{"id":308,"date":"2009-10-07T14:02:00","date_gmt":"2009-10-07T14:02:00","guid":{"rendered":"http:\/\/theitforum.com\/sex\/?p=308"},"modified":"2009-10-07T14:02:00","modified_gmt":"2009-10-07T14:02:00","slug":"thongat-te-mira-apo-jo","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/seksologu.com\/thongat-te-mira-apo-jo\/","title":{"rendered":"Thongat – Të mira apo jo?"},"content":{"rendered":"

Pyetje: <\/strong>
\nDoktor,
\nUnë jam një vajzë që? vesh thonga dhe ato më japin një kënaqësinë që nuk e marr prej asgjëje tjetër. Kam dëgjuar nga disa njerëz, se thongat shkaktojnë disa infeksione.
\nA duhet të ndaloj përdorimin e tyre?
\nFalemnderit.
\nPërgjigje: <\/strong>
\nShumë njerëzve, ashtu si edhe ty, u pëlqejnë thongat. Ato janë më seksi dhe më eksituese. Shumë gra dhe vajza që i përdorin, vlerësojnë lirinë e \u00e7muar? që ato u japin, kur i krahasojnë me të mbathurat e zakonshme që u duken anët e kthyera mbi fustan…
\nThongat, me sa duket, kanë marrë përhapje të gjerë edhe në vendin tonë. Ato kudo në botë janë një treg i madh. Mjafton të themi se afërsisht 575 milion dollarë është vlera e thongave që tregtohen \u00e7do vit në Amerikë(130 milion palë thonga \u00e7do vit.).
\nNdonse përdorimi i tyre është kaq shumë i përhapur, dëmi që shkaktojnë tek vajzat dhe gratë që i përdorin, nuk është i provuar. Kjo ndodh sepse deri tani, nuk ka asnjë studim shkencor që ta lidhë veshjen e thongave me infeksionet e traktit urinar, ose infeksionet nga myku. Ndërkaq, shumë gjinekologë , raportojnë në mënyrë anekdotike e jo shkencore, se është në rritje numri i vajzave dhe grave që vuajnë nga infeksionet vaginale dhe infeksionet urinare të përsëritura, midis atyre që veshin thonga. Ky është një shqetësim? i doktorëve dhe ata janë përpjekur ta shpjegojnë pse ndodh kjo.
\nDoktorët mendojnë, se thongat rrezikojnë për infeksione. Nga mënyra se si janë ndërtuar, ato shërbejnë për të për\u00e7uar infeksionet nga anusi, përpara në vaginë. Ato janë një rrip cope,? që ngjitet fort në anus dhe në vaginë. Materiet fekale dhe mikrobet kur thonga lëviz, kalojnë lehtësisht? në vaginë ose në traktin urinar. Një mjek gjinekolog i ka krahasuar? thongat me një vagon metroje, që transporton bakteriet nga rektumi për në vaginë. Infeksionet urinare dhe disa tipa vaginitesh (jo infeksionet mykotike) si\u00e7 dihet, shkaktohen nga bakteret që gjenden në materiet fekale. Janë, pikërisht, këto mikrobe që për\u00e7ohen nga thongat dhe shkaktojnë disa infeksione.
\nPor thongat, kanë edhe një veprim tjetër të dëmshëm. Ato duke irrituar indet vaginale prej fërkimit, i bëjnë këto inde më të prekshme nga infeksionet që shkojnë prej anusit në vaginë dhe në traktin urinar. Pra thongat veprojnë negativisht me dy rrugë:
\n\u2022? ? ? Duke irrituar indet dhe
\n\u2022? ? ? Duke \u00e7uar infeksionin në këto inde të irrituara.
\nSi\u00e7 dihet, funksioni i të mbathurave, është që të krijojnë një barrierë të butë midis irritantëve të mundshëm, si\u00e7 janë teshat dhe vaginës. Thongat jo vetëm që nuk e kryejnë këtë rol mbrojtës, por në të kundërtën ato irritojnë, krijojnë gërvishtje dhe \u00e7arje të vogla në lëkurë dhe mukozat gjenitale, dhe i bëjnë këto inde delikate më të prekshme nga infeksionet.
\nGratë që kanë sistem imun të kompromentuar, ose që kanë tendencën për t\u2019u infektuar me këto tipa infeksionesh, nuk duhet të veshin thonga. Thongat përbëjnë një rrezik për këto gra e vajza.
\nA e keni konstatuar ju, se që nga koha që vishni thonga, jeni infektuar më shpesh me infeksione urinare dhe vaginale?
\nPo qe se përgjigjeni \u201cPO\u201d në këtë pyetje, atëherë, thongat nuk janë për ju, ndonse ato të pëlqejnë dhe janë më seksi se të mbathurat e zakonshme. Ju mund t\u2019i vishni thongat vetëm në ndonjë rast special, por kurrsesi vazhdimisht.? Jam i bindur se kur të ndaloni përdorimin e thongave edhe infeksionet urogjenitale do të pakësohen
\nPër infeksionet urinare që kanë dhimbje dhe përsëriten shpesh, si dhe për infeksionet vaginale nga myku, ju duhet të konsultoheni, patjetër, me një gjinekolog. Vetëm ai, është i aftë t\u2019u ndihmojë për t\u2019i luftuar ato dhe për të prevenuar infeksionet në të ardhmen.
\nNë qoftë se je një vajzë, që nuk konstaton ndonjë ndryshim të ve\u00e7antë në shëndetin tënd gjinekologjik kur vesh? thonga, atëhere, konsideroje veten të lumtur që nuk hyn në grupin e atyre që kanë efekte negative nga këto të mbathura të holla.
\nGëzojeni jetën pa mbathjet e mëdha dhe me anë të kthyera.
\nDoktori.<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"

Pyetje: Doktor, Unë jam një vajzë që? vesh thonga dhe ato më japin një kënaqësinë që nuk e marr prej asgjëje tjetër. Kam dëgjuar nga disa njerëz, se thongat shkaktojnë disa infeksione. A duhet të ndaloj përdorimin e tyre? Falemnderit. Përgjigje: Shumë njerëzve, ashtu si edhe ty, u pëlqejnë thongat. Ato janë më seksi dhe […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[20],"tags":[162],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/308"}],"collection":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=308"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/308\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=308"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=308"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=308"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}