{"id":742,"date":"2009-11-25T13:42:53","date_gmt":"2009-11-25T13:42:53","guid":{"rendered":"http:\/\/seksologu.com\/index\/?p=742"},"modified":"2009-11-25T13:42:53","modified_gmt":"2009-11-25T13:42:53","slug":"impotenca-seksuale-mashkullore-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/seksologu.com\/impotenca-seksuale-mashkullore-2\/","title":{"rendered":"Impotenca seksuale mashkullore"},"content":{"rendered":"

<\/strong>
\n <\/strong>
\n\"infertilitetiws3\"<\/a>Pyetje :<\/strong>
\nJam? një? vajzë? 27 vje\u00e7e? dhe? kisha? dëshirë? t’ju? pyesja? për? disa? gjëra. Me? të dashurin? tim? kam? goxha? ndryshim? në? gjatësi,? ai? është? 1 87? cm dhe? unë? jam 156 cm. A ndikon? kjo? në? realizimin? e pozicioneve? të? ndryshme? gjatë? aktit,? sepse? kemi? hasur? vështirësi? ?
\nAktin? e? kryejmë? ? të? mbrojtur? me? prezervativ? por? nga? dëshira? që? ka? partneri? për? të? provuar? disa? pozicione? gjatë? një akti,? ai? lëshohet? duke? mos? u? prishur? ende. ? Mos? ndikon? prezervativi? në? këtë? gjë? …?
\nFaleminderit? dhe? të? uroj? për? ndihmën? që jep? doktor…\"\"
\nPërgjigje:<\/strong>
\nLidhur me pozicionin për seks kur dy partnerë kanë ndryshim në gjatësinë e trupit dua të them se nuk është problem shqetësues. Ka shumë pozicione për të bërë seks. Në librin e një autori përshkruhen 365 të tilla. Si\u00e7 e sheh një për \u00e7do ditë të vitit. Autorë të tjerë kanë përshkruar edhe më shumë pozicione dhe këto nuk i shpikën ata, por përmblodhën pozicionet me të cilat njerëzit bëjnë seks. Po të jeni krijues dhe pak aventurierë edhe ju do të gjeni shumë pozicione që t\u2019u kënaqin të dyve. Përpiquni. Ndryshimi që keni ju në gjatësinë e trupit nuk pengon marrëdhënien seksuale.
\nLidhur me faktin që dashnori yt humbet ereksionin në mes të aktit seksual, duke e patur penisin në vaginë, ky është problem. Ai nuk ejakulon dhe si pasojë nuk orgasmon. Ju thoni se mos ndodh nga që ai provon shumë pozicione. Jo nuk është kjo arsyeja. Ju thoni gjithashtu se mos është arsye kondomi. \u00cbshtë e vërtetë që disa burra nuk e përdorin kondomin me arsyen se, si\u00e7 thonë ata, humbasin ndjeshmërinë dhe nuk arrijnë ereksionin. Po qe se ereksioni ndodh ai nuk humbet nga kondomi.
\nProblemi me dashnorin tënd është tjetër. Por për të thënë një përgjigje më të plotë më duhen edhe disa të dhëna të tjera që ti nuk i shkruan.
\nDo të ishte me rëndësi të dinim :
\n1-? ? Kjo situatë ndodh \u00e7do herë që bëni seks ose me raste.?
\n2- <\/strong>Kjo i ka ndodhur dashnorit tënd edhe me partnere të tjera (në se ka patur ) apo vetëm me ty.? <\/strong>
\n3- <\/strong>A ejakulon dhe arrin orgasmën kur vetë-masturbon ose kur bëni masturbacion reciprok me njeri-tjetrin.? <\/strong>
\n4- <\/strong>A keni provuar të bëni seks pa kondom dhe në se po, a ka ndodhur e njëjta situatë? <\/strong>
\nDuke qenë se nuk i kam këto sqarime le të supozojmë se
\n-? ? ? ? ? ? ? ? ? Kjo situatë ndodh \u00e7do herë që bëni seks.<\/strong>
\n-? ? ? ? ? ? ? ? ? Dashnori nuk ka patur partnere të tjera.<\/strong> <\/strong>
\n-? ? ? ? ? ? ? ? ? Kur vetë-masturbon \u00e7do gjë është në rregull.<\/strong> <\/strong>
\n-? ? ? ? ? ? ? ? ? I ka ndodhur? edhe kur nuk ka përdorur kondomin.<\/strong> <\/strong>
\n <\/strong>
\nTi duhet të dish se burrat nuk janë aq të thjeshtë në marrëdhënien seksuale, sa tregohet në televizion ose materialet pornografike. Ata nuk janë si një makinë e re që sapo takon starterin ndizet dhe niset.
\nTë jesh dashnor i mirë kërkon kohë, durim, besim, bashkëbisedim, dëgjim të njeri-tjetrit dhe praktikë. Ju duhet të dini se seksualiteti dhe intimiteti përfshin shumë gjëra dhe jo vetëm seks. Prandaj rol me rëndësi luan besimi i fortë dhe të qënurit autentikë me njeri tjetrin. Në këto kushte e para gjë që do të bëni është qetësohuni; fitoni besimin tek njeri-tjetri dhe tek trupi i njeri-tjetrit. Pranojeni këtë që u ndodh si një sfidë dhe përpiquni të dy të mësoni nëpërmjet sfidave dhe oportuniteteve.
\nKjo gjendje mund të ndodhë për këto arsye:
\n-Mundet që djali humbet përqendrimin gjatë aktit seksual, kjo bën të humbasë ereksionin. Akti seksual është shumë kompleks, shumë intensive dhe kërkon përqendrim maksimal në punën që bën.
\n-Në qoftë se ai gjatë masturbimit e ruan ereksionin dhe arrin ejakulacionin dhe orgasmën, kjo ndodh sepse orgasma me masturbacion nuk ka ato vështirësi që ka të arrish orgasmën kur je brënda partneres. Por kjo ka një domethënie të madhe pozitive se tregon që nuk kemi të bëjmë me një problem fizik. Kjo lehtëson problemin.
\n-Mundet që ai të shqetësohet gjatë aktit, nga që nuk gjen tek vagina juaj atë që priste. Ndoshta ai priste të merrte një ndjesi tjetër kur e krahason me shtrëngimin që i bën penisit me dorë kur kryen masturbacionin. Thuaj atij dhe ai t\u2019i thotë vetes, që edhe pse ndjehet ndryshe, prapë është shumë mirë.
\nAi duhet të dijë se gratë janë të ndryshme dhe ngushtësia e vaginave si dhe aftësia që kanë vaginat për ta shtrënguar penisin brënda tyre, pra ajo që quhet \u201d grip vaginal\u201d, ndryshon. Kur të jeni në një momet intim merrja dorën dhe vendosi dy gishtat e tij në vaginën tënde. Pas kësaj shtrëngo muskujt e vaginës tënde dhe ai do të ndjejë shtrëngimin.
\nDashnori mund të ketë pritur gjëra jo reale. Ai ndoshta priste që vagina ta shtrëngojë penisin si\u00e7 e shtrëngon dora e tij plot muskuj. Ai duhet të dijë se pak vagina e mbërthejnë penisin aq fort. Në qoftë se është ky shkaku që ai humbet ereksionin dhe kjo u ndodh djemve, ai duhet ta mësojë veten të masturbojë duke përdorur më pak shtrëngim dhe të përdorë një lubrifikant me bazë ujore. Duke ndryshuar mënyrën e arritjes së kënaqësisë do të mësohet të përgjigjet ndaj stimulimit prej vaginës tënde.
\nNë këtë rast edhe gruaja duhet të bëjë përpjekje për të forcuar muskujt e saj vaginalë. Kjo ia vlen të bëhet. Shumë gra shkojnë në palestër për të forcuar muskujt e krahut, ose të këmbëve pse të mos forcojnë edhe muskujt e organit të tyre më të rëndësishëm \u2013vaginës. Kështu do të rritin oportunitetet për ta gëzuar edhe më mirë seksin. Ushtrimet e Kegelit dhe ushtrimet me pesha konike në vaginë (konsultohuni me gjinekologun ose maminë) ve\u00e7 përfitimeve të tjera, do të përmirësojnë edhe kënaqësinë seksuale. Muskujt e vaginës, kur ushtrohen mirë, mund të bëjnë lëvizje? tamam si fizarmonikë (peristaltike).
\nNë Azi organizohen show live në salla, ku disa gra demonstrojnë se \u00e7farë mund të bëjnë muskujt e stërvitur vaginalë. Ato vendosin një cigare të ndezur në buzët e vaginës dhe e thithin tymin duke krijuar vakum në vaginë. Me një thithëse (strow) njërën anë të së cilës e vendosin në vaginë dhe anën tjetër në një gotë me ujë, e thithin të gjithë ujin e gotës. Me një kalem të vendosur në vaginë ato shkruajnë vjersha dashurie për publikun.
\nNuk them që \u00e7do grua të arrijë këto perfeksione. Por \u00e7do grua që dëshiron të gëzojë seks të mirë, duhet të bëjë kujdes ta mbajë në tonus vaginën e saj. Një vaginë e flashkët, e lëshuar nuk është seksi.
\nGjendja e dashnorit tënd i cili eksitohet dhe ka ereksion por që e humbet ereksionin pa kryer \u201cpunë\u201d, ka mundësi të jetë ajo që quhet inhibicioni ejakulator<\/strong>. Kjo gjendje më shpesh shkaktohet nga faktorë psikologjikë. Burrat që e provojnë këtë kanë vështirësi të qëndrojnë të erektuar dhe të orgasmojnë. Ata janë të aftë ta arrijnë orgasmën me masturbim por jo me partnere, ashtu si\u00e7 ndodh edhe me dashnorin tënd.
\nKjo gjendje, ashtu si\u00e7 thua edhe ti, shkakton tek ju të dy frustrim dhe ankth. Ky presion është një arsye tjetër që e rëndon situatën edhe më shumë. Krijohet një rreth vicioz. Burri nuk ndjehet i sigurtë dhe komfort gjatë aktit seksual dhe kur nuk ndjehet i sigurtë dhe komfort me partneren, kjo influencon për keq në përgjigjen e tij seksuale. \u00cbshtë një soj si\u00e7 ndodh kur përdoren disa barna që e frenojnë përgjigjen seksuale, ose gjatë sëmundjeve kronike, me invaliditetin fizik, me përdorimin e alkoolit dhe drogave, me stresin, me ankthin e performancës, me ndjenjën e frikës, me ndjenjën e fait dhe kur burri është jo dinjitoz.
\n\u00c7farë duhet të bëni ju të dy?
\nKur jeni të dy intimë, eksploroni trupin e njeri tjetrit, tregojini njeri-tjetrit se si keni dëshirë të prekeni, të fërkoheni, të përkëdheleni e etj. Arrini eksitimin seksual por mos kryeni interkursë. Përpiquni të dy të jeni të përqendruar dhe fokusohuni në \u00e7do sensacion, në \u00e7do moment pa e patur mendjen tek orgasma. Përdorni lubrifikant me bazë ujore që ndihmon të rritet ndjeshmëria. Ndonjëherë bën mirë të fantazoni. Po qe se djali e humbet ereksionin mos u shqetësoni, ai do ta arrijë atë përsëri me prekje dhe bisedime. Ai të mos mendojë se nuk do të arrijë, por t\u2019i thotë vetes se ka \u00e7do mundësi për të arritur kënaqësinë. Kur të? arrijë përsëri ereksionin dhe të dy do të jeni gati filloni seksin. Relaksohuni në kënaqësi. Këto nuk janë detyra shtëpie. Këto nuk vlejnë të marrësh dhjetën nesër në shkollë.? Këto vlejnë të mësosh për trupin tënd që ai të përgjigjet ndaj një ndijimi të ri ose një situate të re. Këto janë metodat moderne që përdor seks-terapia për kapërcimin e këtyre vështirësive.
\nNuk ka dyshim, që duhet kohë dhe praktikë për të arritur suksesin dhe jo të gjithëve u duhet e njëjta kohë. Njerëzit janë të ndryshëm dhe përfitimi nga teknika nuk është një soj tek të gjithë. Po qe se djali nuk është i zoti të arrijë një ereksion të dytë, atëherë le të pushojë për pak kohë dhe të provojë përsëri në një kohë tjetër. Praktikohuni me këtë teknikë disa herë për, pak kohë dhe \u00e7do herë ta zgjatni kohën e ushtrimit.
\nPasi t\u2019i keni provuar këto së bashku, ose ai vetë me masturbacion, për? një kohë dhe ai përsëri e humbet ereksionin dhe nuk orgasmon, atëherë është koha të shkoni tek një seks-terapist. Ai ose ajo do të punojë me të dy, ose vetëm me djalin. Do të dëgjojë për ato që ndjeni dhe përgjigjeni dhe do t\u2019u japë këshilla për t\u2019i provuar në shtëpi. Ju do të mësoni nga kjo eksperiencë, do të bisedoni më shumë dhe do të provoni më shumë. Ndërkohë djali duhet të përqendrohet tek kënaqësia që do të ndjejë dhe të mos mendojë negativisht.
\nJa dhe një mendim të fundit: Po qe se problemin që u shqetëson prej shumë kohësh vazhdoni ta duroni, kjo do t\u2019i bëjë punët edhe më keq. Presioni mbi veten për të performuar sa më mirë, e kafshon keq? kënaqësinë seksuale. Bëni \u00e7do përpjeke që ta arrini orgasmën së bashku.
\nShpresoj të kem thënë gjëra që u shërbejnë. Në se kanë mbetur probleme të pasqaruara, i thuaj djalit të më shkruaj dhe të m\u2019i përshkruaj gjërat më me hollësi.
\nUroj fat
\nDoktori.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"

Pyetje : Jam? një? vajzë? 27 vje\u00e7e? dhe? kisha? dëshirë? t’ju? pyesja? për? disa? gjëra. Me? të dashurin? tim? kam? goxha? ndryshim? në? gjatësi,? ai? është? 1 87? cm dhe? unë? jam 156 cm. A ndikon? kjo? në? realizimin? e pozicioneve? të? ndryshme? gjatë? aktit,? sepse? kemi? hasur? vështirësi? ? Aktin? e? kryejmë? ? të? […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[42,11],"tags":[98,99,100],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/742"}],"collection":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=742"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/742\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=742"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=742"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=742"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}