{"id":692,"date":"2009-10-31T09:13:01","date_gmt":"2009-10-31T09:13:01","guid":{"rendered":"http:\/\/seksologu.com\/index\/?p=692"},"modified":"2009-10-31T09:13:01","modified_gmt":"2009-10-31T09:13:01","slug":"prishja-para-kohe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/seksologu.com\/prishja-para-kohe\/","title":{"rendered":"Prishja para kohe"},"content":{"rendered":"

\"couple_bed_narrowweb__300x324,0\"<\/a>Pyetje: <\/strong>
\nDr. Harxhi, së pari ju falënderoj për përgjigjet . Doja t\u2019u drejtohesha? për një problem personal. E përfundoj shumë shpejt aktin seksual dhe kjo gjë më mërzit pa masë. A është normale kjo për një djalë 28 vje\u00e7ar si unë ?.
\nPërgjigje: <\/strong>
\nKjo gjendje për të cilën ju ankoheni quhet ejakulacioni prematur ose prishja para kohe. Kjo ndodh në mënyrë të pavullnetëshme para penetrimit ose menjeherë pasi bëhet penetrimi në vaginën e partneres. Nga kjo vështirësi seksuale vuajnë rreth 1\/3 e burrave nën 25 vje\u00e7 dhe rreth 10 përqind të burrave më të moshuar se 25 vje\u00e7. Shkaqet më të përgjithshme të ejakulacionit premature janë tre:
\na-<\/strong>tejngacmimi seksual
\nb-<\/strong>ankthi për performancën seksuale dhe
\nc<\/strong>-stresi…\"\"
\nJo rallë prishja parakohe është një refleks i kondicionuar, i krijuar nga eksperiencat e para seksuale që janë kryer në situata që kërkonin? ejakualacion të shpejtë (marrëdhënie seksuale në vënde ku ke frikë se të diktojnë e të tjera të ngjajshme), ose kur ejakulacioni i shpejtë është? inkurajuar nga partneri në marrëdhëniet e para seksuale(marrëdhënie të shpejta me një prostitutë e cila nuk ka kohë të merret shumë me një djalë të ri). Këto lloj marrëdhëniesh me prishje të parakohëshme mund të bëhen një zakon që vazhdon edhe më vonë.
\nNjë arsye tjetër që \u00e7on në ejakulacionin para kohe është mungesa e ndjenjës? që paranjofton orgasmën. Burri hyn pa paralajmërim në fazën nga ku procesi nuk kthehet dot mbrapa dhe ejakulacioni nuk përmbahet.
\nTi duhet të dish se janë shumë burra që vuajnë nga prishja para kohe. Madje të gjithë burrat do të dëshëronin ta zgjatnin kohën e ejakulacionit. Mos u mërzit. Ti mund ta rregullosh këtë problem.
\nUnë e kuptoj që ejakulacioni para kohe të shqetëson, të jep ankth, ndjen turp dhe ndonjë herë edhe terror. Kur këto ndjenja negative fillojnë të \u00e7faqen mund errësohet edhe gjykimi.
\nShumica e burrave provojnë probleme seksuale gjatë jetës. Por për këto probleme ka zgjidhje po qe se dëshëroni dhe kërkoni ndihmë.
\nE para gjë që duhet të bësh është të fokusohesh në vyrtytet e tua si dashnor dhe njeri. Tregoje veten se je? një burrë me vlera për të cilin rëndësi të radhës së parë nuk ka mënyra si punon penisi i tij.
\nKur do të ndjeheni mirë me partneren edhe funksionimi i juaj seksual do të jetë më i mirë. Përpiqu ta shikosh këtë vështirësi si pjesë të jetës tënde dhe jo si problem të saj. Këto vështirësi janë të zakonshme dhe transitore. Shpegoi partneres se kjo mund të ndodhë për sa kohë nuk? jeni mësuar dhe nuk ndjeheni konfort me njeri tjetrin. Mos i ipni rëndësi interkursën, fokusohuni në aktivitete të tjera (prekja, përkëdhelja, puthjet, etj) deri sa të ndjeheni mirë me njeri-tjetrin.
\nMungesa e kontrollit ejakulator është problemi më i zakonshëm tek burrat. Problem nuk është se sa kohë i duhet një djali që të ejakulojë, por mungesa e kontrollit të vullnetshëm mbi ejakulacionin. Duket sikur ai ndodh pa pritur, kur nuk duhet, shpejt dhe jashtë kontrollit. Ky problem shfaqet më shpesh në të rinjtë, ndonse ka burra në të tridhjetat, dyzetat dhe të pesëdhjetat që vuajnë nga prishja parakohe.
\nRefleksi i ejakulacionit rallë kontrollohet në mënyrë perfekte. Kush është i aftë ta kontrollojë,? gëzon nivel të lartë të eksitimit seksual dhe e zgjedh kohën kur duhet të ejakulojnë.
\nMungesa e kontrollit ejakulator \u00e7faqet në shumë mënyra. Disa burra nuk kanë fare kontroll në cdo formë eksitimi seksual. Të tjerë janë në rregull me veten, por jo me partnerin. Të tjerë janë në rregull në të gjitha format e eksitimit seksual me përjashtim të interkursës.
\nNë qoftë se nuk ke probleme me ereksionin por vetëm me ejakulacionin ti mund të ndihmohesh nga doktorit ose seksterapisti me dy teknika që sot përdoren gjërësisht në seksterapi. Me teknikën \u201cndalo fillo\u201d dhe me teknikën \u201c e shtrëngimit \u201c të penisit të erektuar para se të vijë momenti i ejakulimit. Këtu nuk është vëndi t\u2019i shpjegojmë këto teknika por doktori do të të mësojë.
\nUshtrimet për të fituar kontroll mbi ejakulacionin kërkojnë? që të kesh ereksion të mire. Burrat me të dy problemet duhet të mos tentojnë të punojnë për të fituar kontrollin për ejakulacionin para se të zgjidhin problemin e ereksionit. \u201cMë të rëndësishmen? përpara !\u201d.
\nUshtrimet e Kegelit për forcimin e muskulaturës së perineumit? ndihmojnë shumë. Bisedo me doktorin që të të instruktojë si bëhen këto ushtrime.
\nProvo të bësh seks ngadalë – mos nxito për interkursën. Mëso \u00e7farë dëshëron ajo dhe \u00e7farë dëshëron ti që ajo të bëjë. Bisedoni me njeri tjetrin gjatë seksit dhe jashtë tij. Duke u ndjerë më konfort me njeri tjetrin jeta? seksuale do të përmirësohet dhe për ju do të ketë më shumë gëzime.
\nKundër prishjes para kohe përdoren edhe barna. Mpirësit lokalë në kokën e penisit ndihmojnë. Përdorimi i kondomit mund të ndihmojë, ndonse ka djem që prishen duke vendosur kondomin. Përdorimi i barnave kundër depresionit si Prozaku, Zolofti e të tjerë, ndihmojnë gjithashtu. Të gjitha këto duhet të rekomandohen nga mjeku juaj.
\nPo qe se problemi vazhdon konsultohuni me ndonjë libër. Tek libri im \u201cSeksualiteti dhe Seksi\u201d do të gjesh shumë materiale për këtë problem.
\nPac fat të mirë dhe merre me ngadalë. Mos u nxito!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"

Pyetje: Dr. Harxhi, së pari ju falënderoj për përgjigjet . Doja t\u2019u drejtohesha? për një problem personal. E përfundoj shumë shpejt aktin seksual dhe kjo gjë më mërzit pa masë. A është normale kjo për një djalë 28 vje\u00e7ar si unë ?. Përgjigje: Kjo gjendje për të cilën ju ankoheni quhet ejakulacioni prematur ose prishja […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[39,11],"tags":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/692"}],"collection":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=692"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/692\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=692"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=692"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=692"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}