{"id":803,"date":"2010-01-29T14:13:09","date_gmt":"2010-01-29T14:13:09","guid":{"rendered":"http:\/\/seksologu.com\/index\/?p=803"},"modified":"2010-01-29T14:13:09","modified_gmt":"2010-01-29T14:13:09","slug":"mbi-hepatitin-b-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/seksologu.com\/mbi-hepatitin-b-2\/","title":{"rendered":"Mbi Hepatitin B"},"content":{"rendered":"

\"hepatitb\"<\/a>Pyetje:<\/strong>
\nJemi një grup të burgosurish shqiptarë nga burgu i Larisas në Greqi. Kjo letër i drejtohet doktorit të nderuar Adem Harxhi. Problemi ynë është që kemi një sëmundje që quhet Hepatit B. Jemi rreth 40 vetë këtu që kemi këtë problem. Kemi disa pyetje për ju i nderuar doktor, lutemi të na përgjigjeni sepse jemi shumë të shqetësuar.
\n1-<\/strong>Cfarë rreziku sjell për shëndetin e njeriut Hepatiti B?
\n2-<\/strong>A kanë gjetur mjekët ila\u00e7 për të shëruar këtë sëmundje, cili është?
\n3-<\/strong>Në qoftë se një njeri ka këtë sëmundje, a lind fëmijë? Nëse lind a del fëmija me probleme? Dhe në se ka probleme cilat janë ato?
\nPresim me padurim përgjigjen tuaj. Cfarë duhet të bëjmë për t\u2019u pastruar nga kjo sëmundje?
\nMe respekt, Të burgosurit shqiptarë të burgut të Larisës.
\nPërgjigje:<\/strong>
\n\u00cbshtë interesante se si jeni grumbulluar kaq shumë persona të infektuar me Hepatit B në burgun e Larisës. Keni hyrë të infektuar, apo jeni infektuar atje? Cila ka qenë rruga që jeni infektuar: seksuale, shiringat, transfuzionet..apo tjetër?\"\"
\nKëto \u00e7ështje nuk dalin të qarta nga pyetjet tuaja. Në këto kushte mund t\u2019u jap vetëm informacion të përgjithshëm për Hepatitin B, informacion që mendoj se do t\u2019u ndihmojë.
\nHepatiti B është sëmundje e mël\u00e7isë së zezë që karakterizohet me pezmatimin dhe dëmtimin e qelizave të saj. Sëmundja? shkaktohet nga virusi i Hepatitit B (HBV) që është i pranishëm në gjakun dhe në të gjitha lëngjet e trupit të personit të infektuar. Shumica e rasteve me hepatit janë akute, që do të thotë se zgjatin më pak se një vit.
\nGjashtë deri dhjetë përqind e të infektuarve me Hepatitis B kalojnë në fazën kronike të sëmundjes, që do të thotë se personi vazhdon të jetë shumë ngjitës për të tjerët dhe rrezikon që të kalojë vetë në cirozë ose kancer të mëlcisë.
\nHepatiti B mund të transmetohet nga kontakti i gjakut ose lengjeve trupore të personit të infektuar me \u00e7do grisje në lëkurë ose në membranat mukoze të një personi të shëndoshë.
\nHepatiti B më së shumti transmetohet nëpërmjet kontakteve seksuale, duke përdorur shiringa të përbashkëta dhe me transfuzione të gjakut të infektuar -tamam si transmetimi i HIV-it (virusi që shkakton AIDS).
\nNë disa zona të botës, Hepatiti B është endemik dhe mund të transmetohet tek pasardhësit që lindin nga nëna të sëmura dhe këta? fëmijë bëhen mbartës kronikë pa simptoma të sëmundjes
\nNë fillim personi i infektuar me Hepatit B nuk \u00e7faq asnjë nga shënjat e sëmundjes, pra mungesa e simptomave është shënja më tipike e sëmundjes !. Disa të tjerë provojnë shënjat e një gripi mesatar me? temperaturë, dhëmbje trupi, humbje të oreksit dhe lodhje. Me përparimin e sëmundjes, shumë njerëz \u00e7faqin zverdhjen e përkohëshme të? lëkurës dhe urina e tyre bëhet e errët
\nSeksi i sigurtë dhe evitimi i përdorimit të përbashkët të shiringave (për droga ose tatu) janë masa të rëndësishme që ndihmojnë të mos? transmetohet Hepatitit B nga njeri person në tjetrin.
\nHepatiti B bën pjesë në grupin e sëmundjeve që transmetohen me rrugë seksuale (SST) dhe nga të gjitha sëmundjet që transmetohen seksualisht, Hepatiti B, është ai që mund të parandalohet më mirë sepse për këtë sëmundje ka një vaksinë që bëhet me tre injeksione në gjashtë muaj.
\nNga që Hepatiti B është shumë ngjitës, të gjithë ata që kanë patur kontakte të afërta personale me një person të infektuar me virusin, duhet të ekzaminohen dhe vaksinohen. Me që ju jeni 40 persona me Hepatit B? dhe burgu mund të jetë vënd kontaktesh, është mirë që në burgun tuaj të bëhet vaksinimi kundër Hepatitit B për të gjithë të burgosurit.
\nHepatiti B është nga të gjitha llojet e hepatiteve më i përhapuri në botë. Ata që infektohen me Hepatit B kur janë fëmijë ka shumë mundësi të bëhen mbartës kronikë të sëmundjes. Nga ata që infektohen me Hepatit B, një në dhjetë prej tyre bëhet mbartës kronik i sëmundjes, ndërsa nëndë të tjetët janë raste akute që zgjatin nga një deri në gjashtë muaj dhe gjatë kësaj periudhe personi është vazhdimisht ngjitës.
\nE kam të vështirë të them se si ju të gjithë e morrët këtë virus dhe sa kohë keni me të. Por me sa duket ju tani jeni me Hepatit B kronik dhe jeni me rrezik t\u2019u a ngjitni dhe personave të tjerë me të cilët jeni në kontakt.
\nSesi dhe pse ju e morrët këtë virus, tani, nuk është aq me rëndësi. Tani për ju ka rëndësi se si të jetoni një jetë të shëndetëshme duke patur Hepatitin B. Ju keni bërë pyetje shumë të mira për sëmundjen, ve\u00e7anërisht për \u00e7do person që dëshëron të mësojë të jetojë me këtë sëmundje.
\nRreziku më i madh i Hepatitit B kronik është përparimi i sëmundjes së mël\u00e7isë së zezë. Një e katërta e të githë rasteve kronike kalojnë ose në Cirrhosis të mëlcisë ose në kancer të saj. Në rast se do të keni kontakte me fëmijët tuaj mund t\u2019i infektoni edhe ata, por ju nuk duhet të rroni me frikën e këtyre mundësive fatale sepse sëmundjet e mël\u00e7isë që thamë nuk? i vuajnë të gjithë dhe fëmijët mund të imunizohen me sukses. Tek personat që vuajnë nga Hepatiti B akut, sëmundja zgjat gjashtë muaj dhe gjatë kësaj periudhe personi është vazhdimisht infektues për të tjerët.
\nJu që e dini se jeni të infektuar me Hepatit B, duhet të ndjeni përgjegjësinë për të mos e përhapur sëmundjen në njerëz të tjerë të shëndoshë. Askush nuk është jashtë rrezikut të infektohet! Ka mundësi që shumë nga ju të mos jenë shumë infektues për të tjerët, kjo varet nga antigeni që ju mbartni dhe antikorpet që keni formuar. Këto antigjenë dhe antikorpe zbulohen me një analizë gjaku. Ju duhet ta keni bërë këtë analizë që të dini ju dhe doktori juaj shkallën tuaj të rrezikshmërisë
\nPërve\u00e7 gjithë këtyre që thamë ju duhet të jeni shumë të kujdesshëm lidhur me rregullat për seksin e sigurtë (ashtu si të gjithë njerëzit e tjerë). Përdorni kondomin dhe mbrojtje të tjera në \u00e7do marrëdhënie seksuale që do të kryeni. Njoftojeni partneren ose partnerin tuaj seksual ose \u00e7do partner tjetër që do të keni në të ardhmen, se ju jeni mbartës të Hepatitit B dhe u thoni të vaksinohen kundër sëmundjes.
\nHepatiti B mund të transmetohet nëpërmjet \u00e7do membrane mukoze të një personi të pa infektuar, që vjen në kontakt me \u00e7do lëng trupi të infektuar, përfshi pështymën, spermën, sekrecionet vaginale dhe gjakun. Ndërkaq koncentracioni më i madh i viruseve është në gjak. Mua nuk më pëlqen të them \u201cmos puthni \u201c. Unë e lë këtë në dorën tuaj dhe të partnerëve tuaj seksualë të vendosni se \u00e7farë rreziku do të ngrini mbi vete
\nPartnerët tuaj seksualë që tashmë mund ta kenë marrë virusin rekomandohet të marrin globulina immune kundër Hepatitis B, që është një injeksion që ndryshon nga vaksina. Këto duhet të bëhen brënda dy javëve pas ekspozimit me virusin. Partneri duhet të vaksinohet kundër Hepatitit B. Vaksinimi bëhet me tre injeksione në fillim, në muajin e parë dhe në muajin e gjashtë. Ka shumë rëndësi që të bëhet injeksioni? i fundit. Vaksinimi kur bëhet komplet jep imunitet në 90 përqind të të rriturve dhe në 95 përqind të fëmijve që vaksinohen.
\n\u00cbshtë mirë që të gjithë fëmijët të vaksinohen për Hepatitin B.? Mirë është të vaksionohen edhe të rriturit, ve\u00e7anërisht punonjësit e shëndetësisë
\nJu donit të dinit në se një person me Hepatitis B forma kronike është i aftë të bëjë fëmijë. Burri ose gruaja e sëmurë me Hepatitis B mund të lindë fëmijë. Kjo sëmundje nuk dëmton sistemin riprodhues të burrit ose të gruas. Rreziku është se fëmija që lind nga një nënë e infektuar me Hepatit B mund të infektohet gjatë lindjes ose më pas. Prandaj gratë tuaja duhet të vaksinohen dhe të përdorin globulinat imune si\u00e7 e shpjegova më sipër. Po ashtu edhe fëmijët duhet të vaksinohen mundësisht të gjithë.
\nShpresoj t\u2019u kem sqaruar lidhur me pyetjet tuaja për Hepatitin B.
\nUroj për ju jetë të shëndetëshme dhe të gëzoni lirinë sa më shpejt.
\nDoktori.<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"

Pyetje: Jemi një grup të burgosurish shqiptarë nga burgu i Larisas në Greqi. Kjo letër i drejtohet doktorit të nderuar Adem Harxhi. Problemi ynë është që kemi një sëmundje që quhet Hepatit B. Jemi rreth 40 vetë këtu që kemi këtë problem. Kemi disa pyetje për ju i nderuar doktor, lutemi të na përgjigjeni sepse […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[43,11],"tags":[91],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/803"}],"collection":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=803"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/803\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=803"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=803"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=803"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}