{"id":667,"date":"2009-10-20T17:28:06","date_gmt":"2009-10-20T17:28:06","guid":{"rendered":"http:\/\/seksologu.com\/index\/?p=667"},"modified":"2009-10-20T17:28:06","modified_gmt":"2009-10-20T17:28:06","slug":"nuk-e-kenaq-dot-te-dashuren-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/seksologu.com\/nuk-e-kenaq-dot-te-dashuren-2\/","title":{"rendered":"Nuk e kënaq dot të dashurën"},"content":{"rendered":"

\"AR18RJ\"<\/a>Pyetje:<\/strong>
\nMirëdita doktor. Jam 24 vje\u00e7 dhe kur kryej marrëdhënie kam një problem. Nuk mund ta zgjas më shumë se 30 sekonda dhe i gjithë akti zgjat maksimumi një minutë. Më vjen turp edhe nga e dashura sepse edhe ajo nuk kënaqet. A mund të më thoni në se kjo është normale? A do të më kalojë kjo gjëndje?
\nJam i shqetësuar.
\nPërgjigje:<\/strong>
\nAnkesa jote ka të bëjë me të ashtuquajturin ejakulacioni prematur ose prishja parakohe.
\nEjakulacioni premature është ejakulacioni që ndodh menjëherë përpara ose prapa futjes së penisit tek partneria, pa asnjë ndjenjë të kontrollit të vullnetshëm. Ky është një fenomen seksual i përgjithshëm që duket në rreth 1\/3 e burrave ndënë 25 vje\u00e7 dhe në rreth 10 përqind të burrave mbi 25 vje\u00e7…
\nDefinicioni ekzakt i ejakulacionit prematur ndryshon nga një autor në një tjetër. Një libër e përcakton atë si një orgasmë mashkullore që \u00e7faqet brënda tridhjet sekondave pasi është penetruar në vaginë (si\u00e7 thua edhe ti). Kinsey e përkufizon si ejakulacion pas dy minutave stimulim. Disa klinicistë pranojne kriterin e ejakulacionit që ndodh në më pak se dhjetë lëvizje para-mbrapa të penisit në vaginë. Masters dhe Johnson quajnë ejakulacion prematur atë kur një burrë arrin orgasmën përpara nga gruja e tij në shumicën e rasteve që bëjnë seks. Një pikpamje tjetër thotë se deri sa shumica e grave duan më shumë kohë për të arritur në orgasmë në krahasim me burrat, atëhere shumica e burrave janë \u201cgjithmonë të hershëm\u201d.
\nEjakulacioni konsiderohet i hershëm, kur ndodh para penetrimit (po qe se penetrimi është qëllimi i marrëdhënies), menjëherë ose \u201cshume shpejt\u201d pasi ka filluar penetrimi. Interpretimi I \u201cshumë shpejt\u201d, përcaktohet më mirë nga vetë cifti.
\nDefinicioni më i mirë për ejakulacionin prematur është:? Orgasma ndodh përpara se burri e dëshëron atë.
\nAftësia e burrit për të kontrolluar ejakulacionin është vitale për një marrëdhënie të mirë seksuale dhe për të krijuar vetëbesimin. Një dashnor efektiv duhet të jetë i zoti ta vazhdojë lojën seksuale edhe pasi ai ka arritur eksitimin maksimal. Vetëm në këtë mënyrë, gruaja së cilës i duhet më shumë kohë, mund të kënaqet. Kjo është arsyeja pse ty të vjen turp nga dashnoria.
\nNë qoftë se një burrë eshte i sigurtë për aftesinë e tij për të kontrolluar orgasmën, zgjatja e? e lojës seksuale i jep ciftit mundësinë ta zgjerojë gamën? e aktiviteteve seksuale dhe kënaqësinë prej tyre. Ja pse djemtë dhe burrat e rinj, ndonse më energjikë seksualisht nga të moshuarit, janë dashnorë më të këqinj. Ata nuk dinë të kontrollojnë reflekset e tyre dhe zakonisht arrijnë? në orgasmë shumë shpejt.
\nNjë burrë që e di se nuk e kontrollon dot veten ndjehet i depresuar dhe inkompetent. Kjo ndjenjë e inkopetencës mbartet edhe në sfera të tjera të aktiviteitit të tij jetësor. Në krevat ai nuk mund të jetë i ndjeshëm dhe të marrë inisiativen sepse ka frikë mos eksitohet shumë. Gruaja që zakonisht është e pavëmëndëshme? ndaj përpjekjeve të burrit për t\u2019u përmbajtur nga eksitimi, e interpreton sjelljen e tij si të ftohtë dhe pa interes. Ndodh di\u00e7ka ironike ne marrëdhëniet e tyre. Burri përpiqet ta përmbaje veten dhe të kenaqë më shumë gruan, ndërsa gruaja ndjehet e përbuzur prej tij. Ejakulacioni prematur është një disfunksion seksual serioz që mund ta shkatërojë jetën seksuale dhe vetë marrëdhënien e \u00e7iftit.
\nKa shumë faktorë psikologjike që mund të kontribuojnë ose shkaktojnë ejakulacionin prematur. Shpesh ejakulacioni prematur është një zakon i fituar nga një burrë në eksperiencat e tij të para seksuale, të cilat kanë qënë të fshehta. Veprime të shpejta për të arritur kënaqësinë nën frikën se do të të zbulojnë kërcënojnë për ejakulacion të parakohshëm.
\nKur përvoja e parë seksuale e një burri ka qënë me një prostitutë që kërkon të mbarojë punë shpejt, sepse asaj i duhen paratë e burrit jo kënaqësia, kjo bën që ejakulacioni prematur të jetë më vonë problem i burrit. Arrësye tjetër është kur akti seksual është fiksuar të kryhet në një kohë të caktuar në vartësi të kushteve (pas një muri, pas një ferre, në sedilen e prapme të makinës). Ejakulacioni prematur mund të jetë edhe pergjigje ndaj disa problemeve psikologjike të pa zgjidhura që ekzistojnë midis \u00e7iftit. Një burrë që nuk e do gruan e tij por është i detyruar të bëjë interkursë me të përpiqet të mbarojë punë shumë shpejt. Një burrë i zëmëruar me gruan gjen ejakulimin e shpejtë si mënyrë për ta ndëshkuar gruan dhe i mohon asaj orgasmën.
\nInfeksionet e uretrës dhe prostatës, mund të shkaktojnë këtë disfunksion. Edhe disa sëmundje të sistemit nervor mund të shoqërohet me ejakulacion parakohe.
\nShumë burra që vuajnë nga ejakulacioni premature kërkojnë ndihmë për të. Ti nuk thua në se ke kërkuar ndihmë tek doktori dhe në se ke përdorur mjekime.
\nBurrat që kërkojnë mjekim për ejakulacionin prematur janë të martuar ose kanë marrëdhënie miqësore dhe dashurie. Ata përgjithësisht kanë shëndet të mirë. Kanë bërë \u00e7do përpjekje për ta zgjidhur problemin vetë në shtëpi. Ata kanë desensibilizuar (mpirë) kokën e penisit me mënyra të ndryshme. E kanë pudrosur penisin me pluhur aspirine, me pomadë novokainë, ose lidokainë. Ata e kanë lubrifikuar penisin me vaj vaseline, ose me një kondom të lubrifikuar para interkursës që të pakësojnë fërkimin Disa përpiqen ta largojnë mëndjen nga seksi duke menduar gjëra të tjera, nderkohë që eksitojnë partneren.
\nMe sukses janë përdorur dhe ushtrimet e Kegelit, për të cilat pyet doktorin. Ato vlejnë për të forcuar muskujt pubococcigeus që komandojnë ejakulacionin.
\nMjekimi vetë në shtëpi është i vështirë dhe mund të ndihmojë në rastet e disfunksionit të vogël, por problemet më të thella kërkojnë ndihmë nga seksterapisti.
\nPamvarësisht shkakut të ejakulacionit premature sot seksterapistët kanë zgjidhje që konsiderohen shumë efektive. Dy metoda për të cilat është shkruar shumë janë metoda ndalo-fillo dhe metoda e shtrëngimit. Metoda ndalo-fillo funksion duke e bërë një burrë më të ndjeshëm për sensacionet e tij kur është duke iu afruar orgasmës. Partneria e stimulon me duar penisin e tij, ndërkohë që ai përqëndrohet në ndijimet e tij. Kur ai ndjen se orgasma po afrohet i kërkon partneres të ndalojë stimulimin. Kur tensioni ekstrem seksual do të bjerë atëhere partneria fillon ristimulimin. Sapo \u00e7ifti ndjehet konfident për këto veprime, atëhere procedura përdoret në situatë të marrëdhënies së vërtetë seksuale.
\nTeknika e shtrylljes përgjithësisht kryhet me burrin të shtrirë poshtë, me gjunjë të mbledhura, kështu partneria e tij që qëndron duke kundruar atë dhe të qëndrojë midis këmbëve të tij. Partneria stimulon zonën gjenitale deri sa penisi të erektohet dhe të arrijë gjëndja afër orgasmës. Në këtë moment gruaja me gishtat e saj shtrëngon në vëndin midis kokës dhe trupit të penisit për 3-4 sekonda. Ky shtrëngim eliminon dëshirën për ejakulacion. Kjo teknikë duhet të përsëritet disa herë gjatë stimulimit gjenital, kështu që paraloja mund të vazhdojë pa ejakulacionin. Sa po kjo metodë perfeksionohet, mund të kalohet në interkursë.
\nKëto dy teknika do t\u2019ua mësojë seksterapisti.
\nUroj shëndet
\nDoktori<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"

Pyetje: Mirëdita doktor. Jam 24 vje\u00e7 dhe kur kryej marrëdhënie kam një problem. Nuk mund ta zgjas më shumë se 30 sekonda dhe i gjithë akti zgjat maksimumi një minutë. Më vjen turp edhe nga e dashura sepse edhe ajo nuk kënaqet. A mund të më thoni në se kjo është normale? A do të […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[39,11],"tags":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/667"}],"collection":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=667"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/667\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=667"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=667"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=667"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}