{"id":807,"date":"2010-02-04T11:54:52","date_gmt":"2010-02-04T11:54:52","guid":{"rendered":"http:\/\/seksologu.com\/index\/?p=807"},"modified":"2010-02-04T11:54:52","modified_gmt":"2010-02-04T11:54:52","slug":"aids-dhe-shoqeria-e-ardhmja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/seksologu.com\/aids-dhe-shoqeria-e-ardhmja\/","title":{"rendered":"AIDS Dhe Shoqëria: E Ardhmja"},"content":{"rendered":"

\"aids2\"<\/a>Qysh nga shfaqja e beftë e sëmundjes në vitin 1981 në Sh.B.A, AIDS ka marrë afërsisht 4 milionë jetë njerëzore në të gjithë botën. Ekspertët mendojnë se numri i njerëzve të infektuar me HIV, virusin që shkakton AIDS, të jetë mbi 100 milion njerëz. Këta të infektuar nuk do të kalojnë të gjithë në sëmundjen e AIDS, por shumë miliona prej tyre do të vdesin nga kjo sëmundje në dekadat që do të vinë. Ky virus me rrezik për jetën është i pranishëm në \u00e7do vend të botës dhe është një nga \u00e7ështjet më të mprehta mjekësore me të cilën ballafaqohen sot të gjitha kombet.
\nNatyrisht, AIDS nuk është sëmundja e parë që shkaktoi dhe vazhdon të shkaktojë kaq shumë vuajtje dhe humbje jetësh në botë. Historia njerëzore është e mbushur me tregime rrëqethëse të sëmundjeve epidemike shkatërruese.? Në shekullin e katërmbëdhjetë plasja bubonike mori rreth 75 milion jetë në Europë, Azi dhe Afrikë. Ky bakter virulent i njohur si shkaktari i \u201cVdekjes së Zezë\u201d, ishte përgjegjës për fshirjen nga faqja e dheut e një të tretës së popullsisë së botës. Një shembull edhe më i afërt, që shumë shqiptarë të vjetër mund ta mbajnë mënd edhe sot, është gripi epidemik i vitit 1918 që shpërtheu kur Lufta e Parë Botërore vazhdonte në Europë. Ky virus vrastar i gripit, vrau brenda një viti rreth 22 milionë njerëz në të gjithë botën.
\nNdonëse zbulimi i shkaktarëve të sëmundjeve si dhe zbulimi i antibiotikëve e vaksinave gjatë shekullit të XX, pakësuan në mënyrë të ndjeshme përhapjen dhe vdekjen prej sëmundjeve infektive, ato nuk kanë fshirë nga faqja e dheut të gjitha epidemitë serioze. Ka akoma një numër të madh sëmundjesh infektive, të vjetra dhe të reja, që kërcënojnë botën moderne: Malaria vret rreth 4000 njerëz në ditë; Fruthi është fatal për rreth një milion fëmijë në vit dhe tuberkulozi morri rreth 30 milion jetë njerëzish në fund të shekullit të njëzet.
\nShumë viktima të sëmundjeve moderne jetojnë në vendet në zhvillim ku varfëria, kequshqyerja dhe shërbimi mjekësor i papërshtatshëm janë të përhapura dhe ku mrekullitë e mjekësisë moderne si vaksinat dhe antibiotikët janë të pamjaftueshme. Lidhja midis varfërisë dhe shëndetit të keq është e dukshme kudo në botë. Edhe tek ne shumë njerëz janë prekur nga varfëria ekstreme, nga mungesa e shtëpive dhe? ngushtica e strehimit, nga përdorimi i drogave dhe nga ushqimi i keq. Këto kondita sociale të këqija, sipas ekspertëve, janë shkaku i pranisë dhe përhapjes së shumë sëmundjeve. Përqindja e lartë e infektimit me HIV\/AIDS midis të varfërve, minoriteteve dhe pjesës pa perspektivë të shoqërisë, flasin për nevojën urgjente të marrjes së masave të ndryshme ekonomike dhe sociale, për përmirësimin e shëndetit të popullit.
\nPër të përmirësuar shëndetin e të gjithë qytetarëve, duhet të përmirësohen pa diskutim niveli i edukimit dhe oportunitetet për punë. Të rriten niveli i jetës dhe mundësitë për t\u2019u mjekuar. Të përmirësohen programet për parandalimin e përdorimit të drogave dhe për mjekimin e tyre.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"

Qysh nga shfaqja e beftë e sëmundjes në vitin 1981 në Sh.B.A, AIDS ka marrë afërsisht 4 milionë jetë njerëzore në të gjithë botën. Ekspertët mendojnë se numri i njerëzve të infektuar me HIV, virusin që shkakton AIDS, të jetë mbi 100 milion njerëz. Këta të infektuar nuk do të kalojnë të gjithë në sëmundjen […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[10],"tags":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/807"}],"collection":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=807"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/807\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=807"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=807"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=807"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}