{"id":3701,"date":"2012-11-05T20:32:23","date_gmt":"2012-11-05T20:32:23","guid":{"rendered":"http:\/\/seksologu.com\/index\/?p=3701"},"modified":"2012-11-05T20:32:23","modified_gmt":"2012-11-05T20:32:23","slug":"puberteti-te-vajzat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/seksologu.com\/puberteti-te-vajzat\/","title":{"rendered":"Puberteti te vajzat"},"content":{"rendered":"

\"\"<\/a>Pyetje:<\/strong>
\nPershendetje doktor! Une jam nje vajze 19 vjecare dhe kam nje moter qe per 2 muaj mbush 14 vjec. Ajo eshte shume e pakenaqur nga trupi i saj.
\nShoqet e saj jane shume te zhvilluara nga(gjinjte,vithet) ajo ka shume deshire qe te kete me shume gjinj dhe vithe por nuk arrin dot, ka lexuar shume gjera ne internet dhe e ka lexuar qe te gjitha vajzat nuk jane njelloj, disa zhvillohen me heret e disa me vone po ajo eshte e merzitur se edhe pak behet 14 dhe nuk ka shume gjinj sa duhet. Pyetja ime eshte a ka ndonje menyre te shendetshme te te ushqyerit ose aktiviteteve fizike per zhvillimin ritjen e gjoksit dhe vitheve?
\nJu jam shume mirenjohse se bashku me motren time nese pergjigeni.<\/p>\n

Pergjigje:<\/strong>
\nKa shume gjera qe duhen sqaruar lidhur me motren tende. Kete nuk e bej do une nga New Yorku.
\nPer te ndihmuar sado pak po te dergoj nje pjese nga libri im qe e kam shkruar per vajzat. Kjo do t’i vleje motres tend do te vleje edhe per shume vajza te tjera qe me jane drejtuar me pyetje te tille dhe ndjehen te pasigurta me trupin qe kane.
\nUroj shendet dhe fat
\nDoktori<\/p>\n

\u00c7FAR\u00cb NDODH ME VAJZAT?<\/p>\n

Nd\u00ebrkoh\u00eb, q\u00eb vajza piqet fizikisht dhe kalon n\u00ebp\u00ebr ndryshimet fizike q\u00eb sjell puberteti, ajo ndjen se edhe gjendja e saj emocionale, nuk \u00ebsht\u00eb e q\u00ebndrueshme. N\u00eb nj\u00eb moment, ajo, \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje emocionale t\u00eb lart\u00eb dhe pas nj\u00eb minute, gjendja e saj bie, menj\u00ebher\u00eb, posht\u00eb. Vajza nuk duhet t\u00eb shqet\u00ebsohet prej k\u00ebtij ndryshimi (labiliteti) emocional. Ket\u00eb e provojn\u00eb t\u00eb gjitha shoqet e saj dhe \u201cfajin\u201d p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, e kan\u00eb hormonet. K\u00ebto l\u00ebkundje n\u00eb gjendjen emocionale, do t\u00eb qet\u00ebsohen pas disa viteve, kur vajza t\u00eb jet\u00eb rritur.<\/p>\n

Vajzat, p\u00ebsojn\u00eb ndryshime t\u00eb m\u00ebdha gjat\u00eb pubertetit. Gjinjt\u00eb jan\u00eb organet e para q\u00eb fillojn\u00eb t\u00eb ndryshojn\u00eb. Kur gjinjt\u00eb fillojn\u00eb t\u2019u rriten, vajzat, akoma, nuk i kuptojn\u00eb ndryshimet q\u00eb ndodhin n\u00eb organet e tyre t\u00eb brendshme t\u00eb riprodhimit. K\u00ebto ndryshime, ato do t\u2019i kuptojn\u00eb, kur t\u00eb fillojn\u00eb periodat (menstruacionet). Periodat e para, n\u00ebp\u00ebr librat mjek\u00ebsore, p\u00ebrshkruhen me emrin menarche.<\/p>\n

SHQET\u00cbSIMET DHE PYETJET<\/p>\n

Shum\u00eb vajza, shqet\u00ebsohen nga m\u00ebnyra si e ndjejn\u00eb dhe si u duket trupi i tyre. Ato i shqet\u00ebson zgjimi i tyre seksual. \u201cSupermodelet\u201d e revistave dhe t\u00eb filmave, kan\u00eb krijuar tek ato imazhin e ashtuquajtur \u201dideal\u201d, p\u00ebr pamjen e tyre. Ato mendojn\u00eb, se nuk duken mir\u00eb, kur e krahasojn\u00eb trupin e tyre me k\u00ebto modele. Kjo i \u00e7on ato n\u00eb probleme shum\u00eb serioze. (Sot, ky fenomen haset edhe tek djemt\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shqet\u00ebsim n\u00eb rritje). Duke menduar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dhe duke e krahasuar veten me k\u00ebto \u201cideale\u201d, ato, vet\u00ebm, r\u00ebndojn\u00eb veten. Bota \u00ebsht\u00eb e bukur, sepse gj\u00ebrat brenda saj ndryshojn\u00eb. Kush ndjehet keq me veten, le t\u00eb marr\u00eb kuraj\u00ebn t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb ndihm\u00eb, p\u00ebrpara se gj\u00ebrat t\u00eb b\u00ebhen m\u00eb keq.<\/p>\n

ZHVILLIMI I GJINJVE<\/p>\n

Rritja e gjinjve, \u00ebsht\u00eb shenja m\u00eb e hershme, q\u00eb tregon se tek vajzat filloi puberteti. Fatkeq\u00ebsisht, n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, ato nuk kan\u00eb njeri me t\u00eb cilin t\u00eb krahasohen (vet\u00ebm, po t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb mot\u00ebr binjake). Gjinjt\u00eb e \u00e7do vajze zhvillohen ndryshe nga t\u00eb shoqeve. \u00cbsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi, q\u00eb vajzat t\u00eb din\u00eb si zhvillohen gjinjt\u00eb e tyre.<\/p>\n

Zhvillimi i gjinjve kryhet n\u00eb disa faza.<\/p>\n

Duhen pes\u00eb vjet q\u00eb gjinjt\u00eb t\u00eb zhvillohen plot\u00ebsisht. N\u00eb fillim, rriten thumbat dhe jan\u00eb ato, q\u00eb bien t\u00eb parat n\u00eb sy. Areola, ose zona rreth thumbave, err\u00ebsohet. Fillojn\u00eb t\u00eb formohen \u201csythat e gjinjve\u201d. Ky em\u00ebr, m\u2019u duk m\u00eb i p\u00ebrshtatshmi dhe tregon se vajza, tani, \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb lule n\u00eb rritje. \u201cSythat\u201d, jan\u00eb nyje t\u00eb vogla indore, q\u00eb brenda tyre kan\u00eb tub\u00ebzat e qum\u00ebshtit dhe dhjam\u00eb. Sythat tentojn\u00eb t\u00eb dalin para, duke shtyr\u00eb dhe tendosur l\u00ebkur\u00ebn e gjinjve.<\/p>\n

\u201cSythat\u201d, tek disa vajza, fillojn\u00eb t\u00eb duken q\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn tet\u00eb, ose n\u00ebnt\u00eb vje\u00e7, nd\u00ebrkoh\u00eb, q\u00eb vajza t\u00eb tjera, mund t\u00eb mos ken\u00eb \u201csytha\u201d edhe kur jan\u00eb tremb\u00ebdhjet\u00eb vje\u00e7. Gjinjt\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e sythit, jan\u00eb si gj\u00ebndra t\u00eb forta dhe shum\u00eb delikate. Vajzat n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb b\u00ebjn\u00eb mir\u00eb t\u00eb veshin kanatjere. Kjo do t\u00eb mbroj\u00eb gjinjt\u00eb, q\u00eb jan\u00eb duke u rritur, prej goditjeve dhe g\u00ebrvishtjeve shum\u00eb t\u00eb dhimbshme. Ndonj\u00ebher\u00eb, kur vajzat kan\u00eb ftoht\u00eb, ose jan\u00eb seksualisht t\u00eb eksituara, thumbat forcohen dhe dh\u00ebmbin. K\u00ebto jan\u00eb dhimbje t\u00eb lehta dhe duhet t\u00eb konsiderohen normale.<\/p>\n

Faza e \u201csythit\u201d, zgjat gjasht\u00eb muaj deri nj\u00eb vit. Pas k\u00ebsaj gjinjt\u00eb fillojn\u00eb t\u00eb mbushen dhe t\u00eb rrumbullakosen. Qelizat dhjamore dhe kanal\u00ebzat e qum\u00ebshtit, q\u00eb zhvillohen brenda gjinjve, bashkohen me thumbat si telat e diskut t\u00eb bi\u00e7iklet\u00ebs (shiko figur\u00ebn nr. 2). Kanal\u00ebzat e qum\u00ebshtit b\u00ebhen gati t\u00eb prodhojn\u00eb qum\u00ebsht. Prej k\u00ebtij momenti, vajzat jan\u00eb t\u00eb afta t\u00eb ushqejn\u00eb me gji nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb, po qe se vendosin ta ket\u00eb at\u00eb.<\/p>\n

Gjinjt\u00eb, n\u00eb vajza t\u00eb ndryshme, zhvillohen me shpejt\u00ebsi t\u00eb ndryshme. Por, edhe tek e nj\u00ebjta vajz\u00eb, n\u00eb faza t\u00eb ndryshme t\u00eb rritjes s\u00eb saj, gjinjt\u00eb, zhvillohen me shpejt\u00ebsi t\u00eb ndryshme.<\/p>\n

Nuk ka muskuj brenda gjinjve, prandaj, e kan\u00eb t\u00eb kot\u00eb ato vajza q\u00eb b\u00ebjn\u00eb ushtrime p\u00ebr t\u2019i zmadhuar, ose zvog\u00ebluar gjinjt\u00eb. Shum\u00eb vajza, madje, edhe gra, e kan\u00eb nj\u00ebrin gji m\u00eb t\u00eb madh se tjetri. Duhen pes\u00eb vjet q\u00eb gjinjt\u00eb t\u00eb zhvillohen plot\u00ebsisht dhe t\u00eb ken\u00eb madh\u00ebsi t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb. Ka disa vajza, q\u00eb edhe ndryshimi fare i vog\u00ebl n\u00eb madh\u00ebsin\u00eb e gjinjve, u duket shum\u00eb i madh dhe shqet\u00ebsohen. K\u00ebtu nuk ka arsye p\u00ebr shqet\u00ebsim. Kjo \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht normale. K\u00ebt\u00eb ndryshim n\u00eb madh\u00ebsin\u00eb e gjinjve, e dallon vet\u00eb vajza dhe askush tjet\u00ebr. (Kush di ndonj\u00eb shoqe t\u00eb klas\u00ebs, q\u00eb e ka nj\u00ebrin gji m\u00eb t\u00eb madh? Askush)<\/p>\n

Kur gjinjt\u00eb jan\u00eb formuar, vajzat, vendosin vet\u00eb n\u00ebse do t\u00eb veshin, ose jo, mbajt\u00ebse gjinjsh (sutjen). Mbajt\u00ebset jan\u00eb t\u00eb mira dhe k\u00ebshillohet t\u00eb mbahen. Ato, nuk i l\u00ebn\u00eb gjinjt\u00eb t\u00eb k\u00ebrcejn\u00eb, kur vajzat ecin, ose vrapojn\u00eb. Ato mbrojn\u00eb thumbat e ndjesh\u00ebm prej ngacmimit t\u00eb teshave. Shumica e vajzave dhe grave veshin mbajt\u00ebse. Disa t\u00eb tjera, nuk veshin.<\/p>\n

Vajzat, duhet t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb si ta zgjedhin numrin e mbajt\u00ebses, q\u00eb u duhet. Ato shiten me numra dhe germa t\u00eb ndryshme. (Germat AAA, AA, A, B, C, D etj, tregojn\u00eb sa e madhe duhet mbajt\u00ebsja. AAA \u00ebsht\u00eb m\u00eb e vogla, DDD \u00ebsht\u00eb m\u00eb e madhja. Numri, tregon sa cm \u00ebsht\u00eb perimetri i trupit, nden\u00eb gjinjt\u00eb.)<\/p>\n

Ja dhe di\u00e7ka tjet\u00ebr me shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi: Sapo gjinjt\u00eb fillojn\u00eb t\u00eb rriten, vajzat, duhet t\u2019i vet\u00eb-ekzaminojn\u00eb ato, p\u00ebr kancer t\u00eb gjirit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tyre, ato me siguri, nuk do t\u00eb gjejn\u00eb gj\u00ebndra kanceroze; por kjo do t\u2019i ndihmoj\u00eb t\u00eb formojn\u00eb zakonin, q\u00eb t\u2019i vet\u00eb-kontrollojn\u00eb gjinjt\u00eb, m\u00eb von\u00eb, kur kjo do t\u00eb jet\u00eb e domosdoshme.<\/p>\n

VETE-KONTROLLI MUJOR I GJINJVE<\/p>\n

Hapi i par\u00eb: Q\u00ebndro para pasqyr\u00ebs me duar t\u00eb l\u00ebshuara anash trupit. Shiko me kujdes, n\u00eb t\u00eb dy gjinjt\u00eb p\u00ebr ndonj\u00eb t\u00eb thelluar t\u00eb vog\u00ebl (si vrima n\u00eb faqe kur dikush qesh), p\u00ebr ndonj\u00eb t\u00eb \u00e7uar, pal\u00eb t\u00eb l\u00ebkur\u00ebs, ose ndonj\u00eb plag\u00eb t\u00eb vog\u00ebl.<\/p>\n

Hapi i dyt\u00eb: Me delikates\u00eb shtrydhe secilin thumb dhe shiko n\u00eb se ka ndopak rrjedhje, qe del jasht\u00eb.<\/p>\n

Hapi i tret\u00eb: Vazhdo t\u00eb q\u00ebndrosh para pasqyr\u00ebs dhe vendosi duart prapa kok\u00ebs. Edhe nj\u00eb her\u00eb, tani, shiko gjinjt\u00eb e tu p\u00ebr ndonj\u00eb thellim, ngritje, \u00ebnjtje, ose \u00e7do ndryshim tjet\u00ebr, nga nj\u00eb muaj m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n

Hapi i kat\u00ebrt: Q\u00ebndro akoma para pasqyr\u00ebs dhe vendose dor\u00ebn n\u00eb vithet. L\u00ebvize p\u00ebrpara supin dhe b\u00ebrrylin, nd\u00ebrkoh\u00eb shtyp me dor\u00eb n\u00eb vithet e tua. Nd\u00ebrsa b\u00ebni k\u00ebt\u00eb veprim, shikoni p\u00ebrs\u00ebri p\u00ebr ndonj\u00eb thellim, ngritje, \u00ebnjtje, ose ndryshim n\u00eb form\u00ebn e gjirit, krahasuar me nj\u00eb muaj m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n

Hapi i pest\u00eb: Ngre krahun e majt\u00eb mbi kok\u00eb, Me dor\u00ebn e djatht\u00eb fillo t\u00eb prek\u00ebsh gjirin e majt\u00eb p\u00ebr ndonj\u00eb gung\u00eb nden\u00eb l\u00ebkur\u00eb, ose brenda gjoksit. Gunga mund t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb e vog\u00ebl, e fort\u00eb, ose ndjehet e trash\u00eb. (Po qe se prek nj\u00eb bizele, brenda nj\u00eb qeseje plastike t\u00eb mbushur me xhel, kjo \u00ebsht\u00eb normale.) P\u00ebrdor pjes\u00ebn e but\u00eb t\u00eb gishtave t\u00eb tu dhe shtyp but\u00eb mbi gji. B\u00eb disa rrethe n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb gjirin me majat e gishtave. Fillo t\u00eb l\u00ebviz\u00ebsh nga jasht\u00eb, ngadal\u00eb, drejt areol\u00ebs dhe thumbit. B\u00eb kujdes q\u00eb t\u00eb prek\u00ebsh t\u00eb gjith\u00eb gjirin. P\u00ebrfshi n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces zon\u00ebn midis dy gjinjve, sqetull\u00ebn, nden\u00eb gji (po qe se ke gjinj t\u00eb m\u00ebdhenj), areol\u00ebn dhe thumbin. Kur ta kesh mbaruar kontrollin e gjirit t\u00eb majt\u00eb, ngre krahun e djatht\u00eb lart tek koka dhe me dor\u00ebn e majt\u00eb b\u00eb at\u00eb q\u00eb b\u00ebre m\u00eb pare, por tani, n\u00eb gjirin t\u00ebnd t\u00eb djatht\u00eb.<\/p>\n

Hapi i gjasht\u00eb: Shtriu n\u00eb shpin\u00eb dhe vendos nj\u00eb jast\u00ebk ose nj\u00eb peshqir t\u00eb palosur n\u00ebn supin e majt\u00eb. Ngrije dor\u00ebn e majt\u00eb mbi kok\u00eb. Tamam, si m\u00eb par\u00eb, shtyp me kujdes me pulpat e gishtave gjirin t\u00ebnd t\u00eb majt\u00eb. B\u00eb rrath\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb gjirin, duke u afruar tek areola dhe thumbi. Pasi ta kesh kontrolluar plot\u00ebsisht gjirin e majt\u00eb p\u00ebr gunga, ndrysho vendin e jast\u00ebkut, vendose at\u00eb n\u00ebn supin e djatht\u00eb. Ngre dor\u00ebn e djatht\u00eb mbi kok\u00eb dhe ekzamino gjirin e djatht\u00eb.<\/p>\n

Ka edhe m\u00ebnyra t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb vet\u00eb-ekzaminimin e gjinjve, por, ato, t\u00eb gjitha, ngjajn\u00eb me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn<\/p>\n

\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"

Pyetje: Pershendetje doktor! Une jam nje vajze 19 vjecare dhe kam nje moter qe per 2 muaj mbush 14 vjec. Ajo eshte shume e pakenaqur nga trupi i saj. Shoqet e saj jane shume te zhvilluara nga(gjinjte,vithet) ajo ka shume deshire qe te kete me shume gjinj dhe vithe por nuk arrin dot, ka lexuar […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[11,20,28],"tags":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3701"}],"collection":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3701"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3701\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3701"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3701"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3701"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}