{"id":710,"date":"2009-11-10T12:17:24","date_gmt":"2009-11-10T12:17:24","guid":{"rendered":"http:\/\/seksologu.com\/index\/?p=710"},"modified":"2009-11-10T12:17:24","modified_gmt":"2009-11-10T12:17:24","slug":"shoqja-eshte-lesbiane-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/seksologu.com\/shoqja-eshte-lesbiane-2\/","title":{"rendered":"Shoqja është Lesbiane."},"content":{"rendered":"

\"\"<\/a>Pyetje: <\/strong><\/p>\n

Doktor Ademi,
\nJam shumë e shqetësuar dhe më duhet këshilla juaj. Dyshoj se shoqja ime e dhomës është lesbiane.? Të lutem më ndihmo!.
\nNga një studente.<\/p>\n

Përgjigje:<\/strong><\/p>\n

Duket që je e \u00e7orientuar dhe e shqetësuar lidhur me seksualitetin e shoqes tënde të dhomës. Mendoj se një informacion i përgjithshëm për seksualitetin dhe orientimin seksual do të jetë i vlefshëm për ty dhe për shumë shoqe të tjera të tua.? Në kulturën tonë, ne jo vetëm nuk jemi mësuar të flasim për të tilla probleme, por e kemi ndëshkuar sjelljen homoseksuale.? Tani na duhet t\u2019i shikojmë gjërat ndryshe…\"\"<\/p>\n

Së pari kërko të gjesh një mënyrë të biseduari të përshtatshme, komode dhe xhentile me shoqen tënde, lidhur me orientimin dhe tërheqjen e saj seksuale.<\/p>\n

Përpiqu ta shikosh situatën nga një perspektivë tjetër. Ti ke mundësinë dhe shansin të mësosh për dikë, që mendon se është ndryshe prej teje.? Mendo që shoqet e tua nuk e kanë këtë mundësi!. Kjo është një nga përfitimet e \u00e7muara të bashkëjetesës me njerëz të tjerë jashtë familjes. \u00cbshtë një shans i madh për të zgjeruar horizontin e dijeve të tua.<\/p>\n

Së pari le të bëjmë një shikim të shkurtër mbi seksualitetin dhe orientimin seksual. Kultura jonë na ka mësuar më përpara që t\u2019i ndajmë njerëzit nga pikëpamja seksuale vetëm në meshkuj dhe në femra. Por njerëzit nuk ndahen kaq thjesht ose ashtu ose kështu.
\nTani duket se ka filluar të flitet më hapur që ky ose ai person është i \u201cdrejtë\u201d ose heteroseksual, apo është një homoseksual (gay ose lesbiane). Ti duhet të dish se sot shumë ekspertë në fushën e studimeve mbi seksualitetin mendojnë se të gjithë njerëzit ekzistojnë në një continuum të orientimit seksual. Në njërin ekstrem të këtij continuumi janë njerëzit ekskluzivisht heteroseksualë (që tërhiqen seksualisht prej seksit të kundërt) dhe në ekstremin tjetër njerëzit që janë ekskluzivisht homoseksualë (që tërhiqen seksualisht nga i njëjti seks). Midis këtyre dy ekstremeve ka njerëz të tjerë. Ata tërhiqen seksualisht kryesisht nga njeri seks por herë të tjera tërhiqen edhe nga seksi tjetër, ose tërhiqen në mënyrë të barabartë nga të dy sekset. Këta quhen biseksualë.<\/p>\n

Shoqja jote e dhomës mund të jetë diku në këtë spektrum. Ajo mund të tërhiqet kryesisht nga gratë (lesbiane), ashtu si\u00e7 mund të ndodhë që të tërhiqet nga gratë dhe nga meshkujt (biseksuale). Por ajo ashtu si ti mund të mos tërhiqet fare seksualisht prej grave dhe të jetë një vajzë heteroseksuale.<\/p>\n

Gjëja që ka shumë rëndësi dhe që duhet ta dish mirë është se pavarësisht tërheqjes dhe orientimit të saj seksual (e drejtë apo lesbiane), ajo është normale ashtu si edhe ti.<\/p>\n

Ka shumë arsye pse ti je e shqetësuar. Ndoshta ti je e zëmëruar dhe e shqetësuar sepse do të dëshiroje që ajo të ta thoshte që më parë se është lesbiane. Ndoshta ti nuk ndjehesh mirë me idenë se në këtë botë ka edhe njerëz homoseksualë. Ka mundësi që? të shqetëson fakti se \u00e7farë do të thonë të tjerët kur të mësojnë se ti jeton me një vajzë lesbiane dhe ata mund të mendojnë se edhe ti je lesbiane. Ka shumë arsye që mund të shqetësojnë. \u00cbshtë e ashtuquajtura homofobia (frika dhe disa herë neveria e pajustifikuar që disa njerëz kanë për homoseksualët dhe biseksualët). Ashtu sikundër me racizmin dhe me shumë \u201cizma\u201c të tjera, homofobia prish mundësinë për marrëdhënie të mira (me shoqet e dhomës, ose me miq të tjerë).<\/p>\n

Nga mënyra si do të sillesh me shoqen e dhomës do të njohësh edhe më mirë veten tënde dhe do të zgjerosh mikrobotën tënde. Mendo pozitivisht. Mendo që shoqja e dhomës është po ai person që ishte para se të dyshoje që është lesbiane. Në se ajo ishte e mirë e tërheqëse përpara, ajo ashtu do të vazhdojë të jetë. Në se ishe e pakënaqur me të më përpara, ashtu do të vazhdosh të jesh e pakënaqur edhe tani. Dyshimi yt se ajo mund të jetë lesbiane nuk ndryshon asgjë. Tani në sytë e tu ajo fitoi edhe një dimension tjetër që nuk e njihje më përpara.<\/p>\n

Qetësohu, dhe do të ndjesh dëshirën të bisedosh me shoqen e dhomës. Mendo për ato gjëra që do të dëshiroje të bisedoje me të. Ndoshta do të ishte më mirë t\u2019i shkruaje në një letër që nuk do ta dërgoje mendimet dhe pyetjet rreth shoqes. Kjo do të bënte të ishe më e qartë. Ti mund të bisedosh me të lidhur me ato që ndjen, jo duke e pyetur e ta detyrosh atë të justifikojë ose shpjegojë për veten. Shpjegoi asaj për mendimet? dhe shqetësimet e tua. Tregoi për dëshirën e madhe që ke për të mësuar sa më shumë gjëra të reja. Pas kësaj lere atë të përgjigjet. Ajo mund t\u2019u përgjigjet pyetjeve të tua lidhur me seksualitetin e saj direkt ose indirekt, kjo është zgjedhja e saj. Asaj mund t\u2019i duhet mbështetja dhe miqësia tënde. Por, në se ajo dyshon se ti nuk ndjehesh mirë me orientimin e saj seksual mund të frikësohet se mos e humbet përkrahjen tënde.<\/p>\n

Po qe se me të vërtetë dëshiron të mësosh më shumë, tregoi se je e interesuar të dish më shumë për ndjenjat e një vajze lesbiane, por mos e detyro të tregojë se \u00e7farë është ajo dhe mos e detyro të vetë-mbrohet.<\/p>\n

Në se ke dëshirë të dish lidhur me sjelljen dhe qenien gay, lesbiane, biseksual, i drejtë dhe të tjera terma që përdoren sot gjerësisht, ka shumë libra për këto probleme. Në gjuhën shqipe do të gjesh tek libri \u201cSeksualiteti dhe Seksi një libër për të gjithë\u201d (Adem Harxhi viti 2003)<\/p>\n

Në fund dua të të them se mund të ketë plot gjëra të mira që mund të mësosh nga shoqja e dhomës përve\u00e7 orientimit të saj seksual (cilido qoftë ai). Mundet që ajo gatuan shumë mirë.? Mundet që ajo është këngëtare e mrekullueshme, mundet që ajo shkruan poezi të bukura. Duke u sjellë e hapur lidhur me orientimin e saj seksual, të cilin ti e supozon, të dyja mund të jetoni të kënaqura dhe ta forconi miqësinë.<\/p>\n

Mundohu t\u2019i vlerësosh gjërat ashtu si\u00e7 janë, mos u nis nga paragjykimet!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"

Pyetje: Doktor Ademi, Jam shumë e shqetësuar dhe më duhet këshilla juaj. Dyshoj se shoqja ime e dhomës është lesbiane.? Të lutem më ndihmo!. Nga një studente. Përgjigje: Duket që je e \u00e7orientuar dhe e shqetësuar lidhur me seksualitetin e shoqes tënde të dhomës. Mendoj se një informacion i përgjithshëm për seksualitetin dhe orientimin seksual […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[45,19],"tags":[111,112,113],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/710"}],"collection":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=710"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/710\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=710"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=710"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=710"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}