{"id":786,"date":"2010-01-12T17:05:12","date_gmt":"2010-01-12T17:05:12","guid":{"rendered":"http:\/\/seksologu.com\/index\/?p=786"},"modified":"2010-01-12T17:05:12","modified_gmt":"2010-01-12T17:05:12","slug":"nuk-bej-dot-dy-here-radhazi-seks-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/seksologu.com\/nuk-bej-dot-dy-here-radhazi-seks-2\/","title":{"rendered":"Nuk bëj dot dy herë radhazi seks"},"content":{"rendered":"

PYETJE:
\nI nderuar Dr. Ademi,
\nDo të isha shumë mirënjohës nëse i përgjigjeshit pyetjes time. Unë mund të kryej akt seksual vetëm një herë, nuk kam pikën e dëshirës për një herë të dytë, pa kaluar së paku 24 orë… Kjo gjë shpesh e mërzit bashkëshorten time, ndërkohë që dëgjojmë histori me njerëz që bëjnë seks nga dy tre herë në ditë e etj. A duhet të shqetësohem? Mos kjo gjendje është pararojë e ndonjë anomalie që po më afrohet?
\nPYETJE:
\nDr. Harxhi,
\nJam 32 vje\u00e7, I martuar, bëj seks rregullisht me gruan. Kam dhe një të dashur, shpresoj të mos më paragjykoni. Kam vënë re tek vetja di\u00e7ka: mund të ndodhë që gjatë aktit seksual të \u00e7oj mendjen diku tjetër dhe me një herë më ikën eksitimi. Kam si një tip shpërqendrimi. Kjo është e para, por jo shumë e rëndësishme… E dyta që është më e rëndësishmja besoj është fakti që e kam të pamundur të kryej një akt të dytë seksual menjëherë pas ta parit. Mund ta kryej me sforco, por preferoj të kalojnë rreth 12 orë ose më shumë. A keni një shpjegim për këtë?
\nP\u00cbRGJIGJE:
\nPyetja është shumë interesante sepse prek një problem që shqetëson shumë burra. Aftësia seksuale e një burri në përgjithësi ka të bëjë me moshën, shëndetin dhe zakonin që ai ka fituar si edhe plot faktorë të tjerë.
\nGjëja që të gjithë duhet ta dini është: Kur një burrë, qoftë ai i ri ose i moshuar, me shëndet të mirë ose jo, kur arrin të bëjë një ejakulacion (derdhje) i duhet një periudhë kohe e caktuar që të arrijë një ereksion dhe ejakulacion të dytë.
\nKjo është fiziologji. Kështu është ndërtuar trupi i burrave. Në arritjen e orgasmës, burrat, nga faza kulmore e kënaqësisë zbresin me një herë në fazën e rezolucionit që është një fazë refraktare ku burri nuk i përgjigjet asnjë ngacmuesi seksual. Pra kur burri \u201cmbaron\u201d \u201cmbaron fare\u201d. Pas kësaj atij i duhet një periudhë kohe që ta marrë veten dhe të eksitohet përsëri. Kjo kohë e domosdoshme nuk zgjat njësoj për të gjithë burrat. Disa e kanë 20 ose 30 minuta, të tjerë e kanë disa orë dhe të tjerë e kanë disa ditë. Kjo është individuale dhe varet padyshim nga mosha, gjendja shëndetësore dhe nga zakoni që ka mësuar.
\nKjo është fiziologjia e orgazmës tek burrat dhe kjo është përforcuar në evolucion. Ju e dini se nga pikëpamja evolucionare seksi është një aktivitet që synon të bëjë pasardhës. Pra supozohet që pas një ejakulacioni burri derdh të gjitha spermatozoidet (farat) e tij për të fekonduar një vezë. Pra 500 milion spermatozoidë të vegjël sulen për të fekonduar një vezë të madhe. Për t\u2019u kryer fekondimin duhet vetëm një spermatozoid, por sulen 500 milionë që të sigurohet fekondimi, sepse përgjithësisht, ambienti në rrugët e gruas nuk është miqësor për spermatozoidet. Shumë ushtarë vdesin rrugës duke notuar kundër rrymës për të arritur mbretëreshën.
\nPër të bërë një fekondim të dytë nga ana biologjike burrit i duhen po aq fara të tjera rreth 500 milion. Që këto të prodhohen në testikujt e burrit duhet kohë. Dhe kjo është koha që burri nuk i përgjigjet asnjë ngacmimi seksual, por prodhon spermatozoidet që ta ketë plot \u00e7iften kur të qëllojë për herë të dytë. Si\u00e7 e shikon kjo mos përgjigje është e justifikuar biologjikisht. Evolucioni i ka bërë gjërat të sigurta
\nGratë janë ndryshe ato nuk kanë nevojë për këtë kohë refraktare, ato mund të arrijnë disa orgasma rresht. Gratë janë poliorgasmike. Nga pikëpamja evolucionare femra pret \u00e7do mashkull që është në gjendje ta fekondojë vezën e saj të gatshme.
\nGjith\u00e7ka që ndodh tek ty është normale, prandaj mos u shqetëso.
\nMua më shqetëson mungesa e dëshirës për seks në këtë fazë refraktare. Kjo nuk duhet të ndodhë. \u00cbshtë tjetër dëshira dhe tjetër mundësia. Mos u ngri menjëherë të shkosh tek televizori ose mos fillo të flesh. Vazhdoni të qëndroni të përqafuar me njeri tjetrin dhe përkëdheluni nxehtësisht. Kjo është me shumë rëndësi për marrëdhënien dhe për t\u2019u bërë gati për një herë të dytë. Kjo është qetësia pas stuhisë. Po të tregoj edhe një sekret: shumë gra bëjnë seks nga kënaqësia e kësaj periudhe pas stuhisë.
\nLidhur me atë që më thua se ka shumë burra që bëjnë seks disa herë radhazi, kjo mund të ndodhë. Ndodh kur vajza me të cilën kryen marrëdhënie është shumë tërheqëse, kur u ka marrë shumë malli për njeri tjetrin se keni qenë larg për shumë kohë, ose se partnerja zotëron teknika superiore për eksitimin e partnerit. Por mos harroni se në fushën e seksit gënjeshtrat janë nga më të mëdhatë. Gjithkush mundohet t\u2019i zmadhojë sukseset në këtë fushë.
\nNë seks mos u tërhiqni shumë nga sasia dhe nga numrat. Shikoni cilësinë. Më mirë një dhe tamam se sa shumë e për lumë. E përsëris: Macho nuk do të thotë Mucho.
\nLidhur me pyetjen e dytë që ju humbisni eksitacionin kur shpërqendroheni. Kjo është normale. Kjo u ndodh të gjithëve. Akti seksual kërkon përqendrim në atë që bën dhe fantazitë, në se ke të tilla, duhet të jenë me karakter seksual të spikatur.
\nLidhur me frikën që keni se mos të paragjykoj që ke një dashnore, mos e ki atë merak. Tani u mësuam të dëgjojmë shumë njerëz, burra e gra, që luajnë në fusha të huaja. Me sa duket në kopshtin e komshiut bari është më i gjelbër.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"

PYETJE: I nderuar Dr. Ademi, Do të isha shumë mirënjohës nëse i përgjigjeshit pyetjes time. Unë mund të kryej akt seksual vetëm një herë, nuk kam pikën e dëshirës për një herë të dytë, pa kaluar së paku 24 orë… Kjo gjë shpesh e mërzit bashkëshorten time, ndërkohë që dëgjojmë histori me njerëz që bëjnë […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[11,25],"tags":[139,144,147],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/786"}],"collection":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=786"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/786\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=786"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=786"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=786"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}