{"id":3935,"date":"2015-08-10T00:00:00","date_gmt":"2015-08-10T00:00:00","guid":{"rendered":"http:\/\/theitforum.com\/sex\/?p=182"},"modified":"2015-08-10T00:00:00","modified_gmt":"2015-08-10T00:00:00","slug":"behuni-eksperte-te-jetes-tuaj-seksuale-1","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/seksologu.com\/behuni-eksperte-te-jetes-tuaj-seksuale-1\/","title":{"rendered":"Bëhuni ekspertë të jetës suaj seksuale"},"content":{"rendered":"

\"Womens<\/a>Pyetje:<\/strong>
\nJam një grua e martuar me dy fëmijë. Vajzën 17 vje\u00e7e dhe djalin 14 vje\u00e7. Jam martuar në moshën 20 vje\u00e7e? me shkuesi. Ishte një martesë normale. Në moshën 35 vje\u00e7 u dashurova me një 40 vje\u00e7ar . Dua të them se me të u ndjeva femër për herë të parë në të gjitha aspektet, përfshirë dhe anën seksuale.
\nMora shkas nga artikulli juaj botuar në ” Shekulli” për orgazmën. Unë vetëm në njohjen me të e kam realizuar dhe e di \u00e7do të thotë. Tani dua të di nga ju përse gjithë kjo vonesë tek unë në lidhje me dashurinë që më mrekullon jashtë mase, sa jam gati të sakrifikoj gjith\u00e7ka.
\nJu faleminderit shpresoj të më jepni një përgjigje në lidhje me ketë. Ju uroj shëndet të plotë!
\nPërgjigje:<\/strong>
\nPyetjen tënde me siguri e bëjnë edhe shumë gra të tjera. Ti pate kurajën ta bësh hapur, të lumtë. Të tjerat akoma nuk e kanë kurajën të pyesin. Si\u00e7 thua edhe ty, për orgasmën kam shpjeguar edhe më parë, por me sa duket, pyetjet për të nuk kanë të sosur. S\u2019ka si të jetë ndryshe, është një nga kënaqësitë më të mëdha të jetës…. \u00cbshtë fatkeqësi për ato që nuk e provojnë. Rreth 30% e grave nuk e kanë provuar kurrë në jetë kënaqësinë e orgazmës. Ti e provove me vonesë, të jesh e kënaqur.
\nJu doni të dini pse e provuat orgazmën kaq vonë dhe pse vetëm pasi ratë në dashuri me një burrë tjetër?.
\nKa shumë arsye pse një grua nuk e arrin orgasmën, ose pse nuk e arrin në shumicën e herëve që bën seks. Kjo do të jetë subjekti i një shkrimi tjetër.
\nShpresoj që shumicën e arsyeve pse e arrite orgasmën kur re në dashuri ti i di vetë, por në këto shpjegime do të tregoj se si gratë, në shumicën e rasteve, e kanë në dorë të tyre rritjen e kënaqësisë seksuale.
\nShpresoj që në shpjegimet e mëposhtme do të gjesh edhe përgjigje më të plotë për pyetjen tënde.
\nQë në fillim dua të them se:
\n1<\/strong>.? Nuk është partneri seksual që i bën gratë ta duan seksin.
\n2.<\/strong> Nuk është trupi i tyre perfekt që i ndihmon të kënaqen nga marrëdhënia seksuale.
\n3. <\/strong> Nuk është as fati që i ndihmon ato ta gëzojnë? seksin.
\nMbajeni mend mirë: Gjith\u00e7ka varet nga vetë gratë.<\/strong>
\nAto? që e pëlqejnë seksin, janë bërë vetë eksperte të kënaqësisë së tyre seksuale. Edhe ty e pëlqeve seksin dhe arrite orgasmën tamam kur mësove ta duash atë.
\n\u00c7farë duhet të bëjnë gratë që ta pëlqejnë seksin?.
\n1-<\/strong>Të Mendojnë Pozitivisht.
\n\u00c7do grua duhet ta ketë të qartë se jeta e saj seksuale do të pësojë ngritje, po qe se do të përmirësojë mënyrën si mendon për seksin.
\nNeuroshkenca moderne mëson: \u00c7do mendim ka në trup një realitet biokimik. T\u2019i ngresh mendimet dhe emocionet në një shkallë më të lartë, kjo do të thotë t\u2019i shoqërosh ato me një miksturë neuropeptidesh dhe hormonesh tërësisht të ndryshme, nga ato kur mendimet janë të panikut, të frikës dhe të zemërimit.
\nPorosia praktike që rrjedh nga ky konkluzion shkencor është i qartë: Kënaquni me mendime që prodhojnë biokiminë e shëndetit dhe të gëzimit.
\nMendimet që një grua ka në kokë për seksin, kanë më shumë rëndësi nga? kofshët e holla e të gjata, ose gjinjtë e kërcyer e të bëshëm që ajo dëshiron të ketë. Seksi është dhe duhet të jetë kënaqësi. Kur gruaja është e lodhur, e konsumuar dhe në kokë i sillen mendime e dyshime të tilla si: \u201c\u00c7farë do mendojë ai për mua?\u201d,? \u201cJam e rëndomtë, jo tërheqëse dhe e pa përshtatshme për të \u201c si dhe shumë të tjera si këto, pa dyshim, që edhe kënaqësia që do të marrë nga seksi? nuk do të jetë e plotë.
\nFatkeqësisht, shumica e grave kanë mendime jo pozitive për trupin e tyre dhe për performancën seksuale.? Në këto kushte ato duhet të mësojnë të përqendrohen në kënaqësinë dhe në mesazhet e shëndetshme reciproke që i dërgojnë njeri-tjetrit, gjatë marrëdhënies seksuale. Ato, gjatë aktit seksual nuk duhet të shqetësohen dhe ta kenë mendjen se si do të performojnë, por ta jetojnë marrëdhënien seksuale.
\nShumë gra gjatë marrëdhënies seksuale përqendrohen më shumë në kënaqësinë e partnerit dhe e harrojnë kënaqësinë e tyre. Ato kërkojnë të gjejnë pikat favorite të tij. E puthin partnerin nga të gjitha anët, pa guxuar t\u2019i thonë se \u201cmë vjen mirë kur ndjej trupin tënd afër trupit tim\u201d ose \u201cmë vjen mirë kur më puth në qafë\u201d, e të tjera si këto.
\n\u00c7do grua duhet ta dijë se asnjë burrë kur është në shtrat me të nuk mendon se kofshët e saj janë të trasha. Këtë e mendon vetëm ajo, sepse gratë kanë tendencën t\u2019i zmadhojnë të metat e tyre trupore dhe u mbetet mendja në gjëra të vogla, që askush nga burrat nuk i vë re kur është në shtrat.
\nGjatë marrëdhënies seksuale gruaja duhet të jetë plot besim. Vetëm konfidenca është ajo që do ta bëjë seksin më të kënaqshëm për të dy, për gruan dhe për partnerin e saj…(Vazhdon)<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"

Pyetje: Jam një grua e martuar me dy fëmijë. Vajzën 17 vje\u00e7e dhe djalin 14 vje\u00e7. Jam martuar në moshën 20 vje\u00e7e? me shkuesi. Ishte një martesë normale. Në moshën 35 vje\u00e7 u dashurova me një 40 vje\u00e7ar . Dua të them se me të u ndjeva femër për herë të parë në të gjitha […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[9],"tags":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3935"}],"collection":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3935"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3935\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3935"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3935"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3935"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}