{"id":751,"date":"2009-12-01T12:14:05","date_gmt":"2009-12-01T12:14:05","guid":{"rendered":"http:\/\/seksologu.com\/index\/?p=751"},"modified":"2009-12-01T12:14:05","modified_gmt":"2009-12-01T12:14:05","slug":"a-njihet-hivaids-pa-bere-analizat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/seksologu.com\/a-njihet-hivaids-pa-bere-analizat\/","title":{"rendered":"A njihet HIV\/AIDS pa bërë analizat?"},"content":{"rendered":"

\"Rapid<\/a>Pyetje :<\/strong>
\nPërshëndetje doktor, përshëndetje gazeta! Doja të dija nëse mund të jem i sigurtë që nuk kam virusin e AIDS, pa kryer analizat? Ka ndonjë shenjë paraprake? Ose për sa kohë pas një marrëdhenie ku mund të jesh infektuar, shfaqen shenjat e para të SIDA-s? Unë kam patur disa partnere në tre vitet e fundit dhe nuk kam përdorur masa mbrojtëse. E di që është gabim, po ja që shumë gjëra nuk bëhen dot me llogari matematikore.
\nFaleminderit nëse më përgjigjeni të dielën
\nPërgjigje:<\/strong>
\n1-<\/strong> Ti dëshiron të dish në se mund të jesh i sigurtë që nuk ke AIDS pa bërë analizat
\nTi dyshon se je infektuar me HIV dhe këto do të mbeten dyshime që do të të mundojnë vazhdimisht në qoftë se nuk bën analizat për të përjashtuar ose konfirmuar infektimin me HIV. Ti duhet të testohesh sepse simptomat e HIV nuk janë tipike dhe ngjajnë me të shumë sëmundjeve të tjera…\"\"
\nEdhe kur ndjeni se keni një nga simptomat e HIV dhe jeni përfshirë në sjellje seksuale të rrezikshme, kjo përsëri nuk do të thotë se ju jeni i infektuar me HIV, por do të thotë që ju duhet të bëni pa tjetër testimin për HIV.
\nKa edhe shumë arsye të tjera që ju duhet të testoheni për HIV. Bëjeni testin pa hezitim sa herë që e mendoni se duhet ta bëni. Të prisni deri sa të \u00e7faqen shënjat e infeksionit HIV ose të sëmundjes AIDS, është një nga gabimet më të mëdha që mund të bëni. Pse?
\na-<\/strong>Sepse në mënyrë të pandërgjegjshme, mund të infektoni persona të tjerë.
\nb- <\/strong>sepse nuk do të merrni në kohën e duhur mjekimin që do t\u2019u ndihmojë po qe se jeni i infektuar.
\nDoktorët rekomandojnë: Të gjithë personat që janë përfshirë në sjellje seksuale të rrezikshme duhet të testohen. Kjo do të thotë që ju që keni bërë seks pa kondom, duhet të testoheni. Dhe këtë duhet ta bëni jo vetëm për sigurinë tuaj, por edhe për sigurinë e të tjerëve.
\nTë vendosësh për t\u2019u testuar për HIV nuk është gjë e lehtë, por kur është e nevojshme kjo duhet bërë. Përpiqu të gjesh vëndin më të përshtatshëm ku do ta bësh testin. Interesohu pranë organeve që e ofrojnë këtë shërbim. Kur të vendosësh se ku do ta bësh testin, duhet të zgjedhësh tipin e testit që dëshëron të bësh. Sot, ekzistojnë dy tipa testimesh nga të cilat duhet të zgjedhësh- testimi anonim dhe testimi konfidencial
\nTestim anonim do të thotë që ju nuk jep emrin. Në vënd të emrit do të japësh një kod që të identifikon. Ti do të jesh i vetmi që do të dish rezultatin e testit.
\nNë shumë vënde ka dhe teste që bëhen në shtëpi, të njohura si kite mbledhëse (collection kits) që janë, gjithashtu, anonime. Personi e kërkon këtë test me telefon ose në internet. Paisjet vinë në shtëpinë e tij dhe pasi e merr gjakun për test e dërgon në laborator. Pas pak javësh, mëson rezultatin. Rezultati nuk i jepet askujt tjetër. Këto teste si dhe të tjerat bëhen me shumë kujdes.
\nTestimi konfidencial- Ndryshe nga testi anonim, ky test quhet dhe testimi me emër dhe kërkon që ju të jepni emrin në laborator. Personeli mjekësor në këtë rast e di emrin. Ky lloj testimi bëhet kudo në botë.
\nKur ti bën testin konfidencial për HIV dhe ai del pozitv, doktori? edhe pse respekton sekretin, ka detyrimin të njoftojë njerzit jeta e të cilëve është në rrezik për shkak të gjëndjes tënde shëndetësore. Ai këtë e bën edhe pa lejen tënde
\nTi duhet të dish se vendimi për t\u2019u testuar është një vendim i mën\u00e7ur dhe i shëndetshëm. Rezultati i testit mund të jetë i frikshëm, por është më mirë ta dish dhe të jetosh aktivisht, se sa ta injorosh atë.
\nNë se dyshon se je infektuar me HIV dhe e vërteton infeksionin me analiza ti i krijon vetes këto avantazhe:
\na- Do të fillosh mjekimin dhe mjekimet e sotme kanë efektivitet të lartë. Me mjekimet ti do ta zgjatësh periudhën e kalimit nga i infektuar në të sëmurë me AIDS ose do ta evitosh kalimin në AIDS.
\nb- <\/strong>Do të bësh më shumë kujdes për të mos i infektuar të tjerët.
\nInfeksioni me HIV nuk është vrasës, por sëmundja e AIDS që vjen pas infeksionit është vrasëse e sigurtë. Ja pse njohja e infeksionit HIV është me rëndësi sepse shpëton ose zgjat jetën tënde edhe pse je infektuar.
\n2-<\/strong>Ti do të dish në se ka ndonjë shënjë paraprake.
\nTë infektuarit rishtaz me HIV mund të provojnë një gjëndje që quhet Sindromi Retroviral Akut (ARS), ose infeksioni viral primar. Shënjat e ARS janë enjtja e gjëndrave limfatike, ethe, dhëmbje koke, lodhje, dhëmbje ky\u00e7esh, dhe një ekzantemë në lëkurë. Këto shënja \u00e7faqen brënda një deri dy muaj pas infektimit dhe zhduken ndërkohë që sistemi imun i trupit fillon të luftojë përsëri. Shënjat nuk zgjatin më shumë se një muaj.
\nPas infeksionit fillestar, njerzit kalojnë në perioudhën pa shënja. Kjo periudhë ka zgjatje të ndryshme në kohë dhe mjekimi e zgjat më shumë. Kur mbaron kjo periudhë si pasojë e dobësimit të sistemit imun fillojnë shënjat si anjtje dhe dhëmbje e gjëndrave limfatike, rënie e madhe? e pashpjegueshme në peshë, diare të vazhdueshme, mungesë energjish, kollë e thatë, infeksione mykotike dhe humbje të memories.
\nNë fund infeksioni HIV progreson në AIDS. Për arsye se sistemi imun është dobësuar, të sëmurët me AIDS sëmuren me shumë sëmundje infektive, të zakonshme dhe të jashtëzakonshme. Më e zakonshme është infeksioni që njihet si Pneumocystitis? pneumonia (PCP) që shkaktohet nga një fungus që shumë njerëz HIV negativë e mbartin pa u sëmurë. Një tjetër sëmundje që \u00e7faqet në njerëzit me HIV është sarcoma Kaposi një lloj kanceri i rallë i lëkurës.
\nSimptomat e HIV nuk janë tipike dhe ngjajnë me shënjat e shumë sëmundjeve të tjera ve\u00e7anërisht me grippin dhe mononukleozën.
\nPër të kaluar nga infeksioni HIV në sëmundjen e AIDS duhet një kohë e gjatë mesatarisht rreth nëntë vjet dhe kalohet nëpër disa stade.
\nAkoma nuk dihet mirë në se \u00e7do njeri që infektohet me HIV kalon në AIDS, por dihet me siguri që HIV është një infeksion që mbetet për gjithë jetën dhe që në mënyrë konstante sfidon dhe kërcënon aftësitë e trupit për të luftuar me infeksionet dhe sëmundjet e tjera.
\n3-<\/strong>Ti thua se ke patur disa partnere dhe ke kryer marrëdhënie seksuale të pambrojtura.
\nNë qoftë se do të dije se si përhapet infeksioni HIV dhe se sa i rrezikshëm është ai, ti nuk do ta bëje këtë. \u00cbshtë mirë të dish se po u sëmure me AIDS vdekja është e sigurtë.
\nInfektimi me HIV dhe AIDS, sot, është bërë një rrezik i vërtetë për adoleshentët. Midis shumë shqetësimeve që ata kanë, ky duhet të jetë një nga shqetësimet e tyre më të mëdha. Por, fatkeqësisht, shumë adoleshentëve kjo u duket si di\u00e7ka që është larg tyre. Si di\u00e7ka që kurrë nuk do t\u2019u ndodhë dhe si rrjedhojë ata bëjnë shumë pak kujdes.
\nTi dhe të gjithë shokët dhe shoqet e tua duhet të mos harroni kurrë këtë të vërtetë \ud83d\ude15 \u201cOse bëni seks të sigurtë, ose mos bëni fare seks\u201d<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"

Pyetje : Përshëndetje doktor, përshëndetje gazeta! Doja të dija nëse mund të jem i sigurtë që nuk kam virusin e AIDS, pa kryer analizat? Ka ndonjë shenjë paraprake? Ose për sa kohë pas një marrëdhenie ku mund të jesh infektuar, shfaqen shenjat e para të SIDA-s? Unë kam patur disa partnere në tre vitet e […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[34,11],"tags":[48,93],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/751"}],"collection":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=751"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/751\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=751"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=751"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=751"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}