{"id":694,"date":"2009-11-02T14:47:35","date_gmt":"2009-11-02T14:47:35","guid":{"rendered":"http:\/\/seksologu.com\/index\/?p=694"},"modified":"2009-11-02T14:47:35","modified_gmt":"2009-11-02T14:47:35","slug":"komunikimi-ne-cift","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/seksologu.com\/komunikimi-ne-cift\/","title":{"rendered":"Komunikimi ne \u00e7ift"},"content":{"rendered":"

\"Unaware_Couples_by_botluoglu\"<\/a>Pyetje:<\/strong>
\nUnë jam një emigrant jashtë Atdheut.
\nGruaja më ka ngelur në Shqipëri, shkak dekumentat. Jam në stress.
\nSa kohë ajo mund të më presë? Do më tradhtojë apo jo?
\nUnë e dua me shumë se veten.
\nFaleminderit doktor.
\nPërgjigje:<\/strong>
\nE kuptoj shqetësimin tuaj, por të dhënat janë shumë të kursyera. Për të dhënë një përgjigje më të plotë do të ishte mirë të dinim se sa vje\u00e7 jeni? Sa vjet keni jetuar bashkë? A keni fëmijë ? \u00c7farë arsim keni dhe \u00e7farë profesionesh ushtroni? Ku jeton ti si emigrant dhe ku jeton gruaja jote ne Shqipëri? E shumë të tjera si këto…
\nNë kushtet që nuk i kam këto të dhëna, përgjigja do të jetë e përgjithshme, një përgjithësim i përgjigjeve që u kam kthyer? personave të tjerë që mbajnë marrëdhënie në distancë dhe më kanë pyetur.
\nPyetja që shtrohet në këto raste është: A mund të funksionojë marrëdhënia e një \u00e7ifti, që jeton i ndarë, shumë larg prej njëri-tjetrit?
\nKjo? është një pyetje shumë e vjetër në librin e dashurive.
\nPadyshim, që ka sfida, kur dy njerëz që e duan njeri tjetrin jetojnë larg. Por ndonjëherë edhe? sfidat? mund të jenë një gjë e mirë.
\nTi dhe gruaja jote, jeni në një situatë të ve\u00e7antë. Pse? Sepse ti jeton diku jashtë shtetit si emigrant dhe jeta jote atje, ndryshon shumë nga jeta që ti bëje në shtëpinë tënde në atdhe. (Kudo ku ke jetuar, në mes të Tiranës, apo në ndonjë fshat të vogël të Shqipërisë).
\nTi, atje ku jeton tani, ke parë dhe vazhdon të shohësh gjëra të reja. Ke takuar njerëz interesantë, ke mësuar gjëra të reja që nuk i dije më përpara dhe ke pasur shansin të njohësh më mirë edhe veten tënde. Ndërsa, gruaja jote, është akoma në atdhe. Unë nuk di me kë banon ajo? Me prindërit e saj, ne prindërit e tu, ose vetëm. Të gjitha kanë rëndësi. \u00cbshtë ndryshe po qe se keni fëmijë ose jo dhe në \u00e7\u2019moshë janë ata, nëse kini?. Nuk dimë? në se ajo punon, shkon në ndonjë shkollë, apo jeton në fshat. Si do që të jetë, një gjë mund të thuhet me siguri, ajo vazhdon jetën, afërsisht, po një soj, si disa vite më parë. Mëson në të njëjtën shkollë, punon në të njëjtën punë, dëgjon të njëjtën muzikë, pi të njëjtat kana\u00e7e me lëngje dhe ha njësoj si më parë. Përkohësisht, duket sikur ju nuk kemi më asgjë të përbashkët dhe kjo ty të frikëson. Mesa duket, ti e ndjen këtë realitet dhe nuk i përgjigjesh dot pyetjes : Sa do të vazhdojmë kështu dhe ku do përfundojë marrëdhënia jonë?
\nSigurisht, kjo gjendje nuk mund të vazhdojë pa fund. Ju duhet të bëni zgjedhjen tuaj më të mirë. Kjo zgjedhje është që të bashkoheni pa u vonuar shumë, atje ku je ti, ose atje ku është ajo. Bashkimi do të ishte gjëja më e mirë për marrëdhënien tuaja.
\nPor edhe ndarja , u jep ju të dyve mundësinë që t\u2019i shikoni gjërat ndryshe, nga \u00e7\u2019i shihnit kur ishit bashkë. Shfrytëzo \u00e7do mundësi që t\u2019i bësh sa më të shpeshta vizitat në Atdhe. Kjo varet nga vendi ku je emigrant dhe \u00e7farë statusi ke atje. Ju duhet të dini se telefonatat dhe e-mailet, janë gjëra që e ndihmojnë marrëdhënien.? Në shumë vende, mundet dhe atje ku je ti, e-mailet dërgohen pa paguar, madje, shumë njerëz bisedojnë dhe e shohin njëri-tjetrin në ekran. Shfrytëzoni? mundësitë që ofron interneti, si\u00e7 është programi \u201cscape\u201d.? Mos i harroni letrat e mënyrës së vjetër. Ato ndihmojnë shumë, që të mbeteni sa më afër me njëri tjetrin. Ato, përve\u00e7 të tjerave, përmbajnë edhe pak atmosferë romantike.
\nUnë besoj, se ti dhe gruaja jote, do t\u2019i kapërceni me sukses vështirësitë e ndarjes provizore. Këtë besim e fitova nga sinqeriteti me të cilën t\u2019i më thua se e do gruan tënde. Kjo do të thotë se ju i a përcillni qartë njëri-tjetrit, ato që ndjeni. Kjo është njëra nga ato gjëra të rëndësishme,? që duhet të vazhdoni të bëni, me qëllim që ta bëni kohën që jeni larg njëri tjetrit, në mos të kënaqshme, të manaxhueshme. \u00cbshtë mirë që për pushimet të shkosh e t\u2019i kalosh ato me gruan tënde dhe fëmijët e tu, natyrisht, në qofte se ke. Ju të dy duhet të dëgjoni me kujdes dhe të njihni? shpresat dhe nevojat e njëri-tjetrit. \u00cbshtë normale, që të duash të dish hollësira për gruan tënde, që jeton larg. Mund të duash të dish për punën, për aktivitetet dhe miqtë e saj të rinj.? Kjo mund të jetë e vështirë për atë. Por, që ajo të tregojë për këto, ti duhet? t\u2019i kesh dhënë asaj sigurinë se, akoma,? bën kujdes për të dhe se je i interesuar të dish se \u00e7farë bën ajo. Këtë duhet ta bësh me shumë kujdes. Mos të të shkojë nëpër mëndje se ajo është e detyrua ta bëjë këtë. Ti do të dish në se edhe ajo ka mall për ty. Si\u00e7 e shikon, të gjitha këto janë eksperienca të reja, që nuk do t\u2019i provonit po të mos ishit larg. Kërko nga gruaja të bëjë, atë që bën edhe ty.
\nMarrëdhëniet në largësi midis dy të rinjve të martuar, janë të vështira, por nuk janë të pamundura. Rëndësi ka ta mbani të hapur komunikimin? e mirë dhe t\u2019i jepni mundësi njëri-tjetrit për njohje reciproke.
\n\u00cbshtë gjë e mirë për ti, që mendon për marrëdhënien me gruan tënde të re dhe që je i interesuar ta ruash marrëdhënien në largësi. Si\u00e7 kuptohet edhe nga shqetësimi yt, këto marrëdhënie në distancë, janë vërtet të vështira dhe janë shumë stresante. Disa njerëz arrijnë t\u2019i menaxhojnë ato, ndërkohë, që të tjerë nuk e bëjnë dot këtë. Kjo varet nga gjendja e marrëdhënies dhe forca e saj, përpara ndarjes. Por kjo varet dhe nga? personaliteti që ju të dy keni. Unë e kam të vështirë të them se \u00e7farë duhet të presësh nga kjo marrëdhënie . Mendohu mirë, por shpresa të mëdha mos mbaj, po qe se largësia do të vazhdojë pa kufi. Nuk përjashtohet mundësia, që marrëdhënia juaj të vazhdojë dhe ta ruaj edhe romancën brenda saj.
\nSi\u00e7 të thashë që në fillim, aspekti më i rëndësishëm në një marrëdhënie të mirë, është komunikimi i mirë. Le ta dijë gruaja jote atë që ti ndjen për të dhe inkurajoje edhe atë që të t\u2019i tregojë ndjenjat e saj për ty. Sigurohu brenda vetes, se do ta presësh mirë, pa zemërim, kur ajo do të tregojë se në Atdhe, pas largimit tënd, ka takuar njerëz të mrekullueshëm, që e mbështetin.
\nLidhuni me telefon para se të flini, shkruani letra për njëri-tjetrin, dërgoni e-maile ku të përshkruani aktivitetet e ditës, nuk është keq të mbani ditare. Shikoni fotografitë që keni dalë bashkë, lexoni letrat dhe e-mailet e vjetra, kjo do t\u2019u mbajë afër emocionalisht edhe pse jeni larg fizikisht. Mbajini linjat e komunikimit të hapura, duke biseduar shpesh dhe gjithmonë në mënyrë të ndershme me njëri tjetrin. Kjo do t\u2019u ndihmojë dhe do të lozë rol me rëndësi? për të ndërtuar një urë që do t\u2019u bashkojë të dyve.
\nDuke qëndruar në kontakt, edhe pse në distancë nga njëri-tjetri, kjo vlen shumë për ju të dy. Përfitoni nga interneti. Sot me ndihmën e tij shumë njerëz bëjnë seks, kështu bëni edhe ju. Kjo është një mënyrë shumë e mirë për ta ruajtur marrëdhënien.? Shfrytëzo \u00e7do mundësi,? që ta vizitosh gruan tënde sa më shpesh. Vetëm në këtë mënyrë do të njohësh miqtë që e rrethojnë atë. Pushimet përpiquni t\u2019i kaloni bashkë.
\nKanë shumë rëndësi vitet që keni qëndruar bashkë. Sa më shumë të keni qëndruar bashkë para ndarjes, aq më pak dyshime? do të shfaqen gjatë marrëdhënies në distancë.
\n\u00c7do marrëdhënie ka ve\u00e7oritë e saj, nuk janë të gjitha njësoj. Por shumica e \u00e7ifteve që jetojnë larg njëri-tjetrit,? thonë se vështirësia më e madhe është në fillim dhe me kalimin e kohës ajo lehtësohet. Ngarkesa me punë të lodhshme, atje ku je si emigrant, e bën më të lehtë ndarjen.
\nPërfytyrojeni këtë periudhë të ndarjes, si një kohë që u duhej për të zbuluar gjëra të cilat nuk i njihnit para njohjes me njëri-tjetrin. Shpesh, njerëzit në marrëdhënie afër njëri-tjetrit, janë shumë të zënë dhe nuk mendojnë si të sillen dhe të punojnë për të qenë një \u00e7ift, ashtu sic duhet. Ndërsa, tani që jeni larg, kuriozitetet, dëshirat dhe hobet tuaja, aksidentalisht, mund të zbehen, ose të neglizhohen. Në këto kushte, gjithkush, mund të hapë pak vend për të hyrë një person tjetër, i cili mund të bëhet pjesë e jetës së tij.
\nAtje ku jeton ti,? jeta është e mbushur plot oportunitete. Këto oportunitete, do të të ndihmojnë të plotësosh gjithë ato kuriozitete dhe ta largosh vëmendjen nga mungesa e gruas.? Vizito muzeumet, shko në kinema, ose show, madje, në ato që gruas nuk i pëlqente të shkonit bashkë. Miqësohu me të tjerë, të kuptohemi, si persona, jo si partnerë.
\nNë se ndjeheni të uritur (dhe jo vetëm për shoqëri), përpiquni të gjeni një restorant tjetër, ose mësoni të gatuani për veten tuaj, kthejeni këtë në një hobi. Kur gatimi nuk të pëlqen, ka plot hobe të tjera që t\u2019i provoni. A merresh me ndonjë sport? A je tip artistik krijues që pikturon, bën muzikë, shkruan poezi? Përdoreni imagjinatën në shumë mënyra për të bërë atë që u intereson dhe u jep kënaqësi. Sa më shumë gjëra të reja të bëni, aq më shumë do të keni \u00e7farë t\u2019i tregoni gruas kur të bashkoheni. Nuk e keni vënë re në internet, se sa shumë njerëz në emigracion shkruajnë volume të tëra me poezi? Kjo nuk është kot, është mënyrë për të luftuar me vetminë.
\nKëto vlejnë për të dy, gjatë kohës që jeni larg. Mundohuni ta gjeni veten, shfrytëzoni mbështetjen e miqve të mirë dhe trajtojeni atë mbështetje drejt. Në qofte se ndjeni se kjo nuk do të zgjidhet shpejt, kërkoni një konsultim psikologjik.
\nDëgjo dhe këto fjalë të fundit. Mos lejoni që dashuria në distancë të bëhet një vuajte fizike. Ndonëse, të rinjtë kur ndahen, i premtojnë njëri-tjetrit? \u201cbesnikëri të madhe\u201d dhe se \u201cmarrëdhënia do t\u2019i mbijetojë largësisë\u201d, e vërteta është se fare pak prej tyre, ve\u00e7anërisht, burrat në emigrim, e bëjnë këtë.? Në det ka shumë peshq për t\u2019i provuar, prandaj? përkushtimin tek dashuria dhe tek marrëdhënia vetëm pak njerëz e bëjnë, ve\u00e7anërisht,? në këtë periudhë që të dy po provoni një pavarësi të re.
\nNë kushtet tuaja ka disa gjëra që secili nga ju duhet t\u2019i bëjë? dhe disa të tjera që nuk duhet t\u2019i bëjë.
\nGjërat që duhen bërë janë :
\n\u00b7? ? ? ? ? ? ? Të jesh realist, mos shpreso për gjëra që nuk i arrin dot.
\n\u00b7? ? ? ? ? ? ? Të jesh i hapur për të takuar njerëz të rinj
\n\u00b7? ? ? ? ? ? ? Të jesh i ndershëm me veten dhe me të tjerët.
\nGjërat që nuk duhen bërë janë:
\n\u00b7? ? ? ? ? ? ? T\u2019i harxhosh të gjitha paratë për telefona
\n\u00b7? ? ? ? ? ? ? Të injorosh të gjithë ata që paraqesin interes dhe të tërheqin.
\n\u00b7? ? ? ? ? ? ? Ta bësh jetën tënde, që të ndjehesh mizerabël.
\nMbani mend , në qoftë se marrëdhënia në distancë nuk funksionon, kjo është vërtet një trishtim i madh dhe i dhimbshëm,? por prishja e marrëdhënies është ajo që do të krijojë hapësirë të re për dikë tjetër që e keni njohur dhe me të cilin jeni të afruar.
\nPa\u00e7i fat për ta kapërcyer distancën.
\nDoktori<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"

Pyetje: Unë jam një emigrant jashtë Atdheut. Gruaja më ka ngelur në Shqipëri, shkak dekumentat. Jam në stress. Sa kohë ajo mund të më presë? Do më tradhtojë apo jo? Unë e dua me shumë se veten. Faleminderit doktor. Përgjigje: E kuptoj shqetësimin tuaj, por të dhënat janë shumë të kursyera. Për të dhënë një […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,24],"tags":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/694"}],"collection":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=694"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/694\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=694"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=694"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=694"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}