{"id":3933,"date":"2015-05-22T00:00:00","date_gmt":"2015-05-22T00:00:00","guid":{"rendered":"http:\/\/theitforum.com\/sex\/?p=51"},"modified":"2015-05-22T00:00:00","modified_gmt":"2015-05-22T00:00:00","slug":"marredhenie-seksuale-gjate-periodave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/seksologu.com\/marredhenie-seksuale-gjate-periodave\/","title":{"rendered":"Marrdhënie seksuale gjatë periodave"},"content":{"rendered":"

\"bed\"<\/a>Pyetje:<\/strong>
\nDoktor dua të di a ka shqetësime marrëdhënia seksuale gjatë periodave ? Ju lutem më ktheni një përgjigje. Jam 17 vje\u00e7e
\n<\/em>
\nPërgjigje:<\/strong>
\nLidhur me seksin dhe menstruacionet dua të të them që në fillim se është gjë e bukur të bësh seks gjatë kohës që je me periodat… \u00cbshtë me rëndësi që ti dhe partneri të ndjeheni komfort me pamjen, erën dhe shijen e gjakut. Për ta pakësuar gjakun sado pak, është mirë të bëni banjë menjëherë para se të filloni të bëni seks. Vendosni një peshqir nën të ndenjurat dhe ju nuk do të keni nevojë të ndërroni \u00e7ar\u00e7afët, të pastroni rreth e rrotull, të kaloni një leckë në dysheme dhe të tjera punë të tilla pas seksit, që padyshim janë të bezdisshme.
\nMundësi tjetër është të përdorni një kapu\u00e7 menstrual ose të vendosni një diafragmë. Të dyja janë me efekt të mirë për të penguar rrjedhjen e gjakut menstrual gjatë periodave. Diafragma ka dhe një plus tjetër sepse, si\u00e7 e dini, është një formë efektive për kontrollin e lindjes kur kombinohet me një gel ose krem kontraceptiv.
\nKa dhe alternativa të tjera më pak të njohura nga gratë. Ato janë kapu\u00e7at cervikale dhe diafragmat. Të dyja këto? shërbejnë si mbajtëse të menstruacioneve. Këto metoda do t\u2019i mësosh duke u praktikuar dhe ju do ta ndjeni se kur ato duhet të zbrazen. Ju do ta hiqni pajisjen, do ta lani dhe do ta rivendosni. Diafragmat dhe kapu\u00e7at cervikale zgjidhen të përshtatshme për ju nga mamia ose mjeku gjinekolog dhe ato do të shërbejnë edhe si një mënyrë kundër shtatzënisë së padëshiruar (natyrisht kur ato i përdor me gel ose krem spermicid) ve\u00e7anërisht, këto janë të vlefshme për ju që jeni shumë të interesuara për të bërë interkursë seksuale gjatë menstruacioneve.
\nNjë alternativë tjetër e mirë për ju janë kapu\u00e7at menstruale. Nuk di në se ju keni dëgjuar për to dhe a je e prirur t\u2019i përdorësh ato?
\nKa rreth pesëmbëdhjetë vjet që në treg qarkullon Instead (kështu quhet kjo kapuce menstruale), që është një alternativë tjetër për tamponët dhe lines që përdorin gratë gjatë menstruacioneve. Instead, ka formë të ngjashme me diafragmat; me një unazë gome të trashë fleksibile në krye e cila lidhet? me një qese të hollë gjithashtu shumë fleksibile. Në qese grumbullohet gjaku menstrual. Instead përdoren si diafragmat, vendoset midis kockës pubike dhe qafës së mitrës. Instead nuk kanë rol kundër shtatzënisë, ndonëse kanë formën dhe vendosen si diafragma
\nShumë gra i përdorin Instead si alternativë për tamponët, ve\u00e7anërisht ato gra që kanë frikë se mos u ndodh sindromi i shokut toksik ose fenomene të iritacionit, që shkaktohen nga bli\u00e7i i fibrave thithëse në tampon, ose nga vetë fibrat sintetike të tamponit
\nVendosja, si për tamponët dhe diafragmat, kërkon pak praktikë. Sa më e ditur dhe konfidente të jetë një grua me trupin e saj? dhe sa më shumë ajo e ka praktikuar vendosjen e tyre, aq më të lehtë do ta ketë përdorimin.? Vendosjen dhe heqjen e Instead do të ta mësojë doktori ose mamia.
\nPas heqjes, përmbajtja zbrazet në tualet, ndërsa Instead-in e përdorur e mbështjell në një letër tualeti ose pecetë letre dhe e hedh në kosh të plehrave. Procesi i heqjes duhet të bëhet me kujdes, ve\u00e7anërisht në fillim. Me praktikë, privatësi dhe këmbëngulje gruaja mëson të evitojë ose pakësojë derdhjet
\nSipas prodhuesit, Instead mund të lihet në vend deri në 12 orë në ditët kur gruaja ka pak rrjedhje. Kjo kohë është dy herë më shumë se ajo që mbahet tamponi. Kjo jep mundësi që të përdoren për gjithë natën, ose kur gruaja parashikon se nuk do të ketë mundësi të shkojë në banjë.? Ashtu si për tamponët dhe lines, koha që mbahet Instead varet nga komforti dhe sasia e rrjedhjes.
\nKapu\u00e7et menstruale janë të sigurta gjatë aktiviteteve fizike si noti, aerobi dhe danci. Si me \u00e7do produkt tjetër, duhen bërë prova që të mësohet mënyra më e mirë për të evituar rrjedhjen gjatë ushtrimeve. Instead rekomandohet të përdoret edhe për të kryer interkursë seksuale vaginale gjatë menstruacioneve. Instead nuk është antikonceptiv dhe nuk mbron nga sëmundjet që transmetohen seksualisht.
\nEdhe di\u00e7ka tjetër, që edhe pse nuk lidhet me pyetjen tuaj, mendoj se ka rëndësi të sqarohet. Pyetja është: A? është mirë që edhe virgjëreshat të përdorin Instead?.
\nNga pikëpamja mjekësore, kjo është plotësisht në rregull. Problemi fillon atëherë kur vajza shqetësohet në se do t\u2019i hapet ose griset himeni dhe këtu, pa dyshim, ka të bëjë prioriteti që i jep vajza ruajtjes së himenit dhe se sa komfort ndjehet ajo kur e humbet. Rëndësi kanë vlerat e virgjërisë në kulturën e ambientit dhe të familjes ku jeton vajza. Por ju duhet të dini se himeni mund të hapet ose të griset edhe për arsye të tjera ve\u00e7 interkursës seksuale vaginale. Ndodh që himeni shkatërrohet vetëm pse hipën në bi\u00e7ikletë, mbi kalë, gjatë ushtrimeve gjimnastikore, ose gjatë baletit.
\nKur vajza shqetësohet për himenin është më mirë që ajo të përdorë lines për menstruacionet. Ndërsa në të gjitha rastet kur vajza përdor tamponin ajo mund të përdorë po një soj edhe Instead
\nKa dhe një alternativë tjetër të tamponëve dhe lines që janë Keeper dhe DivaCup. Këto janë kapu\u00e7e menstruale të ripërdorshme. Ato duken si kapu\u00e7et cervikale por me një dorezë të vogël. Keeper është i bërë prej gomë natyrale kurse DivaCup është prej silikoni mjekësor. Kur përdoren me kujdes ato mund të rrojnë deri në dhjetë vjet.
\nNjësoj si Instead, ato mund të lihen brenda në vaginë gjatë menstruacioneve për 6 deri 12 orë. Ndërsa ndryshe nga Instead, ato kanë shkopinj fleksibël që lidhen me bazën e tyre-që ndihmojnë për t\u2019u hequr.
\nFavoret nga përdorimi i Keeper dhe DivaCup janë si të Instead me një plus që ambjentalisht janë më miqësore. Materiali i Instead është biologjikisht i degradueshëm dhe? nuk supozohet që të ripërdoret; Keeper dhe DivaCup lahen dhe ripërdoren.
\nNë qoftë se ju mësuat di\u00e7ka më shumë nga sa dinit më parë për këto tre kapu\u00e7e menstruale të ndryshme, ju mund t\u2019i përdorni ato dhe pastaj të vendosni vetë se cili produkt higjenik femëror është më i përshtatshëm për ju.
\nDëshiroj të theksoj edhe një herë se ka një miriadë të tërë aktivitetesh seksuale përve\u00e7 interkursës seksuale vaginale, që ti dhe i dashuri yt mund të aktivizoheni pa bërë asgjë rrëmujë. Duhet të jeni krijues.
\nTi mund të pyesësh: pse gjatë menstruacioneve seksi është më i bukur ? Ka disa arsye që do t\u2019i rreshtoj më poshtë
\nObservimet e shumë \u00e7ifteve lidhur me libidon, ose dëshirën për seks dhe ciklit menstrual të gruas janë shumë të kuptueshme. Gratë që janë në moshën e riprodhimit vënë re fluktuacione të dëshirës seksuale gjatë ciklit menstrual. Kjo gjë ka tërhequr interesimin e kërkuesve shkencorë dhe duhet thënë se rezultatet që janë raportuar nga këto studime janë konfliktuale.
\nMe që kohët kanë ndryshuar dhe ti me shoqet e tua dëshironi t\u2019i mësoni gjërat më thellë se më parë, po bëj një shpjegim të shkurtër të këtyre konkluzioneve.
\nMë e njohur është teoria biologjike që thotë se gratë e ndjejnë kulmin e dëshirës së tyre seksuale gjatë ovulacionit, në mes të ciklit, afërsisht 14 ditë përpara se t\u2019u vinë periodat pasardhëse. Lëshimi i estrogjenit dhe përfitimet që ka gruaja nga shtimi i testosteronit në këtë periudhë të ciklit, shpjegojnë pse gratë provojnë kulmin e libidos në këtë periudhë.? Kjo ka kuptim edhe në kontekst të evolucionit. Dihet se ovulacioni është faza më fertile për gruan dhe rritja e interesit dhe përgjegjësisë së saj? për seksin gjatë kësaj periudhe të ciklit të saj menstrual, do të sigurojë probabilitet më të madh për koncepcionin dhe krijimin. Kështu ndodh edhe me gjitarë të tjerë në periudhën e ovulacionit, kur ato kanë oestrusin? dhe kryejnë? marrëdhëniet seksuale intensive.
\nDisa kërkues të tjerë, krejt ndryshe, thonë se gratë ndjehen më pak seksuale kur kanë sindromën premenstruale (PMS) dhe gjatë periodave, sepse gjatë kësaj kohe prishet gjendja emocionale e gruas dhe krampet menstruale të kësaj periudhe e prishin libidon.
\nPor faktet tregojnë se:
\na-? ? ? disa gra ndjejnë rritje të energjive seksuale gjatë periodave. Kjo ndodh për arsyet se pakësohet (por nuk eliminohet) mundësia e shtatzënisë dhe kjo gjë e bën gruan që të ndjehet më seksuale gjatë kësaj kohe.
\nb-? ? ? Gjatë periodave, si\u00e7 dihet, organet pelvike mbushen me gjak që gruaja e ndjen si rëndim, i cili shpërthen ose kthehet në eksitim (edhe gjatë eksitimit seksual organet e pelvisit mbushen me gjak).
\nc-? ? ? Akoma më shumë, menstruacionet japin lubrifikim shtesë, që e bën penetrimin më komfort.
\nd-? ? ? Më në fund, orgasma është një \u00e7lirues? i njohur i kongjestionit dhe krampeve pelvike
\nPër sa kohë që subjekti është akoma i pakuptuar mirë, faza e ovulacionit në ciklin menstrual të gruas është vetëm një faktor, midis shumë të tjerëve, që influencon në epshin e gruas, ose dëshirën e saj për të qenë seksuale. Gratë, ndryshe nga femrat e gjitarëve të tjerë, e kërkojnë dhe e gëzojnë seksualitetin e tyre në \u00e7do kohë gjatë ciklit menstrual. Në këtë mënyrë ato shkojnë më tej nga sa thonë të gjitha teoritë biologjike që i përmbahen krijimit. Fiziologjia e tyre unike, shëndeti i tyre mendor, eksperienca seksuale dhe ambienti individual e kulturor janë faktorët që lozin rol me rëndësi në nivelin e libidos së tyre.
\nTë uroj fat dhe jetë seksuale të kënaqshme .
\nDoktori.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"

Pyetje: Doktor dua të di a ka shqetësime marrëdhënia seksuale gjatë periodave ? Ju lutem më ktheni një përgjigje. Jam 17 vje\u00e7e Përgjigje: Lidhur me seksin dhe menstruacionet dua të të them që në fillim se është gjë e bukur të bësh seks gjatë kohës që je me periodat… \u00cbshtë me rëndësi që ti dhe […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[37],"tags":[130,149],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3933"}],"collection":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3933"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3933\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3933"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3933"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3933"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}