{"id":702,"date":"2009-11-05T13:55:09","date_gmt":"2009-11-05T13:55:09","guid":{"rendered":"http:\/\/seksologu.com\/index\/?p=702"},"modified":"2009-11-05T13:55:09","modified_gmt":"2009-11-05T13:55:09","slug":"te-jesh-seksi-1-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/seksologu.com\/te-jesh-seksi-1-2\/","title":{"rendered":"Të jesh \u201cSeksi\u201d (1)"},"content":{"rendered":"

<\/a>\"11112702\"<\/a>
\n<\/span><\/strong><\/span>
\nT\u00cb JESH NJ\u00cb FEM\u00cbR SEKSI,? JO NJ\u00cb LOD\u00cbR SEKSI<\/span><\/strong><\/span>
\n<\/strong><\/span>PYETJE:<\/strong>
\nDoktor,
\nTogfjalët \u201cgrua sexy\u201d, \u201cvajzë sexy\u201d i dëgjojmë vazhdimisht në Televizion, në gazetat, revistat, në rrugë e kudo.
\nA ka mundësi të më shpjegoni \u00e7do të thotë një grua ose një vajzë sexy?
\nP\u00cbRGJIGJE:<\/strong>
\nFare shkurt. Sipas fjalorëve do të thotë: Grua erotike, grua që nxit dëshirën seksuale, grua plot me seks e etj. Sipas perceptimit tim një grua ose një vajzë \u201csexy\u201d është ajo që nuk ka droje ta shprehë seksualitetin e saj dhe që i pëlqen të bëjë seks.
\nPër ta kuptuar gruan? e sotme seksuale është me rëndësi të shikojmë? fare shkurtimisht historinë e seksit në shoqërinë dhe kulturën tonë, si dhe në kultura të tjera. Ka qenë një kohë kur seksualiteti i grave dhe gruaja seksuale ishin një tabu. Tek ne kjo situatë e grave zgjati deri sa u shemb diktatura, ndërsa në shoqëritë perëndimore deri në vitet \u201950-\u201960 kur filloi lëvizja feministe e cila u pasua me revolucionin seksual…\"\"
\nMe gjithë gabimet që patën këto lëvizje ato i dhanë një goditje dy-standardit lidhur me seksualitetin në shoqëri, pra një standardi të caktuar për burrat dhe një standardi tjetër për gratë. Sipas këtyre standardeve burri bënte seksualisht gjith\u00e7ka që dëshironte dhe kjo i falej, ndërsa gruaja nuk duhej të bënte seksualisht asgjë jashtë moralit dhe po njësoj asgjë nuk i falej. Akoma më shumë, në kohën viktoriane mendohej se gratë ishin qenie që nuk duhej ta gëzonin seksin.
\nKëto kohë perënduan. Sot, ashtu si\u00e7 thua edhe ty,? seksualitetit të grave i bëhet jehonë në të gjitha mediat. Programet televizive, gazetat dhe revistat kanë bërë që seksi dhe seksualiteti i grave të diskutohen hapur. Nuk ka më sekrete. Nuk ka më tabu.
\nNë të vërtetë, seksualiteti femëror sot është bërë pjesë me rëndësi e personalitetit të vajzave dhe grave. Kjo është një fitore e tyre e madhe mbi një padrejtësi shekullore.
\nPor edhe pse është një fitore e madhe, mendoj se ka akoma shumë \u00e7ështje që një grua duhet t\u2019i ketë parasysh, në se dëshiron të ruajë shëndetin e saj seksual dhe sigurinë në botën e sotme plot me rreziqe.
\nGruaja Seksuale që Duan Burrat<\/strong><\/span>
\nMe gjithë këto ndryshime të mëdha që kanë ndodhur në mentalitetin e shoqërisë lidhur me seksualitetin e grave, kur vjen puna tek një marrëdhënie mashkull-femër, burrat akoma kanë tendencën që? t\u2019i vendosin gratë në një pozicion të disfavorshëm.
\nNë \u00e7do cep të këtij planeti burrat akoma duan të ndjehen \u201cburra\u201d.? Shumica e tyre, edhe ata që e konsiderojnë veten modernë, dëshirojnë të kenë marrëdhënie me një grua të cilës t\u2019i besojnë dhe të ndjejnë mbështeten dhe përkrahjen e saj. Ata duan një grua që do të tregojë kujdes për ta dhe mundësisht t\u2019i kujtojë atij atë që bënte nëna e tij për të. Ata përgjithësisht dëshirojnë një \u201c vajzë të mirë\u201d dhe \u201ctë pastër\u201d, ashtu si\u00e7 rëndom thuhet, të ketë natyrë \u201cPuritane\u201d.
\nPor kjo nuk mjafton. Burrat sot duan akoma më shumë. Ata duan të kenë marrëdhënie me një grua që nuk ka frikë ta shprehë seksualitetin e saj. Shumë burra e duan gruan që të ketë një farë eksperience seksuale, por natyrisht, jo shumë eksperiencë. Shkurt, ata shikojnë të kenë marrëdhënie me një grua që mundësisht të jetë një \u201cengjëll\u201d gjatë ditës dhe pakëz? \u201ckurvickë\u201d natën? në dhomën e gjumit.
\nFatkeqësisht, këto dy cilësi është e pamundur që të balancohen nga shumica e grave, prandaj burrat gjithmonë mbeten të pakënaqur prej grave të tyre.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"

T\u00cb JESH NJ\u00cb FEM\u00cbR SEKSI,? JO NJ\u00cb LOD\u00cbR SEKSI PYETJE: Doktor, Togfjalët \u201cgrua sexy\u201d, \u201cvajzë sexy\u201d i dëgjojmë vazhdimisht në Televizion, në gazetat, revistat, në rrugë e kudo. A ka mundësi të më shpjegoni \u00e7do të thotë një grua ose një vajzë sexy? P\u00cbRGJIGJE: Fare shkurt. Sipas fjalorëve do të thotë: Grua erotike, grua që […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[15,30],"tags":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/702"}],"collection":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=702"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/702\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=702"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=702"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=702"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}