{"id":278,"date":"2015-10-24T00:00:00","date_gmt":"2015-10-24T00:00:00","guid":{"rendered":"http:\/\/theitforum.com\/sex\/?p=278"},"modified":"2015-10-24T00:00:00","modified_gmt":"2015-10-24T00:00:00","slug":"masturboj-shpesh-kam-frike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/seksologu.com\/masturboj-shpesh-kam-frike\/","title":{"rendered":"Masturboj shpesh, kam frikë"},"content":{"rendered":"

PYETJE: <\/strong>
\nI nderuar Doktor Harxhi.
\nA mund të \u00e7faqet ndonjë sëmundje me natyrë seksuale nga masturbimi? i shpeshtë? Pres një përgjigje nga ju .
\nMe respekt
\nErjoni
\nP\u00cbRGJIGJE:<\/strong>
\nNjë shaka e vjetër thotë: 97 përqind e burrave pranojnë se masturbojne, 3 përqind të tjerë gënjejnë.
\nNjë studim ka gjetur se deri në moshën tetëmbëdhjetë vje\u00e7 80 përqind e djemve dhe 60 përqind e vajzave masturbojnë.
\nKa një ndryshim interesant lidhur me masturbacionin tek djemtë dhe tek vajzat: Djemte deri në 18 vje\u00e7 masturbojnë më ralle kur kanë marrëdhënie seksuale me një shoqe, ndërsa vajzat adoleshente masturbojnë më shpesh kur kanë marrëdhënie seksuale me një shok. Pse?
\nSepse një djalë i ri pothuaj në \u00e7do marrëdhënie seksuale përfundon në orgasmë, ai nuk ka nevojë të shkojë në shtëpi të masturbojë. Për një vajzë të re një akt seksual mund të jetë shumë i shpejtë dhe jo komplet që të arrijë orgasmën… Ajo mbetet e tensionuar dhe e bllokuar pas lojës seksuale, ajo shkon në shtëpi dhe fillon vetë-stimulimin për \u00e7lirim seksual? fizik. Këtë nuk i a thotë mikut të saj.
\nFjala \u201cmasturbacion\u201d vjen nga Latinishtja \u201cmasturbare\u201d, që do të thotë \u201cngacmim me dorë\u201d
\nSot pak nga të rinjtë besojnë në ato që kemi besuar ne dhe gjeneratat para nesh, se masturbimi shkakton sëmundje, paraliza, verbim e tj. Të gjitha të dhënat mjekesore tregojnë se kjo frike nuk ka bazë dhe duhet trajtuar si një dogmë. Dogmatizmi edhe në këtë sferë, si kudo, nuk e pranon progresin.
\nDeri në dhjetë vje\u00e7arët e fundi mjekët dhe atoritetet fetare e dënonin masturbacionin si të dëmshëm për shëndetin dhe djallëzor.
\nDeri në shekullin e 18-të, masturbacionit i ishte kushtuar pak vëmëndje. Në gjysmën e dytë të shekullit të 19-të, ai u bë një shqetësim i përgjithshëm. Në fillim ai u bë problem? shoqëror nga disa moralistë. Më vonë mjekët e transformuan masturbacionin nga? një \u00e7ështje morale? në një \u00e7ështje mjekësore.
\nMendohej se masturbacioni tek burrat dëmton trurin dhe sistemin e tyre nervor. Në këtë qëndrim reflektohej pikpamja e kohës viktoriane për seksuaklietetin. Nga fundi i shekullit te 19-të, në revistat mjekësore të Europes dhe Amerikës, ky \u201cves sekret\u201d konsiderohej si shkak për \u00e7do sëmundje.
\nTë rinjtë ndjeheshin fajtorë pse masturbonin. Kur kërkonin ndihmen e mjekut ose pranonin se masturbonin kur i pyeste mjeku, ata? trajtoheshin barbarisht me lëndë kimike kaustike, solucione të dobëta acidi, ose shushunjëza të? vendosura në zonën gjenitale. Në rastet më serioze bëheshin prerje të lafshës së penisit nga rridhte gjak. Në rastet akoma më ekstreme, kur mjeku trëmbej se pacieti mund të \u00e7mëndej,? kryente skopitjen (tredhjen ) e djalit.
\nNë periudhën viktoriane masturbacioni tek femrat ka qënë krejtësisht i papranueshëm. Një mjek i kohës shkruante se shumë sëmundje të grave si rrjedhjet e bardha (leucorrhoea), hemoragjitë uterine, prolapsi i mitrës, kanceri, \u00e7rregullimet funksionale të zemrës, iritacionet e palcës së kurrizit, palpitacionet, hysteria, konvulsionet, pamja e keqe, debiliteti, shumë manira dhe shume simptoma të tjera nervore ku përmblidhej një tablo e trishtuar e këtyre grave, trajtoheshin si pasoja të masturbacionit.
\nNjë mjek Francez i kohës shkruante: \u201c Për mendimin tim as murtaja, as lufta, as lija, as tërësia e të gjithë djajve të marë së bashku, nuk ka \u00e7uar në një fatkeqësi të tillë për njerëzimin sa zakoni i masturbimit: ai është elementi shkatërues i shoqerive të civilizuara\u201d
\nNë vitin 1866 revista \u201cAmerican Medical Journal\u201d diskutonte për punimet e mjekut Anglez Dr.Isaac Broën Baker. Ai njoftonte për suksese në mjekimin e epilepsisë dhe \u00e7rregulllimeve të tjera nervore në pacientet femra duke hequr klitorin e tyre.? Editori i revistës theksonte se masa e madhe e opinionit mjekësor anglez i kundërshtonte me forcë idetë e Baker dhe e kish diskualifikuar operacionin e tij. Ai e quante këtë veprim jo filosofik, që njgjan sikur t\u2019i heqësh penisin një mashkullit.
\nMe 1889, Dr. Joseph Jones shkruante: \u201c\u00e7mënduria e pashpresë\u201c është një nga konseguencat e shumta të masturbacionit dhe se fëmijët e atyre që masturbojnë janë të prirur për \u00e7mënduri të trashëguar në breza.
\nMe 1894, Dr. A J.Bloch në një artikull të titulluar \u201cSexual Perversion in the Female\u201d do ta quante masturbacionin femëror një \u201cLeprozë morale\u201d.
\nPas kësaj date studimet mjekësore filluan të tregojnë se masturbacioni nuk shkakton \u00e7rregullime serioze funksionale. Problemet psikologjike ndodhin prej qëndrimit të shoqërisë ndaj kësaj praktike dhe jo nga akti në vetëvete. Në vitet që pasuan këto ide të reja fituan gjithnjë e më shumë terren.
\nT\u2019i shkrova të gjitha këto për të të treguar se ndikimi i këtyre pikpamjeve të gabuara vazhdon edhe sot në mëndjet e shumë njerëzve dhe pyetja jote tregon për këtë shqetësim. Opinionet për masturbacionin vazhdojnë të jenë të ndara. Mjafton të të kujtoj se më 1995, dymbëdhjetë vjet më parë, Kryemjeku i Amerikes Dr. Joycelyn Elders, u detyrua të jepte dorëheqjen pasi kërkoi që masturbacioni duhet të jetë pjesë e programit mësimor për seks-edukimin. Kjo ndodhi sepse ky mesazh deri në atë kohë nuk ishte pranuar akoma politikisht, ndonse opinioni mjekësor e pranonte që vete-kënaqësia është di\u00e7ka normale për shumë njerëz adoleshentë dhe të rritur. Sot mjekët e shikojnë masturbacionin si të padëmshem, madje ndihmues dhe pjesë të zhvillimit të shëndetshëm të njeriut.
\nSpecialistët e seksit e rekomandojnë masturbacionin për nxenësit e shkollave të mesme. Ata i japin masturbacionit një pamje të hareshme dhe keshillojne: \u201cSeksi është me shumë rëndësi. Po qe se ndjeni nevojën për seks pranojeni atë. Po qe se të shqetësojnë ndjenjat dhe tensioni, masturbo. Masturbacioni nuk dëmton, ai ndihmon të ndjeheni më të relaksuar.\u201d
\nMasturbacioni është i shëndetshëm por kërkohet pak kujdes. Gjithkush e ka të vështirë të shkojë tek doktori dhe të mjekojë një dëmtim, një infeksion, ose të nxjerrë ndonjë objekt të ngelur në gjenitalet si pasojë e masturbimit. Indet gjenitale janë delikate, të ndjeshme dhe të pastërta, po të krahasohen me duart e papastra.
\nKa një praktikë erotike gjatë masturbacionit, të cilën të këshilloj të mos e bësh kurrë sepse është shumë e dëmshme. Personi që masturbon lidh një litar rreth qafes së vet dhe ndërpret në mënyrë të plotë, përkohësisht frymëmarrjen. Kjo praktikë quhet \u201casfiksia seksuale\u201d dhe është përgjëgjëse për qindra vdekje \u00e7do vit. Kjo bëhet sepse thuhet që mungesa e oksigjenit e rrit kënaqësinë seksuale. \u00cbshtë kjo arsyeja që shumë njerëz kur fluturojnë me aeroplan u shkon mëndja të bëjnë seks.
\nMasturbacioni që kryhet me kujdes nuk dëmton. Shpesh pas masturbimit, shumica e njerëzve ndjehen fajtorë, madje edhe kur feja në të cilën besojnë nuk e quan masturbacionin mëkat.
\nPse ndodhe kjo? Sepse ata e shikojnë masturbimin si mungesë vullneti dhe vetekontrolli. E vërteta është ndryshe. Kur masturbimi zëvëndëson një marrëdhënie seksuale rastësore me një partner të panjohur; kur ai zë vendin e një vizite tek prostitutat; kur ai zë vendin e një akti seksual të parakohëshëm me një që e dashuron; ai është një zgjedhje e shëndetëshme dhe e përgjegjëshme, madje një formë e vetëkontrollit.
\nDuke e ndaluar masturbimin, ose duke i frikësuar njerëzit prej tij, ne vetëm rritim gjasat që interkursa seksuale e parakohëshme, egoiste dhe me rreziqe të zërë vëndin e masturbimit.
\nMasturbimi i kryer në kushte dhe mënyra normale është një mënyrë për të provuar veten. Fantazia është pjesë e kësaj prove. Kur mesojmë një instrument muzikor, ose kur praktikohemi në një lloj sporti ne praktikohemi dhe zhvillojmë aftësitë tona duke punuar vetëm dhe duke luajtur me të tjerë. E njëjta gjë duhet thënë edhe për seksin. Gjatë masturbimit ne kuptojmë si përgjigjet trupi seksualisht dhe \u00e7farë mendojmë kur e kryejmë atë.
\nKa njerëz që mendojnë se masturbacioni nuk është natyral. Ata e mbrojnë këtë ide me arsyetimin se ai nuk koncepton fëmije, kur qëllimi natyral i seksit për ta është bërja e fëmijve. Masturbimi është krejtësisht natyral. Edhe antarë të tjerë të mbretërisë së kafshëve bëjnë masturbim. Por për njerëzit masturbimi ka rëndësi të ve\u00e7antë sepse ne, ndryshe nga speciet e tjera, dëshirën seksuale nuk e kemi atëhere kur femra është e gatëshme për të ngelur shtatzënë (estrous). Pas pubertetit ne jemi gati të bëjmë seks shumicën e kohes.
\nShumë njerëz ndjehen shoqërisht më mirë dhe më të përgjegjshëm kur zgjedhin masturbumin në vënd të seksit me një partner të rastësishëm, kjo është e ashtuquajtura abstinencia totale (heqie dorë nga seksi deri në martesë).
\nDhe në fund është mirë të dish se masturbimi është një nga teknikat më të përdorura sot në seks-terapi. Me ndihmën e masturbimit mjekohen shumica e disfunksioneve seksuale.
\nMasturbimi është dashnoria dhe dashnori i parë i të gjithë të rinjve dhe të rejave të \u00e7do gjenerate. Ai është mënyra e vetme për ta shtyrë pjesëmarrjen në interkursë të parakohëshme. Ai është mënyra për të kënaqur dhe per të njohur seksualitetin e vetes.
\nPor masturbimi nuk duhet të bëhet fiksim që gjithë kohën ta kesh mëndjen atje. Ai nuk duhet të pengojë aktivitetet e tjera shkollore, kulturore, sportive e të tjera. Mbani mënd edhe gjërat e mira kur e kalojnë masën bëjnë dëm.
\nTë uroj shëndet e fat
\nDoktori.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"

PYETJE: I nderuar Doktor Harxhi. A mund të \u00e7faqet ndonjë sëmundje me natyrë seksuale nga masturbimi? i shpeshtë? Pres një përgjigje nga ju . Me respekt Erjoni P\u00cbRGJIGJE: Një shaka e vjetër thotë: 97 përqind e burrave pranojnë se masturbojne, 3 përqind të tjerë gënjejnë. Një studim ka gjetur se deri në moshën tetëmbëdhjetë vje\u00e7 […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[11,17],"tags":[120],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/278"}],"collection":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=278"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/278\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=278"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=278"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=278"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}