{"id":3660,"date":"2012-10-15T18:49:32","date_gmt":"2012-10-15T18:49:32","guid":{"rendered":"http:\/\/seksologu.com\/index\/?p=3660"},"modified":"2012-10-15T18:49:32","modified_gmt":"2012-10-15T18:49:32","slug":"mesohuni-me-vulven-tuaj-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/seksologu.com\/mesohuni-me-vulven-tuaj-2\/","title":{"rendered":"M\u00ebsohuni me vulv\u00ebn tuaj"},"content":{"rendered":"

\"\"<\/a>Gabimisht, ju p\u00ebrdorni fjal\u00ebn vagin\u00eb, kur doni t\u00eb flisni p\u00ebr organet tuaja seksuale. Duhet te dini se grat\u00eb dhe vajzat kan\u00eb disa organe t\u00eb jashtme seksuale. Ato jan\u00eb t\u00eb dukshme, ndryshojn\u00eb nga nj\u00ebra grua n\u00eb tjetr\u00ebn, sic ndryshon edhe fytyra,\u00a0 dhe p\u00ebrmblidhen n\u00ebn emrin vulva.
\nKur ju shikoheni n\u00eb pasqyr\u00eb, ajo \u00e7far\u00eb shihni nga gjenitalet tuaja, \u00ebsht\u00eb vulva. Vagina b\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb organet fem\u00ebrore t\u00eb brendshme. Shpresoj q\u00eb nga sot, ju do t\u00eb p\u00ebrdorni n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb korrekte fjal\u00ebn vulva dhe fjal\u00ebn vagina.
\nMos m\u00eb thoni se nuk e mbani mend emrin vulva. Kush ka nj\u00eb makine \u201cvolvo\u201d, e mban mend mark\u00ebn e makin\u00ebs s\u00eb saj, at\u00ebher\u00eb, pse t\u00eb mos mbani mend edhe emrin e nj\u00ebr\u00ebs nga pjes\u00ebt m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb anatomis\u00eb tuaj?
\nTani le t\u00eb fillojm\u00eb…
\nNormalisht, nj\u00eb her\u00eb n\u00eb muaj, ju duhet ta kontrolloni e shikoni vulv\u00ebn tuaj, ashtu si\u00e7 duhet t\u00eb b\u00ebni \u00e7do muaj vet\u00eb-kontrollin e gjinjve. Kontrolli i vulv\u00ebs dhe i gjinjve b\u00ebhet p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtat arsye. Duke kryer vet\u00eb-ekzaminimin mujor t\u00eb vulv\u00ebs, ju do t\u00eb jeni n\u00eb gjendje t\u00eb zbuloni\u00a0 m\u00eb her\u00ebt infeksionet dhe kanceret e vulv\u00ebs. Planifikojeni vet\u00eb-kontrollin e vulv\u00ebs\u00a0 n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb q\u00eb b\u00ebni edhe vet\u00eb-ekzaminimin e gjinjve \u00e7do muaj dhe b\u00ebjeni menj\u00ebher\u00eb pas menstruacioneve . Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos e harroni ta ta b\u00ebni.
\nP\u00ebr t\u00eb par\u00eb vulv\u00ebn tuaj, juve u duhet nj\u00eb pasqyr\u00eb dhe nj\u00eb burim drite i af\u00ebrt.\u00a0 Ju mund ta shikoni vulv\u00ebn tuaj duke q\u00ebndruar n\u00eb k\u00ebto pozicione :<\/p>\n

\u00b7\u00a0 Shtrihuni n\u00eb shtrat dhe vendosni nj\u00eb jast\u00ebk n\u00eb t\u00eb ndenjurat.
\n\u00b7\u00a0 Q\u00ebndroni n\u00eb an\u00eb t\u00eb karriges.
\n\u00b7\u00a0 Vini nj\u00ebr\u00ebn k\u00ebmb\u00eb n\u00eb ndenj\u00ebsen e karriges.
\n\u00b7\u00a0 Uluni\u00a0 n\u00eb ndenj\u00ebsen e tualetit.
\n\u00b7\u00a0 Q\u00ebndroni mbi gjunj\u00ebt e hapura, pasqyr\u00ebn vendoseni midis gjunj\u00ebve.
\n\u00b7\u00a0 Q\u00ebndroni k\u00ebmb\u00ebkryq, pasqyr\u00ebn vendoseni mbi pulpat tuaja.<\/p>\n

Me nj\u00eb pasqyr\u00eb n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn dor\u00eb, shikoni me kujdes vulv\u00ebn tuaj, duke filluar nga mons pubis dhe p\u00ebrfundoni tek anusi. B\u00ebni kujdes t\u00eb hapni buz\u00ebt e vagin\u00ebs dhe t\u00eb t\u00ebrhiqni mbrapa lafsh\u00ebn e klitorit. Shikoni me kujdes p\u00ebr \u00e7do rritje q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb si\u00e7 jan\u00eb flluskat, lythat, ose \u00e7do formacion tjet\u00ebr. Po qe se keni di\u00e7ka jo normale, shikojini ato rregullisht q\u00eb t\u00eb dalloni n\u00eb se rriten, ose ndryshojn\u00eb ngjyr\u00eb. Vini re \u00e7do ndryshim t\u00eb l\u00ebkur\u00ebs n\u00eb zon\u00ebn gjenitale. Shikoni p\u00ebr vatra t\u00eb bardha, t\u00eb kuqa, ose me ngjyr\u00eb t\u00eb err\u00ebt. Kontrolloni p\u00ebr \u00e7do \u00ebnjtje dhe p\u00ebr \u00e7do rrjedhje jo t\u00eb zakonshme. Kontrolloni p\u00ebr ndonj\u00eb plag\u00eb t\u00eb vog\u00ebl q\u00eb dhemb. P\u00ebr \u00e7do gj\u00eb jo normale q\u00eb do t\u00eb gjeni, bisedoni me doktorin tuaj.
\nB\u00cbNI KUJDES P\u00cbR VULV\u00cbN TUAJ
\nPastrimi i Vulv\u00ebs<\/p>\n

1- Lajini buz\u00ebt e vulv\u00ebs me sapun t\u00eb but\u00eb, hypoalergjenik, ose mos p\u00ebrdorni fare sapun. Evitoni sapun\u00ebt e fort\u00eb, sapun\u00ebt me ngjyra, sapun\u00ebt me deodorant\u00eb dhe me parfume t\u00eb ndryshme.
\n2-\u00a0\u00a0 Hapini buz\u00ebt e m\u00ebdha dhe pastroni l\u00ebnd\u00ebn si dhjam\u00eb midis buz\u00ebve t\u00eb m\u00ebdha dhe buz\u00ebve t\u00eb vogla. Sekrecionet e trasha ngjit\u00ebse, q\u00eb dalin nga gj\u00ebndrat n\u00eb buz\u00ebt tuaja, grumbullohen midis buz\u00ebve t\u00eb m\u00ebdha dhe t\u00eb vogla dhe larja me dush nuk i largon prej andej. P\u00ebrdorni nj\u00eb pece t\u00eb but\u00eb t\u00eb njomur, ose p\u00ebrdorni dush si dorez\u00eb, t\u00eb cilin do ta drejtoni n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend dhe i hiqni t\u00eb gjitha k\u00ebto sekrecione.
\n3-\u00a0\u00a0 P\u00ebr ta mbajtur klitorin t\u00eb past\u00ebr e t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm, t\u00ebrhiqni mbrapa lafsh\u00ebn e klitorit dhe me uj\u00eb t\u00eb ngroht\u00eb dhe me nj\u00eb pece t\u00eb but\u00eb, fshijeni me kujdes dhe largoni t\u00eb gjitha sekrecionet q\u00eb mblidhen midis kok\u00ebs dhe lafsh\u00ebs s\u00eb klitorit. K\u00ebto sekrecione q\u00eb tek djemt\u00eb quhen smegma, jan\u00eb t\u00eb trasha, p\u00ebrmbajn\u00eb qeliza t\u00eb l\u00ebkur\u00ebs dhe yndyr\u00eb nga gj\u00ebndrat e lafsh\u00ebs dhe mund ta ngjisin lafsh\u00ebn me kok\u00ebn e klitorit. Kur kjo ndodh, ju do t\u00eb keni dhimbje gjat\u00eb interkurs\u00ebs, ose masturbimit.
\n4-\u00a0\u00a0 Lajeni vulv\u00ebn dhe hapjen vaginale pasi keni b\u00ebr\u00eb seks. Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb po keni b\u00ebr\u00eb seks n\u00eb mbr\u00ebmje, ju duhet t\u00eb laheni p\u00ebrpara se t\u00eb flini. B\u00ebni kujdes t\u00eb hiqni mbeturinat e kremrave, mjaltit, \u00e7okollat\u00ebs, ose t\u00eb xheleve aromatike, po qe se k\u00ebto produkte i keni p\u00ebrdorur gjat\u00eb loj\u00ebs seksuale.\u00a0 Kur k\u00ebto produkte q\u00ebndrojn\u00eb atje p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb, mbeturinat e tyre mund t\u00eb irritojn\u00eb\u00a0 buz\u00ebt, ose shkaktojn\u00eb infeksione. Ju duhet t\u00eb dini, se shija dhe era m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr buz\u00ebt e vagin\u00ebs tuaj, \u00ebsht\u00eb\u00a0 shija dhe era e tyre natyrale.
\n5-\u00a0\u00a0 Sa her\u00eb b\u00ebni banj\u00eb ose dush, shp\u00eblani me kujdes vulv\u00ebn dhe vagin\u00ebn q\u00eb t\u00eb mos mbetet atje sapun. Pas larjes, vulv\u00ebn thajeni mir\u00eb. P\u00ebrdorni blow-dryer-in q\u00eb p\u00ebrdorni p\u00ebr flok\u00ebt, por jo me\u00a0 nxeht\u00ebsi t\u00eb lart\u00eb, ndryshe, do digjeni. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb do t\u2019u k\u00ebnaq\u00eb dhe do t\u00eb largoj\u00eb\u00a0 lag\u00ebshtin\u00eb.
\n6-\u00a0\u00a0 Mos b\u00ebni dushe vaginale. Kjo do t\u00eb thot\u00eb mos b\u00ebni shp\u00eblarje t\u00eb vagin\u00ebs me uj\u00eb, ose me uj\u00eb e sapun, uj\u00eb e jod, ose uj\u00eb e uthull. As me l\u00ebnd\u00ebt q\u00eb mund t\u2019i gjeni t\u00eb gatshme n\u00eb farmaci, mos e shp\u00eblani vagin\u00ebn. Kuptojeni mir\u00eb,\u00a0 dushe t\u00eb vagin\u00ebs nuk duhet t\u00eb b\u00ebni. K\u00ebto dushe largojn\u00eb nga vagina bakteret e mira, ndryshojn\u00eb balanc\u00ebn kimike t\u00eb vagin\u00ebs dhe rritin shanset p\u00ebr infeksione. Ato rritin, gjithashtu, mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb t\u00eb s\u00ebmureni me S\u00ebmundjen Inflamatore Pelvike (infeksion n\u00eb tubat e Fallopit)<\/p>\n

Disa zakone t\u00eb vlefshme t\u00eb p\u00ebrditshme<\/p>\n

1-\u00a0\u00a0 Gjithmon\u00eb fshihuni me drejtim nga p\u00ebrpara \u2013 mbrapa, ose nga vulva p\u00ebr tek anusi. Po t\u00eb fshiheni n\u00eb drejtim t\u00eb kund\u00ebrt, bakteret nga anusi do t\u2019i sillni n\u00eb vagin\u00eb, ku ato do t\u00eb zhvillohen dhe do t\u00eb shkaktojn\u00eb infeksione t\u00eb vagin\u00ebs.
\n2-\u00a0\u00a0 P\u00ebrdorni, vet\u00ebm, let\u00ebr tualeti t\u00eb bardh\u00eb, pa aroma dhe t\u00eb pa p\u00ebrpunuara me zbardhues, zgjidhni letra q\u00eb shkruajn\u00eb \u201cunbleached\u201d. Ngjyrat dhe er\u00ebrat (fragrancat) n\u00eb produktet e letrave intime, shkaktojn\u00eb iritime.
\n3-\u00a0\u00a0 Mos p\u00ebrdorni tampon\u00eb, lines dhe sende t\u00eb tjera t\u00eb k\u00ebsaj natyre, q\u00eb kan\u00eb deodorant\u00eb. Gjaku menstrual nuk ka asnj\u00eb lloj ere. Vet\u00ebm kur zhvillohen bakteret, gjaku menstrual merr er\u00eb t\u00eb pap\u00eblqyeshme. N\u00eb qofte se i nd\u00ebrroni shpesh lines dhe tampon\u00ebt, ju nuk do t\u00eb keni probleme me er\u00ebn.
\n4-\u00a0\u00a0 Evitoni pudrat q\u00eb p\u00ebrmbajn\u00eb pud\u00ebr talk. \u00cbsht\u00eb, plot\u00ebsisht, e provuar, se pudra talk rrit rrezikun p\u00ebr kancere t\u00eb ovareve.
\n5-\u00a0\u00a0 Evitoni \u201csprays fem\u00ebrore higjienike\u201d.\u00a0 Ato mund t\u00eb shkaktojn\u00eb reaksione alergjike, iritim t\u00eb l\u00ebkur\u00ebs dhe inflamacione t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb vulv\u00ebn tuaj. Ato rritin, gjithashtu, rrezikun p\u00ebr infeksione t\u00eb vagin\u00ebs. Shija e tyre \u00ebsht\u00eb e keqe dhe prishin k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e loj\u00ebs seksuale orale, madje, kur takon q\u00eb partneri \u00ebsht\u00eb alergjik ndaj k\u00ebtyre l\u00ebnd\u00ebve, nata, q\u00eb\u00a0 me padurim e keni pritur, do t\u2019u shkat\u00ebrrohet fare.
\n6-\u00a0\u00a0 P\u00ebrpara se t\u00eb b\u00ebni waxing, ose p\u00ebrpara se t\u00eb p\u00ebrdorni nj\u00eb krem roje, ose t\u00eb aplikoni depilator\u00ebt p\u00ebr t\u00eb hequr qimet e pubisit, vendosni pak nga k\u00ebto l\u00ebnd\u00eb n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb buz\u00ebve t\u00eb m\u00ebdha. Kjo vlen q\u00eb ju t\u00eb provoni n\u00ebse keni shenja t\u00eb iritimit, ose alergjis\u00eb. \u00c7far\u00ebdo metod\u00eb q\u00eb do t\u00eb provoni p\u00ebr heqjen e flok\u00ebve pubike, b\u00ebni kujdes q\u00eb asnj\u00eb nga kimikatet t\u00eb mos vij\u00eb n\u00eb kontakt me buz\u00ebt e vogla. Ato jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb ndjeshme dhe d\u00ebmtohen prej tyre.
\n7-\u00a0\u00a0 Mos fusni n\u00eb vagin\u00eb asgj\u00eb, q\u00eb nuk do pranoni ta fusni n\u00eb goj\u00ebn tuaj. Vagina \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga vendet m\u00eb t\u00eb pastra t\u00eb trupit tuaj. Ajo \u00ebsht\u00eb m\u00eb e past\u00ebr se goja. Kujdes, p\u00ebrpara se t\u00eb p\u00ebrdorni nj\u00eb kastravec p\u00ebr k\u00ebnaq\u00ebsi seksuale, lajeni at\u00eb mir\u00eb.
\n8-\u00a0\u00a0 B\u00ebni kujdes, q\u00eb \u00e7do dor\u00eb q\u00eb do t\u00eb prek\u00eb vagin\u00ebn tuaj, t\u00eb jet\u00eb e past\u00ebr dhe me thonj t\u00eb manykuruar mir\u00eb. Thonjt\u00eb e gjat\u00eb, jan\u00eb si brisqe t\u00eb vegj\u00ebl n\u00eb vagin\u00eb.
\n9-\u00a0\u00a0 Vishni t\u00eb mbathura, t\u00ebr\u00ebsisht, prej pambuku. Mbathjet me tekstur\u00eb sintetike mbajn\u00eb lag\u00ebshtir\u00ebn dhe nuk e lejojn\u00eb l\u00ebkur\u00ebn e vulv\u00ebs t\u00eb marr\u00eb frym\u00eb. Ato rritin rrezikun q\u00eb ju t\u00eb infektoheni.
\n10- Kur t\u00eb shtriheni n\u00eb shtrat, b\u00ebni mir\u00eb t\u2019i hiqni brek\u00ebt. N\u00eb fakt, \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb, q\u00eb ju t\u2019i\u00a0 hiqni getat dhe brek\u00ebt sapo t\u00eb arrini n\u00eb sht\u00ebpi, pas pun\u00ebs.
\n11- Mbani diet\u00eb\u00a0 ushqimore t\u00eb mir\u00eb-balancuar dhe t\u00eb sh\u00ebndetshme. Kufizoni marrjen e sheqerit t\u00eb thjesht\u00eb. Dieta e pasur me sheqer rrit rrezikun p\u00ebr infeksione vaginale.<\/p>\n

Kaq p\u00ebr sot.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"

Gabimisht, ju p\u00ebrdorni fjal\u00ebn vagin\u00eb, kur doni t\u00eb flisni p\u00ebr organet tuaja seksuale. Duhet te dini se grat\u00eb dhe vajzat kan\u00eb disa organe t\u00eb jashtme seksuale. Ato jan\u00eb t\u00eb dukshme, ndryshojn\u00eb nga nj\u00ebra grua n\u00eb tjetr\u00ebn, sic ndryshon edhe fytyra,\u00a0 dhe p\u00ebrmblidhen n\u00ebn emrin vulva. Kur ju shikoheni n\u00eb pasqyr\u00eb, ajo \u00e7far\u00eb shihni nga gjenitalet […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[35,11,28],"tags":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3660"}],"collection":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3660"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3660\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3660"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3660"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3660"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}