{"id":688,"date":"2009-10-29T14:34:01","date_gmt":"2009-10-29T14:34:01","guid":{"rendered":"http:\/\/seksologu.com\/index\/?p=688"},"modified":"2009-10-29T14:34:01","modified_gmt":"2009-10-29T14:34:01","slug":"mbi-ejakulacionin-e-parakohshem-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/seksologu.com\/mbi-ejakulacionin-e-parakohshem-2\/","title":{"rendered":"Mbi ejakulacionin e parakohshëm"},"content":{"rendered":"

\"CoupleSad1\"<\/a>Pyetje? nr. 1:<\/strong>
\nPërshëndetje doktor,
\nJam një djalë tek të 30-tat, dua të më shpjegosh përse prishem shpejt. Kam një vit që jam fejuar dhe më vjen turp të vizitohem. Të lutem më jep një zgjidhje.
\nMe respekt B. D
\nPyetje? nr. 2.<\/strong>
\nDoktor,
\nLexova në Shekulli, ku thoni që Lidokaina (anestetik lokal) ndihmon muskujt që të prishen me vonesë gjatë të bërit seks.? Pyeta në farmaci të ndryshme për këtë pomadë por farmacistët? më thanë se përdoret për majasëllin.
\nPyetja ime është : A është e njëjta pomadë lidokaine që përdoret për majasëll . A mund të përdoret edhe për të lyer kokën e penisit ?
\nJu lutem më thoni di\u00e7ka rreth kësaj.
\nFaleminderit…\"\"
\nPërgjigje:<\/strong>
\nPër problemin e prishjes para kohe kam shkruar e kam folur shpesh, prej saj vuajnë shumë djem dhe burra, ndaj dhe pyetjet kanë qenë të shumta. Para disa javëve, tek \u201cShekulli\u201d, kam shkruar gjerësisht për prishjen parakohe, por pyetjet vazhdojnë. Shkurtimisht do t\u2019u përgjigjem edhe njëherë.
\nJu ankoheni se prisheni shumë shpejt.
\n\u00c7do të thotë shumë shpejt?
\nSigurisht, ju thoni shumë shpejt se? nuk arrini t\u2019i \u00e7oni partneret tuaja seksuale në orgasmë.
\nTë gjithë burrat janë të shqetësuar për këtë dhe ky është shqetësimi më i zakonshëm seksual për ta. Ata shqetësohen sepse mendojnë që kjo i bën dashnorë të këqij. Shkaku kryesor është sepse ata e mendojnë seksin vetëm dhe kryesisht si interkursë. \u00c7iftet që përdorin duart, gojën, dhe të gjitha pjesët e trupit të tyre për të bërë dashuri, nuk përdorin kronometrat për të matur kënaqësinë e tyre. Në qoftë se kanë probleme me ereksionin ose orgasmën, ata gjejnë mënyra të tjera për të funksionuar seksualisht. Ka shumë mënyra që të gëzohet seksi.
\nTradicionalisht, burrat dhe djemtë mendojnë se kjo ndodh nga eksitimi i tepërt seksual. Por duhet ta dini se problemi është tamam e kundërta – ka shumë ankth për aktin seksual – dhe është ankthi që e? pengon një burrë të provojë plotësisht stimulimin seksual dhe përgjigjen për të.
\nMënyra që seksterapistët përdorin për të ndihmuar burrat të relaksohen gjatë seksit, është duke u ndaluar atyre interkursën për rreth një muaj. Burrat në këtë mënyrë mësojnë ta gëzojnë seksin pa ndjerë presionin e prishjes parakohe. Gjatë aktit seksual merrni frymë thellë dhe rregullisht. Merreni punën ngadalë dhe pa ngutje. Ejakulacioni parakohe është pasojë e ankthit që ju keni për performancën seksuale. Ai është bërë një zakon për ju dhe si \u00e7do zakon i papëlqyer edhe ai do të kapërcehet me vullnet e durim.
\nUshtrimet më të zakonshme janë metoda ndalo-fillo dhe metoda e shtrëngimit. Të dyja kanë për qëllim t\u2019i edukojnë burrat që të ndjejnë atë moment kur ejakulacioni nuk përmbahet dot më. Kjo është pika kur nuk kthehesh dot më prapa. Duke u mësuar ta ndjejnë ardhjen e këtij momenti më herët, burrat kanë kohë të mjaftueshme për t\u2019i ngadalësuar veprimet, për të provuar stimulime seksuale të ndryshme dhe për ta rifokusuar vëmendjen e tyre.
\nEdhe një herë shkurtimisht po i përsëris dy teknikat që përdoren sot në seksterapi.
\nMetoda ndalo-fillo:
\n1-Burri vetë, ose partnerja e tij ngacmojnë penisin (masturbojnë). Ai mësohet të relaksohet dhe të kënaqet me eksitimin (kjo për shumë burra është më e vështirë nga sa mendohet)
\n2- Ndërkohë që ai ndjen se po afron prishja (ejakulacioni), burri ndalon, ose sinjalizon partneren e tij të ndalojë stimulimin. Kjo ndalesë zgjat disa sekonda. Eksitacioni bije në mënyrë të dukshme, por pa e humbur ereksionin.
\n3-Pas këtij pushimi fillohet stimulimi përsëri dhe kjo gjë përsëritet tre ose më shumë herë.
\n4- Pas kësaj vazhdoni stimulimin deri sa burri të prishet dhe të kënaqet plotësisht.
\nRriteni stimulimin seksual progresivisht \u00e7do dy javë. Nga masturbimi me duar të? thata, kalohet në masturbim me lubrifikant, pas kësaj në interkursën pasive pa lëvizje dhe pastaj në interkursën aktive me lëvizje? para-mbrapa.
\nMetoda e shtrëngimit
\nKjo metodë është e ngjashme me atë ndalo-fillo, duke shtuar shtrëngimin që burri, ose partnerja e tij, i bëjnë penisit? për katër sekonda kur stimulimi është ndërprerë. Kjo bën të vonohet ejakulacioni. Pas kësaj stimulimi rifillon.
\nNë fillim penisi shtrëngohet tek koka, afër qafës. Gradualisht, penisi shtrëngohet në bazën e tij. Ky veprim mund të kryhet? edhe kur jeni duke bërë interkursë. Shtrëngimi aplikohet mbi dhe poshtë penisit, jo anash tij.
\nSi\u00e7 kuptohet këto teknika kërkojnë komunikim dhe kooperim midis dy partnerëve, këto janë dhe avantazhet e tyre.
\nPërdoren edhe anestezikë lokalë për të mpirë kokën e penisit dhe për të ulur në këtë mënyrë shkallën e eksitimit. Si mpirës përdoren pomada me Lidokaine 2%. Lidhur me pyetjen se a mund të përdoret lidokaina e përgatitur për përdorim anal edhe për kokën e penisit, mendoj se nuk ka ndonjë pengesë.
\nLidhur me pyetjen tënde dua të bëj një korrigjim. Anestetiku lokal përdoret për të ulur ndjeshmërinë e kokës së penisit dhe jo për të vepruar mbi muskujt si\u00e7 thoni ju.
\nPër të kapërcyer ejakulacionin prematur, kohët e fundit me sukses janë përdorur edhe mjetet antidepresivë, si\u00e7 është Prozaku. Nuk ka dyshim që këto barna duhet të merren kur është e nevojshme me rekomandim të mjekut. Dozat dhe mënyra e përdorimit të këtyre barnave për këtë qëllim, duhet të përcaktohen qartë prej mjekut sepse ato ndryshojnë nga përdorimi për depresionin.
\nPër më shumë do t\u2019u këshilloja të lexonit artikullin e mëparshëm për këtë problem tek? gazeta \u201cShekulli\u201d, si dhe në librin e Dr. Ademit \u201cSeksualiteti dhe seksi\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"

Pyetje? nr. 1: Përshëndetje doktor, Jam një djalë tek të 30-tat, dua të më shpjegosh përse prishem shpejt. Kam një vit që jam fejuar dhe më vjen turp të vizitohem. Të lutem më jep një zgjidhje. Me respekt B. D Pyetje? nr. 2. Doktor, Lexova në Shekulli, ku thoni që Lidokaina (anestetik lokal) ndihmon muskujt […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[39,11],"tags":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/688"}],"collection":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=688"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/688\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=688"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=688"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=688"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}