë nuk e fillojnë masturbimin pa u moshuar edhe më shumë. Ka disa të tjerë që nuk masturbojnë kurrë.
\nPor shumica e meshkujve masturbojnë. Në një anketë, 95% e meshkujve dhe 89% e femrave raportuan se masturbonin. Njerëzit e të gjitha moshave, të të dy sekseve dhe të të gjitha drejtimeve në jetë, masturbojnë. Natyrisht, femrat nuk ejakulojnë spermë si meshkujt, por kanë orgazma. Disa gra lëshojnë lëng sapo arrijnë orgasmën. Ky nuk është? ejakulacion si ai që kanë burrat.
\nDjemtë ndonjëherë mendojnë se sapo të fillojnë seksin do ta ndërpresin masturbimin. Kjo nuk është e vërtetë. Shumë burra të martuar? dhe të tjerë me dashnore të qëndrueshme masturbojnë edhe pse bëjnë rregullisht? marrëdhënie seksuale.
\nNjerëzit mendojnë se të gjitha gjërat e tmerrshme mund t\u2019u ndodhin po qe se do të masturbojnë. Do t\u2019u dalin leza në hundë dhe lesh në pëllëmbët e duarve. Do të \u00e7\u2019mënden dhe do të qorrohen. Do të pësojnë atak në zemër dhe do të mbushen me pucra. Do të verbohen, do t\u2019u zbutet truri, do të bëhen idiotë dhe do të \u00e7menden e shumë të tjera. Sot ne dimë me siguri se asgjë nga këto nuk është e vërtetë. Po të ishin këto të vërteta,? bota do të ishte e mbushur me të verbër,? me idiotë e me të \u00e7mendur.
\nNjerëzit nuk i besojnë më këto histori të vjetra, por ideja se masturbacioni është i dëmshëm akoma ekziston. Besoj se ju do të keni dëgjuar për këto gënjeshtra moderne lidhur me masturbacionin, unë do t\u2019u them disa fakte.
\n1-<\/strong> Ju nuk do t\u2019u mbarojnë spermatozoidet e as nuk do t\u2019i përdorni të gjitha spermatozoidet tuaja duke masturbuar.
\nMundet që përkohësisht të pakësohet numri i spermatozoideve nga ejakulacioni i përsëritur, por duhet të dini se trupi juaj prodhon vazhdimisht miliona spermatozoidë \u00e7do ditë. Nuk ka asnjë mundësi që ata të mbarojnë.
\n2-<\/strong> Duke masturbuar shumë kur jeni të rinj, kjo nuk ka efekte të dëmshme për jetën seksuale kur të rriteni.
\nDisa djem shqetësohen nga që mendojnë se po të masturbojnë shumë kur janë të rinj, ata do të mësohen dhe do të duan të masturbojnë edhe kur të rriten dhe nuk do të kënaqen me interkursën seksuale. Të tjerë mendojnë se penisi i tyre do të jetë \u201cshumë i mësuar\u201c me masturbimin dhe nuk do të ejakulojë dot brenda vaginës. Ata shqetësohen se masturbimi e bën penisin të paaftë të punojë si duhet gjatë interkursës.
\nTeoritë janë pa fund dhe të gjitha janë gabim. Shumë ekspertë mendojnë se masturbimi është mënyra e sigurtë për të provuar si do të funksionojë jeta juaj seksuale kur të rriteni. Duke masturbuar, ju do të mësoni si përgjigjet trupi i juaj seksualisht dhe \u00e7farë u jep juve më shumë kënaqësi. Kur do të filloni të bëni seks, ju do të dini \u00e7farë u pëlqen më shumë dhe \u00e7farë u eksiton më shumë. Kur ju i dini këto, do ta keni më lehtë t\u2019i tregoni partnerit seksual \u00e7farë u pëlqen dhe \u00e7farë nuk u pëlqen dhe partneri do t\u2019u ndihmojë të rritni kënaqësinë seksuale.
\nDisa burra i kanë orgazmat nga masturbacioni shumë më intensive nga interkursa. Kjo nuk do të thotë se ata e duan masturbacionin më shumë nga interkursën. Interkursa ka shumë elemente brenda saj si prekjen, përqafimin dhe intimitetin me një person tjetër. Këto e bëjnë interkursën një eksperiencë shumë më superiore nga masturbimi.
\nBurra të tjerë ndjejnë se orgazmat që provojnë gjatë interkursës janë më intensive nga ato që arrijnë me masturbim. Ka edhe burra që intensitetin e orgazmave e ndjejnë të barabartë? si nga masturbacioni edhe nga? interkursa.
\nMbani mënd masturbacioni nuk është kurrë një veprim i dëmshëm.
\nNë qoftë se masturbon dhe ejakulon shumë, vetëm penisi do të ndjejë dhimbje nga fërkimi. Ky është dëmi që ka trupi? prej masturbacionit.
\n3-<\/strong> Jo, ju nuk masturboni shumë.
\nNga e di unë këtë? Natyrisht, unë nuk e kam idenë sa shumë ju? masturboni, por unë e di me siguri që trupi juaj i ka vendosur vetë limitet. Kur një djalë masturbon shumë, penisi i tij nuk erektohet për një farë kohe. Atij i duhet një pushim që ta marrë veten e të? erektohet përsëri.
\nMë duhet ta specifikoj pak atë që sapo thashë. Kupto që ju po masturboni shumë vetëm kur gjithë ditën mëndja u ngelet tek masturbimi. Ju nuk shkoni? askund. Ju jeni ndarë nga shokët. Ju nuk keni asnjë hobby ose interes tjetër? ve\u00e7 masturbimit …., në këtë rast ju po masturboni shumë.
\nDisa djem masturbojnë disa herë në ditë. Të tjerë masturbojnë një herë në ditë. Ka të tjerë që masturbojnë një ose dy herë në javë. Djem të tjerë masturbojnë më shumë ose më pak se kaq. Por ka edhe nga ata që nuk masturbojnë fare. Të gjithë janë normalë.(vazhdon…)<\/strong>
\nJu uroj shëndet e fat.
\nDoktori<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"

Midis pyetjeve të lexuesve që presin për përgjigje, sot zgjodha t\u2019u përgjigjem disa pyetjeve që lidhen me masturbacionin. PYETJE? Nr 1: Dr. Harxhi, Jam një 16 vje\u00e7ar nga? Tirana dhe kërkoj një këshillë. Fillova të masturboj para dy vitesh. Tani nuk ndaloj dot. \u00c7\u2019mund të bëj? Faleminderit PYETJE? Nr 2: Doktor, Mendoj se jam seksualisht […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[11,17],"tags":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/262"}],"collection":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=262"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/262\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=262"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=262"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=262"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}